1Gjon:3:4.
" Kushdo qe ben mekat, ben dhe shkelje te lgijit, dhe mekati eshte shkelja e Ligjit."
Fjala' "MEKAT", qe ne thelb do te thote: FAJ, eshte nje fjale qe te gjithe njerzit pa perjashtim e njohin dhe e perdorin sa here qe ndeshen me nje veprim apo gje te keqe. Pra si te thuash te gjithe njerzit pa perjashtim, cdo te keqe e emertojne me fjalen, " Mekat".
Pyetja qe une ngre ne lidhje me kete fjale eshte: Cfar do te thote MEKAT, dhe cfar ai eshte ne vetvete?
Shumica e njerzve, te cileve une ja u kam drejtuar kete pyetje, me fjalen "Mekat", ata nenkuptojne te keqen. Natyrisht qe "Mekati" eshte i lidhur me te keqen, por njeriu nuk ka aftesi te njohe thelbesisht se cfar eshte MEKATI, nese e shohim ate thjesht si nje element dhe jo si veprim. Ma siguri ky konkluzion ne te cilin une dal, dikujt mund ti duket jo i drejte, dhe kjo ben qe ai te mos pajtohet me mendimin tim. Se pari ju them se konkluzioni ne te cilin une dal, nuk eshte nje eksplorim i imi apo i dikujt tjeter . Ky konkluzion vjen nga zbulesa e fjales profetike te Perendise ne bibel.
Njeriu eshte krejt i pafte te njohe se ceshte MEKATI, nese vete Perendia nuk ja zbulon ate. Ne si njerez permes aftesive tona njerzore, jemi ne gjendje qe te dallojme te miren dhe te keqen, si dhe mund ta emertojme cdo te keqe me fjalen mekat. Por a eshte kjo njohja thelbesore e MEKATIT?
Te gjitha llojete e besimeve, perjashto krishterimin, e perdorin fjalen mekat, por kur vjen puna per ta njohur konkretisht se cdo te thote MEKAT, ata nenkuptojne thjesht nje gje apo veprim te keq. Psh. ne besimin islam, martesa e nje burri me me shume se nje grua, shikohet si nje veper e mire dhe jo mekat. Bile ata e quajne nje veprim te drejte, i cili e nderon myslimanin dhe besimin ne islam. Nuk kam qellim te gjykoj kete besim apo cdo njeri tjeter, i cili martohet apo do me me shume se nje femer. Kete element te moralit e solla si nje shmbull ku te tregoj se, perzgjedhjet dhe aftesite tona njerozore, jane krejt te paafta qe te njohin dhe te percaktojne drejt se cfar eshte MEKATI. Vetem Krijuesi e ka kete mundesi, per te na e treguar dhe zbuluar drejt, se cfar mekati eshte ne vetvete, dhe cfar ai sjell ne jeten e njeriut.
Apsotulli Pal tek Rom:6:22. thote:
" Sepse paga e mekatit eshte vdekje..."
Apsotulli Pal na deshmon se, Mekati nuk eshte thjesht vetem ai veprim i keq, te cilin ne e quajme mekat. Syri me te cilin njeriu e sheh dhe e percakton mekatin, eshte shume siperfaqsor dhe i pafte per te zbuluar kete mister, te cilin apsotulli na e rrefen perems ketij vargu tek letra e romakeve. Eshte vete Perendia Jahve, i cili perms gojes se apsotullit na zbulon se Mekati, eshte nje "element", ne brendesi te te cilit ka nje "PAGE", dhe kjo "PAGE" tek njeriu shkakton VDEKJE. Pra sic e shohim, Krijuesi na zbulon duke na treguar arsyen baze se perse njeriu eshte i destinuar te vdese.
Nese i referohemi shkences se mjekesise apo studimeve te ndryshme te jetes ne toke, shohim se ato jane krejt te paafta te zbulojne arsyen dhe shkakun se perse njeriu vdekjes.
Vdekjen tek njeriu nuk e sjell mplakja, semundja apo aksidenti e tjera gjera si keto.
Duhet thene se mplakja, semundja apo aksidenti jane "mejte", te cilat e afrojne momentin e vdekjes tek njeriut, por kursesi ato nuk jane SHKAKU dhe ARSYEJA per te cilen njeriu DUHET te vdese. Pyetja me thelbesore qe une ngre para cdo njeriu, eshte:
Perse njeriu eshte i destinuar te vdese?
Nese dikush mendon se njeriu duhet te vdese per arsyet qe une solla pak me siper, mendoj se eshte krejt i gabuar, dhe kurre nuk do ta mesoje te verteten se perse nje dite atij i dueht te vdese.
Pergjigjen e kesaj pyetje kaq te veshtire, na e jep apsotulli pal tek romaket, kur thote:
" PAGA e MEKATIT, eshte VDEKJA.."
Perendia permes goje se apsotullit, na drejton drejt njohurise dhe arsyes per te mesuar te verteten, se perse njeriu eshte i destinuar qe te vdese.
I ftoj te gjithe ata qe e ndjekin kete teme, te mendojne rreth ketij fakti qe Perendia na zbulon, pavaresisht nese besojne ne Krishtin apo jo. Mbase dikush e ka te veshtire ta kuptoje dhe pranoje kete gje, pasi i mungon njohuria e fjales se Perendise ne bibel. Por une do te perpiqem qe te sjell nje zbulese te plote reth mesimit qe Fryma na zbulon dhe meson.
Krijoni Kontakt