Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Muslimane krenare!
    Anėtarėsuar
    12-06-2007
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    26

    O kur djepi tronditet!

    O kur djepi tronditet!

    Tronditu o djep!

    Gjak! Lot! Dhembje! Mos mė qaj oj zemėr e luhatur, kur sheh tė pafajshmin e pėrgjakur! Nuk tė mėshiron loti, kur derdhet gjaku. Mos mė shkruaj, oj penė ngushėlluese, nėnshtruese e robit tė baltės!

    Ē’ke qė ngreh zėrin, mos mė klith me atė gjuhė gėnjeshtare. Mos m’u bė sikur shpirti prej dhembjes tė ėshtė pėrgjakur, tė mos bėhesh prej atyre qė me ndėshkim tė pabesisė veēmė janė pėrballur.

    Jo pasha Allahun e Gjithėpushtetshėm, nuk mund tė mashtrosh veēse vetveten!

    Toka po rėnkon, pėr zgjim po klithė! Le tė ndahen njerėzit nė grupe. Edhe guri ėshtė duke u zier. Edhe eshtrat e tė pabesėve janė ndezur flakė. Mos fsheh ligėsinė e tė shfaqėsh trimėrinė. Bjer nė tokė, e thuaji vetes ‘tradhtar’! Dėfryes e lajkatar! E nxirr prej zemre tė keqin, ose thellė nė tokė humb.

    Le tė ngrihen tė gjallėt! Le tė ēohen tė vdekurit e gjallė! Zemrat le tė hallakaten, mendjet tė shkunden, toka tė dridhet, mjegullat tė nxihen; shkatėrrim pėr shkatėrrimtarė!

    Mos me gjakun e derdhur po tallesh? Mos me lotin e fėmijės po qeshesh? Mos me pafajėsinė po dėfrehesh? Ah, tradhtarė!

    O kur djepi tronditet! Toka duke u rėnduar, zemra duke u dridhur, frymėmarrjet duke u nxėnė, shikimet duke u rrėkėllyer, gjaku duke u ndezur; ē’pritet! Ē’pritet pas dhembjes e trishtimit, pas poshtėrimit e ēnderimit!

    …..Tradhti! Mos foltė gjuha rrenacake, mos shkroftė pena lajkatare, mos lėviztė zemra e zezė!

    O guri a pėrgjigjet? Kur ‘ē’pret’ i thuhet, e kujt i druhet, kur zėri shteret, e fjala humbet kuptimin! Ngjyrė e penės, ujė nė tokė tė vdekur! Llahtari e momentit.

    O pėr ēfarė jetohet! S’ka jetė, po vriten jetė. Zemra e vdekur ka mbet! Gjuhė memece, kur pėrbuzet para gjuhės qė gjakun nxjerrė. Mė mirė tė thahej. Mendja e mbyllur, mė mirė tė tretej.

    Dridhu o djep! Nxirre jashtė, “cung” ėshtė. Le tė rrėzohet. Ku ka mend cungu? Ku ka enė gjaku? Le tė pėrplaset pėr toke. Le tė bindet se cung ėshtė. Tė mos pėrkundet, tė mos mendojė se po merr jetė. Njeri i pamend!

    Pa shpirt! Jo, shpirt i bykosur!

    Ēka thuhet, s’ka vlerė. Tė mos shkruhet gjė. Ngrihen lapsat. Ēka lėvizi? Gėnjeshtėr. Iluzion. Mos shkroftė ngjyra. Rėnkim i djepit, qė pėrkund jetė.

    Mos mbush kot faqen e bardhė. Dėgjo, le tė mjaftojė. Dėgjo poshtėrimin, qė brenda vetes kumbon. Jo mos thuaj asnjė fjalė, hesht, e ndih rėnkimin e zemrės duke vdekur.

    Letra e pena janė pėr tė dobėtit, kur i forti arrogant tė nget nga pas. Mos buzėqesh, je i dobėt, qaj, loto, vajto. Ēmendu, mė mirė tė mos shkruhesh i dobėt, nė tė kaluarėn e sė nesėrmes tė shkruhesh i ēmendur, jo i dobėt dėfryes! Mos gėnje, sepse kush beson nė njė Zot kurrė i dobėt s’mund tė jetė! Tradhtar e dėfryes po!

    Kur i drejti dobėsohet, e ky pra shtiret nė drejtėsi. Drejtėsi dhėmbi pėr dhėmb! Drejtėsi ndaj tė padrejtit, ndėshkimi!

    Mos mė thur fjalė trimėrie! Hesht. Pėrderisa edhe pika e shiut tė trondit kur majat e flokut tė prek, mos fol pėr lotin, kur pika e gjakut derdhet. E jo mė rrėke!

    Tė ka pushtuar frika. Tė ka pushtuar dunjaja. Tė ka sunduar epshi, kundėr jetės pas vdekjes. Lufta. Mos thuaj asnjėrėn germė. Fjalėt jetėn kanė humbur. Gjuha po gėnjen. Pena po tradhton. Mendja po trillon. Zemra po shtiret. Asgjė, asgjė po jep.

    Djepi. O djep qė po pėrkund “cunga”! Nuk e ka ndėrmend tė shndėrrohet nė trup njeriu. Bir Ademi, adhurues i asgjėsė! Djepi i jetės po tronditet. Ėshtė qepur goja, klithėse e forcės!

    Po shtiret, e po flet gjuha e trashur. Dėnuake padrejtėsinė? Jo kurrė! Po ruhet sundimi, sundues mjeran! I paaftė tė veprojė, kur vepėr tė aftė lypset. Klithė e kėrcen edhe zogu i pulės.

    Kujt i druhesh, prapė?
    Kujt i shtiresh, prapė?

    Harrove se Zoti tė krijoi, e tek Ai ėshtė kthimi i tė gjithėve? Atė qė do, me tė do ringjallesh! Premtim i pandryshueshėm. Me atė qė pajtohesh, me tė dhe pėr tė o do shpėrblehesh o do ndėshkohesh.

    Dita kur e vėrteta shpėrthen! Shpėrthen duke ēarė; me ujė tė rrėmbyeshėm duke gėlltitė!

    O s’kam fjalė! Dil prej zemre o armik! Mos mė shkruaj oj penė, mos mė pėshpėrit oj gjuhė, mund tė mė jeni tradhtarė!

    O Allah, mė udhėzo!
    Muslimane krenare!

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    He c'paska palse cmendia
    Shko mbytu ma shpejte cka po pret
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Tema tė Ngjashme

  1. Situata nė Irak
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 505
    Postimi i Fundit: 13-09-2013, 10:59
  2. Karol Wojtyla; Shenjtėrimi i tronditet nga njė mike “e fshehtė”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 13:45
  3. Pas Austrisė, edhe Italia tronditet nga incesti
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 07:03
  4. Kolumbia tronditet nga njė rast incesti. Babai, 8 fėmijė me vajzėn
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 18:46
  5. Xhamia dhe ndikimi i saj nė edukimin e brezave
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •