ahhahahahh cfar pytje po cdo qe qe lind edhe vdes jo vetem njeriu sikur te ishte vetem njeriu at'her do te ishte interesant kjo pytje
ahhahahahh cfar pytje po cdo qe qe lind edhe vdes jo vetem njeriu sikur te ishte vetem njeriu at'her do te ishte interesant kjo pytje
We are all Aliens
Cfar eshte Jeta
veshtire te gjesh nje formulim te sakte, se c'fare eshte jeta.
nje udhetim qe ka nje fillim dhe nje mbarim.
Ndryshuar për herë të fundit nga Izadora : 20-01-2009 më 17:35 Arsyeja: gabim shtypi
Jeto sot se neser nuk i dihet
[I]Përse njeriu është i destinuar të vdesë?
[I]Une perqendrohem tek kjo pyetje dhe nxjerr pergjigjen
Ligji baz i natyres quhet evolucion,hap pas hapi ka ndryshim vdekja dhe mekati nuk kan asgje te perbashket.Vdekja na gjykon (ndeshkon) Mekatin e gjykojm (kryejm)
Ti me thua pse perendia mektati etj kjo eshte pyetja me idjote qe kam degjuar.
Njeriu duhet te falenderoj qe vdes sepse vdekja eshte shpetimi, kur jeta vyshket te mundon
evolucion miku im evolucion
ti me duket paske frik nga vdekja po mundon te gjesh sistemin ti anjshtajni i vogel......... Me mire vdis se bene keto pyetje
Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket
Ata qe e mbeshtesin evolucionin duhet te dijn kuptimin e kesaj shprehje.
Evolucion d.m.th.:
Një nga format e lëvizjes në natyrë dhe në shoqëri, zhvillimi i një sendi a dukurie nga një gjendje me e ulët në një gjendje me të lartë nëpërmjet kalimeve a ndryshimeve sasiore të ngadalshme e shkallë-shkallë, të cilat bëjnë të mundshme edhe ndryshimet cilësore.
Pra evolucioni po perfundon kur nje person vdes! Edhe ky evolucion na qenka i kofizuar apo jo?
"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"
I lexova me shume vemendje te gjitha mendimet tuaja ne lidhje me temen ne fjale. Mendoj se askush nuk ka mundur te jap nje pergjigje te plote dhe te qarte, kjo sepse qenia njerzore eshte krejt e paafte te njohe dhe te dije se, Ceshte JETA. Ne pamje te pergjithshme kjo pyetje duket shume e thejshte, por kur ne vendosmi perballe pergjigjes, e kemi krejt te veshtire qe te japim pergjigjen e duhur. Psh, iktuus duke mos qene ne gjendje qe te tregoje se ceshte jeta, jep nje pergjigje e cila nuk ka asnje lidhje me pyetjen ne fjale, bile ai i quan idjotesira. Gjithsesi nuk kam qellim te gjykoja askend per mendimet e tij, qofshin ato edhe te gabuara.
Se pari dua te them se, pyetja ime eshte shume e thejsht dhe shume e kuptueshme nga te gjithe. Une pyes: Cfare eshte JETA?
Mendoj se ne peytjen time nuk ka vend per moskuptim apo per keqkuptim. Ajo qe e veshtireson pergjigjen tone perkundrejt kesaj pyetje, eshte, mosnjohja dhe paaaftesia qe ne kemi per te njohur JETEN. Le te hyjme me ne thelb te pyejtes.
Ceshte JETA?
Vertet qe kjo eshte nje pyetje shume e thjeshte per tu bere, por sic e pame nga disa pergjigje ketu, verejme se ne, jo vetem qe nuk e njohim thelbesisht se ceshte JETA, por perkundrazi nuk arijme te kutpojme se jemi te ndare dhe qendrojme perjetesisht JASHTE saj. E di qe shume prej jush mbase nuk bijen dakort me kete qe une them, por ju ftoj te jeni me te durueshem per te mesuar te verteten.
Duhet thene se veshtrimi im ne lidhje me pyetjen ne fjale, nuk niset nga kendveshtrimet apo njohurite njerzore. Perderisa une pranoj se Peredia eshte Krijuesi i gjithesise, natyrishte qe vetem Ai deshmon dhe na zbulon te verteten.
Qysh ne krijim mesojme se kur Perendia krijoi njeriun nga elementet e tokes (trupi fizik), Ai i fryu atij nga hundet nje fryme jete. Pra qysh ne kete cast njeriu u be nje qenie e GJALLE. Pra sic shohim nga kjo deshmi qe Perendia ne zbulon tek libir i zanafillles, mesojme se eshte Perendia Ai i cili i dha njeriut nje fryme jete ketu ne toke. Por peytja eshte:
A qendron perjetesisht kjo "fryme jete" tek njeriu, te cilen Krijuesi ja dha qysh ne krijim?
Shkelja e urdherit te Perendise, qe njeriu beri ne kopshtin e Edenit, e divorcoi njeriun perejtesisht nga JETA e perjetshme, duke e cuar ate ne skllaveri te vdekjes. Pra permes ketij veprimi te njeriut ne eden, njeriu hyri ne procesin VDEKJE, ku "fryma e jetes", qe krijuesi i dha qysh ne krijim, do te ishte tek ai vetem per nje CAST apo kohe te kufizuar te ekzistences se tij ne kete bote. Ja si thote Solomoni ne librin e tij:
" dhe pluhuri( dmth trupi fizik) ti kthehet tokes sic ishte me pare, dhe fryma ti kthehet Perendise qe e ka dhene".
Per te mare nje pergjigje te plote rreth pyetjes: ceshte JETA, natytisht qe duhet te dalim nga kufizmi ne te cilin jetojme. Pra sic e shohim, eshte nje dimension krejt i ri per konceptet dhe aftesite tona njerzore. Por si mund te dalim nga ky kufizim dhe paaftesi e jona?
Natyrsht qe vemendja jone duhet te perqendrohet tek fjalet qe Jezusi tha dhe deshmoi, ndaj vetes se tij. JEzusi eshte i vetemi njeri ne kete bote, i cili deshmoi dhe tha per veten e tij se, Ai eshte: rruga, e verteta dhe jeta. Fillimisht pyes: Cfar desh te na tregonte Jezusi ne ket deshmi te tij? Opinjonet ne keete pike ndahen. dikush thote: per mua nuk kane aspak vlere fjalet dhe kush Jezusi eshte. Dikush tjeter thote: nuk i besoj fjalet e tij. Por duhet thene se opinjonet tona nuk mund te mohojne apo te ndryshojne te verteten. E Verteta eshte nje "objekt" qe nuk mer deshmimin nga njeriu. Perkundrazi e Verteta i deshmon njeriut, duke i dhen mundesine atij qe te shohe, te pranoje dhe te besoje Perendine. Por perseri ju pyes: cfar do te thote per ju deshmia e JEzusit?
Pavaresisht deshires se mire per te trajtuar nje teme interesante, per mendimin tim ka dicka thelbesore qe nuk shkon ne menyren se si e ke parashtruar.
Une kam disa pyetje per ty:
E kunderta e vdekjes apo te pushuarit te eksistences eshte perjetesia dhe kjo i perket krijuesit dhe jo krijeses se tij.
Si mund te ekzistoje perjetesisht krijesa perkrah krijuesit ?
Pse krokodili dhe shume e shume specie te tjera jetojne me shume se njeriu ?
E shpjegon kete ajo bibla jote ?!!!
Blak scorpiton.
Me vjen keq, por nuk arij te kuptoj se cfar qellim kane pyetjet e tua. Fjala vdekje nuk do te thote: mosekzitence. Vdekje, simbas kuptimit biblik do te thote: te qenit jashte JETES se perjetshme. Pra koncepti njerzor nuk e kap dot kete realtiet, pasi njeriu i referohet asaj qe sheh, dmth momentit kur njeriu mbyll syte, ose pushon se fuksionuari trupi i tij fizik.
Sa per krokodilin se perse ai ron me shume se njeriu, kjo eshte jashte teme dhe nuk e kutpoj se cfar do te thuash.
Pyetjet e mia jane te thjeshta, por ty nuk te pelqen tu pergjigjesh.
Ti e pohon vete, qenia jashte jetes se perjetshme, eshte jeta e perkohshme, gjate se cilescdo njeri kalon nje cikel te caktuar, lind, rron, vdes.
Sipas kuptimit tend biblik, kushdo qe nuk arrin te shpetoje nepermjet besimit e te fitoje jeten e perjtshme sic citohet tek Gjoni 3:16, ngelet perjetesisht jashte jetes se perjetshme.
Nese mekati eshte i trasheguar qe ne lindje, pra origjinon nga Adami...
Dhe nje foshnje lind e vdekur, ose qenia njerezore vdes ne nje moshe te tille ku mungon ndergjegjja, paaftesia per te njohur te miren nga e keqja...
Cfare pergjigjeje ka bibla jote per kete rast, foshnja qe vdes fizikisht, a e fiton jeten e pertejme te perjetshme, ne mungese te plote te kritereve te shpetimit nepermjet besimit ?!!!!
coptik.
1- Nuk e di se sa eshte njohuria juaj ne bibel, por bibla na tregon se Perendia eshte MISTER per njeriun. Pikerisht Perendia na u zbulua permes BIRIT te tij te vetem, Zotit Krisht. Nese Perendia nuk do te ishte MISTER, atehere perse Jezusi ju tha apsutjuve: kush me ka para mua ka pare Atin Perendi??
Vetem permes Jezusit, njeriu mundi te njohe dhe te vije ne paqe me Krijeusin, pra te shohe pertej misterit.
2- Ju thoni se ne kete shkrim kini pare dicka qe nuk perputhet me biblen, ku ju cuditeni dhe thoni se, si njeriu nuk mund ta njohe vdekjen, jeten dhe Perendine, dhe kjo per shkak te mekatit?
Ateher po jo them se, nese njeriu do ta njihte realtietn ku jeton, atehere Perendia nuk kishte asnje arsye ta na jepte shkrimin e tij te shenjte. Pra Perendia e dergoi Fjalen e tij, ne menyre qe ne te njohim kete realtiet ne te cilin jetojme. ky fakt tregon se, qe njeriu te arije te njohe REALTIETIN e tij ne te cilin jeton, patjeter qe i duhet zbulesa e shkrimit te shenjte, qe Perendia e dha permes frymezimit te punetoreve te tij.
Sa per perkthimet qe ke sjelle nga perkthimet e ndryshme te bibles, mendoj se nuk kane lidhje me temen. Shpriti ka te beje me qenien e njeriut, sepse nuk ka qenie pa shprit. Brenda njeriut eshte i inkranuar ky shprit, i cili ne theb eshte: EGO, (ose UNI ne shqip). inteletk, vullnet ose deshire, dhe ndjenja. Pra a mund te konceptosh nje qenie pa keto fakultete qe quhet shprit??
Por gjithsesi, nuk arij te kutpoj se cfar lidhje ka kjo, me temen ne fjale. Krijuesi permes bibles na deshmon dhe na zbulon se, qysh ne momentin qe Njeriu hengri frutin e ndaluar, ai MEKATOI, qe do te thote SHEKLI URDHERIN e Perendise. Kjo shkelje e njeriut, solli si rjedhim rrezimin (daljen, largimin, humbjen) e tij nga JETA e Perjetshme. Kjo vendodhje e re ne te cilen njeriu ra, quhet VDEKJE, dmth te qenit JASHTE JETES. Prandaj dhe Krijuesi i tha: diten qe do ta hash , me siguri ke per te vdekur prej saj. Me pas shohinm se qysh nga ai moment i shkeljes ne Eden, e deri ne fund te jetes se kesaj bote, njeriu jeton brenda kesaj vendodhje, te cilen Perendia e quajti VDEKJE. Njeriu eshte nje qenie krejt e paafte te vetclirohet nga kjo skllaveri qe quhet vdekje, dhe pikerisht Perendia DERGOI Birin e tij Zotin Krisht, qe te na CLIROJE, pra te na nxjer nga VDEKJA ne JETE. Mendoj se shkrimi me pas do te sjelle edhe sqarime te tjera.
Gjithsesi ju pergezoj z. coptik, per pjesmarjen tuaj ne kete teme.
Zoti ju bekofte.
Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 30-01-2009 më 16:39
Perse njerezit duhet te jetojne perjetesisht?
Krijoni Kontakt