Nje grup shkencetaresh italiane kane bere nje zbulim shume te rendesishem ne luften kunder leucemise. Departamenti i Onkologjise Eksperimentale ne Universitetin e Milanos dhe Peruxhias kane zbuluar qelizat e rrenjeve te leucemise, duke zbuluar edhe fillesen e semundjes vdekjeprurese.
Kerkimi eshte publikuar ne revisten Nature ku shkencetaret shpjegojne edhe pavdekshmerine e qelizave te kancerit qe ndodhen ne zonen celes P21, nje proteine e cilkit qelizor.
Pas studimeve te gjata, shkencetaret kane arritur te sulmojne keto qeliza, duke kthyer ne te vdekshme edhe zonen P21, e cila eshte shkaktarja e semundjes se frikshme. Edhe pse gjate viteve te fundit jane zbuluar shume ilace qe izolojne qelizat tumorrale, shpesh here keto te fundit arrijne te shumohen duke kaluar cdo pengese.
Me zbulimin qe eshte bere se fundmi, zbardhet fakti se pas qelizave te semura veprojne edhe disa qeliza te tjera meme, nga te cilat ka fillesen semundja. Keto qeliza, mund te konsiderohen edhe si serbatori i semundjes pasi furnizojne ne cdo moment miliona qeliza te tjera te semura, te cilat me pas sulmojne trupin e njeriut.
Top Channel
Krijoni Kontakt