Sot eshte 150 vjetori i lindjes se kompozitorit te njohur Xhiakomo Puēini (22 Dhjetor 1858 – 29 Nentor 1924) Ai lindi ne Lucca, Itali, ne nje familje me tradite muzikore prej disa brezash. I jati vdiq kur ai ishte vetem 5 vjeē, ndaj e ēuan te studionte tek xhaxhai Fortunato Magi, i cili e konsideronte si nje student te padisplinuar. Ishte pikerisht “Aida” e Verdit qe e frymezoi Pucinin te behej kompozitor operash. Ne 1880 filloi studimet ne Konservatorin e Milanos.
Duke studiuar ne konservator ai vendosi te merrte pjese ne konkursin e operave me nje akt ne 1882. Megjithese “Le Villi” nuk fitoi ne konkurs, pjesa terhoqi vemendjen e kompanise muzikore Giulio Ricordi & Co, me ndihmen e se ciles vuri ne skene operen e dyte “Edgar” ne 1889. Suksesi i tij i pare erdhi me operen e trete “Manon Lescaut” 1893. Ky ishte edhe fillimi i nje bashkpunimi te suksesshem me libretistet Luigi Illica dhe Giusepe Giacosa me te cilet vuri ne skene edhe tre operat qe vijuan dhe qe u bene me te famshmet e tij ne te gjitha skenat boterore. Keto ishin “La bohčme” (1896), e cila konsiderohet si nje nga operat e tij me te mira dhe nje nga operat me romantike te kompozuara ndonjehere; “Toska” (1900) e cila eshte nga te parat qe jep nje pasqyrim realistik te shume aspekteve te jetes. (Deri ne ate kohe shumica e operave kishin si subjekte mbreter e obortar.) “Madame Butterfly” (1904) u be nje tjeter nga operat e tij me te suksesshme. Me vdekjen e Gulio Ricordit ne 1912, editorit dhe publikuesit te pjeseve te tij, u mbyll nje periudhe e suksesshme e krijmtarise se Pucinit. Gjithesesi Pucini arriti te perfundonte “La fanciulla del West” ne 1910 dhe “La rondine” ne 1917. Ne 1918 u shfaq per here te pare ne New York “Il trittico”, opera me 3 pjese nje-akt secila, nga te cilat “Gianni Schicchi” u be me e njohura me pjesen “O mio babbino caro”. “Turandot” opera e tij e fundit mbeti e paperfunduar. Skenat e fundit te saj u plotesuan me pas me disa versione mbyllese, ne baze te shenimeve qe kishte lene vete Pucini. Pucini vdiq ne 1924.
Eshtrat iu zhvendosen nga djali i tij prane viles ne Torre del Lago ku edhe ai kishte kaluar pjesen me te madhe te jetes se tij. Ariet e tij me te njohura si: “E lucevan le stele” nga “Tosca”; "Che gelida manina" nga “La bohčme”; "Un bel di vedremo" nga "Madame Butterfly"; "Nessun dorma" nga “Turandot” etj jane pjese e pothuajse ēdo albumi qe del me pjese operistike.
Krijoni Kontakt