Kėngėtari i njohur ėshtė goditur dje nė mėngjes nga njė infarkt nė zemėr
Ndėrron jetė Agron Berisha
Nė mėngjesin e ditės sė djeshmė, kėngėtari i njohur Agron Berisha ka pėsuar njė infarkt nė zemėr. Ka vdekur, pasi nuk e ka pėrballuar dot kėtė goditje. Ky lajm bėhet i ditur nga agjencitė e lajmeve kosovare e maqedonase. Megjithėse me shėndet tė mirė, e aktivitete tė shumta nė jetėn e tij artistike, kėngėtari Agron Berisha, duket se ėshtė gjendur i papėrgatitur ndaj kėsaj goditjeje. Muajt e fundit Agron Berisha ishte aktivizuar mjaft edhe nė jetėn kulturore tė Tiranės. Kėto kohė kishte dalė nė treg edhe albumi me kėngėt mė tė zgjedhura tė tij, qė nga fillimet e krijimtarisė e deri nė krijimet mė tė fundit. Brenda kėtij albumi janė pėrfshirė edhe duetet qė ai ka realizuar me bashkėshorten e tij Naxhije Berisha. Ky artist u bė i njohur nė Tiranė si njė mjeshtėr nė ndėrthur nė mėnyrė harmonike rrymat e ndryshme muzikore, mė sė shumti me kėngėn "Vetėm pesė minuta" tė cilėn e kėndoi nė Festivalin e Kėngės nė Radio Televizion, nė Tiranė. Ndėrkohė qė kohėt e fundit ka nxjerrė nė tregun muzikor disa albume. Agron Berisha, i cili la pas njė repertor tė gjerė muzikor, ka marrė pjesė nė shumė festivale, koncerte, mbrėmje festive brenda dhe jashtė Kosovės, ndėrsa ėshtė nderuar me ēmime tė ndryshme. Kėngėtari me zė karakteristik ka bashkėpunuar edhe me kėngėtarė tė tjerė si Bujar Qamilin, Gjyste Vulaj, Adelina Ismailin, Shkurte Fejzen, Ismet Bexhetin etj, pa harruar dhe bashkėpunimet e suksesshme qė ai ka pasur me bashkėshorten e tij kėngėtaren Naxhie Berisha dhe vajzėn Ersana Berisha. Agron Berisha lindi nė Gjakovė (Kosovė). Studioi nė Universitetin Giessen nė Gjermani. Deri nė ēastet e fundit tė jetės sė tij ai iu kushtua vetėm kėngės
Me ethet e njė koncerti recital
Pak kohė mė parė, ai kishte zgjedhur Tiranėn pėr tė jetuar disa ditė. Po jetonte ankthin e njė koncerti tė madh. Kishte muaj tė tėrė qė jetonte me atė ankth Ishte i pari koncert recital i jetės sė tij. Pėr tė kishte zgjedhur Pallatin e Kongreseve nė Tiranė. Madhėsia e saj nuk e kishte trembur aspak. -E di qė e duan kėngėn time dhe jam i sigurt se nė kėtė koncert unė do tė gjej spektatorin qė mė ka munguar aq shumė. Por veē kėsaj do tė kem mundėsi tė shoh se cilat nga krijimet e mia kanė zėnė vend mė shumė nė zemrat e adhuruesve tė mi kėtu nė Tiranė,-kėshtu ėshtė shprehur njė vit mė parė nė momentet e fundit pėr para se tė dilte nė kėtė koncert recital. Pėr tė kjo ishte njė provė. Kėngėt e tij ishin duartrokitur sa e sa herė nė skenat e festivaleve, nė ato skena ku ai ka marrė pjesė me shumė kėngė e qė mė pas mbetėn nė gojėt e njerėzve. Por ajo provė doli ashtu sikurse e kishte menduar ai. Tek publiku gjeti interesin qė ai kishte ėndėrruar gjithmonė. Ndėrsa albumi i tij i hedhur nė treg pas kėtij koncerti, u prit mjaft mirė nga adhuruesit e tij. Ndėrsa kėto muaj ai sėrish kishte ardhur nė Tiranė. Ndoshta pėr tu interesuar pėr mbarėvajtjen e albumit tė tij kėtu nė Tiranė, e ndoshta pėr ndonjė koncert a aktivitet tė ri. Me kėngė hit si Vetėm pesė minuta, Miss albania, Eja ti, Gurbeti, etj, ai ishte i njohur jo vetėm nė rrethet e artdashėsve tė Shqipėrisė por edhe mė gjerė, nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, dhe nė shtete tė ndryshme ku ėshtė aktivizuar me koncerte tė pėrbashkėta krahas kėngėtarėve tė tjerė tė njohur. Si njė nga kėngėtarėt e parė kosovarė e nga shqiptarėt e Maqedonisė, qė mori pjesė nė festivalet e fundvitit, pas viteve 90, Agron Berisha mbetet kėngėtari me zėrin e veēantė dhe krjimet qė mbeten nė historinė e kėngės.
Krijoni Kontakt