Close
Faqja 12 prej 31 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 302
  1. #111
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Po tė lėmė menjane produksionin e filmit, zakonisht konsiderohet si e mireqene se berja e nje filmi permban dy "elemente" : skenarin dhe xhirimin.
    Ne fakt, ka dhe nje "element" te trete, te fshehur, e qe shpesh ka nje rendesi te hatashme : ne anglisht quhet shooting script, ose ne frengjisht : écriture cinématographique . Dhe qė ne shqip do te jepte : "shkrimi kinematografik".

    Pse e them kete ? Sepse filmi i fundit shqiptar "Kronike provinciale" ka nje skenar qe nuk eshte i keq (fundja e ka shkruar nje nga te rrallet romancierė shqiptarė aktualė te talentuar, Ylljet Aliēka, qe eshte edhe autori i permbledhjes ndofta me te mire ne proze ne shqip, te ketyre 20 viteve te fundit, "Parrullat"). Po ashtu, habitshmėrisht, edhe fotoja e filmit eshte vertet e realizuar (ne fund te filmit, konstatova se fotoja e filmit eshte e realizuar nga nje europian). Pra dua te them se filmit nuk i mungon as skenari, as "xhirimi" (fotoja, kamera). E megjithate, eshte ndofta nje nga filmat me te keqinj shqiptare te ketyre 20 viteve te fundit, ne mos mė i keqi.

    Arsyeja eshte ajo qe shpjegova me lart : mungesa totale e "shooting script", pra e "shkrimit kinematografik". Filmi nuk eshte menduar per asnje sekonde te vetme, nga ana e regjizorit kuptohet, perpara se te xhirohej. Pra, eshte marre nje skenar ne dore (skenar i mire, e perseris !), jane zgjedhur aktorėt, dhe hajde xhirojme (shyqyr qe kemi nje operator te mire, dhe do ja hedhim !). Por prap se prap filmi eshte berrnut : nuk gjen 3 minuta film ne 1 ore e gjysem ! Nje shembull konkret : pergjate 40 a 45 minutave te para, filmi nuk permban asnje note muzikore. Ok deri ketu. Pastaj, ne minuten e 45 (te themi), fillon nje muzike e dalė drejpersedrejti nga filmat e Kusturices qe nuk pushon per asnje minut ! Me nje fjale, futja t'ja fusim, te dale ku te dale !

    Mora vetem nje shembull, ate te muzikes, por ka me qindra te tille, qe kane veēse nje emer : mungese totale te "shkrimit kinematografik", ose me shkurt, te regjisė. Dhe ajo ē'eshte mė tragjike, eshte fakti se regjizori, thuhet se pretendon se ka dashur te beje nje film autorial.
    Eh...

    Shkurt, film i bere me by...
    nuk e di nqs eshte permendur me pare: thuhet se kur skenari eshte i keq, filmi del gjithashtu i keq; ndersa kur skenari eshte i mire, nuk do me thene se filmi do jete doemos i mire. problemi mund te jete edhe tek fakti se regjisori thjesht ka vene ne jete skenarin, pa qene shume i lidhur me te. megjithse ka qene edhe Alicka bashkeregjisor, qe e komplikon me teper ceshtjen.
    fotografia e filmit dukej e mire, por c'e do. po nuk e di, me duket pak e ashper ta konsiderosh nder filmat me te keqinj te 20 viteve te fundit, megjithse eshte nje film per t'u harruar.
    suksese te metejshme regjisorit (autorit, lol)!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kino : 08-05-2009 mė 11:46

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga kino Lexo Postimin
    problemi mund te jete edhe tek fakti se regjisori thjesht ka vene ne jete skenarin, pa qene shume i lidhur me te. megjithse ka qene edhe Alicka bashkeregjisor, qe e komplikon me teper ceshtjen..
    Hajt po ja "falim" kete (meqe nuk eshte vete skenarist). Por per shembull, per perzgjedhjen e aktoreve, mos ja ka fajin njeri ?? Cdo Robert Ndreknika me te folmen e tij tironce ne Berat ?? Po e folmja e prishtinalijes Arta Dobroshi qe na duhet edhe ta marrim per "ēupkė berati" ?? (apo eshte e bukur, dhe ta fusim ne film ). Apo t'ja hedhim kujt t'ja hedhim, puna eshte sa ta ēojme filmin ne ndonje festival nderkombetar filmin se atje s'merr njeri vesh nga te folmet tironce, kosovarēe apo korēarēe.
    Eh thuaj...

    Me nje fjale, dolem tek qellimet e tė berit te filmit. Ndaj thoja qe ai eshte film i bere me by..., ne kuptimin se qė ne zanafille, eshte gatuar me hilé.
    Mor po paskan qene te trashe shume keta pseudo-regjizorėt shqiptare : ende nuk e moren vesh qe, sa mė autentik, lokal, sa mė bindės per nga lokalizimi gjeografik te jete nje film, aq mė universalist behet ai ?!





    Citim Postuar mė parė nga kino Lexo Postimin
    po nuk e di, me duket pak e ashper ta konsiderosh nder filmat me te keqinj te 20 viteve te fundit, megjithse eshte nje film per t'u harruar.
    Nje m... jane te gjithe, u mor vesh. Po te pakten ata pak filma shqiptare te viteve '90, i pata pare kur nuk merrja vesh shume "nga keto pune", dhe ndonjeri, ēoē ma "hidhte". Mė mire te mos i rishikoj, se sigurisht qe do me duken edhe mė te keqinj se ky i fundit

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Still Walking" - film japonez me regji te Kore-Eda Hirokazu

    Vite me pare Kore-Eda Hirokazu ka pas bere nje film nga ato qe nuk harrohen : "Nobody knows". Qe prej asaj kohe, nuk me ish dhene te shihja nje tjeter film tijin.

    Eshte interesant fakti qe, permes "Still Walking", regjizori pershendet Mjeshtrin e kinemase japoneze, Ozu dhe filmit te tij "Tokyo story".



    Veēse kesaj rradhe, sensi eshte i anasjellte : nese tek "Tokyo story" (1953) jane prinderit-pleq ata qe konstatojne egoizmin e femijeve te tyre, tek "Still Walking" (2009) eshte e kunderta : jane femijet qe perballohen me prinderit e tyre pleq, tek te cilėt, nuk arrijne te gjejne dashuri. Pra kemi nderruar epokė : ish-femijet egoistė te viteve '50 jane plakur, dhe gjenerata e re e viteve 2000 kerkon, pa ja arritur qellimit, pak dashuri tek ta. Jo se kjo dashuri eshte inekzistente, por se eshte e pamjaftueshme ! Diēka eshte thyer e nuk ngjitet mė... E megjithate, jeta ecėn... (still walking)...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #114
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Mor po paskan qene te trashe shume keta pseudo-regjizorėt shqiptare : ende nuk e moren vesh qe, sa mė autentik, lokal, sa mė bindės per nga lokalizimi gjeografik te jete nje film, aq mė universalist behet ai ?!
    Kjo duhet shkruar me germa 10-20 metroshe te QKK-ja dhe gjithe institucionet qe kane lidhje me filmin.


    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Nje m... jane te gjithe, u mor vesh. Po te pakten ata pak filma shqiptare te viteve '90, i pata pare kur nuk merrja vesh shume "nga keto pune", dhe ndonjeri, ēoē ma "hidhte". Mė mire te mos i rishikoj, se sigurisht qe do me duken edhe mė te keqinj se ky i fundit
    Po, shume e drejte dhe kjo. S'besoj se ta hedh njeri kollaj tani.

    Ajo puna zgjedhjes se aktoreve dhe gjuhes eshte ose gafe e madhe e regjisorit, ose i eshte imponuar nga te tjere. Filmi eshte bere me teper per publikun e huaj, ashtu si plot filma te tjere te pas 90-tes. Nejse, po ja falim kete rradhe Minarollit meqe ka tentuar te beje film autor. lol
    Duam paret tona! Duam paret tona!

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga kino Lexo Postimin
    Duam paret tona! Duam paret tona!


    By the way, neser mbrema, tek FUORI ORARIO, ke "Nobody Knows" (2003), filmin e japonezit Kore-Eda Hirokazu : http://www.fuoriorario.rai.it/R2_pag...085275,00.html


  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga korēar Lexo Postimin
    "Gran Torino", Clint Eastwood.
    "Changeling" nuk ja pashe Clint-it, me ē'kurajoi afisha (reklama) e Angelina Jolie, me ato buzet e trasha dhe te varura kesaj radhe, qe mu duk si mafishe. Nejse.
    "Gran Torino" vlen si film vetem e vetem si auto-parodi e ikones Eastwood. Regjim klasik dhe ikonografik, s'ka se si te jete ndryshe me Clint-in. Si me femijet, te vjen keq te kritikosh nje plak si Eastwood-i, aq me shume qe i shkreti dridhet e shperdridhet me gjithe fuqine qe ka... Dhe per "hir te se vertetes", pra pasi e djeg, duhet thene se shume e shume nuk i arrijne as tek themra Clint-it.

    "Grand Torino" eshte ne rastin me te mire auto-parodi e ikones Clint Eastwood (siē thote korēari), dhe ne rastin me te keq, nje film mediokėr e mbi te gjitha, i papergjegjshem. Vizioni i se keqes (teme aq e dashur per Eastwood-in - shembuj "Changeling", "Mystic River"...) kesaj rradhe i ngecet femijeve, tė parė si kercenim. Shto dhe nje doze kristianizmi...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 10-05-2009 mė 18:51

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Prap nje lajm te hareshem per qeflinjte e imazheve:

    Teaser (trailer?) i filmit te ri te Jean-Luc Godard (kur do te dalź ne ekrane ??) :

    Titulli i filmit: SOCIALIZĖM


  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Festivali I Kanės 2009

    Andej nga bregdeti i Kanės ka filluar "Kampionati Boteror i Filmit".

    Afishja e festivalit eshte nje foto nga "Avventura" (1960) e Antonionit :





    Ne Listen e 20 filmave ne Konkurim Zyrtar jane :

    E Enjte 14 maj :

    -"Fish Tank", i regjizores angleze Andrea Arnold (nuk pres ndonje gje te madhe nga kjo regjizore... )
    "-Netė te dehjes pranverore" (Chun feng chen zui de ye wan) i regjizorit kinez Lou Ye (as nga ky...)



    E premte 15 maj :

    -"Bright Star" nga regjizorja australiane Jane Campion (kjo ka pas marre Palmen e arte ne '93-shin me nje film qe s'dua ta shikoj me sy : "The Piano". Ketu shtypi ben sikur eshte eveniment kthimi ne festival i kesaj regjizoreje, pas 16 vjetesh, por harrohet se Jane Campion nuk ka rreshtur asnjehere keto 16 vjet te beje filma edhe mė debilė se "The Piano"...)
    - Bak-jwi (Thirst) nga regjizori Jug-korean Park Chan-wook.(ky ka pas bere nja dy-tre filma qe s'me kane pelqyer ndonjehere : "Old Boy", Sympathy for Mr. Vengeance"...Por vjet, filmi i tij i fundit "I'm a Cyborg", me ka pas lene nje shije shume te mire (http://forumishqiptar.com/showpost.p...7&postcount=25). Ky qe prezanton kete vit ne Kanė, eshte horror me vampirė...)


    E shtune 16 Maj :

    -"Un Prophčte" (Nje profet) nga regjizori francez Jacques Audiard (hiē nuk i dua filmat e ketij; dynjaja marrosen pas tyre, sidomos pas "The beat that my heart skipped" (De battre mon cœur s'est arrźté).
    -"Taking Woodstock" nga regjizori amerikano-tajvanez d'Ang Lee. (Regjizorit te "Hulk", "Brokeback Moutain" apo "Lust Caution" nuk di ē'i eshte tekur te vi ne Kanė me nje film mbi festivalin muzikor rrok Woodstock te vitit 1969. I kam qejf une filmat e tij, trailer i "Taking Woodstock" eshte ketu : http://pdl.stream.aol.com/aol/bright...01_480p_dl.mov


    E Djele, 17 Maj :

    -"Hakmarrje" (Vengeance) nga regjizori hong-kongez Johnnie To. (ky ben filma te mire, te shohim kesaj rradhe, kur te dale ne 20 maj - web-site i filmit : http://www.vengeance-lefilm.com/_en/vengeance.html ).
    - Kinatay nga regjizori filipinas Brillante Mendoza (dy filma te tij, "John John" dhe "Serbis" i kam pas adhuruar !).


    E hene 18 maj :

    -"Looking for Eric" nga regjizori anglez Ken Loach (http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=144 - plakushit anglez, qe na qenka qejfli futbolli, i eshte tekur te vere ne skene Eric Cantona-n, futbollist francez me famė ! Thuhet se ken Loach me kete film e ka lene menjane zymtesine e filmave te tij te fundit...)
    -"Antichrist" nga regjizori danez Lars Von Trier (shume zhurme degjohet per ri-kthimin ne festival te Von Trier-it. Eshte film horror.
    Nuk po prenoncohem...).



    E Marte 19 maj :

    -"Los Abrazos Rotos" (Perqafimet e ndrydhura) nga regjizori spanjoll Pedro Almodovar (as kete regjizor nuk e marr vesh pse mbiu ne festivalin e Kanes. A do me marre me patejeter Palmen e Arte a si ?? Gjithsesi, ka nje lajm te mire: ne Spanje, filmi nuk ka korrur fare sukses, gje qe le te supozohet se mund te jete film i mire... Wait & see...).

    -"Vincere" (Fitore) nga regjizori italian Mario Bellocchio (E dua fort kete regjizor italian, te shpresojme qe ka bere nje film te mire !).



    E Merkure 20 maj :

    -"Inglorious Basterds film amerikan nga Quentin Tarantino (thone qe Tarantino ka bere film te hatashem: ashtu qofte !!)
    -"Les Herbes folles" (Barishtet e ēmendura) nga regjizori francez Alain Resnais (po me kujtohet korēari qe thote se "femijet dhe pleqte, nuk shahen". 87 vjeēari Alain Resnais, ne konkurim ne Kanė... habi !!!).


    E enjte, 21 maj :

    -" A l'origine" (Ne origjine) nga regjizori francez Xavier Giannoli (s'di ē'te them... skeptik jam...)
    -"Das Weisse Band" (Kordelja e bardhe) nga regjizori austriak Michael Haneke. (ka nje lajm te mire : kesaj rradhe, Haneke ka filmuar ne Austri, ne vendlindje, dhe filmat e bere ne vendin e tij, jane te mire).


    E premte 22 maj :

    -"The Time That Remains" film palestinez nga Elia Suleiman (regjizor qe ben rraaalle, por per mall filma!).
    -"Soudain le vide" (Enter the Void) film francez nga Gaspard Noé ( bo boo, une shpresoja se nuk do bente me filma ky regjizori i "Irréversible" (2002)... paskam dale huq ! )


    E shtune 23 maj :

    -"Visage" nga regjizori tajvanez Tsai Ming Liang (ndofta i vetmi film qe e pres me qejf ta shikoj kur te dale ne kinema, nga kjo liste).
    -"Map of the Sounds of Tokyo" nga regjizorja spanjolle Isabel Coixet (pfff...)


    Shume pleq ne liste ! Regjizore te ster-njohur... E paskan lene te gjithe ti bejne gati filmat e tyre per kete edicion ?? ...
    Duket si liste regjizoresh te viteve 80-90... Dhe mbizoterojne "film de genre" (filma me zhanėr preciz), dmth filmat horror, thriller-at, filmat me teme luften, pra filma zhanri preciz, qe ne fakt jane dhe filmat mė te perhapur dhe mė te shikueshem nga publiku. Ndryshimi eshte se behet fjale per regjizore te konfirmuar. Pra duket nje si pune perpjekjeje per te bere nje si fare "martese" midis zhanrit (publikut, dmth "sasise"), dhe autoreve (me demek, "cilesise"). Per hajėr ju daltė...

  9. #119
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Me mire te kishe folur per "Nje fare veshtrimi" (perkthim aty per aty) se sa per listen e Konkurimit zyrtar qe duket pa ambicje fare ketij viti (qofsha gabim). Pra me mire te kishe folur per "Pesembedhjetshen" ose "Nje fare veshtrimi", me perjashtim te "tymuesit" (tym-beresit ; tymit pa zjarr) Coppola..., ku marrin pjese disa "figura shteti" si Pedro Costa, Jong Bong Ho, Kore-Eda, Guiraudie etj.

    E treta e verteta?
    Ka ca kohe pashe nje film ne 3D... Te zhanrit "horror", me rampo llaf nje film debil nga A-ja tek Zh-ja, dhe kjo jo sepse ishte i tipit horror apo 3D, por thjesht sepse ishte film bloze. Thone qe evoluimi i kinemase varet nga teknologjia, gje e vertetuar pjeserisht ne historine e kinemase : lindja e zerit pas kinemase memece (apo shurdhe?), lindja e kinemaskopit, e kamerave te lehta (vala e re : Nouvelle Vague), e kamerave digitale etj. Megjithese refreni "evoluimi i kinemase varet nga teknologjia" nuk me pelqen fare, sepse eshte ligjerate producentesh, dhe sepse i bie qe njeriu eshte ne varesi te makinerise... dhe historia, qofte ajo e kinemase, po ashtu... nejse s'po e bejme polemike, por per mua evoluimi i kinemase, pra historia e saj eshte e lidhur me emra njerezish, artistesh, ndjeshmerish. C'te re sjell 3D-ja? Filmi qe pashe, nuk ja vlen t'ja thuash as titullin, e perdor 3D-ne me nje qellim te vetem : si e si t'ja ngjeshe syte plot spektatorit, me ane te nje efekti te thjeshte ku perceptimi i objekteve te filmuara vjen e te pushton retinen e beben e syrit e gati te detyron te sprapsesh kryet, pra me pak fjale, ne te gjithe filmat 3D qe kam pare, ky i fundit me personazhe te vertete - te tjeret duke qene filma te animuar, pra ne te gjithe ndodh e njejta gje : si t'i futesh friken spektatorit, si ti godasesh syrin. Ky fenomen nuk mund t'i interesoje kujt, perveē t'u leje mbresa "femijeve"... Por gjithmone ne filmin ne fjale, dy a tre momente, plane me mire, pata nje tjeter pershtypje, e ndryshme nga kinemaja e zakonte 2D, pra pershtypjen se ndodheshe vertet "brenda ne imazh", dhe ishin imazhe te thjeshta : kamera fikse qe filmonte dy a tre personazhe ne nje pyll apo te ulur ne nje kafe-bar. Por syte te shkonin gjithmone te prapa-plani, te pemet per shembull... dhe humbje nga syte ate qe normalisht duhet te shikoje, personazhet ne plan te pare. 3D-ja mundohet te krijoje sa me shume thellesi ne imazh dhe fale kesaj te krijoje pershtypjen se ndodhesh brenda imazhit. Nuk e di se sa interesante mund te jete 3D-ja, por kam pershtypjen se ka jo pak gjera per t'u eksploruar, dhe kur ndonje "artist" i vertete ta marre persiper te eksploroje, dhe pasi debilet te kene mbaruar me qellimin "do te te fut friken, apo do te godas syrin", integriteti i syrit duke qene nje nga gjerat me intime te njeriu, dhe neqofte se dikush deshiron ta perdhunoje duhet te jete "a real fucking talent", kur debilet te kene mbaruar ta konsiderojne 3D-ne si "a trick", si hile, pra vetem atehere mbase diēka interesante, e re?, mund te linde. Anekdote : gjeja interesante eshte se kur shkon te shohesh nje film 3D ne hyrje te japin syze, ne menyre qe ta perceptosh efektin 3D, dhe syzet ne nje menyre apo ne nje tjeter te mbrojne syte, kurse ne kete rast ndodh e kunderta : te japin syze qe te ta futin sa me mire.
    Megjithese hipoteze e kote kam pershtypjen se neqofte se Tarkovski do te ishte gjalle mbase mund te bente diēka interesante, nje film si Stalker mund te dukej "bukur" ne 3D, ose ndonje film i Malick... Nejse, me te pare me te bere.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Los Abrazos Rotos" (PERQAFIMET E NDRYDHURA) film spanjoll me regji te Pedro Almodovar

    Disa filma te festivalit te sivjetem ne Kanė (qe ende s'ka mbaruar) kane filluar te dalin neper ekranet e kinemase.

    Kete vit e kam bo bismilah me atė me te fundit te spanjollit Pedro Alomodvar.

    Dhe qe eshte film i mire ! Ne fakt, kjo vjen sepse Almodovar kesaj rradhe propozon nje mizaskene (regji) shume here me te ftohte dhe te shtruar se ne filmat e tij te meparshem, pa replika "me llafe t'pista" (siē na kish mesuar ne jo pak filma te tij -- dhe jo se "llafet e pista" kane ndonje gje te keqe, por varet se si i perdor ato) si dhe pa fantazira seksuale ( jo se "fantazirat seksuale" kane ndonje gje te keqe, por varet se si i perdor ato).

    "Los Abrazos Rotos" (PERQAFIMET E NDRYDHURA) eshte per mendimin tim i nje pjekurie per t'u lavderuar ("hable con ella"- 2002 ishte tashmė per t'u pershendetur). Ka jo pak gjera interesante ne filmin e fundit te Almodovarit, siē eshte ajo e perzierjes se artit te te berit kinematografi me jeten, ose fshehjen me jo pak talent te nje farė misteri, enigme (te natyres se qenies njerezore). Ndofta keto gjera nuk jane te gjitha te arrira, por gjithsesi, film me densitet dhe elegance imazhesh deri diku per t'u lavderuar. Dhe biles jo pak per t'u lavderuar !

    ps: zor se Penelope Cruz do te kete rast tjeter ti ofrohet nje rol kaq i bukur.


Faqja 12 prej 31 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •