Islami na mėson ta duam atdheun dhe kombin dhe tė luftojmė e tė vdesim pėr tė kur ėshtė nevoja!
Dhe ai qė bie deshmor duke luftuar pėr mbrojtjen e atdheut ka shpėrblim tė madh te Zoti sic thuhet nė Kur'an:
3:169. Kurrsesi tė mos mendoni se janė tė vdekur ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e All-llahut. Pėrkundrazi, ata janė tė gjallė duke u ushqyer te Zoti i tyre.
Por kombin duhet ta mbrojmė vetėm kur paraqitet nevoja e rreziku e jo tė bėhemi nacionalistė nė kohė paqeje e tė provokojmė kombet tjera apo tė nisim luftėra kundėr tyre.
Thotė Allahu xh.sh. nė Kur'an:
2:190. Dhe luftoni nė rrugėn e All-llahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata qė e teprojnė (e fillojnė luftėn).
Shumė popuj e konsiderojnė veten patriotė por disa nga ata kanė kolonizuar shumė popuj tė tjerė padrejtėsisht ose me dhunė.
Prandaj patriotizmi nuk ėshtė mirė tė shfaqet nė kohė paqeje e ta duash vetėm vendin tėnd e ta urresh fqiun apo ndonjė vend tjetėr mė tė largėt.
Kemi shumė shembuj kur njė shtet nė kohė paqeje ka sulmuar padrejtėsisht shtetin fqinj por nė fund ka dėshtuar dhe atij shteti i kanė ndalė nė ndihmė shtete tjera mė tė fuqishme.
Kjo ėshtė njė mėnyrė e padukshme se si Allahu xh.sh. i ndihmon popujve tė shtypur!
Autor: Sefedin Muqaj
Referenca: Kurani Pėrkthim i Sherif Ahmetit
Krijoni Kontakt