O kur djepi tronditet!
Tronditu o djep!
Gjak! Lot! Dhembje! Mos mė qaj oj zemėr e luhatur, kur sheh tė pafajshmin e pėrgjakur! Nuk tė mėshiron loti, kur derdhet gjaku. Mos mė shkruaj, oj penė ngushėlluese, nėnshtruese e robit tė baltės!
Ēke qė ngreh zėrin, mos mė klith me atė gjuhė gėnjeshtare. Mos mu bė sikur shpirti prej dhembjes tė ėshtė pėrgjakur, tė mos bėhesh prej atyre qė me ndėshkim tė pabesisė veēmė janė pėrballur.
Jo pasha Allahun e Gjithėpushtetshėm, nuk mund tė mashtrosh veēse vetveten!
Toka po rėnkon, pėr zgjim po klithė! Le tė ndahen njerėzit nė grupe. Edhe guri ėshtė duke u zier. Edhe eshtrat e tė pabesėve janė ndezur flakė. Mos fsheh ligėsinė e tė shfaqėsh trimėrinė. Bjer nė tokė, e thuaji vetes tradhtar! Dėfryes e lajkatar! E nxirr prej zemre tė keqin, ose thellė nė tokė humb.
Le tė ngrihen tė gjallėt! Le tė ēohen tė vdekurit e gjallė! Zemrat le tė hallakaten, mendjet tė shkunden, toka tė dridhet, mjegullat tė nxihen; shkatėrrim pėr shkatėrrimtarė!
Mos me gjakun e derdhur po tallesh? Mos me lotin e fėmijės po qeshesh? Mos me pafajėsinė po dėfrehesh? Ah, tradhtarė!
O kur djepi tronditet! Toka duke u rėnduar, zemra duke u dridhur, frymėmarrjet duke u nxėnė, shikimet duke u rrėkėllyer, gjaku duke u ndezur; ēpritet! Ēpritet pas dhembjes e trishtimit, pas poshtėrimit e ēnderimit!
..Tradhti! Mos foltė gjuha rrenacake, mos shkroftė pena lajkatare, mos lėviztė zemra e zezė!
O guri a pėrgjigjet? Kur ēpret i thuhet, e kujt i druhet, kur zėri shteret, e fjala humbet kuptimin! Ngjyrė e penės, ujė nė tokė tė vdekur! Llahtari e momentit.
O pėr ēfarė jetohet! Ska jetė, po vriten jetė. Zemra e vdekur ka mbet! Gjuhė memece, kur pėrbuzet para gjuhės qė gjakun nxjerrė. Mė mirė tė thahej. Mendja e mbyllur, mė mirė tė tretej.
Dridhu o djep! Nxirre jashtė, cung ėshtė. Le tė rrėzohet. Ku ka mend cungu? Ku ka enė gjaku? Le tė pėrplaset pėr toke. Le tė bindet se cung ėshtė. Tė mos pėrkundet, tė mos mendojė se po merr jetė. Njeri i pamend!
Pa shpirt! Jo, shpirt i bykosur!
Ēka thuhet, ska vlerė. Tė mos shkruhet gjė. Ngrihen lapsat. Ēka lėvizi? Gėnjeshtėr. Iluzion. Mos shkroftė ngjyra. Rėnkim i djepit, qė pėrkund jetė.
Mos mbush kot faqen e bardhė. Dėgjo, le tė mjaftojė. Dėgjo poshtėrimin, qė brenda vetes kumbon. Jo mos thuaj asnjė fjalė, hesht, e ndih rėnkimin e zemrės duke vdekur.
Letra e pena janė pėr tė dobėtit, kur i forti arrogant tė nget nga pas. Mos buzėqesh, je i dobėt, qaj, loto, vajto. Ēmendu, mė mirė tė mos shkruhesh i dobėt, nė tė kaluarėn e sė nesėrmes tė shkruhesh i ēmendur, jo i dobėt dėfryes! Mos gėnje, sepse kush beson nė njė Zot kurrė i dobėt smund tė jetė! Tradhtar e dėfryes po!
Kur i drejti dobėsohet, e ky pra shtiret nė drejtėsi. Drejtėsi dhėmbi pėr dhėmb! Drejtėsi ndaj tė padrejtit, ndėshkimi!
Mos mė thur fjalė trimėrie! Hesht. Pėrderisa edhe pika e shiut tė trondit kur majat e flokut tė prek, mos fol pėr lotin, kur pika e gjakut derdhet. E jo mė rrėke!
Tė ka pushtuar frika. Tė ka pushtuar dunjaja. Tė ka sunduar epshi, kundėr jetės pas vdekjes. Lufta. Mos thuaj asnjėrėn germė. Fjalėt jetėn kanė humbur. Gjuha po gėnjen. Pena po tradhton. Mendja po trillon. Zemra po shtiret. Asgjė, asgjė po jep.
Djepi. O djep qė po pėrkund cunga! Nuk e ka ndėrmend tė shndėrrohet nė trup njeriu. Bir Ademi, adhurues i asgjėsė! Djepi i jetės po tronditet. Ėshtė qepur goja, klithėse e forcės!
Po shtiret, e po flet gjuha e trashur. Dėnuake padrejtėsinė? Jo kurrė! Po ruhet sundimi, sundues mjeran! I paaftė tė veprojė, kur vepėr tė aftė lypset. Klithė e kėrcen edhe zogu i pulės.
Kujt i druhesh, prapė?
Kujt i shtiresh, prapė?
Harrove se Zoti tė krijoi, e tek Ai ėshtė kthimi i tė gjithėve? Atė qė do, me tė do ringjallesh! Premtim i pandryshueshėm. Me atė qė pajtohesh, me tė dhe pėr tė o do shpėrblehesh o do ndėshkohesh.
Dita kur e vėrteta shpėrthen! Shpėrthen duke ēarė; me ujė tė rrėmbyeshėm duke gėlltitė!
O skam fjalė! Dil prej zemre o armik! Mos mė shkruaj oj penė, mos mė pėshpėrit oj gjuhė, mund tė mė jeni tradhtarė!
O Allah, mė udhėzo!
Krijoni Kontakt