Mafia, si po mbėshtetet nga politika
Klanet nė Malin e Zi, Kroaci, Maqedoni, Bosnjė, Serbi, Kosovė e Shqipėri
Grupet kriminale nė Ballkan, me mbėshtetjen e qendrave politike tė caktuara tė fuqisė, po ngrenė njė organizatė tė pėrbashkėt me forcėn e vet tė armatosur, me institucionet e veta financiare dhe me shėrbimin e vetė tė zbulimit! Shkurt dhe konkretisht, mafia nė Ballkan po krijon njė rend tė ri, ndėrsa grupet kriminale, tė ndihmuara edhe nga kolegėt e tyre evropianė, po zhvillojnė njė forcė tė vetėn tė armatosur, duke u bėrė kėshtu, gjithnjė e mė tė rrezikshėm. Kėtė paralajmėrim ogurzi e ka bėrė kohėt e fundit njė ekip ekspertėsh tė Evropės Juglindore pėr luftėn kundėr terrorizmit dhe kriminalitetit tė organizuar. Ekspertėt qė raportin me paralajmėrimet e tyre, tė mbėshtetura nė fakte dhe prova, e kanė parashtruar nė Bruksel, vėnė nė dukje se, muajt e fundit, po krijohet njė hartė e re kriminale nė Ballkan, mė saktė, njė infrastrukturė terroristo-kriminale e re, e cila njė pjesė tė interesave dhe njė numėr objektivash tė veta i realizon pėrmes veprimtarive dhe operacioneve, nė pamje tė jashtme, legale.
"Me rend tė ri kriminal duhet tė kuptojmė integrimin operativ dhe hierarkik tė njė numri elementesh tė rėndėsishme. Ai (rendi) ndėrtohet dhe mbėshtetet te forca e vetė e armatosur, tek institucionet e veta financiare, te shėrbimi i vet i zbulimit, te njė rrjet dhe logjistikė unike kuadrosh tė veta nė qendrat politike vendimmarrėse", thekson Domagoj Margetiē, pjesėtar i ekipit tė lartpėrmendur tė ekspertėve evropianė.
Mafiozėt - nė kolltukėt e partive politike!
Situata e re e krijuar u pėrcaktua nga pjesėtarėt e ekipit tė lartpėrmendur pas njė analize dhe shqyrtimi tė detajuar qė ata u bėnė veprimtarive tė kohėve tė fundit tė mafies ballkanike, qė i paraqitėn nė raportin pėrkatės tė pėrgatitur prej tyre. Sipas ekspertėve, institucionet financiare nė Ballkan, gjatė 20 viteve tė fundit, kanė qenė aleati kryesor i kriminalitetit tė organizuar. Klanet kriminale nė Malin e Zi, Kroaci, Maqedoni, Bosnjė e Hercegovinė, Serbi, Kosovė dhe Shqipėri, si dhe partnerėt e tyre jashtė kufijve, paratė e fituara, si rezultat i veprimtarive kriminale, kanė arritur ti legalizojnė pėrmes operacioneve financiare me ndėrmjetėsinė e bankave tė ndryshme nė Ballkan, por edhe mė gjerėsisht, nė Evropė.
Deri te konkluzione tė tilla kanė arritur edhe ekspertėt britanikė, tė cilėt morėn pjesė nė konferencėn ndėrkombėtare "Politika e kundėrvėnies ndaj krimit tė organizuar", tė zhvilluar nė Beograd. Ish-shefi i Skotland Jardit (policia britanike) Xhon Slejter (John Slater) paralajmėroi nė kėtė konferencė se krimi i organizuar nė Ballkan po zhvillohet me njė intensitet tė tillė saqė grupet kriminale, krahas bizneseve jolegale, kanė edhe biznese legale. Kėto grupe, duke pasur nė dispozicion mjete tė tilla financiare, sidomos, ato, nė pamje tė parė, legale, arrijnė tė korruptojnė politikanė dhe policė qė tė arrijnė deri tek informacionet e nevojshme pėr ta. "Elementėt kriminalė me peshė dhe influencė mė tė madhe kanė, madje, edhe partitė e veta politike, megjithėse njerėzit nė kėto parti nuk arrijnė ta dallojnė kėtė", thotė ish-nr.1 i Skotland Jardit, qė, sikurse dihet, ėshtė njė prej policive mė profesioniste evropiane. Sipas tij, veprimtaria primare e mafies ballkanike ėshtė kontrabanda e heroinės dhe transportimi i emigrantėve, e pasuar nga kontrabanda e kokainės dhe "larja" e parave. Kontrabanda e cigareve dhe tregtia e "mishit tė bardhė" ėshtė njė veprimtari sekondare e grupeve kriminale dhe kjo e fundit, nė shumicėn e rasteve, ėshtė njė veprimtari qė shoqėron kontrabandėn e heroinės dhe shitjen e makinave tė vjedhura. "Pėr realizimin e sigurt dhe tė papenguar tė kėtyre aktiviteteve, mafia ka ngritur njė sistem tė kontrollit tė aparatit shtetėror, ekonomisė, politikės dhe tė organeve tė ndryshme tė medias nė shtetet ballkanike", theksoi z. Slejter.
Krijimi i aleancave kriminale tė reja jashtėballkanike - rrezik potencial
Polica e Bashkimit Evropian, Europol, konsideron se veprimtaria e grupeve kriminale nė Ballkan ėshtė intensifikuar, sidomos, pėr shkak tė rritjes sė prodhimit tė heroinės nė Azi dhe tė kokainės nė Amerikėn Jugore. Nė tė njėjtėn kohė, duke ndjekur rregullat tregtare tė lojės, janė rritur edhe ofertat dhe kėrkesat pėr kėto lloj drogash nė Evropėn Perėndimore, kėshtu qė e ashtuquajtura "Rruga ballkanike e kontrabandės sė drogės" ėshtė hiperaktivizuar. Kjo rrugė ka dy drejtime. Njė drejtim vjen nga Turqia, pėrmes Bullgarisė dhe Rumanisė, kurse tjetri - nga Bullgaria tė ēon drejt Maqedonisė, Serbisė, Kosovės dhe Kroacisė. Kontrabanda pėrmes kėsaj rruge, krahas me makina dhe kamionė, zhvillohet edhe me aeroplanė, pasagjerė, ndėrkohė qė janė konstatuar edhe raste, kur droga dėrgohet edhe me dėrgesa postare! Nė Europol thonė se pėrmes rrugės qė pėrdoret, mė sė shumti, pėr kontrabandėn e heroinės nga Afganistani, vitet e fundit, ėshtė transportuar intensivisht edhe kokaina, e cila, fillimisht, ėshtė sjellė nga Amerika Jugore dhe, pėrmes porteve tė Afrikės Perėndimore, ka mbėrritur nė Portugali dhe Spanjė. Grupe tė mafies shqiptare dhe tetė klane kriminale nė Malin e Zi janė marrė vesh, tashmė, me narko-dilerėt nė Kolumbi, Bolivi dhe Peru dhe, kėshtu, droga me anije transportohet pėr nė portet e Barit nė Malin e Zi, si dhe nė porte tė Kroacisė dhe Shqipėrisė ose edhe nė Itali.
Ekspertėt policorė tė Europolit kanė mendimin se rruga ballkanike e kontrabandės sė drogės, qė shfrytėzohet edhe pėr tregtinė e armėve dhe tė emigrantėve, lidh tė gjitha grupet transnacionale tė krimit tė organizuar nė Evropė, madje edhe pėrtej saj. Kjo, nė praktikė, do tė thotė se tė gjithė grupet kriminale qė nuk janė nga Ballkani, por duan ta pėrdorin kėtė rrugė, duhet tė merren vesh me kolegėt e tyre ballkanikė. Situata e re e krijuar i shkon pėr shtat mafies ballkanike, e cila, nė kushtet e reja, realizon fitime tė dyfishta, sė pari, falė rritjes sė intensitetit tė prurjeve tė drogės nga Lindja e Mesme, dhe, sė dyti, falė mundėsive qė ofron krijimi i aleancave kriminale tė reja, pėrmes tė cilave mund tė akaparohen tregje tė reja, si dhe tė sigurohet aksesi te veprimtari kriminale tė reja. Pėr shkak tė rritjes sė fitimeve, grupet kriminale nė Ballkan po bashkohen, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike dhe nacionale dhe kjo gjė i bėn kėto grupe edhe mė tė rrezikshme, pėr tė mos thėnė jashtėzakonisht tė rrezikshme.
shqip
Krijoni Kontakt