Ministri grek i Kulturės, i sapo ardhur nė kėtė post pas ndryshimeve nė qeverinė e Kosta Karamanlis, Andonis Samaras ka deklaruar se Maqedonia do tė shkatėrrohet dhe nuk do tė ekzistojė si subjekt i vetėm. Sipas tij, Greqia nuk duhet tė frikėsohet nga Shqipėria e Madhe apo Bullgaria e Madhe, tė cilat do tė krijohen pas shkatėrrimit tė Maqedonisė.
ATHINE -Nė njė kohė kur negociatat pėr ēėshtjen e emrit midis Athinės dhe Shkupit qėndrojnė ende pezull, njė deklaratė e fortė ka mbėrritur sė fundit nga shteti helen. Ministri grek i Kulturės, i sapo ardhur nė kėtė post pas ndryshimeve nė qeverinė e Kosta Karamanlis, Andonis Samaras ka deklaruar se Maqedonia do tė shkatėrrohet dhe nuk do tė ekzistojė si subjekt i vetėm. Deklaratat e ministrit nė fjalė, i njohur pėr qėndrimet radikale dhe nacionaliste i ka bėrė pėr televizionin shtetėror grek ERT. Sipas tij, Greqia nuk duhet tė frikėsohet nga Shqipėria e Madhe apo Bullgaria e Madhe, tė cilat do tė krijohen pas shkatėrrimit tė Maqedonisė.
Besoj se shumė shpejt Shkupi nuk do tė ekzistojė si subjekt i vetėm. Kjo do tė thotė se koha ėshtė nė anėn tonė, dhe praktikisht ėshtė nė anėn tonė, pėr shkak se mendoj se ata nuk do tė kenė sukses qė tė ruajnė unitetin, i cili tani nuk ekziston. Greqia ėshtė si forcė nė zhvillim dhe me popullsi mė tė madhe dhe mė tė fortė dhe nuk ka pse absolutisht tė frikėsohemi nga ata-deklaron ndėr tė tjerash ministri Samaras, i cili ishte ministėr i jashtėm grek nė vitin 1993 dhe ishte larguar nga qeveria e kryeministrit Micotakis pėr shkak tė qėndrimeve tė tij tė forta.
Samaras ka shtuar se BE nuk do tė heq dorė nga partneri i saj nė kufirin jugor tė Evropės. Lidhur me kėtė ai ka theksuar se Greqia nuk duhet tė pranojė qė nė propozimin pėr emrin si kompromis tė ekzistojė nocioni Maqedoni dhe se pėr kėtė nuk duhet tė heq dorė Athina zyrtare.
(BalkanWeb)
Krijoni Kontakt