Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Po u sjell edhe une dicka nga barcoletat e Halil Xanit, kryesisht me tematike gjate luftes ne Kosove.
    Kerkoj falje nga ata qe ndoshta u ngjallin kujtime jo te kendshme.

    Mahi nga lufta

    1. Në kodër të qyqarëve

    Gjatë ofenzivës së forcave serbo-çetnike, në verën
    e vitit 1998, një familje nga Drenica shkoi në Prishtinë.
    Kur u paraqit në Këshillin e Emergjencës, ata pasi e
    shikojnë një listë, i thonë:
    -E kemi një shtëpi të lirë në Kodër të Trimave, mund
    t`ju vendosim nëse doni?
    -Jo- ua ktheu drenicaku- mua ma gjeni një shtëpi
    në Kodër të Qyqarëve, se po të isha trim, unë do
    të isha tash në Drenicë, e jo këtu.


    2. Prej nga je?

    Gjatë ofenzivës serbe të shtatorit të vitit 1998,
    në malet e Qyqavicës u strehuan shumë familje
    nga Drenica. Aty dëgjova këtë dialog:
    -Kah të patëm oj shoqe?
    -Nuk di as vet. Kam qenë e martuar në Polac.
    Dy javë ndejta në Galicë, një muaj në Dubofc,
    dy muaj në Kollë e qe tri ditë jemi këtu në
    bjeshkë. E ti a po e din ti tash nga jam?


    3. A po qesin?

    Gjatë luftimeve në Prekaz, në mars të vitit
    1998, disa gra e fëmijë erdhën në lagjen tonë.
    Baqica i kishte mjelë lopët dhe hyri në shtëpi.
    Njëra nga gratë mysafire e pyet:
    -A po qesin? Baqica duke aluduar tek lopët, i përgjigjet:
    -Po valla, po qesin boll.
    -Uh, qyqet na, donë me ardhë edhe këndej-ia kthei ajo.
    -Qysh mori qyqet na, çka kishin me pi fëmijtë?
    -Uh, gru, gru, unë mendova mos po gjuajnë shkjetë.


    4. Kjo më nuk durohet

    Në një fshat, diku në Kosovë, banorët kishin
    ikur para ofenzivës serbe dhe ishin fshehur
    në një mal. Ata, nga mali i shihnin shtëpitë duke
    u djegur nga kumbarët e deridjeshëm serbë.
    Kur shkjetë hynë edhe nëpër kopshtet me perime
    dhe shkatrruan edhe serrat, njëri nga ata bërtiti:
    -Vëllezër, kjo më nuk durohet. Kush është i gatshëm
    të vdesë, le të vijë pas meje.


    5. Do ta ndajmë oborrin

    Një familje nga Drenica, me një kerr fëmijë,
    ia mësyn Mitrovicës dhe vendoset tek një
    familje e cila e pranon me ngrohtësi.
    Pas pak ditësh, drenicaku kishte blerë dërrasa.
    I zoti i shtëpisë e pa duke i shkarkuar dhe e pyeti:
    -Çka po të duhen ato dërrasa, o lum miku?
    -Burrë, vendosa ta ndajmë oborrin. Shumë fëmijë,
    po përzihen e besa edhe po lazdrohen.


    6. Mos i qaj tapetat

    Njëri nga Drenica gjatë luftës së 98-ës ishte
    vendosur në një familje në Mitrovicë. I zoti i
    shtëpisë e kishte pritur mirë, por një ditë
    ishte ankuar tek mysafiri se fëmijtë kishin
    nisur t`ia shkatrrojnë tapetat në mur.
    Drenicaku ia ktheu:
    - Qysh bre nuk po të vjen marre, mua ma
    kanë djegur shtëpinë e nuk u bë nami e
    ti ankohesh për tapetat, lëri burrë fëmijtë
    le të luajnë.


    7. Veturën po e blej unë

    Një familje kishte ikur nga lufta dhe ishte
    vendosur në Mitrovicë. i zoti i shtëpisë
    nuk kishte qenë edhe aq i fortë ekonomikisht,
    por kishte vendosur ta mbante me shpenzime
    të vetat. Kur iu harxhuan paratë, ai i tha mysafirit
    se kishte vendosur ta shiste veturën. Ky farë trimi
    e kishte pasur një duç marka me vete, por që nuk
    e kishte shpenzuar asnjë cent, po i thotë:
    -Veturën po e blej unë, sa e merr tjetërkush.


    8. Këta kanë vdekur, jo unë

    Një ushtar i UÇK-së nga Dërvari ishte plagosur
    rëndë gjatë luftimeve të ofenzivës serbe të
    shtatorit në Qyqavicë. Kur e gjejnë disa shokë
    e tërheqin prej aty dhe e vendosin në një vend
    të sigurt, i lajmërojnë edhe shokët tjerë.
    Derisa vijnë të dytët, ushtarët i zë gjumi,
    kurse ushtari plagosur nuk mund të flinte nga
    dhembjet. Me të arritur, ata e pyesin:
    -A nuk ke vdekur, a?-Jo, unë jo, por këta shokët-iu përgjigjet
    ushtari në shaka.


    9. E kam nemë viçin

    Në Prekaz të Poshtëm, derisa ishte si zonë
    më e lirë, ishin vendosur disa familje nga
    fshatrat ku ishte më rrezik nga luftimet.
    I zoti i një shtëpie që kishte shumë mysafirë
    e kishte prerë një viç. Pas dy ditësh aty
    shkoi edhe një nip nga Gllobari.
    Daja po i thotë nipit:
    -Rras mish se e kam prerë atë viçin që
    i thosha të hëngërshin qentë.


    10. A e biem pulën o babë?

    Njëri kishte pranuar në shtëpi disa të
    zhvendosur. Një mbrëmje derisa hanin darkë,
    çka kishte qëlluar, një fëmijë po i thotë të
    zotit të shtëpisë:
    -A e biem pulën o babë?
    -Jo, jo, prit edhe pak!
    Mysafirët merrnin ngapak, por nuk largoheshin,
    duke menduar se njëmend do të bijnë edhe pulë.
    Prit e prit, pasi pula nuk erdhi, ata u larguan
    nga sofra.
    Atëherë plaku i tha atij fëmijës:
    -Bjere babo tash pulën!
    Pasi i hëngri trohat e bukës, pulën e përzunë përjashta.


    11. Uji në benzinë

    Gjatë luftës, Qirezi ishte ende zonë e lirë
    dhe e kontrolluar nga UÇK-ja. Aty bëhej
    njëfarë tregu dhe njerëzit furnizoheshin
    me artikuj të ndryshëm.
    Njëri duke shprazur një kanistër me
    benzinë, e mbante ombrellën sipër kapakut
    të rezervoarit për të mos rënë pikat e shiut.
    Njëri duke e shikuar këtë skenë i tha:
    -O lum jarani, hiqe atë ombrellë, se uji ka hyrë
    moti në kanistër.



    12. O babë, hajde ngjitma bishtin

    Derisa Besimi punonte në hapjen e istikameve
    të UÇK-së në Polac, kishte thyer bishtin e kazmës.
    Kur kthehet në shtëpi, e sheh të atin duke qëndruar
    me një fqi.
    Nga larg e thërret e i thotë:
    -O babë, hajde ngjitma bishtin!


    13. Këmba në fyt

    Gjatë luftës edhe Bilalli nga Polaci, një kohë
    të gjatë me familje kishte qëndruar në luginën e
    Tushilës, në një tendë najloni.
    Një natje i kishte thënë gruas:
    -Allahile, a mundesh me i ra në fije një ëndrre
    që e kam parë mbrëmë?
    -Hë, hajërli qoftë- ia ktheu e shoqja.
    -Gati më ka dalë shpirti, disi njëfarë trau më
    kishte rënë në fyt dhe ma zinte frymën-ia ktheu ai.
    Ndërkaq, ajo duke qeshur ia ktheu:
    -Mos u bën merak, se nuk ka qenë tra,
    por ishte këmba ime.


    14. Andej ka përplot policë

    Njëfarë Sadiku nga Kozhica, një ditë ishte
    nisur këmbë për në Polac. Diku në rrugë e
    takon njërin me veturë që shkonte në drejtim
    të Qirezit. Ai u ndal dhe e pyeti plakun:
    -A mund të shkohet për në Qirez?
    -Çfarë Qirezi, more burrë, andej nga Beçiqi,
    po vijnë forca të shumta. Ai e ktheu veturën,
    e mori edhe plakun dhe kur arritën në Polac,
    Sadiku po i thotë atij:
    -Mua ndalma këtu se e kam një motër e po
    zbres e ti nëse ke ndonjë punë shumë me
    rëndësi, shko në Qirez, se ndoshta më kanë
    bërë sytë se s`ka policë.


    15. O ti njeri u kall

    Në kodrën Te Lisat e Xanit në fshatin Polac,
    një kohë të gjatë ka qëndruar një punkt i
    policisë serbe. Ata ditë e natë gjuanin me
    armë të ndryshme, kurse fshatarët vështronin
    mos po vijnë më afër.
    Një grua, një ditë po i thotë të shoqit:
    -O ti njeri, u kall !
    -Ai turrevrap nga dera e oborrit, të shikojë
    mos po digjet fshati, kurse e shoqja ia pret:
    -Jo, jo, nuk u kall fshati, por…


    16. Dikush po lypë hu në këtë shtëpi

    Njëri që e kishte shtëpinë afër me atë ku
    ishte vendosur njëfarë komisioni i emergjencës,
    një ditë duke kaluar pranë murit të oborrit të
    vet, i vërejti dhjetra kuti të shprazëta të
    gullashit. Shkoi në shtëpi dhe iu drejtua së ëmës:
    -Nënë, dikush po lypë hu në këtë shtëpi. Si bën
    që tinëz të hahen gullashat e neve po don me
    na bi në bark pasuli i emergjencës.
    -Jo, djali i nënës, nuk janë ata gullashat tanë,
    po ata po i gjuajnë mbi mur në oborr tonin.


    17. Do të vdesim të gjithë

    Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi
    caqet serbe, njerëzit e patën shumë vështirë
    nga sulmet e parreshtura të forcave serbe.
    Një plak që i kishte humbur shpresat se do të
    shpëtonin gjallë, iu thotë disa ushtarëve të UÇK-së:
    -Edhe nëse shpëtojmë nga granatat, të gjithë
    do të vdesim nga uria.
    -Jo, axhë, liria është afër, dy javë mbahemi
    me qumësht.
    -E pastaj- ç`bëjmë?- tha plaku.
    -Pastaj edhe dy javë e shtyjmë me mish, i presim lopët.
    -Jo, jo, të gjithë do të vdesim- këmbëngul plaku.
    -Ishalla akshami nuk na pret-ia kthu njëri.
    Atëherë plaku u kthjellua pak e tha:
    -Mos bre djalë, mos fol ashtu, a e din që e kemi
    zotin, ai na ruan e na shpëton.


    18. Rojet e lara n`gjak të lopës

    Dy ushtarë të UÇK-së një mbrëmje kishin dalur
    në roje. Shokët e tyre në “shtab” për nevojat e
    ushtarëve kishin prerë një lopë aty në oborr.
    Kur filluan gjuajtjet nga punkti i policisë serbe,


    19. Çka po sheh?

    Një ushtar i UÇK-së që kishte dylbi përpiqej
    t`i përcillte fluturimet e avionëve të NATO-s.
    Një shok i tha:
    -A po sheh diçka?
    -Po-iu përgjigj ai-piloti e ndezi një dunhill,
    kurse unë e ti po pimë dushk mali të mbështjellë
    me letër të thasëve.



    20. Abeja ia sosi prapanicën policit

    Katër pesë shokë, ushtarë të UÇK-së kishin
    zënë pozitë të mirë përballë një punkti të policisë
    serbe, por nuk kishin armë të tjera pos
    kallashëve. Ata gjuanin në drejtim të policisë,
    por pasi që plumbat nuk arrinin deri atje, policët
    ua shplonin prapanicën dhe talleshin me ta.
    Pas pak aty arrin Bekim Berisha-Abeja dhe kur
    i sheh të mërzitshëm i pyet:
    -Çka keni, mos iu kanë mbytur xhemitë në deti?
    -Jo, i thanë ata-por këta kallashët tanë nuk po
    na bëjnë punë.
    -Hajt gjuani ju njëherë-iu tha Abeja.
    Ata gjuajtën, kurse polici që u zhvesh, më nuk
    u ngrit në këmbë, nga snajperka e Abesë.

    Nga Halil Xani
    shqiponja

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Përshëndetje Halil Xani, dhe urime të përzemërta për humoreskat e sajuar...

    Vazhdoni më tej, keni prirje të hatashme për humoreska...



    ***

    Shkon nji i ri dhe njërit ia kërkon vajzën për grua, për të cilën është perhap lajmi se është vajzë shumë e parehatshme:

    - Kam ardhë me ta kërkuar vajzën për grua!
    - Unë po ta japi me gjithë dëshirë, por vajzën e kam të parehatshme!
    - Ani ani, ajo bëhet leht, por ti apo ma jep!
    - Po ta japi e të qoft perhajër!
    Mbas martesës, ajo prap vazhdon me jetën e parehatshme.
    Qohet i burri e ja then nji dorë e pastaj e qon te godeni.
    Godeni ia rregullon dorën.
    - Sa t’kam borxh bre usta?
    Ia kthen godeni:
    -10 Qese!
    - Qe usta unë po ti japi 20 qese, se bon që ia thej edhe tjetrën!
    Bërtet gruaja me të madhe:
    - Merri burro merri parat, se kurr nuk vijmë më te godeni!.
    Tregoi: Isuf Gashi, f. Drenoc - Rahovec

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Përshëndetje z. Agim Metbala. Të faleminderit për komentin tënd. unë e kam të përgatitur një libër ( të katërtin) me nja 300 mahi, origjinale. Kam shpresë se edhe atë do ta botoj gjatë këtij viti. Ditë më parë botova librin e tretë me vjersha sipas anekdotave të Nastradinit. Do t'i zgjedh disa vjersha nga ky libër dhe do t'ua sjell edhe në këtë forum.
    Ju dëshiroj argëtim të mirë

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Unë sonte për herë të parë i pashë këto mahi që "paskan ardhë" këtu.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    MOS I SHAJ DJELMT PO LEVDOI SE BAHEN TE MIRE

    Ni babê i kish pasê tre djem . Vishin musafirt me bujtê . E pvetshin plakun :
    O plak, djemt qysh i ki?
    A p'e sheh kêt t'madhin? E çoj n'sheher , as nuk din me ble , as nuk din me shit , as nuk din me ba kurrgju t'hajrit , hiç.
    Po ky i dyti?
    T'dytin e çoj n'araê , e çoj n'livadh , s'din me livrue , s'din me kositê , s'din me krasitê , kurrgja hiç.
    Po ky i treti ?
    T'tretin e çoj me gja .As nuk dine me m'rujtê gjanê , z ja zê polari e i hup e keq e ma keq.
    Musafiri ish kanê plak.Po i thot masi duelên djemt pej ode:
    A po m'ngon ti mue dishka ?
    shka , bre mixhê ?
    Merri - thot - e livdoji djemt e mos i kesh , e t'bahen djemt e mirê.
    P kah p'i keshê e p'i shanê ti , ata edhe keq e ma keq po shkojnê.
    Plaku edhe ja dha fjalen qi qashtu kish me ba .Edhe ja nisi e po i livdon, po u flet me t'mirê e nuk po i keshê edhe kur gabojshin dishka.
    Hajt , hajt , kalon ni motmot.Kur u ba motmoti, aj musafiri apet shkon n'at shpi. Plaku e kish harrue e s'p'e din hiç.E vetê musafiri plakun:
    Qysh i ki djemt?
    Ap'e sheh kit t'madhin ? Kur e çoj n'sheher , me niqin banka krejt shpijen e math , e vesh e i bjen tana t'mirat.
    Po i dyti?
    Ky i dyti, kur shkon n'arê e n'livadh,e prashit e kosit, punon mirê sa s'ka si bahet ma mirê .çirak m'bani.
    Po i treti?
    I treti çoban asht.I ruen gjanê , as nuk i lê me ja zanê polari, nuk ban dam ,çirak m'bani.
    At'herê foli plaki :
    Para ni vjeti une jam kanê ktu e a e di shka t'kam thanê?
    A ti je kanê a ?
    Po , une jam kanê e t'kom msue qi nuk duhet me i marrê thmitê me t'keq.
    Qe, tash qi ja paske fillue me i marrê me t'mirê e mos me i keshê e mos me i sha, shyqyr t'u paskan ba djemt e mirê. Tu'i folê mirê, bahen thmitê e mirê e jo me u folê keq se edhe thmija at'herê shkojnê keq.



    Nga Anton çetta
    Prozê popullore nga drenica .

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga xani1 Lexo Postimin
    Përshëndetje z. Agim Metbala. Të faleminderit për komentin tënd. unë e kam të përgatitur një libër ( të katërtin) me nja 300 mahi, origjinale. Kam shpresë se edhe atë do ta botoj gjatë këtij viti. Ditë më parë botova librin e tretë me vjersha sipas anekdotave të Nastradinit. Do t'i zgjedh disa vjersha nga ky libër dhe do t'ua sjell edhe në këtë forum.
    Ju dëshiroj argëtim të mirë
    I nderuar Xani 1, kanë "ardhur" si kanë ardhur humoreskat e Juaja kët, ku janë dhe ka bërë mirë që i ka postuar z. Faik Samajli...
    Do ju kisha preferuar t'i postoni në vazhdim nga disa humoreska... Pak krijues sajojnë humoreska origjinale...

    Përshëndetje i nderuar!

  7. #17
    Folkori yne eshte shume i pasur dhe i larmishem, por qe sikur po e ekzagjerojme pak me perdorimin e ngjyrave ( ne te shkrojtur )...
    Mire ju qe jeni te rinj, po ne pleqt na vishen syte shpejt, jo vetem nga mallengjimi, por edhe nga nderrimi i ngjyrave..., kur lexojme...
    Pershendetje

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Më vjen mirë që i kanë pëlqyer mahitë e mia z. Faik Smajli dhe i ka sjellur këtu. Besoj se po ju pëlqejnë edhe forumistëve të tjerë. Tash për hir të z. Agim metbala, po i sjell disa minihumoreska. Sa ia kam qëlluar, do të vlerësoni JU.

    1.TE KRYETARI

    PALA: Mirëmëngjesi!
    SEKRETARESHA: Mirëmëngjesi, urdhëroni!
    PALA: Oj çikë, a asht kryetari këtu, pata nji punë shumë me randsi?
    SEKRETARESHA: Jo, axhë, më vjen keq, por nuk është këtu.
    PALA: Po ku asht bre mixhë, a ban me ditë?
    SEKRETARESHA: Ka shkuar në RTK.
    PALA: Mos bre, po kur paska kalu me punë atje, s`paskna nije?
    Auuuu, na paska marrë në qafë bre!
    SEKRETARESHA: Jo, jo, axhë nuk ka kaluar, me punë,
    por e kanë ftuar mysafir në programin e mëngjesit.
    PALA: Ahaaaaaa, eh mirë pra, vi une neser prap se nime e kam ni punë unë.

    Të nesërmën:

    PALA: Oj çikë, sot mos gabo me m`thanë se kryetari asht në RTK.
    SEKRETARESHA: Jo axhë, sot nuk është në RTK, po në TV 21,
    e kanë ftuar në emisionin drejtpërdrejt.
    PALA: Ma bre, po na a ja dham votën me nejtë në punë e me na i
    nreq punët qe na ka premtu, a me shku në televizion.
    SEKRETARESHA: Axhë, unë nuk di. Vetëm po të tregoj se ai nuk
    është këtu e as mos e prit se sot nuk kthehet në punë fare.

    Ditën e tretë:

    PALA: E treta, e verteta. Sot mos më thuj se ka shku në KTV, se e han
    krroqen kresë pasha mixhen.
    SEKRETARESHA: Të lumtë goja axhë, ia qëllove. Po kush të tregoi.
    Njëmend sot është mysafir në programin e mëngjesit në KTV.
    PALA: Po mirë, moj çikë, unë po të besoj ty, po nuk po e marr vesh
    pse ai përdit me shku në Prishtinë, a nuk kishin ata spikera a?
    SEKRETARESHA: Jo axhë, jo,, kryetarin po e thërrasin si njohës të situatës
    aktuale e si analist, se asi moderatorësh vërtetë kanë mjaft.
    PALA: Selam bani këtij kryetarit, thuj u kan nji analist plak e ka thanë nashta
    unë nuk i pres zgjedhjet tjera, veç djemve e nipave kam me ju lanë amanet mos
    me ia qitë ma kokrrën ati që krejt kohën e kalon nëpër televizione.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    2. Edukimi i nxënësve

    Shkolla private e Shkozës shpall konkurs për pranimin
    e nxënësve, të cilët do të edukohen se si:
    -të mos pijnë duhan në klasë sikur mësuesit e tyre,
    -të mos qëndrojnë në çajtoret plot tym në lojën me gurë si mësuesit e tyre,
    -të mos shkojnë të dehur në punë si disa doktorë në disa spitale të Kosovës,
    -të mos e vjedhin buxhetin sikur disa ministra e zyrtarë të lartë të Kosovës,
    -të mos vjedhin komplet libra të të tjerëve e të thonë se janë të tyre,
    -të mos vjedhin ujin, rrymën, pyllin, vagonët, shkollën, kishën...
    -të mos vjedhin votat gjatë zgjedhjeve kur të rritën,
    -nxënëset të mos vishen sikur disa mësuese të tyre...
    Për këto dhe tema të tjera Ju garantojmë suksesin.

    3. Formaliteti i babait-amini

    -O Muharrem, Shabani të ka pranuar për mik dhe po ta kërkon vajzën për djalin.
    -Qy, qy, qy, qy, qy, qy ! Shabani, po thua a? Po unë nuk po e njoh more atë Shabanin. Jaaaaa, nuk ja jap, toka e qielli po të bëhen bashkë.
    -More Muharrem, mos u ngut. Mos fol ashtu se Shabani më ka thënë me të tregu se e ka bërë terminin e dasmës në hotel.
    -Çka po thua eeeeeej? Me zor po dojka me ma marrë çikën Shabani aaaa?
    Jaaaaaa, veç po u dashka me e fshi mirë kallashin, se tybe treqind tybe, kurrë jo.
    Në atë çast vajza sjell kafetë. Ajo e kishte dëgjuar gjithë muhabetin.
    Ju drejtua babait:
    -Mos u bën nervoz, ooooo babiiiii. Ne me Liridonin ashtu jemi marrë vesh.
    E dëgjove se datën e martesës e kemi caktuar, edhe hotelin e kemi rezervuar.
    - Mirë moj bijë, mirë, qy mirë, po çfarë miri ore, e unë?
    E unë vetëm formalitetin duhet ta bëj a?
    -Jo, babi jo. Nuk ta marr unë ty fytyrën. Ti nuk je për formalitet, por vetëm duhet t`ia bësh aminin kësaj pune, o babushi im i dashur.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    4. Ditëlindja e doganierit?

    Bisedojnë shokët doganierë:
    -Burra, çka po i çojmë kolegut për ditëlindje.
    -Asgjë, u përgjigj njëri.
    -Jo bre se marre t`i shkojmë duarthatë.
    -Mos keni dert, unë e kryej edhe për juve.
    Nuk është marre, ai orë të mirë ka, makinë të mirë, po,
    shtëpinë e mobiluar po…
    Kur shkuan atje, ky u ngrit në emër të shokëve
    dhe i uroj edhe 100 pranvera dhe i tha:
    -Koleg, kemi vendosur që nesër ti të jesh shef i ndërrimit.
    Ky besoj do të jetë shpërblimi më i mirë për ditëlindjen tënde, a po?

    5.Të gjitha nuk na bijnë hise

    -A e kemi Kushtetutën si të Evropës?
    -Po.
    -Edhe flamurin?
    -Po.
    -Edhe Himnin?
    -Po.
    -Edhe rrogat e funksionarëve?
    -Po.
    -Ani?
    -Çka ani. Të gjitha këto që the i kemi si në Evropë,
    por papunësinë dhe rrogat e të punësuarëve nuk i
    kemi si në Evropë, bile as si në Bangladesh.
    -Eeeee, të gjitha nuk na bijnë hise pasha bacin.

    6. Donacion për donatorët

    -A ndëgjove?
    -Çka a ndëgjove?
    -Sa paret na i dhanë ata donatorët?
    -Po, po ndëgjova, po çfarë hajri kemi unë e ti.
    -Paj, unë e ti ndoshta jo, por Kosova po.
    -Ishalla është ashtu si po mendon ti, e nuk është ashtu si e di unë.
    -Pse qysh, çka?
    -Sipas meje ky është më tepër donacion për donatorët.
    -Jooooo, moreeeeeee?
    -Poooo, moreeeeeee.
    -Si, qysh?
    -Më tha një mik, se ata po i caktojkan do menaxherë me ardhë
    me kqyrë qysh do t`i harxhojmë ato para.
    -Ani, çka ka të keqe këtu?
    -Jo, jo asgjë, vetëm se gjatë gjithë kohës sa po rrishin ata këtu,
    mëditjet i kishin nga një mijë euro në ditë.
    -Çka po thue eeeeeeej?
    E valla n`koftë ashtu si po thua ti, vërtetë këto qenkan, donacion për donatorë

    7. A flasim për KEK?

    Shabani: Hasan, a sheh prapë KEK-u po na e bën terr 8 me 2.
    Hasani: Të lutem Shaban, mos më fol për KEK-un. Ata janë
    bërë si boza e bozaxhisë.
    Shabani: Mirë, mirë, Hasan, më falë, unë nuk e dita se je bërë
    kaq alergjikë në këtë temë.
    Hasani: Po, pra, çka është tepër, tepër është. Kot, atyre nuk ua lë asnjë kritikë.
    Shabani: Ani, ani, Hasan, ndërrojmë temën e bisedës.
    Hasanio, po ata prapë po vazhdojnë me vjedhje…
    Shabani:Ani de e ndërrojmë temën, ë?
    Hasani: M`u ka mbushur mendja se tash në kohën e pushimeve,
    rrymën po e shesin në Shqipëri.
    Shabaniasan a e ndërrojmë temën a jo?
    Hasani: Po, po. Nuk ia vlen të flitet për ata që po na lënë në terr,
    ata që po duan të na çmendin me zhurmën e gjeneratorëve nëpër qytet…
    Shabani: Hasan, të lutem, mjaftë më se vërtet qenke alergjikë në këtë temë.
    Si duket tri ditë me ndejtë bashkë, ti nuk don me ndërru temën e bisedës.


    8. Daja ma hëngri kalin

    -Tungjatjeta Hasan!
    -O tungjatjeta edhe ty!
    -Hasan a e ke kalin ende, a e ke shitë.
    -Jo valla, ia pata shitë një daje, pse po më pyet?
    -Paj bre Hasan po më duhen pak pare, e thashë m`i gjen do hua.
    -Jo vallahi, nuk kam asnjë metelik.
    -Qysh bre nuk ke, e kalin po thua e paske pas shitë?
    -O e shita, e shita, po pare nuk ka.
    -Qysh bre nuk ka, po pse?
    -O nuk kam, se kalin që e pata shitë ma hangri daja.
    Kurrë paret nuk m`i dha, haram i koftë.

    9. Vazhdo ti me atentatet

    -Hallo, hallo Amrush...
    Heeeej, a po më ndëgjon, kqyr se djali ma lshoi kompluterin,
    lëshoma edhe ti kameren.
    Hë, eh tash mirë po ban. Qyre sa mirë, po doket kfjellt, xham.
    Eh teknikë, bre. Thojshin para do kohe se do të vjen ni zaman
    që ki me folë me njeri në Amerikë e edhe ki me e pa.
    Qy- qy, qy- qy, po çka i ki ato libra para veti o Amrush, a edhe atje po lexon a?
    -Qe valla, kesh kah e lexoj librin e Ibrahim kelmendit, Atentatet.
    - A po aaaaa, e masi koke i zanun nuk po te pengoj, vazhdo ti me
    atentatet se flasim herave tjera. S`ka problem jo.
    Hajt tungjatjeta.


    10. Më ngordhi miu

    Tungjatjeta koleg!
    Tungjatjeta!
    -A ndëgjove?
    -Hë, ç`paska ndodhur?
    -Më ngordhi miu.
    -Miiiiiu, moooos bre!
    -Po vallha.
    -Eeeeu t`i pastë marrë të ligat.
    -Jo, po, i mori të ligat e veta se unë e gjeta një tjetër.
    -Si tjetër, ku?
    -Ashtu, ma fali një mik, i kishte pasur dy mausa.

    11. Vdekja për së gjalli

    -Mirëmëngjesi, Hashim!
    -Mirëmëngjesi!
    -Prej kur po blen bukë të furrës, a mos të ka
    vdekë gruja e nuk paskam ndëgju.
    -Jo, valla, gruja jo, por kam vdekur unë për së gjalli.
    -Mos, bre, mos fol ashtu, po ti gjallë qenke.
    -Jo, unë gjallë jo, por hija ime, kurrë nga rendi i magjes ma nuk del.
    -Auuuu, unë thashë qysh nuk jam ardhë me të pa për gru, e tash
    nuk paskna qysh me ardhë me pa as për ty, lum hija e jaranit tem.(per oren gazmore te dates


    12.Kursimi dhe “kursimi” i rrymës

    Derisa kishte rrymë:
    -O djali jem a e çove nxemsen te vjetat?
    -Po babë e qova.
    -Po te kingjat a e çove, tjetrën?
    -Po babë e çova edhe te kingjat.
    -A kqyre në banjo a është lshut nxemsja
    se po na ngrihet uji, o bir?
    -Po, po, babë, ajo lshut është gjithmonë.
    -Dritat a janë ndezë? Ndezni krejt se ma hjeshëm
    po duket shtëpia me shumë drita.
    -Po, po, babë krejt dhezë janë?
    -Edhe ato zbukuruest mbi murin e oborrit?
    -Po, po, babë krejt sabah e kemi ba.
    -Ashtu pra, sa të jetë kështu pa sahat,
    ta bajmë sabah n`tana anët.

    Kur ndalet rryma:

    -O djali jem, mule e kqyr hiqni prej rrymës krejt
    aparatet e dhezne agregatin.
    Fikni të gjitha dritat se na fiku ky hamam agregati .
    Edhe këtë dritën këtu në odë fikne se hamë bukë
    e pimë çaj me dritë të televizorit, nami nuk bahet.
    Ehh, përpara me fitilaqa bajshim dritë.
    Duhet me kursye djali jem, benzini shtrejt, na ropën
    këto pompa të benzinës..


    13.(S) ËSHTË MAHI ME EMRAT

    -A ua din emrat e nxënësve tuaj, z.mësues?
    -Po.Në klasën time ka:
    Luan, Dren, Drenushë, Sokol, Petrit, Astrit,
    Ukë, Mjellmë, Sokol, Bilibil, Shqiponjë, Pëllumb Fëllanzë,..
    -O zotri mësues, nuk po të pyes për kopshtin zoologjik.
    -As unë nuk po të flas për kopshtin, por për fëmijët.
    -Aha!
    -E të tjerë a ka?
    -Po, si. Janë:
    Berati, Shkumbini, Drini, Vjosa, Vlora, Elbasani, Tomorri,
    Adriatiku, Miloti, Mirdita,…
    -O mësues, nuk të pyeta për gjeografinë e Shqipërisë.
    -Jo, jo, e kam fjalën për emrat e nxënësve.
    -Mirë, po të tjerë a ka?
    -Po, ka, ka si jo.
    Hana, Urani, Ylli, Ylberi, Diella, Afërdita, Venera, Ajri, Hava, Agimi…
    -O, mësues, nga kopshti zoologjik më çove në Shqipëri, kurse
    tash më çove edhe më larg edhe më lart, në qiell.
    E, po këta janë emra shqip o dashamiri im, unë nuk kam faj.
    (S) është mahi me emrat.

    14. Ada mori hu

    Një shok imi më tha:
    -A ke dëgjuar, në Drenas ADA MORI HU.
    -Mos bre - i thashë. Aiii, hi, si nuk kam dëgjuar më herët.
    Nuk kam çare pa shkuar ta vizitoj.
    Kur arrita në Drenas, po e pyes një vendës:
    -Më falni, a dini… -ku MORI HU ADA? -ma ktheu ai.
    -Ja atje, dhe bëri me dorë nga shtëpia e kulturës.
    Vërtet isha vonuar pak, por pasi ishte kohë e vizitës ai
    njeriu që ishte te porta më lejoi të hy brenda.
    Kur hyra në sallë, pashë shumë njerëz që kishin ardhur
    nga vise të ndryshme të Kosovës dhe ishin bërë sy e vesh
    duke shikuar pjesë nga HUMORIADA.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Përgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Vdekja, ritet dhe zakonet Shqiptare
    Nga katana në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2003, 11:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •