Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Shėn Vasili i Madh - 1 janar

    Shen Vasili i Madh - 1 janar

    Shen Vasili i Madh u lind ne Qezaria, Kapadoqia ne vitin 329 pas Krishtit ne nje familje orthodhokse, e cila nxori shume shenjt si te emen, Shen Amalia, e cila perkujtohet ne 19 korrik, gjyshen Shen Makrina, e cila perkujtohet me 14 Janar, e motra Shen Makrina, vellezerit: Shen Grigori i Nises, Shen Pjetri i Sebastise dhe Shen Naukrati.

    Studimet i kreu shkelqyeshem per 15 vjet ne Konstandinopoje dhe ne Athine, ku krijoi miqesi me Gregorin, i cili me pas u njoh si Shen Gregor Teologu.

    Qe heret Shen Vasili u shqua per prirjen drejt varferise se shenjte dhe humbjen e interesit ndaj fames tokesore. Ideali i tij ishte te ndjeke shembullin e Krishtit. Pasurine ia fali qysh heret te varferve dhe iu dedikua jetes asketike shpirterore. Ndermori shume udhetime ne Egjypt, Palestine, Siri, Mesopotami, ku u takua me murgj, askete e te moshuar prej te cileve mori shume mesime te vlefshme dhe udhezime shpirterore. Rikthehet ne vendlindje dhe vendoset ne nje vend te vetmuar asketik, ku studion Shkrimet e Shenjta, shkruan meditime e predikime asketike.

    Me 370, pas vdekjes se peshkopit ne vendin e tij, u zgjodh peshkop, detyre te cilen e kreu me shume perulje, varferi dhe asketizem per 8 vjet. Perandori Valens dhe governatori Modesti e kercenuan shume here me perndjekje e tortura, pasi ortodoksia qe Shen Vasili perhapte, binte ndesh me herezine ariane, qe ishte e fuqishme ne ate kohe. Por trimeria dhe deshira e Shen Vasilit per te dhene jeten ne emer te se vertetes, i mahniti vete perandorin dhe guvernatorin e tij. Modesti i mrekulluar nga paqja, dinjiteti dhe mencuria e Shen Vasilit edhe para pranise se vete Madherise se tij, i tha: ā€œAskush s’ka folur keshtu me mua me pareā€. Shen Vasili iu pergjigj: ā€œNdoshta nuk ke takuar ndonje peshkop me pare.ā€ Kur i biri i perandorit Valens u semure rende dhe pa shpresa jete, perandori i kerkoi Shen Vasilit te lutet per te. Shenjti i premtoi qe do lutej dhe i biri do sherohej nese Valensi do ishte dakord ta pagezonte te birin ortodoks. Perandori bie dakord. Shen Vasili u lut dhe i biri u sherua. Por me vone perandori e pagezoi te birin arianas. Femija vdiq menjehere pas pagezimit. Valensi vendosi ta persekutoje Shen Vasilin duke e debuar ne mergim, por ndersa po nenshkruante dokumentin perkates, i thyhet pena. Provon serisht me nje pene tjeter po edhe ajo i thyhet. E provon edhe njehere, por ndodh e njejta gje. Atehere perandori i tmerruar e gris dokumentin dhe Shen Vasili nuk debohet. I madhi Shen Vasil i kalon vitet e jetes ne lutje, duke ndihmuar njerezit e duke lexuar, medituar dhe shkruar ne nje varferi te plote.

    Ndahet nga kjo bote per t'iu bashkuar Zotit me 1 Janar te vitit 379, ne moshen 49 vjecare. Shkrimet qe la jane teper te vlefshme e te pasura ne mencuri dhe erudicion. Jane dhurata per njerezimin ne ceshtje te tilla si misteri i krijimit dhe ai i Shen Treshes: At, Bir e Shpirt i Shenjte.

    Shen Vasili perkujtohet, festohet edhe me 30 Janar se bashku me Shen Grigorin Teologun dhe Shen Joan Krisostomin (Gojartin)



    * Arianizmi ishte nje doktrine e Ariusit, teolog ne Aleksandri, i cili predikonte qe Jezu Krishti nuk eshte i te njejtes substance me Perendine, por vecse nje qenie e krijuar dhe e hyjnizuar prej njerezve.





    Perktheu nga anglishtja Ejvis Maria
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Gezuar Diten e Emrit te gjithe atyre qe kane emrin Vasil, Vaso, Vaske.

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Interesante eshte dhe historia e "Kulacit te Shen Vasilit"

    Ne ate kohe ishte zakon qe sa here perandori kalonte ne nje qytet, perfaqesuesit e atij qyteti duhej t'i dhuronin dhurata te shtrenjta, kryesisht ar ose gure te cmuar. Kur perandori Julian Apostati po kalonte neper Qesari, Vasili i dergoi disa buke elbi. Perandori, i cili priste dhurata te cmuara, i ktheu mprapsht me perbuzje duke i dhuruar qytetit disa tufa me bar ne shenje talljeje. Vasili i coi fjale: "Ne te derguam ate qe hame vete, te shpresojme se dhe ti na dergove ate qe ha vete...". Kjo ironi ishte aq e madhe sa perandori premtoi qe pasi te kthehej nga beteja ku po shkonte, do e shkaterronte kete qytet.

    Njerezit e trembur u mblodhen ne Kishen e qytetit dhe Vasili i inkurajoi te luten dhe te mos tremben se Zoti do e mbronte kete qytet te krishtere. Pervec kesaj u kerkoi qe secili te sillte ar dhe bizhuteri qe t'ja jepnin perandorit qe te zbutej dhe mos e shkaterronte qytetin.

    Naten kur perandori do luftonte kunder armiqve, Vasili pa ne enderr Zotin Jezu Krishti qe therriste Shen Merkurin, nje shenjtor te martirizuar 100 vjet me pare nga nje perandor pagan. Ketij shenjtori ju caktua detyra qe te vriste armikun e Zotit, Julianin.

    Vasili te nesermen shkoi tek tempulli ku ruhej lipsani i Shen Merkurit dhe pa se lipsani nuk ndodhej aty. Atehere e kuptoi se endrra qe pa ishte profetike. Te nesermen lipsani ndodhej serisht ne vendin ku ndodhej me pare dhe ne Qesari mberriti lajmi se perandori pagan, Julian Apostati (nipi i perandorit Kostandin) i cili u mundua te rikthente adhurimin e idhujve, ishte vrare ne beteje.

    Qyteti u gezua qe shpetoi nga inati i perandorit dhe u mblodhen ne Kishe qe te falenderonin Perendine Shpetimtar, Zotin qe i cliroi nga duart e armikut te tyre.

    Por, ceshtja ishte se si do te rishperndaheshin monedhat e arta qe populli kishte sjelle. Vasili propozoi qe te behej nga nje kulac ku te futej nje monedhe dhe cdokush te merrte nje kulac dhe ajo qe do i binte, do ishte monedha qe i takonte. Dhe keshtu u be. Per cudine e te gjitheve, u pa se secilit i kishte rene monedha qe kishte sjelle ne Kishe per t'ja dhene perandorit.

    Kjo cudi kujtohet cdo vit, kur njerezit ne date 1-Janar vendosin nje monedhe ne byrek, kulac ose embelsire dhe kjo monedhe i bie njerit prej anetareve te familjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 01-01-2010 mė 17:06
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Faleminderit per historine Matrix, tani e mesova se pse cdo 1 janar familja ime bente mesnik (lakror me mish) dhe vinim nga nje lek brenda. Lakrori prihej ne aq thela sa kish pjesetare familja dhe lihej edhe nje thele me shume per shtepine. Mbi cdo cope vihej nga nje cope leter e mbeshtjelle mbi te cilin ishte shkruajtur emri i anetarit te familjes. Atij qe i binte pjesa me lekun brenda, do te kish nje vit te ri te mbare. Me sa po kuptoj, shtepia ne kete tradite perfaqeson Kishen.

    Mesniku serviret gjithmone dreken e 1 janarit, Diten e Shen Vasilit.

    Albo

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Po keshtu do te shtoja qe Shen Vasili i Madh eshte dhe autori i librit "Mbi Shpirtin e Shenjte", liber ky qe eshte i perkthyer dhe ne shqip dhe jep nje tablo te qarte te diskutimit mes orthodhokseve dhe arianeve ne shek 4. Per ata qe nuk e dijne, arianet mohonin hyjnine e Krishtit dhe Shpirtit te Shenjte (ngjashem me "Deshmitaret e Jehovait" sot)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 01-01-2010 mė 17:20
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shen Vasili i Madh - 1 janar

    * Arianizmi ishte nje doktrine e Ariusit, teolog ne Aleksandri, i cili predikonte qe Jezu Krishti nuk eshte i te njejtes substance me Perendine, por vecse nje qenie e krijuar dhe e hyjnizuar prej njerezve.

    Perktheu nga anglishtja Ejvis Maria

    Nje shembull klasik i asaj qe kur kerkon te permbledhesh shkurtazi dicka e ngaterron me keq ate qe do te thuash.

    Arianizmi - doktrine/mesim qe e merr emrin nga Ariusi, por qe nuk eshte doktrine/mesim i krijuar prej tij.

    Ariusi - nuk ishte teolog. S'kishte asokohe tituj te tille si teolog, thjeshte. Ariusi ishte prift ne Aleksandri.

    Thelbi i mesimit te Ariusit nuk eshte kaq i thjeshte sa mesimi se Jezu Krishti eshte nje qenie e krijuar, e hyjnizuar nga njerezit.
    Nqs do flasim per natyre "mbi-njerezore' te Krishtit, vete Arisui do hynte tek ata qe e "hyjnizojne" Krishtin.

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Histori interesante

    Urime atyre qe e festojne

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kremtohet ne Korce 1 Janari

    Μė datėn 1 Janar Kisha jonė kremtonte Rrethprerjen e Zotit tonė Jesu Krisht.
    Gjithashtu pėrkujtonim dhe Shėn Vasilin e Madh. Njė prej etėrve tė Kishės sonė i cili dalloi kaq shumė pėr veprėn e tij shpirtėrore. Ai ėshtė njė prej shėmbujve kryesorė qė duhet tė ndjekim ne tė krishterėt.
    Por mqs ne jetojme nė njė shoqėri ku ndėrimi i vitit kalendarik festohet se tepermi, atėhere Kisha i shndėrron kėto festa dhe nga materiale i kthen ato nė shpirtėrore. Megjithėse i gjithė qyteti flinte dhe kudo mbizotėronte njė qetėsi pjesmarrja nė meshė ishte me njė tendencė nė rritje deri sa nė fund Kisha ishte plot.
    Nėn udhėheqjen e Mitropilitit Hirėsi Joanit u mbajt mesha e Shėn Vasilit nė Katedrale. Nė fund tė meshės pas Predikimit dhe Urimit qė Hirėsia bėri u mbajt dhe njė Dhoksologji e cila ishte njė lavdėrim e lutje tek Zoti. Lavdėrim pėr vitin e bekuar qė kaloi (pavarėsisht vėshtirėsive apo problemeve) por dhe njė lutje qė Viti kalendarik qė fillon tė jetė i bekuar dhe tė sjellė perparim shpirtėror tek besimtarėt e saj.
    Gėzuar pėr shumė vjet.
    http://1.bp.blogspot.com/-ssSyWFgCRG...0/P1010015.JPG

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 04-01-2013 mė 08:06

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shėn Vasili i Madh - 1 janar

    Ta gezoni e trashegoni emrin te gjithe ju qe mbani emrin e nje prej Hierarkeve me te nderuar te Kishes, Shen Vasilit te Madh.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shėn Vasili i Madh - 1 janar

    Nga e ka prejardhjen, Zakoni i vendosjes sė monedhės nė byrek apo ėmbėlsirė?

    Besimi ynė ėshtė i gjallė, ėshtė mėnyrė jetese. Parardhėsit tanė e kishin ndėrtuar jetėn mbi besimin. Ēdo shprehje e jetės sė tyre, ēdo zakon qė kishin krijuar ishte i bazuar tek besimi dhe i ndihmonte ata qė tė kishin njė betejė shpirtėrore tė vazhdueshme dhe konstruktive.
    Zakoni i vendosjes sė parasė nė byrek ka lindur sėrish nga jeta shpirtėrore orthodhokse. Mbijetesa dhe pėrhapja e saj akoma dhe nė familjet myslimane nė Shqipėri tregon qė padyshim qė tė gjithė banorėt e kėtij vendi kanė qėnė tė krishterė, por dhe ata qė u konvertuan ruanin nė subkoshiencė dashurinė drejt orthodhoksisė nėpėrmjet zakoneve qė ruanin pa pasur kuptimin parėsor por qė mund tė kthehen sėrish nė pikat lidhėse me vėllezėrit dhe motrat e humbur.
    Por le tė mėsojmė si lindi ky zakon.
    Nė kohėt e Julian Paravatit kur Bizanti i shpalli luftė Persisė, Juliani kaloi me ushtrinė e tij nga Ēezaria. Atėhere urdhėroi qė tė taksohej e gjithė zona dhe paratė do t’i merrte gjatė kthimit tė tij pėr nė Konstandinopojė. Kėshtu, banorėt u detyruan qė tė japin ato sa kishte secili, duke nisur qė nga monedhat prej ari etj. Por Juliani u vra nė mėnyrė jo tė lavdishme nė njė betejė gjatė luftės me persianėt, kėshtu nuk kaloi kurrė nga Ēezaria. Atėhere Shėn Vasili dha urdhėr dhe nga florinjtė gjysmat t’iu jepen tė varfėrve, njė pjesė e vogėl u mbajt pėr nevojat e institucioneve tė Vasiliadės, dhe tė tjerat i ndau tek banorėt me njė mėnyrė prototipe: dha urdhėr qė tė pėrgatiten bukė dhe nė ēdo bukė vendosi njė monedhė floriri brenda, mė pas i ndau nė ēdo shtėpi ,kėshtu duke ngrėnė banorėt bukėt gjenin dhe nga njė gjė brenda. Kėshtu u lind zakoni i byrekut qė u quajt byreku i Vasilit.

    Kėshtu dhe nė ditėt tona konsiderohet “fat” gjetja e parasė sė vendosur nė byrek. Por ky “fat” duhet tė kuptohet qė ėshtė pjesa e mbetur nga ndjesia e paraardhėsve tanė orthodhoksė qė krijuan dhe ruajtėn zakonin dhe qė kishte tė bėnte me sigurinė qė ndjente njė besimtar se gjetja e parasė pėrputhej me pėrkujdesjen dhe ndėrmjetėsimet e Shėn Vasilit tek Zoti. Tė gjithė kemi nevojė pėr ndėrmjetėsimet e Shėnjtorėve tanė dhe ky zakon na i kujton vazhdimisht.
    Prandaj le t’i lutemi sot Shėn Vasilit por dhe ēdo ditė tė gjithė shėnjtorėve tanė tė ndėrmjetėsojnė te Zoti qė tė kemi vetėm bekime, paqe, besim dhe vetėm Dashuri! Gėzuar pėr shumė vjet.

    Emri:  1545686_196187533919747_274312374_n.jpg

Shikime: 1361

Madhėsia:  51.3 KB

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deshmia e At. Vasil Aden, i konvertuar nga protestantizmi
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2009, 10:14
  2. Soji i hajdutve..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-08-2008, 14:41
  3. Ps-LSI, aleance reale apo pakt antiNano?
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-07-2007, 15:55
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •