Close
Faqja 13 prej 31 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 302
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611


    Gjithmone ne lidhje me filmin e fundit te Almodovar-it :

    Rastesisht dje po flisja me nje vajze me origjine ruse, qė mė etiketoi me shaką si "tė marrosur nga tutė" ("torturé de la cervelle"), sepse habitej qe adhuroja Paradjanov-in dhe Tarkovsky-n. E nejse.... Pastaj me thote qe Almodovar ishte nje nga dy regjizorėt e saj te preferuar (tjetri, na ishte Inarritu - ose siē me vjen per mbare me e qujt, "ai m'irriton" ).

    I them vajzes me origjine ruse : "Po mire qe e do kaq fort Almodovar-in, por amą duhet te pranosh qė, per shembull tek "Volver" (filmi i tij i parafundit), personazhet femra jane pa piken e interesit, e qe s'bejne gje tjeter gjate dites veēse gatuajne gjellėn apo shkojne tek floktorja, dhe enderrojne nje gje te vetme : te fitojne llotarine e telebingos lokale te regjionit te tyre te pjerdhur".

    Dhe ajo ma kthen : "Po mirė, ndofta keshtu ėshte realiteti !".

    U bera gati t'ja thoja, por kuptohet, nuk ja thashe (e njihja pak kete njeri). Doja ti thoja : "Argumenti se "keshtu eshte realiteti" eshte po aq stoik e i pa-lėkundshėm sa ē'ishte dhe argumenti hitlerian. Por pa dyshim, njeri dhe tjetri duhet te kene lidhje...".


    Gjithsesi, Almodovar eshte nga ata regjizorė qe te krijone pershtypjen se "i dine te gjitha keto", por per 101 arsye (per arsye financiare, per arsye te mos-frymezimit artistik... etj etj), ne jo pak raste e kane neperkembur keqazi integritetin e tyre artistik. Filmi i tij i fundit, per fatin e mire te spektatorit, konfirmon te kunderten por ē'e do, eshte shume vonė, i gjori spektator eshte mesuar te pelqeje dekoratizmat e meparshem almodovarianė dhe e ka veshtire te "ndėrroje" mendje... (mikeshźs ruse nuk i kish pelqyer fare-fare filmi... doemos !).

    Biles, ka diēka interesante ne kete "histori" : po te shikosh trailer-in e filmit, eshte beterr !




    Ne fakt, gjithshka qe shikohet ne trailer per fat te mire pothuajse nuk eshte fare ne film (eshte, por nuk duket, nuk eshte ajo qe bie ne sy). E kam fjalen per dekoratizmat qe ka zakon te aplikoje Almodovar ne filmat e tij, te tipit : "kam gjetur nje tapet ultra, do ta vendos tek skena nr.9". Kesaj rradhe, pothuaj se nuk ka fare "koncepte" te tilla.
    Po ashtu, ne TRAILER shihen jo pak skena perqafimesh qe qelbin erė "WangKarWai-concept" (skena perqafimesh, taka kepuce grash mbi tapete te "bukura"...) . Asgje e tille ne film : skenat jane mė se shumti subtile, te thjeshta, precise.
    Dhe Penelope Cruz eshte vertet magnifique ! Nė lojėn e saj me dritė, aktorja eshte gjithe kohen duke bere diēka te papritur dhe sovrane. Almodovar-i duket i fashinuar pas saj, aq shume sa harron (shyqyr, me ne fund !!) dhe manjakeritė e tij qe ja njohim mire : me ne fund, regjizori e lė kameren te filmoje lirshėm aktoren, pa patur nevoje ta fokusojė atė ne raport me nje poster te vendosur majtas, ne fund te banjės se dekoruar me pllaka blu dhe te verdha

    Dhe se fundi, me duket se kesaj rradhe regjizori e ka lėnė menjanė dolorizmin ("dhembshurinė") e tij tipike katolike per t'u koncentruar tek rrėfimi puro. Dhe pikerisht ne ate moment dhe mua me pelqen filmi i tij : s'ka mė lot, por ka jo pak kenaqesi !

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "La mujer sin cabeza" (GRUAJA PA KOKĖ)- film argjentinas nga Lucrecia Martel

    Lucrecia Martel e filloi krijimtarine e saj me nje film te mrekullueshem te quajtur "Cienaga" (2001), e vazhdoi me nje film goxha te mire ("La Nińa Santa" - 2004) dhe "La mujer sin cabeza"(GRUAJA PA KOKE) eshte filmi i trete i saj. Problemi eshte se ne 3 filma, talenti aq premtues i regjizores ka shkuar duke u ulur disi... Ky i fundit eshte fatkeqesisht mė i dobti nga te tre...

    Po e fillojme nga koka : historia e "Gruas pa koke" me dy fjale eshte historia e nje mjekeje dentiste tek te 50-at, ne nje qytet provincial argjentinas, qe, nje dite te bukur, pa dashje, shtyp me makine nje djale te vogel. Duke qene se aksidenti ndodh ne nje rrugez fshati te humbur, "Gruaja pa koke" nuk e ndalon makinen. Dhe filmi tregon se si ajo "pushon" se jetuari, gjithe duke jetuar, e gerryer nga mekati qe ka bere. Qofte edhe pa dashje. Dhe akoma mź teper nga mekati i braktisjes se viktimes se saj ne mes te rruges.

    Domethene, ndodhin kater ngjarje :
    1. aksidenti
    2. bindja se behej fjale per nje femi
    3. verifikimi (pa ditur autorin e ngjarjes)
    4. njoftimi i vdekjes se femijes (shume me vone, nga fundi i filmit)

    Te kater keto evenimente nuk perbejne filmin, jane vetem kater kollona ku mbeshtetet filmi. Ajo qe i intereson regjizores (dhe ajo ē'ka na tregon permes filmit te saj) eshte trazimi, apatia e jetes se saj pas ngjarjes se rende dhe rrethi i saj familjar (dhe ajo vete) qe perpiqen ta bindin se nuk bejej fjale per nje femije, por per nje ... qen rruge ! Ajo qe do te na thote regjizorja eshte : borgjezėt (e llojit qe ajo perfaqeson -dmth borgjezia provinciale) nuk mund (e nuk "duhet" !) te shikojne gjera te tilla, siē nuk shikone ne te perditshmen e tyre (dhe kjo tregohet qartazi ne film) pastrueset e shtepive te tyre, te varferit, personelin e ulėt qe i rrethon. Pra, shenjestra ne fakt eshte hipokrizia sociale ne Argjentine dhe ne vende te ngjashme me Argjentinen, qe te kujton jo pak hipokrizine sociale qe mbreteron prej gati 20 vitesh edhe ne Shqiperi.

    E mira e filmit eshte se sapo ai fillon, ndjen se ke te besh me nje regji cilesore, me film qe respekton veten, pra dhe shikuesin. Por problemi eshte se filmi nuk ja arrin qellimeve qe i vė vetes (gjithe atyre qe rrefeva mė lart...). Pra e keqja e filmit eshte qe nuk arrin te permbushe objektivat qe i vė vetes...
    dommage...



  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Festivali i Kanės 2009 ne nje imazh te vetėm : surrati i pudrosur prej plakaruqeje-borgjezeje te liftuar per te katerten here i gruas se Michael Haneke, ne momentin qe ai fiton palmen e arte.





  4. #124
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Festivali i Kanės 2009 ne nje imazh te vetėm : surrati i pudrosur prej plakaruqeje-borgjezeje te liftuar per te katerten here i gruas se Michael Haneke, ne momentin qe ai fiton palmen e arte.

    Pse jo per te pesten, ku e di ti qe ... per te katerten?

    Nejse. Sa per Almodovarin, po me ben "mukaet" (fjale e vjeter turke duhet te jete kjo) qe te shkoj ta shoh, se qe thua ti pikerisht kisha pare flete-rufene filmike (trailer mo trailer ; apo imazh-rufe?) dhe mu dha nje mjerim qe s'ta pret menia... Megjithese se e di mire qe s'u duhet besuar kesisoj rrugesh te shkurtra.

    Dhe nje gje tjeter qe harrova ta cek tek posti i 3D-se : "ēallenxhi" (ēa fjale e shpifur) i 3D-se, me duket mua, do te jete pozicionimi i spektatorit ne imazh, per nje arsye te thjeshte, sepse sapo te ndiesh iluzionin e te qenit reale, e vertete, te imazhit do te duash me patjeter te levizesh, ekrani nuk te dikton dot me, te pakten jo njesoj si 2D, se ē'duhet te shikosh. Pra cili eshte pikeveshtrimi, vend-pozicioni i spektatorit, etj. Te gjitha keto kane te bejne dhe me 2D, sidomos me 2D, por ne 3D pikepyetja do te marre nje tjeter forme. Sepse fundja 3D-ja ka si qellim, ne fakt nuk ka akoma nje qellim te mirefillte, por gjithesesi ka si qellim "jo-distancen" e spektatorit me ekranin, dhe kur nuk ka distance nuk je me spektator, te pakten duket e veshtire te jesh vetem spektator, por "aktor", veprues. "Kjo eshte pse-ja pse thone" se 3D-ja do te jete pike-se-pari nje revolucion per lojrat on-line. Dhe deri tash nuk e di mire se ē'kane te perbashket lojrat on-line dhe kinemaja. Jam skeptik megjithate pres te shoh filmin e James Cameron "Avatar". Gjithe kjo per te thene mbi te gjitha, edhe pse duket absurde, se ka akoma shume per te bere me 2D-ne, s'eshte filluar mire akoma. Me Kinemane pra.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    S'kam pare as dhe nje film ne vetem ne 3D. Jam vertet akoma tek 2D-ja...

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Hakmarrje" (Vengeance) - film Hong-Kongez me regji te Johnnie To

    Kur qenka keshtu puna, nje regjizor, mė mire te beje ne fillim te karrieres se tij nje bataljon (rreth 30!) me filma popullorė me gangsterė apo me Kung-fu e pastaj mė vonė te beje filma te mrekulleushem ("Exiled", "Sparrow" ose ky i fundit, "Vengeance") siē eshte rasti regjizorit Hong-kongez Johhnie To, sesa te beje ne fillim te karrieres dy-tre filma te mrekullueshem (Happy Together, Ashes of Time) dhe pastaj te beje filma gjithe e mė te keqinj (siē eshte rasti i tjetrit Hong-kongez te njohur Wong-KarWai).

    Historia e filmit, ne aparence, eshte hakmarrja qe kryen nje francez tek te 60-at (interpretuar nga Johhny Hallyday, kengetari me i njohur rrok francez), ne Hong-Kong, ndaj vrasjes se familjes se vajzes se tij, qe jeton e punon prej vitesh ne kete qytet kinez. Ndersa ne te vertete, behet fjale per nje film mbi kujtesen, ne sensin mė te parė te fjales : memorjes. Dhe vizualizimit te saj permes shenjave, dmth permes imazheve, fotove, "kush eshte kushi", "ē'fare ben kush-i" etj etj. Me nje doze te mire burlesku.
    Ndofta fundi i filmit mu duk me pak i arrire se gjithe pjesa tjeter, por qe prej se parit, kam filluar te nderroj mendje...

    "Hakmarrje"
    (Vengenace), edhe ky i prezantuar ne Kanė kete vit, i ka gjithe atributet e nje filmi qe do meritonte Cmimin e Mizaskenes (regjisė me te mire), e ē'te merituar biles : leksion i vertete regjizorial (por jo profesoral, alla-Haneke )

    web-site i filmit : www.vengeance-lefilm.com



  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "DRAG ME TO HELL" - film amerikan nga Sam Raimi



    Sam Raimi eshte regjizori i filmit kult "Evil Dead", te cilin e pat realizuar ne 1982, ne moshen 20 vjeē. Dhe sigurisht, regjizor i "Spider-Man"-it.

    Me "Drag me to Hell" ("Merrmė ne ferr"), Sam Raimi i eshte kthyer dashurise se pare, dmth filmit horror. Ne qender te filmit eshte nje vajze e re amerikane punonjese banke, jo pak arriviste, e kompleksuar nga origjina e saj fshatare.

    Ajo qe eshte interesante eshte se ēdo skene e filmit eshte e ngritur mbi principin e te kundertes se asaj qe mund te pritej: filmi fillon keshtu : nje meksikan i vogel vjedh tek nje familje... ciganėsh ! Humori shpesh eshte i zi, klishetė jane mė sė shumti ato te "B movie", por efikase. Duket qe regjizori eshte argetuar duke realizuar filmin e tij, dhe mua po ashtu me argetoi (per mire), shpesh u tmerrova : shpesh qesha me gjithe zemer ! lol


  8. #128
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Festivali i Kanės 2009 ne nje imazh te vetėm : surrati i pudrosur prej plakaruqeje-borgjezeje te liftuar per te katerten here i gruas se Michael Haneke, ne momentin qe ai fiton palmen e arte.


    hehe, gruaja e profesorit, njekohesisht dhe sportiste e apasjonuar pas lifting-ut, e kapur gafil ne nje poze groteske. po per filmin e Haneke c'thuhet? s'besoj te jete aq i keq sa portreti i zonjes.

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga kino Lexo Postimin
    po per filmin e Haneke c'thuhet?
    Thuhet se nuk eshte aq profesoralo-filozofik sa zakonisht. Pra jo kinema konceptualiste. Se zakonisht, filmat e tij jane si ndeshkime, si denime me vdekje

    E kam serizoisht !

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "A l'aventure" ( Nė aventurė) - film francez me regji te Jean-Claude Brisseau

    U bė ca kohe qe shikoj filma qe fillojne mire, jane shume premtues, pastaj magjia fillon e zbehet... Ndofta regjizorėt bejne nje fare perpjekje per ta filluar mire ( ils se sont gratté la tete...), pra e kane vrare mendjen per ca kohe, pastaj...

    Ndofta duhet te mesohemi qe brenda nje filmi, jo gjithshka eshte ose e persosur, ose zero me bisht. Por kjo puna e fillimit mirė, biles shume mire, dhe me pas zbehja e cilesise... sikur me inatos ca.

    Jean-Claude Brisseau eshte regjizor shume shume i lėvdueshėm, shume biles. Une i dua fort filmat e tij. Por ky i fundit sikur vuan ca nga "semundja" e cituar me siper. Pa ja hequr asnje fije floku vlerat e here pas hershme.

    Brisseau edhe kesaj rradhe shtron ne filmin e tij pyetjen e famshme mbi kenaqesine femerore, ne sensin seksual te fjales. Por kete rradhe duke shkuar me larg, duke u aventuruar ne fushen e psiqikes, dhe me sakt te hipnozes.

    Sandrina eshte nje vajze e re qe fati i jep nje trashegimi jo te neglizhueshme financiare. Dhe qe prej atij momenti ajo vendos te braktise punen, te dashurin e saj (me te cilin gjerat nuk shkonin aq mire...) per te eksploruar forma te reja seksualiteti. Behet fjale per lirine, por dhe kufijte e saj, limitet e trupit (fizik) dhe misteret e botes. Te gjitha keto, jo si nje traktat konceptualist (alla Haneke), por permes rrefimit (nje nga skenarėt mė interesante qe me eshte dhene te shikoj keto kohet e fundit), dhe permes mizaskenes (regjizures).

    Por regjizori Brisseau s'ka parą, askush nuk do ta financoje. Dhe filmat e tij dallohen nga 100 metra larg si filma "varfanjakė". Per disa filma, nje gje e tille kthehet ne force. Tek filmat e Brisseau, ajo kthehet deri diku ne handikap (eshte ca e ngaterruar pse eshte keshtu... flasim nje here tjeter). Ndofta dhe titulli ka nje doze nga ironia e regjizorit : "Nė aventure".

    ps: duke shkruar te gjithe keto, po kam ndjesine qe filmi me ka pelqyer shume me shume se sa ndjeva kur dola nga kinemaja. Aq me mire !

    trailer i filmit :
    http://www.dailymotion.com/video/x7t...-fr_shortfilms


Faqja 13 prej 31 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •