Fundvit europian: Aksione e akte normative
Nga Selim Belortaja/ Dy-tre lajme te fundvitit, nuk lene asnje dyshim se e ardhmja eshte e garantuar. Dhe se kemi qeverine qe na takon. Te ciles, (po te flisnim me shqipen fine te nje funksionari ne lulezim), -nuk ka bir k. qe t'i thote nje fjale, me perjashtim ndoshta te Komisionit Europian, i cili s'heq qe s'heq dore nga akuzat per korrupsion, krim e trafiqe, duke lene madje te kuptohet se ky qenkesh sebepi pse nuk na afrojne tek dera, etj, etj. Nderkohe qe vetem dashakeqet e shpirtzinjte nuk duan te shohin se si "..karvani shkon perpara". Bile edhe une si funksionari ne fjale, po dyshoj se karvani yne ecen kaq shpejt, sa edhe vete Brukseli nuk na ndjek dot.
Po le t'i kthehemi arritjeve me te reja e do te shohim se cdo te thote ta marresh seriozisht "shtetin e gjithe popullit". Pa na lene ende te ngopeshim nga ekranet e mbushura denga me fytyrat plot dhemshuri te politikaneve tane, qe me gramatike te cuditshme shperndanin urime Krishtlindjesh pa hesap, na shfaqet vete zedhenesi i qeverise. Me ate sihariq qe na dalldisi te gjitheve: "Qeveria sapo vendosi -tha pak a shume ai, -qe shqiptaret te jene nje popull ..me pasaporta. Bile jo me pasaporta dokudo por me pasaporta ...te vjetra. Nuk mund te lejonim me qe populli yne te rropatej sporteleve per ca palo pasaporta te reja. Me kete akt normativ -vijonte njoftimi, -vuajtjet tuaja marrin fund. Pra mbani ato qe keni, se mire i keni deri me 2005".
E si te mos gezohesh pastaj? A nuk eshte njelloj sikur dikush te te dhuroje fjala vjen ...xhaketen qe ke veshur? Ose te te lejoje te perdoresh furcen tende te dhembeve?
Sigurisht Akti nuk rri te shpjegoje se ku shkoi zotimi i qeverise per pasaporta te reja, e kesisoj. Se aktet normative as qe merren me kete pune dhe as ne nuk ia vlen te ndalemi. Pastaj ne politike edhe genjehet. Pse nuk u fyem ne p.sh. nga ajo puna e gjeneratoreve. Qe qeveria do t'i sillte e me pak nafte e mazut do te benin "llaps" gjithe Shqiperine. Ajo pune iku e vate e as opozita jone luftarake nuk foli me, po ndezi qirinjte si gjithe te tjeret. Jo me i paket ishte edhe sihariqi tjeter i fundvitit. Cmimet nuk do te livadhisnin me si me pare. Qeveria dhe Guvernatori kishin vendosur qe (sa per festa), t'i bejne zap ato. Dhe paskesh qene shume e thjeshte. Mjaftonte nje komande. Kryetatimori leshonte nje urdher special te 36 degeve dhe ata versuleshin ne aksion. Tregtaret trembeshin dhe i ulnin cmimet pa pushim. Mund te kalohej deri ne shperndarje falas te mallrave ne popull. Dhe keshtu u be. Nuk kuptohet fort mire pse quhet aksion, dhe pse duhej nje urdher special, sepse cdo gje ishte ne zbatim te ligjeve "Per tatimin mbi biznesin e vogel", "Per TVSH" dhe atij "er dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive per tatimet". Pra tatimore e doganoret nuk do benin as me pak e as me shume pervec detyres. Ate qe duhet ta bejme perdite e pa aksion, tani do ta derrmonim me aksion. Qellimi sidoqofte mbetej fisnik. Sa per rezultatin, perseri nuk ja vlen te zgjatemi. Nuk eshte hera e pare qe ekonomia e tregut i zhgenjen thellesisht ata qe mendojne se mund "ta urdherojne" ate.
Por metoda "me polic" duket se po parapelqehet gjithandej. Ca dite me pare, sipas medias edhe Porti i Durresit "ishte blinduar nga forcat e Pashk Tushes" (krijohet pershtypja se gjithkush mund te mbledhe ca forca e te kontrolloje ndonje port). Keshtu ishte menduar te rritej dukshem standarti i punes doganore. Vetem keshtu do te shpartalloheshin "qe ne embrion" trafiqet e renda si ai i torbes me celulare apo bidonave me karburant. U harruan modernizimi e aftesimi i doganes, sherbimi inteligjent, programi ASYCUDA, plani (disa here) i rishikuar antikorrupsion etj, duke shpallur hapur se administrates doganore nuk mund t'i besohej me dhe se shpresa e vetme mbetej policia. Kjo e fundit do te merrte ne dore madje edhe festat e fundvitit duke ndaluar p.sh. fishekzjarret, neper ballkone e rrugica, nderkohe qe njemilion here me lehte ato mund te ndaloheshin tek dogana. Jane vetem disa nga lajmet qe degjojme. Te cilat s'vijne ere Europe.
Krijoni Kontakt