ASHURA NË SYTË E TJERËVE DHE IMAM HYSEJIN

Përktheu: Xheladin Hamza

Bismillahirirrahmanirrahim
Fjala e përkthyesit
Lexuesve të nderuar në mënyrë më të ngrohtë ua propozoj që të lexojnë këtë pjesë, në mënyrë që të pasurojnë dijeninë e tyre, me këtë personalitet kaq të denjë dhe të shenjtë, njashtu edhe mbi Islamin në përgjithësi. Allahu xh.sh. le të pastrojë ndjenjat dhe zemrat tuaja dhe të ju ndihmojë në afrimin tek i Lartësuar dhe Madhërishëm.

ASHURA NË SYTË E TJERËVE

Ndodhja në Kerbela si dhe kryengritja e Hysejin Ibn-Ali Ibn-Ebi Talibit ka pasur ndikim të madh tek njerëzit në botë, tek myslimanët dhe jomyslimanët. Madhështia e kryengritjes si dhe piedestali i vetësakfikimit si dhe vetit tjera të Hysejinit dhe shokëve të tij ka bërë që të bëhet rrezatimi i një numri të madh mendimesh lidhur me këtë lëvizje si dhe veprimit heroik të themeluesit të ashureve. Bartjen e të gjithave që është thënë, kërkon krijimin e një libri voluminoz, veçanërisht nëse marrim parasysh faktin që disa nga shkrimtarë jomyslimanë kanë shkruar edhe libra të veçanta lidhur me këtë ndodhi. Momentalisht theksojmë vetëm një pjesë të vogël se çfarë kanë thënë mbi Hysejinin, ndihmësve të tij, Zejnebës, Kerbelasë, Ashurës.

Taha Hysejin (shkencëtar egjyptas): Hysejini ka kërkuar rastin që të fillojë xhihadin, dhe ta ndjekë rrugën deri ku ka arritur et (baba) i tij, duke u djegur në te. Ai haptazi ka folur për Moavijën dhe veprave të tija, deri në atë masë, që Moavija i është kërcënuar. Mirëpo, Hysejini ithtarët e tij i ka bindur që të jenë të fortë në kërkimin e së drejtës dhe të vërtetës.

Tantavi: Tregimi mbi Hysejinin, nxitë dashurin e liberalëve (njerëz të mendimit të lirë) në sakrifikimin për në rrugën e Allahut, ndërsa ngutja në vdekje konsiderohet dëshira më e madhe gjerë në atë masë që bëhet vrapimi tek vendi i sakrificës.

Mahatma Gandi: Detalisht kam mësuar jetën dhe veprën e shehidit të madh islam imam Hysejinit, faqet e Kerbelasë pas kujdesit të mjaftueshëm më kanë dhënë dijeni, se po që se Indija dëshiron të vijë gjerë tek fitorja duhet përcjellur shembullin e Hysejinit.

Muhamed Ali Xhanah (Zyre e lartë, Pakistan): Në botë nuk ekziston shembulli më i mirë i trimërisë, nga ai që tregoji imam Hysejini në leksionin e mosfrikësimsit dhe të vetësakrifikimit. Besoj se të gjithë myslimanët e botës duhet të përcjellin shembullin e Hysejinit, i cili u sakrifikua në territorin e Irakut.

Tomas Masarik (luftëtarë për pavarësinë e Çekosllovakisë): Edhe pse fretërit tanë i mallëngjejnë besimtarët në golgotën e Isaut a. s. Mirëpo, kurrë nuk mund të arijnë afsh frymëzimi dhe përmallimin të cilin e arijnë ithtarët e Hyesejinit. Ndoshta është argumenti i saj fakti që fatkeqësia e Isaut a. s. në krahasimin me atë të Hysejinin si një kashtë e vogël përballë një mali të madh.

Çarlls Dikens (shkrimtar i njohur britanik): Sikur të ishte ideja e imam Hysejinit lufta për përfitimin e të mirave të kësaj bote, në atë rast nuk e kuptoj përse me vete ka marr motrat, gratë dhe fëmijë? Pra, kuptimi logjikon, se ai është vetëflijuar ekskluzivisht vetëm e vetëm për islamin.

Binti Shati: Zejneba, motra e Hysejinit ka prishur shijen e fitores, në gojën e Ibn Zijadit dhe fisit Benu Umejja. Kupën e tyre e mbushi me helm. Në të gjitha ndodhitë politike, pas ashures, si që është kryengritja e Muhtarit dhe Abdullah Ibn-Zubejrit si dhe në ramjen e Emevisë si dhe vendosjen e pushtetit Abasit si dhe fortifikimin e rrënjëve të shiizmit, Zejneb, trimëreshë nga Kerbelaja ka pasur një rol mahnitës.

Tomas Çarli (historian dhe filozof britanik): Leksioni më i mirë të cilin e mësojmë nga tragjedia e Kerbelasë është ajo që imami dhe shokë të tij kanë pasur besimin në ekzistimin e besimit në Zot. Ata me veprimin e tyre kanë treguar që në konfliktin e së vërtetës së mashtrimit, numri i njëjtë nuk luan rol. Fitorja e Hysejinit edhe përkundër faktit se ishte me numër shumë më të vogël, provokon çuditshmërin tek unë.

Edvard Braun (orijatelisti britanik): A është e mundur që të ekzistoj zemra e cila gjatë përmendjes së Kerbelasë që të mos jetë e mbushur me hidhërim dhe dhimbje shpirtërore? Edhe ata të cilët nuk janë myslimanë nuk mund të mohojnë pastërtinë shpirtërore e cila ka ndodhur në këtë luftë islamike nën flamurin islam.

Frederik James: Leksioni i imam Hysejinit dhe çdo trimi tjetër si dhe shehidit në këtë botë janë shenjë se në te ekziston principi i përjetshëm i drejtësisë, dashurisë dhe mëshirësisë e cila nuk pranon ndryshime, dhe gjithashtu jep në dijeni se sa herë ofrohet rezistenca për këto çështje si dhe kur njerëzit qëndrojnë vendosmërisht në rrugën e tyre, ato principe gjithnjë do të ekzistojnë në këtë botë.

L. B. M: Shekuj me radhë njerëzit kanë adhuruar trimërinë, zemërgjerësinë, bujarinë, heroizmin, mu për këtë liria dhe drejtësia kurrë nuk i nënshtrohen forcës të së keqes dhe dobësisë. Ajo ishte zemra dhe madhësia e Hysejinit. I lumtur jam që kam mundur të marr pjesë me atë të cilët në zemrat e tyre kanë lavdëruar dhe madhëruar atë sakrifikim, pa marr parasysh që nga ajo kohë kanë kaluar 1300 vite.

K. Sharladak: Hysejini ka ecur në rrugën e tij me një numër të vogël të bashkësisë dhe mendimtarëve të tij, jo për hir të forcës dhe lavdisë, vetëm për hir të ngritjes sublime të viktimizimit. Çdo anëtar i kësaj bashkije, qoftë burrë apo grua, duke ditur pamëshirëshmërinë e armikut, ishte i gatshëm jo vetëm që të luftojë, por edhe të vdes. Të penguar edhe në ndalimin e ujit për fëmijë, ata në nxehtësinë e rrezeve të zjarrta të diellit si dhe rërës e cila zjarrit i ngjante, kanë mbetur në qëndrueshmërinë dhe konsekuent (principiel), heroikisht duke u takuar me vdekjen, pa asnjë hamendje më të vogël kanë qëndruar në cakun e tyre.

Washington I. (historian i njohur amerikan): Imam Hysejini ka mundur ta shpëtoj jetën e tij sikur të ishte dorëzuar dëshirës së Jezidit, mirëpo, përgjegjësia udhëheqëse islame nuk lejon që ai Jezidin ta shikoj si halifën. Ai është përgatitur shpejtë për bartjen e presioneve me qëllim të lirimit të islamit nga thonjtë e Beni-Umejjës. Nën diellin i cili fërgon (përzhitë), në tokën e tharë të rërës së zjarrtë arabe shpirti i Hysejinit është i pavdekshëm. O pehlivan, o shembulli i heroizmit, o princ i guximtarëve, o Hysejin!

Moris Dukberi: Në vajtimet madhështore të vajtimit të Hysejinit, flitet që Hysejini për ruajtjen e nderit dhe dinjitetit të njerëzve si dhe pozitës së lartë të Islamit ka kaluar jetën e vet, pasurinë dhe fëmijët dhe nuk është gjunjëzuar nën vërsuljet e Jezidit për pretendimin mbi zotërimin. Mu për atë ejani e ta marrim si shembull e të mos dorëzohemi në duar të kolonizatorëve e të i japim prioritet vdekjes se shenjtë krahas jetës së nënçmuar.

Marbin Almani (orientalist): Viktimizimi i njerëzve më të dashur dhe tregimi i faktit që drejtësia është me te, dhe që i është bërë padrejtësia, gjithë botës mbarë i ka treguar leksionin (mësimin) mbi sakrifikimin, e në atë mënyrë ka shënuar islamin dhe të myslimanëve në histori, e në botë i ka bërë krenar. Ky ushtar i ndershëm e ka prezantuar botën islame banorëve të tokës (të kësaj bote) në atë mënyrë që e keqja dhe dhuna nuk mund të mbijetojnë pa marr parasysh se sa duket e madhe dhuna dhe e keqja si dhe ndikimi kundrejt të së vërtetës, është sikurse pupla në erë.

Lijakat Ali Khan (vice premier i parë i Pakistanit): Kjo ditë e muajit Muharrem për myslimanët në mbarë botën ka një rëndësi të madhe. Në këtë ditë ka ndodhur një ndër ndodhitë më të dhembshme, tragjike dhe më të tmerrshme në historinë islame. Shahadeti i imam Hysejinit a. s. në të njëjtën kohë kur është ndodhja e hidhur, numërohet në fitoren shpirtërore përfundimtare në botën islame, sepse tregon shembullin të dorëzimit të vullnetit të Zotit. Ky mësim na mëson pa marr parasysh se sa janë probleme dhe rreziku i madh, ne nuk duhet të kemi frikë nga ta, nuk guxojmë të devijojmë nga rruga e drejtë dhe drejtësia.

Xhorxh Xhordak: Kur Jezidi i ka nxitur njerëzit që ta vrisnin Hysejinin, ata e kanë pyetur se sa do tu paguante. Ndërsa ndihmësit e Hysejinit kanë folur: Ne jemi me ty, edhe nëse na vrasin shtatëdhjetë herë, ne përsëri dëshirojmë që të luftojmë pranë teje dhe përsëri të jemi të vrarë.

Abas Mahmud Akad (shkrimtar dhe letrar nga Egjypti): Lëvizja e Hysjinit nuk ka të ngjashme në historinë fetare si dhe në lëvizjet politike. Shteti i Emevijëve pas kësaj lëvizjeje nuk ka mundur të mbijetoj as kohën e një jete të njeriut mesatar, ashtu që nga shahadeti i imam Hysejinit a. s. e gjerë tek fundosja e tyre nuk ka zgjatur më shumë se gjashtëdhjetë e disa vite.

Ahmet Mahmmud Subhi: Edhe pse në fushën politike dhe ushtarake Hysejini ka përjetuar humbje, mirëpo, historia nuk shënon disfatën më të suksesshme e cila është përfunduar për të atë të cilët humbën. Gjaku i Hysejinit pas tij ka pasur kryengritje të Ibn Zubejrës, dalja e Muhtarit si dhe lëvizjeve të tjera derisa nuk ka rënë pushteti i emvelijëve. Thirrja për hakmarrjen e gjakut të Hysejinit është shndërruar në britmën e cila ka lëkundur frontin dhe pushtetin.

Antoan Bara (krishter): Sikur Hysejini të na takonte neve, në çdo vend do të venim flamurin e tij dhe në çdo fshat do të mbanim ligjërime në nderin e tij, dhe të thërrisnim popullatën në fenë tonë me emrin e Hysejinit.

Gibbon Edward (historian britanez): Edhe meqenëse ka kaluar një periudhë e caktuar nga ngjarja në Kerbela, edhe meqenëse nuk jemi bashkatdhetar me aktorin e tij, megjithatë rëndësia dhe problemi të cilin e ka duruar Hysejini a. s. nxitë ndjeshmëri të rënda të poetëve më të pikëlluar, ashtu që zemra ndaj atij vigani në veti koincidon një lloj emocionesh dhe dashuri.

Nikollson (orientalist): Benu Umejje kishin mëri dhe janë sjellë në mënyrë tiranike arbitrare, ligjet islame i lanë pas dore dhe bënin nënçmimin e myslimanëve. Kur shikojmë historinë ajo thotë: Feja është ngritur kundër oborrit të urdhërdhënësve dhe pushteti fetar ka mbetur kundër iperijalizmit. Historija, në mënyrë të sinqertë gjykon se gjaku i Hysejinit është në shpinën e Emevijëve.

El-Fahri (historiani arab): Kjo është katastrofë për të cilën unë nuk kam guxim shumë të flas, duke e konsideruar si shumë të pikëlluar dhe të trishtuar. Vërtetë kjo ishte tragjedi të cilës asnjë akt i turpshëm i cili ka ndodhur në islam, nuk i është as për së afërmi i barabartë. Atje ka ndodhur një prerje e egër sikurse njeriut kur ia këputni mishin nga eshtrat. Dhe përsëri, unë i largohem tregimeve mbi këtë ndodhi nga tmerri i tij që ka ndodhur. Po, vërtetë kjo është katastrofa më e madhe.

Zotëri Persi Sikson (orientalist britanik): Është e vërtetë që trimëria dhe vetësakrifikimi të cilin tregoi ky grup i vogël ishte i atij intensiteti që përmes të gjitha shekujve që kushdo që për këtë të ndiej, nga goja e tij do të jep lëvdata. Ky grup njerëzish, adhurues të së drejtësisë kanë lanë pas vetës emrin e lartë që do të jetojë përgjithmonë.

Tamilas Tundum (ish shef i kongresit nacional në Indi): Ky sakrifikim i lartë, si që është e imam Hysejinit, na ngritur nivelin e të menduarit njerëzor, dhe është e nevojshme që kujtimi në te të jetë i qëndrueshëm përgjithmonë.

Muhammed Zoglul Pasha (në hyseininijen inariane në Egjypt): Ai në këtë vepër është ngritur sipas obligimit të tij fetar dhe politik, dhe tubime të tilla për vajtimin e Hysejinit, zhvillojnë shpirtin e trimërisë tek njerëzit dhe bëhen esenca e fuqizimit të forcës të vullnetit në rrugën e së vërtetës dhe dashurisë ndaj së vërtetës.

Abdul-Hamid Xhudetus-Sihar (publicist egjyptas): Hysejini nuk ka mundur ti bëjë betimin e rrejshëm Jezidit dhe të pranojë pushtetin e tij, nga se në atë rast do ti vente vulën e vlefshmërisë për intrigë dhe gjymtim, dhe do të bënte përforcimin e shtyllave të së keqes dhe dhunës të mbështetura në dëgjueshmërinë e të padrejtës. Imam Hysejin a. s. me te nuk ishte i kënaqur, edhe meqenëse familja e tij dhe të afërmit kanë rënë në robërim, e ai vetë dhe miqtë e tij të vrarë.

Abdurrahman Sherkavi (publicist egjyptas): Hysejini është shehid në rrugën e besimit dhe lirisë. Nuk janë vetëm shii ata të cilët duhet të krenohen me emrin e tij, por të gjithë njerëzit liberal (që kanë mendim të lirë) të botës, duhet patjetër të krenohen me këtë emër të ndershëm.

El-Abidi (muftija e Mosulit): Tragjedia në Kerbela bie në veprat e rralla të ndodhura në histori, sikurse që janë të rralla aktorët e saj. Hysejin Bin Ali a. s. ka parë obligimin e tij dhe nuk është hamendur në jetësimin e sunetit dhe mbrojtjes të së vërtetës dhe atyre që i është bërë e keqja si dhe luftëra për të mirën publike, e cila është themeluar në urdhëresën e Allahut, në Kur′an si dhe në fjalët e pejgamberit s. a. v. a. Ka sakrifikuar jetën e vet në vendin e vdekjes, dhe në këtë mënyrë tek Allahu hynë në shehidët e gëzuar, e në histori konsiderohet prijës i reformës.