Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Hixhri 1430 - Program madhështor në Shkup

    Është ky viti i shtatë me radhë që Forumi Rinor Islam përmes një manifestimi solemn përkujton këtë datë të rëndësishme islame.


    Sikur edhe vitet e kaluara, edhe sivjet Salla Universale ishte e stërmbushur. Në fillim të programit të pranishmëve u dëshiroi mirëseardhje vet nikoqiri, kryetari i FRI-së z. Rufat Sherifi e më pas u përshëndetën edhe nga z. Omer Kajoshaj kryetar i OJQ "Horizonti" nga Mali i Zi.

    Në solemnitetin në fjalë u dekoruan edhe fituesit e konkursit letrar shpallur nga FRI-ja me temë: "Dituria, dritë e mendjes".

    Të pranishmit në sallë madje edhe telespektatorët kishin rastin të përcjellin një program të pasur kulturor-artistik. Në fillim me ilahitë e titulluara "Të dërgoi Perëndia" dhe "Resuli", u prezantua grupi LEBBEJK nga Tetova, i kryesuar nga kënduesi i ilahive Haris Mehmedali, përndryshe përfaqësues i Grupit REJJAN nga Bosnja. Kurse risi e këtij viti ishte pjesa teatrale e cila fliste mbi disa nga vlerat tona islame. Shfaqje në fjalë ishte e përgatitur dhe u realizua nga një grup aktorësh nga teatri shqiptar në Shkup, të cilët u përshëndetën me duartrokitje të shumta.

    Forumi Rinor Islam edhe sivjet, ashtu sikur edhe vitet e kaluara, bëri ndarjen e mirënjohjeve për disa personalitete nga mesi ynë, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyera në fushën e arsimimit dhe edukimit, apo të cilët kanë qenë pjesë e aktiviteteve që ka organizuar Forumi Rinor Islam.
    Të dekoruarit e sivjetmë ishin: Prof. Dr. Musa Gashi, nga Mitrovica e Kosvës; kryetari i komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta; kryetari i komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti; drejtori i Shtëpisë Botuese "Furkan ISM", z. Muhamed Murtezi. Sivjet, po ashtu, FRI dekoroi Post Mortum dy personalitete, edhe atë Kemal ef. Aruçin dhe Adnan Latifin.
    Përveç kësaj, siç është bërë tanimë traditë për këtë manifestim, u bë edhe shpallja nxënësve më të mirë të një numri të konsiderueshëm të shkollave të mesme të disa qyteteve të Maqedonisë dhe shpallja e studentëve më të dalluar të disa fakulteteve nga Universiteti i Shkupit, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti FON.
    Lavdëratat studentëve më të dalluar ua ndanë Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti, prorektor për çështje financiare pranë UEJL, Ministri i ekologjisë, z.

    Nexhati Jakupi dhe z. Sefer Canoski, menaxhues gjeneral në Universitetin FON.Kështu, studentit më i mirë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës Vaxhid Iseni, përveç mirënjohjes dhe dhuratave tjera, bursë për studime postdiplomike me vlerë prej 1000 eurove i siguroi Forumi Rinor Islam, tre studentëve tjerë, studentit më të mirë nga Universiteti i Shkupit, Artrim Qamili, studentit më të mirë pranë Universitetit të Evropës Juglindore Betim Bauta dhe Driton Kuçi, student i Fakultetit Juridik pranë Universitetit FON me ndërmjetësimin dhe kërkesën e Forumit Rinor Islam, Universiteti FON u siguroi bursë posdiplomike për të studiuar pranë universitetit në fjalë. Vendimet u dorëzuan atyre nga vetë menaxhuesi gjeneral i universitetit z. Sefer Canovski.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Disa foto nga ky organizim
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

Tema të Ngjashme

  1. Ëndrra ime, të kem një program timin në FoxNews
    Nga brooklyn2007 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-09-2010, 23:38
  2. C++ - Algoritëm për mbrojtjen e programit
    Nga Neritan Hyso në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 17:44
  3. USA-Euroasia Grant Program
    Nga Larsus në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •