Close
Faqja 4 prej 31 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 302
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Eleve libre" ("Private Lessons" - Mesime private) - film belg nga Joachim Lafosse

    Nė 2007-en, nga ky regjizor kam pas pare nje film tjeter te tij, http://forumishqiptar.com/showpost.p...0&postcount=65 . Ky eshte filmi i rradhes, qe per mendimin tim, e konfirmon si regjizor interesant qe ja vlen te ndiqet nga afer.

    Historia e nje djali te ri, 16 vjeēar, Jonas, qe luan mire tenis, por nuk shkon mire me shkollen; 3 persona me te medhenj se ai (tek te 30-tat), miq te te jemes se Jonas-it, marrin persiper mbarevajtjen shkollore te tij. Dhe jo vetem shkollore, por dhe seksuale...

    Film kompleks dhe kurajoz. Qe te ve ne siklet, te destabilizon, por dhe qe te parandalon qe te japesh gjykim te shpejtuar. Ka ca filma me tema te tilla (per shembull, disa te Michael Haneke) qe ne fillim te tyre perpiqen qe te eksitojne, dhe pastaj filmi i jep drejtim, duke dhene gjykimin e tij (dmth, te regjizorit) permes "kerbaēit". Ndersa "Eleve libre" e eviton nje programim te tille. Dhe aq me mire !
    Film qe trajton temen e moralit, por nuk moralizon.



  2. #32
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    C'eshte "kerbaēi" ne kete kontekst?

    Une per vete nuk di ē'te them per kete film... Film "per dhe i" nje merzitshmerie bor-gjezo-dellike, i paparė. Trapi, regjizori kush, vete dhe me filmon "vaftin" (ngrenien e bukes) si seks, si gilivili (bo sa kohe kam pa e permendur kete fjale), dhe i prishi gjithe hijshmerine qe ka gjesti ne filmat aziatike. Te lepish meshire... ja se ē'eshte ky film (nuk e di mire pse por me duket e bukur si shprehje). Nuk moralizon thote autori, po ē'te moralizoje, s'ka as nje pikepamje... bosh!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #33
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Ka diēka te habitshme kur degjon Godard-in apo Straub : thua me vete: ah, kinematografia nuk ka vdekur (edhe pse qafiri Godard thote se ajo ka cof me kohe e me vakt, dhe hajde ta ēojme ne muzé !!).
    Kemi folur edhe tjeter here per kete vdekjen e kinemase... Nuk e di sa i duhet besuar qafzezit Godard, se mbase e thote dhe si provokim (pertej ego-perjetesise), per te pare se deri ku dhe sa qendron si thenie. E mbase njeherazi sapo te tjeret ta pranojne si te mireqene "vdekjen e kinemase" Godard do jete i pare qe te kerceje pupthi e te shpalle "ringjalljen"... Kete pret mbase. S'ka me gje per te humbur i shkreti, sado ti besoje perjetesise, paēka se eshte aq kato-protestant sa ti besoje me shume vdekjes e ringjalljes, e rivdekjes e ku di une se ēfare me tej.

    P.S. Meqe ra llafi e ke vene re se sa pak dialektike (dialektizim ; dylexim ; dialog) ka ne nje film, tek pulle pra ne veēanti, te Godard-it (perveē "Le Mépris" dhe ndonje tjeter)? Sepse "dialektika" zhdervillet ndermjet nje filmi, dhe thenieve, teorive, te Godard-it per kinemane...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    C'eshte "kerbaēi" ne kete kontekst?

    Une per vete nuk di ē'te them per kete film... Film "per dhe i" nje merzitshmerie bor-gjezo-dellike, i paparė. Trapi, regjizori kush, vete dhe me filmon "vaftin" (ngrenien e bukes) si seks, si gilivili (bo sa kohe kam pa e permendur kete fjale), dhe i prishi gjithe hijshmerine qe ka gjesti ne filmat aziatike. Te lepish meshire... ja se ē'eshte ky film (nuk e di mire pse por me duket e bukur si shprehje). Nuk moralizon thote autori, po ē'te moralizoje, s'ka as nje pikepamje... bosh!

    Aq me mire qe e paske pare kete film, se doja te kembenim dy fjale.

    Ti thua qe eshte film borgjez. Une them se filmi filmon borgjezėt (nje fare klase te mesme) dhe besoj se jemi dakort qe ketu nuk ka asgje te keqe (dikush duhet ti filmoje edhe borgjezet, dhe une them se me mire ti filmoje Joachim Lafosse, sesa Danielle Thomas, edhe pse ti mund te thuash te kunderten, me pretekstin se filmat e Danielės mund te hidhen mź kollaj ne koshin e plerave edhe pse ata shihen nga shuuume e shume me teper spektatore se sa ata te Lafosse ).
    Shkurt, filmi vertet filmon borgjezėt, por mendoj se nuk i filmon borgjezēe. Ti shkruan se, filmimi per minuta te tera i ritualit e mbllaēitjes (ngrenien e bukes) ne menyre erotike (seksuale), prish hijeshin e aktit te vaftit. Une them se kete gje, regjizori e ben qellimshem, dhe pikerisht kjo konfirmon ate qe thoja me lart: regjizori i filmon borgjezet siē jane nė ritualin e tyre lepires-mbllaēites.

    Nga ana tjeter, qe Lafosse nuk moralizon, kjo nuk do te thote se nuk ka asnje pikepamje ! Une them qe ai ka, dhe biles qe ē'ke me tė ! Ne fund te filmit, Jonas arrin sukses ne provim, gje qe lė te kuptosh se ai i vazhdoi qe ē'ke me tė mesimet shkollore me Pierre (Pjetrin), gjithe duke mos vazhduar mė ato "private" (seksuale), te cilat nuk i interesonin. Thene ndryshe, ne mardheniet me tjetrin, qenia njerezore gjithmone do kete te beje me alienation, qofte ne pune, qofte ne shoqeri, qofte ne dashuri, qofte ne.... . Dhe zor se "postet" jane ndare definitivisht : disa skllever, e disa skllavopronarė. Ka me se shumti mundesi te jemi aleatė te xhelatėve tanė (e anasjelltas).

    Jemi dakort, s'jemi dakort me kete, kjo eshte tjeter gje; Por mungese pikpamjeje, nuk mund ta quaj !

  5. #35
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Nuk ma ka ėnda te flas shume per kete film, nuk mundem ne fakt, sepse te flasėsh per nje film do te thote nder te tjera te mbeshtetesh ne "shfaqjen" e tij, dhe ta marresh si te vlefshme, si realitet te mireqene, pak a shume si ē'ben njeriu kur ve kemben ne toke per me ec... Kur ve kemben ne llum nuk e di se sa larg mund te shkosh.

    Ti autor-o thua, bashke me filmin, meqe kemi "vrima", boshlleqe trupore, hajde ti mbushim! Kaq eshte e gjitha e ketij filmi, dhe e arsyetimit tend. Mbushje vrimash. Sado dialektike, sado moral (edhe pse nuk me merr malli per moral, prandaj te fola per pikepamje), mbushja e vrimave trupore nuk me intereson me tej... C'te them me shume une i shkreti. Dhe fundja nuk ta kam llafin fare per borgjezllek apo jo-borgjezllek. Ne fakt filmi nuk qendron fare "borgjezēe" sepse dhe te qenit borgjez ka hijshmerine, dinjitetin (edhe pse i shtirė) e vet.

    Nga ana tjeter, qe Lafosse nuk moralizon, kjo nuk do te thote se nuk ka asnje pikepamje ! Une them qe ai ka, dhe biles qe ē'ke me tė ! Ne fund te filmit, Jonas arrin sukses ne provim, gje qe lė te kuptosh se ai i vazhdoi qe ē'ke me tė mesimet shkollore me Pierre (Pjetrin), gjithe duke mos vazhduar mė ato "private" (seksuale), te cilat nuk i interesonin. Thene ndryshe, ne mardheniet me tjetrin, qenia njerezore gjithmone do kete te beje me alienation, qofte ne pune, qofte ne shoqeri, qofte ne dashuri, qofte ne.... . Dhe zor se "postet" jane ndare definitivisht : disa skllever, e disa skllavopronarė. Ka me se shumti mundesi te jemi aleatė te xhelatėve tanė (e anasjelltas).
    Tani po qe fole tamam si borgjez! Besoj se eshte ēakerdisje e asaj qe filmi te lejon, apo jo, te fjalezosh. Fundi i filmit, per mua, eshte vetem per "sy e faqe". Gjithesesi a s'me thua, pse s'i shkon deri ne fund arsyetimit te "alienimit"?...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Ka me se shumti mundesi te jemi aleatė te xhelatėve tanė (e anasjelltas).


    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    Tani po qe fole tamam si borgjez! Besoj se eshte ēakerdisje e asaj qe filmi te lejon, apo jo, te fjalezosh.

    Si urdheron shoku Enver !

    Por per hatėr te se vertetes, borgjez nuk jam une, por Milan Kundera, nga i cili citova nje titull te nje kapitulli te nje libri te tij te titulluar "L'imortalité". (« L’aliénation consiste ą źtre l’allié de ses propres fossoyeurs »).

    Mua nuk me duket se ka ndonje ēakerdisje ne kete mes: duke filluar nga une e ti, ne jemi persona qe jetojme ne dhé te huaj, dhe kaq mjafton per te qene, diē me shume a diē me pak, ne raporte alienimi.

    Pastaj, edhe Godard, ka vite qe ka folur per kete; ka vite qe kisha lexuar paragrafin e meposhtem (e qe po me vjen tash ne mend ):
    "Godard a toujours défendu la thčse que l'on ne peut vivre dans nos sociétés sans se prostituer d'une faēon ou d'une autre ne serait ce qu'en vendant sa force de travail ą son patron, et que toute forme de prostitution en vaut une autre. Dans La Chinoise, une campagnarde interprétée par Juliet Berto se livre aussi ą la prostitution occasionnelle pour arrondi les fins de mois des militants politiques oł elle a trouvé sa place" (http://cineclubdecaen.com/realisat/g...vivresavie.htm).



    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    Nuk ma ka ėnda te flas shume per kete film...
    Po mire o, flasim per tjeter film. Une pashe sonte nje film suedez, me femijė-vampirė. U bera kurioz, se s'ka lene festival e ēmim festivalesh pa fituar. Dhe qe s'me pelqeu hiē ! Kismet, neser shoh nje me te mire...

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    flasim per tjeter film.
    Autori, te keshilloj te shohesh: La petite fille de la terre noire, dhe Tony Manero, dy vezullime kinematografike per njerez te vemendshem dhe te ngeshem.

  8. #38
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor or bac, ka nje te mire me ty se ti i gjen vete kunder-shembujt e atyre qe thua, mjafton te te ngacmosh pak. Vijon me poshte...

    Por per hatėr te se vertetes, borgjez nuk jam une, por Milan Kundera, nga i cili citova nje titull te nje kapitulli te nje libri te tij te titulluar "L'imortalité". (« L’aliénation consiste ą źtre l’allié de ses propres fossoyeurs »).
    As qe me shkon nder mend te te quaj borgjez. Mikro-borgjez po, si une. (Nuk e di a qendron si diference midis nesh, por mikro-borgjezet jane te shumellojshem, nder te tjera mund te veēoj dy : ata qe luhaten per tu bere borgjeze, dhe ata qe luhaten per pavaresi. Ok per ate qe thote Kundera, por pikerisht kur ka "alienim"... Ne filmin per te cilin folem nuk ka asnje shenje te qarte "alienimi", por eshte gjithmone o kos o dhalle. Thenia e Kunderes po ta shikosh mire eshte denoncim, per kete arsye ka perdorur "imazhin" e varrmihėsit... Pra Kundera ka nje pikepamje te qarte. Apo jo? (Paēka se Kundera, jam i sigurt per kete, mbron me te njejten forcė dhe varrmihėsit.)

    Mua nuk me duket se ka ndonje ēakerdisje ne kete mes: duke filluar nga une e ti, ne jemi persona qe jetojme ne dhé te huaj, dhe kaq mjafton per te qene, diē me shume a diē me pak, ne raporte alienimi.
    Fol per vete. Alienim si mikro-borgjeze qe jemi po, ka njefare, ndryshe nuk do ishim mikro-borgjeze. Kurse "kurbeti" si nocion ka te beje me shume e shume gjera, mbase me gjithēka.

    Pastaj, edhe Godard, ka vite qe ka folur per kete; ka vite qe kisha lexuar paragrafin e meposhtem (e qe po me vjen tash ne mend ):
    "Godard a toujours défendu la thčse que l'on ne peut vivre dans nos sociétés sans se prostituer d'une faēon ou d'une autre ne serait ce qu'en vendant sa force de travail ą son patron, et que toute forme de prostitution en vaut une autre. Dans La Chinoise, une campagnarde interprétée par Juliet Berto se livre aussi ą la prostitution occasionnelle pour arrondi les fins de mois des militants politiques oł elle a trouvé sa place"
    Paēka denglat proverbiale te Godard-it, hajt po e marrim si te mireqene pa e diskutuar fare, per te thjeshtuar gjerat. Ti e solle vete si shembull, dhe une po e marr ne vazhdesi te arsyetimit tend, njesoj si me Kunderan, dhe Godard-i flet per prostitucion, nuk e ka perdorur kot termin prostitucion, sado qe ta kete qejf dhe ta mbroje prostitucionin... Vijme prape tek denoncimi, pikepamja e me the te thashe. (Per te shpirt-varferit : fjala denoncim nuk duhet marre si spiunllek.)

    Ta shtrojme ndryshe muhabetin : ku qendron denoncimi tek filmi ne fjale? Megjithese pres pergjigjen tende, po i pergjigjem dhe vete kesaj pyetje (ehh thuaj sa keq jemi katandisur!) : asgjekund. Dhe si perfundim, qe ta mbyllim, kur flasim per borgjezllek filmi ose tenton te shuaje, dhe jo te reinterpretoje, "historine" e lindjes te nje te qeni te tille, ose tenton ta barazvleftesoje me nje te qene me aristokratike, si per shembull "punetoret" (ata te pavarurit, ose vetem ne varesi te natyres) e vertete ne kuptimin e gjere e te mire te fjales. Palo film o burre ē'te te them une. As i "alienuari as varrmihėsi", as dhalle, as kos, e as qumesht. Po mire qe te pelqeu sidoqofte.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    ...dy vezullime kinematografike per njerez te vemendshem dhe te ngeshem.
    Lum ti qe ke vemendje dhe kohe per vezullime te tilla

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    .

    TONY MANERO. Pablo Larrain.

    Si tė flasim pėr tė kaluarėn e njė vendi tė mbajtur nėn diktaturė nga fashistėt? Si tė flasim pėr Pinochet-in, kėtė diktator fashist? Si ta pėrshkruajmė historinė e disa njerėzve qė ndodheshin tė traumatizuar nga funksionimi i shoqėrisė? Si t’ia paraqesim publikut kundėrvėnien e rinisė kėtij regjimi totalitar pa u futur nė detaje dhe pa pėrdorur shumė figurantė me armė nė dorė? Pablo Larrain, regjizori kilian 32 vjeēar, na jep shumė pėrgjigje me filmin e tij Tony Manero me forma tė dashura nga publiku qė kėrkon njė kinema qė komunikon me tė.

    Pėr t’iu futur interpretimit tė kėtij filmi, qė nga titulli kuptohet se lidhja midis Saturday Night Fever, film i John Badham (1977) nuk ėshtė rastėsi apo kėnaqėsi thjesht pėr tė ndjekur pak modėn e remake-ve anė e mbanė artit. Tony Manero qė nė filmin e Badham interpretohet nga John Travolta, ėshtė historia e njė kėrcimtari amator qė ėshtė i apasionuar me personazhin e filmit (Saturday Night Fever). Ai (Raul) identifikohet me kėtė personazh qė kėrkon ta imitojė pėr njė konkurs televiziv. Por pėr tė arritur deri aty, Tony nga Kili, pėrpiqet me tė gjitha forcat qė koha dhe dija i japin. Mbyllja e filmit pėrcjell mirė mesazhin qė don tė japi regjizori, njė mesazh tronditės. Sepse filmi e trondit spektatorin nė kolltukun e butė tė kinemasė. Pėrpunimi estetik nuk ndjek ndonjė rregull. Nė film ngjyra gri mbėshtjell trupat dhe shpirtin e Tony-n qė don t’i ngjasojė atij amerikan. Por ndodhja nė njė shoqėri tė ashpėr, tė mbyllur, vrastare, i mohon shumė detaje spektatorit qė nuk ka shumė informacione pėr Tony-n, pėrveēse disa kolegėve qė pėrpiqen tė krijojnė spektakle pėr tė mbijetuar. Kėto janė njerėz tė privuar nga fjala e lirė. Njerėz tė gjymtuar sepse ėndėrronin tė pamundurėn. Personazhi i filmit ėshtė pasqyra e kėsaj shoqėrie agresive, tė cunguar, tė rėnduar nga privimi, tė gjymtuar nga urrejtja dhe shkatėrrimi shpirtėror.

    Eshtė portreti i kėtij personazhi qė flet shumė pak, por qė vėshtron gjithēka. Ne, spektatorėt, jemi gjithmonė pranė tij, shohim nėpėrmjet vėshtrimeve tė tij. Dhe arritja e kėtij filmi, i cili mund edhe ta mėrzisė spektatorin me ankthin e mbylljes, qėndron nė faktin qė regjizori nuk privohet tė ndėrlidhi dy filmat nė disa pika tė forta. Kush e ka parė filmin e Badham, mund ta ndėrtojė mė mirė historinė qė lidh kėto dy filma.

Faqja 4 prej 31 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •