Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Arlind Farizi

    Njė heshtje e njėqind lehje…

    Pavetėdijshėm shkėputet edhe ky fragment nga njė inercion frike i ngulitur nė vetėcenzurėn e njė krijuesi tė ri qė pėrfaqėson njė pjesė tė letėrsisė sė kritikuar sot e gjithė ditėn gjithmonė prej gjithkujt.

    Sa ėshtė ora nė letėrsi?
    Njė heshtje e njė qind lehje…


    1.Njeriu i Ri

    Njeriu i ri lindet brenda krijuesit. Ai e zgjoi atė. E shkundi mirė. Dhe, krijuesi i ri u bind se nuk mjafton vrapi i tij pėr t’i rėnė pėrqark globit, u bind se nuk mjafton kurioziteti i tij pėr t’i zgjidhur gjitha enigmat e kėsaj bote. U bind nuk ėshtė i kapluar prej kurrfar “ēmendurie krijuese”, se nuk ėshtė nė zotėrim tė asnjė profecie apo misioni nga lart, se nuk ka tel tė shenjtė nė kokė. U bind se poetėt nuk e kanė forcėn tė transformojnė gjėrat (punė alkimistėsh!), e as mė pak tė krijojnė (punė Zoti!)… Krijuesi i ri, u bind se iku pėr fat koha e poetėve si ndezės zemrash, si kėmbana tė kryengritjeve, si pėrēues optimizmi apo nxitės. Njeriu i ri qė u lind brenda krijuesit e ngjoi atė, e shkundi, e bindi se heshtja ėshtė veēori e frikacakut…

    2. Sajese mediatike

    Njė ditė, krijuesit tė ri i shkoi mendja tė shkruaj Polemikė. Edhe pėr kėtė e nxiti NJERIU I RI, e zgjoi, e shkundi, e bindi se dhe ti je pjesė e SISTEMIT PERIODIK LETRAR dhe se dhe Ti ke vend nė tė. Nga pakėnaqėsia e renditjes sė krijuesve sipas kriterit tė miqėsisė (jo sipas vlerave), nė kėtė sistem sheh atė qė s’ta sheh syri tjetėr kund; Idhuj - poet qė krijohen sipas nevojave tė disa njerėzve, sipas pėrmasės sė idealizuar tė aspiratave tė tyre dhe mbetja nga ky pėrpjestim i drejtė ėshtė IDHUJ ME INTERES RELATIV… Mė i squllti pėrfaqėsues i species sė mediokėrve, qė dreqi e di se pėr ē’cilėsi tė paepur biologjikisht ia del tė pozoj aq krenarisht kėsaj rradhe shigjetohet nga njė krijues i ri. Sajesė mediatike. Polemikė. Llaf. Arsye. Aspak fyerje. Gėrvishtje. Zbulim. Frikė. Ikje. Poshtėrim…

    Mendimi alernativ supozohet se gjithmonė ka frymėzim apo nxitje tė fshehtė armiqėsore. Liria e mendimit dhe e tė menduarit ndryshe pėr do burra qė mendojnė se opinioni publik janė ata, ėshtė mė e pafalshme se krimi i vrasjes. Ndėrsa “njerėzit vazhdojnė tė vlerėsohen jo sipas cilėsisė sė punės, por sipas aftėsisė pėr tė ulur kokėn dhe pėr tė mos bėrė probleme” (Ardian Marashi). NJERIU I RI qė lindi brenda krijuesit e nxiti, e shkundi, e bindi krijuesin se nuk duhet vuajtur mė nga vetėdija e pafuqisė se s’duhet me qenė mė nė nivelin e MENDJEROBĖRUARVE tė Ēesllav Milloshit, se duhet shkelur shtigje tė reja, se, se, se… Polemika shqetėsoi grupin e Heliumit - viktimės marrė nė shėnjestėr. Dhe vetė vdekshi gjeti kohė t’i kthejė pėrgjigjen kėtij krijuesi pa emėr e pa nam, duke e vendosur emrin e tij nė thonjoza. “Kohė e keqe pėr letra dashurie”, i dikton krijesa me tis mistik. “Shkruaj libėr patritik kuq e zi” i sugjeron! Krijuesin e ri e lėshon takati. Shan veten pse u kllum kot nė kėtė KIK BOKS fjalėsh, por NJERIU I RI, e nxiti, e shkundi, e bindi se s’duhet dorėzuar, se dobėsi ėshė nėse dorėzohesh…

    3. Kuq e zi

    Gjak tė kuq e mėkat tė zi, Miqt e mi. Nė kėta truall tė mėkatit ejani tė mbjellim njė mollė. Se dhe unė bėra mėkat si dielli qė pėrsėsit gabimin e tė perėnduarit. Bėra gabim, miqt e mi, kritkova NJĖ TĖ MADH!, Unė?!, Njeriu i vogėl, Unė?, Krimbi! Unė vetė vetja ime, padroni i kundėrshtisė sė pafund, i kundėrshtisė sė arsyeshme. Unė aspak poeti shajta idhullin mė tė prekshėm tė grupit tė mediokėrve me valencė tė njėjtė shpirtėrore. Unė i kėndova njė elegji letėrsisė mė fjalėt e njė korbi zėndalur e me flatra sinqeriteti. Nuk pata asnjė pretendim pėr t’u bėrė faktor. Shkrimi qe mė shumė se njė informacion, qe njė tentim pėr tė gėrvisht fluskėn e njė tė vėrtete, qe njė ulurimė drite… Heshtja mbetet balerinė qė sillet rreth e pėrqark bisedova tona mbi letėrsinė. A duhet heshtur nė kėsi rastesh? Me trego ti NJERI I RI qė linde brenda meje, mė nxit, mė shkund, mė bind nė tė kundėrtėn… Njeriu i ri heshti!…
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sistemi periodik letrar

    Arlind FARIZI

    1.
    Ēdo ditė e mė shumė po bėhen tė njohur emra dhe mbiemra, iniciale e pseudonimesh shkrimtarėsh duke mbushur kėshtu sistemin periodik letrar. Mbeten bosh vetėm disa vende pėr zbulime tė reja. Kėtij sistemi i prin Heliumi - Kryetari i LSHSHM- sė. Personalitet i njohur ky. Ka njė mjekėrr plot ferra ashtu si dhe mendimet e tij. Ka njė kapelė rokerėsh, por s’ėshtė roker. Mandej dhe ēantėn e ka mė tė madhe se Profi im, ku i ruan nė xhepa tė veēantė budallakitė poetike, tė cilat ne, lexuesit, do i shohim nesėr tė botuara nė librat e tij shumėfletėsh dhe me kopertina seksi… Ėshtė i vrazhdė nė shkrimet e tij, glamuroz, andaj dhe lexuesin e bėn tė tillė. Ai e projekton veten nė vend tė njė bageri artistik qė mė forcėn e mendimit tė rrėnojė Kėshtjellėn e Tabuve. Ai s’ka frikė nga gėrvishtjet qė mund t’i shkaktojė guximi i ndėrmarrė sepse ka nėn kontroll Milicinė e kulturės e cila ia mbron denjėsishtė tė drejtat e sigurinė si tė njė Intelektuali tė pa-varur. Dhe prej se u emėrua si Kryetar i Lidhjes sė Kalemxhinjėve ai siguroi mandat tė pėrjetshėm, sepse angazhohet pra, posi (!?) si nuk angazhohet nė arritjen e sukseseve sė si tė ecet pėrpara. Dhe Letėrsia angazhohet bashkė mė tė… Atė e nxeh pazari i llafeve mbi letėrsinė qė krijohet nga krijues tė krahut tė shituar keq tė letėrsisė kombėtare. Saherė kur faji hudhet mbi tė ai e mohon atė mė shkelm prej kali duke e gjuajtur drejt shtėpive botuese qė veprojnė njė: ilegalisht dhe dy: qė botojnė antivlera…

    Ai ka shum shokė. Grupi qė e pėrfaqson ai karakterizohet me veti dhe valencė tė njėjtė shpirtėrore. Ata rrijnė dhe kuvendojnė me muhabete pas shpinė pėr ēėshtjen e pazgjidhur tė letėrsisė. Ata zgjidhjen dhe shpresėn e fundit tė shpetimit e shohin tek talentėt e rinj tė cilat duan t’i nxjerrin para kohe nga barku shtatzėne i letėrsisė. Zakonisht njė kohė i mbajnė nė inkubatorė artistik ku i ushqejnė mė infuzione ėndrrėsh. Pastaj ato do nisin rritėn duke u mbajtur patericave tė pasigurta sepse lindėn ta papjekur. Lindėn me shpejtėsinė e dėshirės pėr ta rasur letėsinė dhe sistemin periodik letrar me telenta tė pazbuluar. Librat e tyre do botohen nga para tė marra hua nga kryeredaktori me qėllim tė pėrfitimit tė popullit. Pra, populli fiton nga sasitė e konsiderueshme e jo nga cilėsitė e nevojshme.

    2.
    Pėrderisa shikoja sistemin periodik letrar sytė e mendjes ndalen tek disa elemente paksa tė heshtura. Kėto elemente i karakterizon numri i vogėl dhe kooperativiteti vėllazėror. Kėto njėrėz janė shumė modest. Folin rrallė. Mė shumė heshtin. Shkruajnė natėn. Ditėn janė pjesė e margjinave. Pinė shumė cigare, tymosin mėrzinė dhe avullojnė trutė ne erėn e kėndshmė tė salepit. Flasin pėr Pėrkryerje pėr Ideal. Mėsojnė edhe nga mė tė vegjlit. Janė shumė tė sinqertė. Sinqeriteti ėshtė dobėsia dhe pėrparsia e tyre. Shkruajnė poezi tė pakuptimta, me pak fjalė. Ashtu janė, tė fshehtėn e ruajnė si gurin mė tė ēmuar mbrenda vetes. U ndihmojnė krijuesve tė rinjė, por jo tė gjithėve. Vetem atyre qė e kanė arritur pjekurinė krijuese. Kritikojnė mė tė drejtė...

    3.
    Them kėto janė ata qė na duhen, ata qė duhet t’i prijnė sistemit periodik letrar, por fatkeqsisht zėrat e tyre heshten nga nallēat e armatės sė mediokėrve qė s’dinė qė ē’ėshttė arti dhe letėrsia. Pėr hir tė sė bukurės, pėr hir tė brezave qė vijnė, pėr hir tė sė vėrtetės, tė sė mirė, sė resė, tė largohen Heliumat nga kariket e Lidhjes sė Shkrimtarėve shqiptarė tė Maqedonisė, pėrndryshe do rėndojė mbi ju mallkimi pėr Infektimin dhe Pėrbuzjen e Letėrsisė dhe Artit dhe se do dėnohėni pėr shkaktrim dhe sakatshmėri artistike, pėr gjymtim tė asaj qė ėshtė mė e nevojshme pėr lėtersinė, mėkėmbjen e Krijuesve tė rinjė me paterica estetike…
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    L e t ė r v e t v e t e s

    Arlind FARIZI

    … do doja kėtė letėr t’ia dėrgoja dikujt, ndonjė shkrimtari, ndonjė insititucioni, apo ndonjė kali qė njeh mirė artin, ndonjė statuje qė di tė qaje.., po s’e bėj dot. Andaj kėtė letėr me njė stil akrepi po ia drejtoj kokės sime. Dhe i them: “O KOKA IME”, kupto mė shumė! Thelloe mendimin! Hyn labirintheve ku ke strehuar frikėn dhe nxire jashtė! Jepi zė heshtjes! Heshtja ėshtė cilėsi e frikacakut dhe e tė zhgėnjyerit! “O KOKA IME”, mos lejo tė tė tallin pleshtat pėr kokėboshėsinė tėnde! Bindu se kėsaj bote i duhet guximi, guximi i mendimit artistik dhe estetik.

    “O KOKA IME”, e di se tė dhemb koka kur sheh se si lindin krijuesit si kėpurdhat pas shiut. Ashtu, tė rinjė ( tė reja), tė trembur(a), tė lagur(a) mė spermėn edukuese tė redaktorėve tė tyre, fillojnė ritėn nėn pėrkujdesjen fikse: infektim dhe asgjėsim tė ēdo gjėje qė ėshtė e bukur. Dhe nė vend tė tyre tė mbijnė veprėn e tyre si “lule tė sė keqes” dhe pėr ta bėrė letėrsinė xhungul bodleriane. “O KOKA IME”, nė kėsi kushtesh ndodh fenomeni I vetizolimit dhe i vetmjaftueshmėrisė tė krijuesve.

    Pse? Shumė thjesht, letėrsia klanizohet dhe monopolizohet… Elita e rreme e krijuar nga mbretėria e mediokėrve prodhon krizė nė seri pėr letėrsinė dhe shkul pamėshirshėm vlerat e heshtura tė krijuesve tė rinjė dhe tė talentuar. "O KOKA IME”, bindu se ndėr shkrimtarėt ėshtė ngritur sismtemi i gėnjeshtėrt i vlerave. Nė mendjet e njerėzve servohet tabu, plagjiatur, kiē, mite e fetishe. Formimi i keq estetik dhe etik i disa autorėve tė rijnė qė po e rasin letėrsinė dhe lavdet e ngritura deri nė qiell nga redaktorėt mė pėrfitim reciproke - materiale kanė marrė huxhumin e atij lumit tė pėrdalur, tė tėrbuar. Kjo vjen si pasojė e anarkisė insititucionale, konfuzitetit estetik dhe moral, shundit poetik qė inicon komercializimin e kulturės.

    “O KOKA IME”, leri pazaret e llafeve tė kalemxhijnėve, ata debate vullgare plot fantazi e fjalė tė tymta. Leri ata qė tė mbajnė nė gjumė me ninullat perverse tė tė njėjtave ide tė flashkėta, tė kėnduara dikur nga dikushi, leri bejtet pėr “grate azgane”, leri shkrimet me moral didaktik-politik, s’tė duhen! Mėso dhe nga “fati i ginkallės”, mėso dhe nga mė tė mėdhenjtė, mėso dhe prej vetes… “O KOKA IME”, ti duhet t’i harosh pėrgjithmonė lavdet e mjerueshme. Krijuesi i mirėfilltė nuk konkuron me trimat e mėhallės aritistike. Ai konkuron veten…

    “O KOKA IME”, e njeh ti Kritikėn? Kritika jonė kutėrbon erė makiatoje tė pirė miqėsisht… Pa dashur tė bėhem orakull i sė keqes, pa dashur qė tė imponoj zgjidhjen pėr daljen ng kauza e letėrsisė,(as vet s’e di!), mė lejoni tė bėhėm alarm pėr shpirtrat e atyre qė rrinė nėn hijen e perspektivės, se erdhi koha t’i zgjėrojmė kufinjtė e fjalės, tė flasim pak mė SERIOZISHT pėr letėrsinė, tek e fundit t’i mbrojmė ata pak vlera tė reja qė i kemi. Klima e letėrsisė ndryshon, para jush marshon nje brez plot vizion.. Kėtė letėr do e dėrgoj nė ajėr, si kujtesė, si dėshmi e mjegullt, si shkak, si pasojė, si mbeturinė e mendimit, si asgjė, si lutje…
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Arlind FARIZI

    Mė fal Baba

    (Rekuiem per Francin)

    I harruar nga vetja jam

    i dashur vetėm prej djallit jam

    unė linda plak

    fėmijėria mė vdiq nė lindje

    Baba,

    100 vjet vetmi kam,

    vetmi plot njerėz,

    se i makondės jam

    Gabon kojshi e kam

    Baba,

    pėrpiqu tė dėgjosh qetėsinė e zezė tė natės

    dėgjoe kėtė korb ėgėrrsisht tė drojtur

    unė tė dua,

    me indiferencen time mė tė madhe tė dua

    Baba,

    dėgjoj organonet e ndjenjave tė mia

    bien shpejt, si simfonia e Lamtumirės

    Jam nė Trans Patetik...

    desha vetėm tė shikoj si duken parajsat artificiale...

    Mė Fal Baba,

    Ti mė akuzon pse pij,

    unė nuk pij,

    jam njė i dehur dashurie

    me shishen e pikėllimit nė dorė

    nuk vdesa njeriu

    pa i provuar shijen e likerėve tė idhtė mėkatit.

    Baba,

    mos ndjell keq,

    orakull i sė keqės mos e bė

    beso nė mua,

    si vetes,

    se unė jam pasqyra ku ti sheh thellė jetėn tėnde.

    besoj misionit tim

    unė jam besimtar arti

    kam pak prirje poeti,

    ti, Ajo, askush

    nuk ka pėr ta kuptuar Prognozėn tim pėr Muzgun

    Bodler, Ti herėt tė morrėn vesh...

    Baba,

    unė jam dashnor i papėrkulur

    se e di sigurt se gjitha ata qė Diellin deshen

    e deshtėn dhe vetminė e tij, vetminė diellore.

    Baba, pastėrtia ėshtė e pėrlyer...

    shpirti i femrės ėshtė i zi...


    Baba,

    ti s'e ke haberin sa vret fjala

    ti s'e di ēka mund tė theje pakujdesia e fjalės

    fjala yte sa njė mallkim perėndie ėshte...

    po pėrderisa jam nė ēatinė tėnde

    jam nėn pushtetin tėnd

    jashtė murreve tė saj nis jeta pėr mua,

    unė ėndėrroj detin

    kėtė pamje tė xhamtė

    ku shoh shėmtinė time dhe gabimet,

    shpresat, iluzionet, tw shoh veten...

    Baba,

    njė shpirt vezufi kam

    mos mė ngacmo,

    lėrmė me dhimbjen time

    se dhe unė skam faj

    njė vajzė mė bėn tė vuaj...

    Baba,

    ti kurrė s'ke pėr tė zbuluar fshėhtėsitė e mia

    as buzėqshjet e mia, keto kristale tė ēiltėrta

    unė i lutem vet njė ikone

    vet ajo di ēdo gjė pėr mua

    vetėm ajo i di pengjet e mia...

    Baba,

    trego nėse tė kam lėnduar mė indiferencėn time

    se kam qenė i ftohtė,

    unė pres tė mė mėshirosh

    tė mė pėrkdhelėsh me duart e njėlmta dėshire.

    Baba,

    ti sillesh me jetėn si njė Tiran

    betejat me fjalė nuk fitohen

    dhe mua mos mė shih pėr armik

    se luftoj mė fjalė e letra tė bardha...

    Baba,

    e ftohtė ėshtė fotografia jote

    ka ngjyre zhgėnjimi,

    ka ngjyrė lodhje,

    I shoh rrathėt e tymtė tė dhimbjes

    ti nxin shpirtin me nikotinė

    dhe mendon se unė kurrė s'do bėhėm...

    Baba,

    dėgjoj kėto thirje kėmbane

    janė kėmbana shpese,

    thirrje pėr armėpushim.

    jeta mė ėshtė mė e mėrzitshme

    se njė ligjerat e profesorėve tė mi.

    i lodhur nga fjalėt jam

    s'dua tė bėrtitura

    fjalėt mikluese mė mungojnė...

    Baba,

    mė fal baba pse pij,

    ēdo ditė ėshtė e shpikur pėr dehje

    mashtrim idiotėsisht i bukur

    infuzion mė lėng ėndėre,

    ikje nga vetja e djeshme...

    Baba,

    unė e di se do ndryshoj

    se do e gris kėtė gabim

    si kėtė poezi tė pakuptimtė

    mė fal Baba,

    dua tė dėgjoj klithmėn e fundit

    tė poetit tė mbrėmė...

    Baba, gėzimet e jetės mė kanė ngrirė

    dimėr bėn nė shpirtin tim

    se u largua qenia mė e sinqertė e vetė njeriu

    Ajo, Baba, Ajo ėshtė fajtorja

    Baba, vėshtirė tė jetosh pa gjysmėn e vetes,

    lehtė tė vdesėsh...

    Baba,

    gjithēka nė mua po rrėzohet, pushtohet

    si njė Trojė e pambrojtur,

    dhe tavani mė sheh me nėnēmim

    mė janė thinjur fjalėt

    mė janė lodhur mendimet

    dhe vdes pėr ditė nga pak

    se jeta njė ditė e humbur ėshtė...

    Vetėm dashuritė digjėn nė muzg

    kur ne thinjemi

    e kujtimet i varrosim nė poezi

    qė era do i lexoj si njė mbishkrim varri...

    Baba,

    do tė shėrohet kjo gjendja mes nesh

    do e mėsojmė abetaren e dashurisė

    ti do kthehėsh i urritur nė qėtėsinė tėnde,

    unė do kthehem i penduar pėr indiferencėn time

    Baba, sa vetmitare kemi qenė

    Eja tė hipim mbi urėn e tė sotmes

    tė shohim pėrtej, larg shumė larg...

    T'i ēelim derėn mirėkuptimit

    me ēelėsin e besimit

    Baba,

    unė nėnshtrimin s'e pranova

    Ti mbete kolonel arogant

    por, se lėshove tėt bir

    qė sado i keq qė ėshtė, kushton sa njė botė,

    se vetėm mua ka si gjel ngushėllimi

    e unė vet atė e kam babė...

    Unė nė kėtė poezi tė pakuptimtė

    s'e rrefeva veten,

    po Francin, Franc Kafkėn,

    a e njihni, Ai jam Unė...
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Arlind FARIZI

    Sytė e ndjekjes

    Sytė e kokalltė tė ndjekjes
    Shohin gjithēka nė ty
    Virus i tė ndjekurit
    Komunizėm-ndjekje
    Ndjekje-pėrvdekje
    Pis ndjekje,
    Sytė e mėdhenj tė ndjekjes
    Ngjiten si muti n’kėpucėn e njė ikėsi
    Syve tė tillė s’u shpėton
    As maratonisti, alkimisti,
    As pisi i pisit,
    As hija e pisit tė pistė,

    As vetė ndjekėsi
    Ndjekėsi pa sy
    Por me koncept ndjekjeje
    Ti vjell zorrėt
    Tė shpiunon legeni.
    Ti bėn dashuri
    Tė shpiunon e dashuria
    Mashtrimi tė cilit i dyfish i besove
    Gjithēka ka aromė ndjekje
    Dhe jeta prej ndjekje ėshtė.
    Vetėm vdekja i shpėton ndjekjes.
    Vdekja vret planet e ndjekjes
    Shkoē ēdo tendencė pėr ndjekje
    Dhe lė ndėrgjegjen t’qetohet n’parajsė.
    Sytė e ndjekjes
    S’janė sytė e Zotit
    Zoti kahėr ėshtė verbuar.
    Sytė e ndjekjes janė sy njerėzish meskin
    Sy veses tė kėqija
    Sy mentalitetesh tė verbėta…
    Sy mace ka Ndjekja.
    Sy tė terrtė plot vezull ndjekje.
    Sy tė pagjum shkaku i njė ndjekje.
    Ndjekjet vijnė pas gabimeve

    Unė s’dua tė ndiqem
    Por, si t’ua mėsoj tė tjerėve artin
    E tė jetuarit me gabime.
    Sytė e ndjekjes janė vetėtima ndėshkimesh
    Janė rebeshe shikimesh plot nervozė
    Janė dhėmbė qė duan tė ēajnė njė shpresė
    Janė pranga…
    Sytė e ndjekjes duan viktima gabimesh
    Duan nxėnės tė dėgjueshem
    Per nė ligjeratėn e ndjekjes
    Nė amfitetrin mė profesor Ndjekėsin
    Duan fėmijė tė habitur

    Qė lėhtėsisht t’ua rasin programin e ndjekjes
    Mė Usb nė trurin e tyre pa haber ndjekje.
    Ndjeka pėrvetson ēdo gjė
    Por jo shpirtin.
    Shpirti ėshtė desntinim i ndjekjes
    Si gjaku pėr njė vampir.
    Ndjekja ka kėmbė tė shpejta e duar tė gjata
    Ndjekje s’ėshtė ēdo vėzhgim, ēdo pėrcjellje
    Ndjekjen e bėn ndjekje
    Koncepti tė ndjekurit
    Pėr tė viktimizuar njė fatprerė,
    Pėr tė vrarė njė tė vėrtete…
    Ndjekja ėshtė leckė e zezė
    Tė mbyll gojėn dhe shpirtin
    Ndjekja mua kur s’do tė mė zė.
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Arlind Farizi: Imazhi dhe autoimazhi
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 07:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •