Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Smile Nastradin Hoxha - Rrefyes i tregimeve Islame-Sufi

    The Matrix of Philosophy
    Courtney Schlosser


    Nastradin Hoxha shekulli 12: Rrefyes i tregimeve Islame-Sufi

    Mistiku Nastradin, hero i miteve folklorike, rrefyes i tregimeve, mendjeprehte dhe jashtezakonisht i menqur ‘mesues i menqurise’ apo Mulla.

    Megjithate, se a ka ekzistuar Nastradini apo jo nuk eshte e sigurte fare. Ne qofte se nuk ka jetuar, atehere eshte e sigurte se Sufinjte e kane shpikur ate qe te ua bene te mundshme njerezve qe me mire te kuptojne menyren se si ata te shikojne jeten, perjetimin njerezore, dhe boten.

    Duke alternuar midis absurdeve dhe humorit, cuditjeve dhe ndjenjave te brendshme, atyre literale dhe imagjinore, perrallat e Nastradinit kane perballuar me gjenerata te njerezve brenda dhe jashte komuniteteve Islamike, me shekuj te tere, tek Rruga Sufiste e menqurise dhe iluminimit.

    Qe ne menyre adekuate the rrefejme permbajtjet e perrallave te kendshme dhe avanturat e Nastradinit do te duhej me shume se nje liber, por nje nga keto tregime do e japim ketu.

    Nje legjende per Nastradinin thote se ne qofte se njeri lexon me vemendje dhe me te vertete kupton shtate dhe vetem shtate rrefime mitike te zgjuarsise te atribuara atije, iluminimi do te pasoje si rezultate! Inkurajojme lexuesit qe te lexojne tregimet e tije te kompiluara ne edicionet e tanishme, dhe ta vene ne testim kete legjende, por nuk ka asnje garance qe kjo legjende eshte e vertete apo falsitet.

    Nje tregim ndoshta i njohur dhe ngacmues ne trevat tona eshte si ne vijim:

    Nje dite Nastradini e humbi qelesin. U perkule ne gjunje dhe ne duar, tek njera nga dritat me te aferta te rruges dhe filloi ta lemonte barin duke kerkuar qelesin. Nuk kaloi shume kohe dhe nje shoke i tije kaloi andej pari dhe e pyeti, “Nastradin c’fare ben ore?”

    “Oh e humba qelesin” Nastradini Ia kthen.

    Shoku I tije bije ne gjunje dhe fillon te kerkoje qelesin ne bare gjithashtu. Mbas perafersisht 15 minutave, shoku I tije e pyet, “Nastradin, ku ta merr mendja se e ke humbur qelesin?”

    “Oh e kam humbur ne shtepi.” Ia ktheu me seriozitet.

    “Pse pra po kerkojme ketu?” e pyet shoku I tije I cuditur.

    “Sepse ketu ka me shume Drite,” Nastradini ia kthen duke bere me gisht tek drita e rruges.

    Jane tregime te llojit te tille qe jane mesuar permendesh me shekuj te tere dhe nganjehere te treguara qe tu pershtaten kushteve shoqerore dhe personale, ne menyre qe te ilustrojne moralin dhe mesimet spirituale te Nastradinit, shkelqesise Sufi.
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386

    Teme interesante por jo e lehte per ta studiuar tamam

    Une mendoja se Nastradin Hoxha nuk ka qene sufi. Ai mendohet se ka jetuar ne kohen e Mevlana Xhelaleddin Rumi (Romaku) dhe Mevlana eshte e sigurte qe ka qene sufi. Nderkohe Nastradin Hoxha ka qene ne kundershtim te vazhdueshem me Xhelaleddin Rumin saqe Nastradin Hoxha e ka pas konsideruar Rumin si spiun te Mongoleve. Tani nuk e di se ne c'aspekt Nastradin Hoxha ka rene ne kundershtim me Rumin. Mund te kete qene sufi. Por ceshtja eshte se nga perrallat e tij nuk duken shume nuancat e sufive. Ai ka alegro te fuqishme qe te le pa fjale por jo nuanca sufish ne fjalet e tij (kjo e fundit eshte fjalia ime, ndoshta mund te kete edhe perralla/gojdhena qe kane nuanca sufish)

    Eshte teme interesante por mendoj se eshte shume e veshtire ti vesh pikat mbi i.
    beqar

  3. #3
    Pershendetje i nderuari Bakudr,

    Ndoshta Nastradini edhe nuk eshte Sufi, per mua me shume ka rendesi mesazhi i zgjuarsise qe ai percjelle tek popullata. Megjithate meqe ju komentuat, ne baze te mendimit dhe interesit tuaj, ne ate se a eshte ai Sufi apo jo, atehere dua te zgjerohem ne burimin e informacionit tim.

    Une nuk shkrova me hamendje apo nga deshira ime qe Nastradini te jete Sufi. Rastesisht hasa ne kete shkrim te shkruajtur nga profesori i shquar Courtney Schlosser, qe jep mesim ne Fakultetin Worcester State College, ne departamentin e filozofise. Ai kishte shkruar leksione ne librin e titulluar "The Matrix of Philosophy" te shtypur ne CD, ku shpjegon filozofite e te gjitha feve, ku nder to ishte edhe Islami dhe figurat me te njohura. Nuk besoj se ky profesor do te vente ne linje kredibilitetin e tije si nje nder profesoret me te shquar ne kete fakultet duke shkruar genjeshtra ne shkrimet e tije. Keta bejne gjurmime te hollesishme para se te shkruajne nje liber qe eshte i detyruar te mesohet ne fakultet.


    Citim Postuar mė parė nga bakudr Lexo Postimin
    Une mendoja se Nastradin Hoxha nuk ka qene sufi. Ai mendohet se ka jetuar ne kohen e Mevlana Xhelaleddin Rumi (Romaku) dhe Mevlana eshte e sigurte qe ka qene sufi. Nderkohe Nastradin Hoxha ka qene ne kundershtim te vazhdueshem me Xhelaleddin Rumin saqe Nastradin Hoxha e ka pas konsideruar Rumin si spiun te Mongoleve. Tani nuk e di se ne c'aspekt Nastradin Hoxha ka rene ne kundershtim me Rumin.
    Me vjen keq te te them por besoj se pajtohesh edhe ti se eshte absurd te mendohet se dy Sufinje kurr nuk mund te kene mospajtime ne mes veti.

    Edhe pse dyshoj ne takimin midis Xhelal-ed-in Rumit r.a. dhe Nastradinit, megjithate ne qofte se nje takim i tille ka ndodhur do te isha shume kurioz te mesoj me shume per kete ngjarje. Prandaj ne qofte se ke mundesi, do ta dija per nder po te me udhezosh ne burimin e informacionit tend ne lidhje me kete takim. Rumi eshte njeri nder poetet me te favorizuar nga ana ime, prandaj jam kurioz te dije sa me shume per te, e lere me takimin me te famshmin Nastradin.

    Mund te kete qene sufi. Por ceshtja eshte se nga perrallat e tij nuk duken shume nuancat e sufive. Ai ka alegro te fuqishme qe te le pa fjale por jo nuanca sufish ne fjalet e tij (kjo e fundit eshte fjalia ime, ndoshta mund te kete edhe perralla/gojdhena qe kane nuanca sufish)
    As vete nuk e mendoja qe Nastradini eshte Sufi, dhe kur e pash kete shkrim per here te pare, ne menyre spontane u befasova, por me vone duke menduar e kuptova se befasimi im ishte plotesisht i panevojshem, sepse rrefimet e metaforike te Nastradinit perputhen plotesishte me rrefimet e te moshuarve Sufinje te cilet shume rralle mesojne ne menyre direkte, por vetem me gje-egjeza, analogji apo perndryshe duke perdorur tregime metaforike te ndryshme per te ndihmuar kerkuesin e se vertetes.

    Kendej nga ne ne Kosove-Prishtine pa marr parasysh a je Suni/Sufi/Krishter/Ateist kur njeri ka veshtiresi te kupton se c'fare thuhet, ka mbetur nje fjale e urte, ku thuhet: "N'kofsh Bektesh e merr vesh".

    Kalofsh mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 28-05-2008 mė 20:03
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    [QUOTE=ocean;1925052]
    profesori i shquar Courtney Schlosser, qe jep mesim ne Fakultetin Worcester State College, ne departamentin e filozofise.
    Profesoret e ndryshem megjithese jane per tu respektuar per punen qe bejne nuk jane tamam egzaktet per te kategorizuar dijetaret e muslimaneve. Nuk duhet harruar se ketu ke te besh me nje shkence jo-egzakte dhe mund te hasesh edhe ne mendime te ndryshme.


    Me vjen keq te te them por besoj se pajtohesh edhe ti se eshte absurd te mendohet se dy Sufinje kurr nuk mund te kene mospajtime ne mes veti.

    Edhe pse dyshoj ne takimin midis Xhelal-ed-in Rumit r.a. dhe Nastradinit, megjithate ne qofte se nje takim i tille ka ndodhur do te isha shume kurioz te mesoj me shume per kete ngjarje.
    Sa per takimin midis ketyre te dyve nuk e di nese eshte dokumentuar ndonje gje por Nastradin Hoxha ka pas qene tallur me disa gjera qe Mevlana i besonte. Ne fakt nuk e di nese Mevalana e ka pas besuar gjithcka qe shkruante.

    Psh Mevlana ka nje poezi shume te njohur ku shejtani shkon dhe zgjon nga gjumi per namazin e sabahut Muavijen. Dhe gjate gjithe poezise Mevlana e vlereson shume shejtanin dhe e ul Muavijen. Dhe ne poezi Mevlana e thote per shejtanin se eshte engjell. (kete pershkrim te shejtanit si engjell e kane bere edhe poete te hershem sufi) Nderkohe qe dihet sipas burimeve islame se shejtani nuk eshte prej engjejve por eshte prej xhindeve dhe per kete burim tregohet nje varg nga Kurani.

    Nje histori tjeter qe Mevlana e besonte ka qene sikur nje dijetar ka qene duke shkuar per ne haxh dhe gjate rruges takon nje plak. Ky plaku fillon ti beje pyejtje ketij dijetarit. Dhe pastaj ky dijetari me dijen e tij fillon ta kuptoje qe ky plaku qe po i ben pyejtje eshte kutb'i. (Kutbi sipas besimit te shkolles sufije eshte kreu i keshillit te dyzet dijetareve qe merren me ceshtje te medha. Per nje kohe te gjate Kutbi ka qene Abdulkadir Gejlani. Asnje nga Ehli Suneti nuk i beson gjerave te tilla. Madje nxenesit me te njohur te Gejlanit kane thene vete se sufite kane shpikur shume gjera ne lidhje me Gejlanin nderkohe qe Gejlani nuk ka patur besimin e atyre sufive. Besimin ne Kutbin si dhe keshillin e te dyzeteve sufite e mbeshtesin ne endrra ku thone ne enderr e kane takuar Abdulkadir Gejlanin dhe i kane dhene doren dhe i kane marre uraten. ) Dhe pastaj ky plaku i thote ketij dijetarit: "Mos u lodh kot duke shkuar ne haxh." Mi jep mua leket e haxhit dhe sillu 7 here rreth meje dhe kjo eshte me e mire per ty sesa te shkosh ne haxh. Dhe ky dijetari i sillet 7 here rreth ketij plakut. Mevlana kete histori e besonte ndersa Nastradin Hoxha tallej me Mevlanen per kete histori specifike.

    Gjithe keto fjalet me lart jane disa gjera qe pak a shume e mban Nastradinin larg ideve sufiste. Ndoshta ka qene por nga pjesa e shkrimit qe solle ti ne fillim nuk duket ndonje burim ku mund te thuhet se ka qene i tille.

    Nqs mund te sjellesh ndonje pjese tjeter nga libri i ketij profesorit ku vertetohet se ai ka qene sufi atehere mund te mesojme pak me shume.

    Me respekt
    beqar

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2004
    Postime
    1
    Ju kisha lutur qe ta perzgjidhni nje tregim nga Nastradini (Na-sr-din)
    dhe ta komentojne ate si "sufi" ashtu edhe "Ehli Sunet"
    psh. Ehli Sunetet duhet te gjejne brenda seicilit tregim shtyllen e sheriatit ne te cilen eshte bazuar tregimi.
    Derisa Sufi duhet te na tregojne per Mekamin e treguesit ne momentin e te treguarit te ketij tregimi si dhe lidhjen e Sheriatit dhe Tevhidit brenda tregimit.
    Sa per informate Sufit do ta kene me veshtire sepse na duhet shpjeguar ne 7 versione here tre mekame me te thjeshtat te cilat edhe mund deri diku te pershkruhen edhe me fjalorin te cilin posedojme shumica ne kete forum.
    Urdheroni tregone veten tash ne kete moment.

    Tregimin zgjedheni ju sipas deshires suaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga rikochet : 30-05-2008 mė 15:53 Arsyeja: Tregimin zgjedheni ju sipas deshires

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Njė turk i urtė dhe shakatar NASRADIN HOXHA



    V. Ayhan

    Nasr el-Din Hoxha ėshtė njėri ndėr filozofėt mė tė njohur tė humorit nė historinė botėrore. Anekdotat e tij, tė rrėfyera mbi njė hapėsirė tė gjerė prej Gjermanisė deri ne Japoni, pėrmbajnė mėsime ku pėrmes theksimit tė njė tė mete njerėzore apo njė pike tė dobėt synohet ngritja e tė kuptuarit tė njerėzve pėr tė si dhe shėrimi i asaj mangėsie. Nasr el-Din Hoxha njihet me emra tė ndryshėm nėpėr botė. Ai njihet si Artin nė Armenia, si Oylen Sipikel nė Gjermani, si Mac Antash nė Skoci, si Xhuha nė Arabi, apo me emra tjerė nė vende tjera si Ero, Koso, Iter Pejo e kėshtu me radhė. Kjo mund tė jetė pėr arsye se nė ēdo shtet ndodhej njė person i ngjashėm si Hoxha apo pėr shkakun se anekdotat e Hoxhės duhej tė kishin njė figurė tė cilit mund t’i atribuoheshin.

    Figurė e vėrtetė apo pjellė e imagjinatės njerėzore?
    Gati si me ēdo personazh tjetėr popullor, edhe jeta e Nasr el-Din Hoxhės ėshtė e mjegulluar nėpėr legjendat e shumta tė trashėguara. Megjithatė, kėrkimet e bėra mbi jetėn e tij qė nga mesi i shekullit paraprak, pothuajse tė gjitha janė nė ujdi se ai u lind nė Sivihistar, nė rrethin e provincės Eskisehir nė Turqinė qendrore. Sipas tė dhėnave qė O.S.Gökyay i jep nė artikullin tė cilin e shkroi pėr Islam Ansiklopesiski ( ‘Njė Enciklopedi e Islamit’, Istanbull 1986), Fuat Köprűlű ( Nasreddin Hoxha, Islanbull, 1918) shkruan se njėri nga muftitė e vonshėm tė Sivrihisarit i quajtur Hasan Effendi shėnon nė librin e tij tė pa pėrfunduar Maxhmu’a-i Ma’arif (Enciklopedia e Edukimit) se Nasr El-Din Hoxha u lind nė fshatin Horto afėr Sivihisarit ku edhe shėrben si imam pėr njė kohė duke e pasuar tė atin i cili po ashtu kishte qenė imam, pėr tė migruar mė vonė nė Akşehir, nė rrethinėn e provincės Konya tė Turqisė qendrore ku edhe e kompleton jetėn e tij.
    Megjithatė, ka disa pohime se Nasr el-Din Hoxha ėshtė fryt i vonshėm i shpikjes popullore. Sipas pohimeve tė tilla, ekzistonte njė njeri me emrin Nasr el-Mahmud i cili merr besimin e Gayhatus, atėherė komandant i armatės Mongole nė Turqi, dhe e parandalon atė nga tė kėqijat dhe gjakderdhja. Pasi se ky njeri ishte i menēur dhe i dashur nga njerėzit, thėniet e tij tė urta bėnė qė populli tė krijoj njė Nasr el-Din Hoxha. Mirėpo, supozimet e tilla janė hedhur poshtė nga studiues serioz. Nė mes tyre, Haqqi Konyali, i cili shkroi njė vepėr voluminoze rreth Nasr el-Din Hoxhės dhe Akşehirit tė titulluar Nasreddin Hoca’nın Şehri Akşehir: Tarihĭ, Turistik Kılavuz (‘Udhėzues historik dhe turistik pėr nė Aksehir, Qytetin e Nasr el-Din Hoxhės’), Istanbull 1945, shkruan se atėherė ishin katėr Nasr el-Dina tė cilit jetuan nė tė njėjtėn kohė dhe qė bėnė punė tė njėjtė si Nasr el-Din Mahmudi, andaj tė njėjtat pretendime mund tė bėhen pėr tė gjithė ata. Por Nasr el-Din Hoxha mund tė jetė asnjėri nga ta. Ky ėshtė ai qė me tė vėrtetė jetoi nė Akşehir.
    Nė artikullin e tij ‘A propos de quelques tentatives d’identification de Nasreddin Hodja’ (Internationaler Kongress der Volkszerzählungsfarcher, Kiev and Kopenhagen. 1959), Perter Naili Boratav shkruan se nė disa gjenealogji pėrpiluar kohėve tė fundit, Khidr Ēelebiu, kadiu i famshėm i Istanbollit gjatė kohės sė Mehmetit II dhe babai i Sinan Pashės, autorit tė Tedarru’name (Njė Lutje Zotit), ėshtė shėnuar tė ketė qenė nga Sivrihisari dhe pasardhės i familjes sė Nasr el-Din Hoxhės. Boratav gjithashtu shėnon se nė njė dorėshkrim qė e kishte gjetur nė Bibliothčque Nationale nė Paris, disa nga anekdotat atribuuar Nasr el-Din Hoxhės i janė mveshur po ashtu edhe popullit tė Sivihisarit dhe njė njeriu tė quajtur Khadji. Disa studiues Perėndimor si H.Ethč, M. Hartmann, A. Wesselski pretendojnė se anekdotat atribuuar Nasr el-Din Hoxhės janė anekdota anonime tė treguara pothuajse nė ēdo pjesė tė botės, andaj Nasr el-Din Hoxha na del njė shpikje. Ca tė tjerė si R. Basset dhe Christensen janė tė opinionit se anekdotat atribuuar Nasr el-Din Hoxhės janė pėrshtatje e thėnieve tė menēura dhe anekdotave qė i takojnė Xhuhės, i cili jetoi nė Irak nė shekullin e 10-tė ku edhe u bė mjaftė i famshėm. Mirėpo, pohime tė tilla rrjedhin nga njė gjeneralisim i mangėt. Duke qenė se njerėzit e urtė dhe tė menēur si Nasr el-Din Hoxha mund tė kenė jetuar pothuaj nė ēdo vend, anekdotat e Nasr el-Din Hoxhės mund tė jenė transmetuar nėpėr vende tjera pėrmes rrugėve tė ndryshme tė komunikimit. Padyshim se njė njeri i quajtur Nasr el-Din Hoxha, shumė perspektiv dhe i menēur i aftė t’i dalloj pikat e dobėta dhe mangėsitė nė karakterin njerėzor i cili u mundua t’i shėroj ato pėrmes humorit dhe zgjuarsisė, vėrtetė ka ekzistuar.
    Varri i Nasr el-Din Hoxhės ndodhet nė Akşehir. Ismail Haqqi Konyali shėnon se personalisht ka parė njė mbishkrim nė njėrėn nga gjashtė shtyllat qė mbajnė kuben e brendshme. Sipas atij mbishkrimi njėri nga ushtarėt e Bajzitit I, sunduesit Osmanli i cili vdiq mė 1403, i quajtur Mehmet, vizitoi atė varr mė 1393. Kurse nė njė regjistėr tė vakėfeve dhe tokave shtetėrore, tė pėrgatitur me urdhėr tė Gedik Ahmet Pashės, i cili nė emėr tė Osmanlinjve pushtoi Akşehirin mė 1476, ėshtė shėnuar edhe varri i Nasr el-Din Hoxhės dhe njė medrese dhuruar nga ai nė shėrbim tė popullit.

    Tė dhėnat historike dhe anekdotat
    Shumica e hulumtimeve tė bėra mbi Nasr el-Din Hoxhėn janė tė pajtimit se ai ka jetuar nė shekullin e trembėdhjetė. Nė epitafin e gdhendur mbi gurin e varrit tė Fatimės bijės sė Hoxhės e qė ndodhet nė Sivihisar, shkruan se Fatimja ka vdekur mė 1327. Lamii (vdiq mė 1533) shkruan nė Lata’ifin e tij se Nasr el-Din Hoxha ishte bashkėkohės i Shayyad Hamzės, njė poet i popullit i cili jetoi nė shekullin e 13-tė. Ismail Haqqi Konyali shėnon se Hoxha ishte bashkėkohės i Pir Abit dhe Khadja Jihanit dhe bashkė me ta ka mėsuar tek Khadaja Fakih i cili vdiq mė 1221. Sipas kėtyre dhe shėnimeve tjera tė ngjashme, na del se Nasrr el-Din Hoxha jetoi nė shekullin e 13-tė.
    Shekulli i trembėdhjetė njihet si shekull shumė kritik pėr historinė mesjetare tė Turqisė. Invadimi Mongol pas kryqėzatave i dha fund shtetit tė famshėm tė Selxhukėve, dhe bėri qė Turqia tė copėtohej nė shumė pjesė. Veē kėsaj, rebelimet dhe konfliktet e brendshme e bėnė jetėn edhe mė tė vėshtirė pėr popullin. Pra, nė kėtė periudhė kritike, ne takohemi me tri figura tė rėndėsishme dhe bashkėkohore. Nė mesin e tyre, Maulana Jalal el-Din el-Rumi ishte njė mėsues Sufistė me shumė ndikim nė mesin e klasave tė shkolluara dhe sunduese nėpėr qendrat e qyteteve. Si njė mbrojtės dhe pėrkrahės i dashurisė dhe tolerancės Islame, ai la shenja tė pashlyeshme jo vetėm nė historinė Islame por edhe nė atė botėrore. Yunus Emre ėshtė bashkėkohės i Maulanės nė mesin e njerėzve tė thjeshtė. Ai shprehu nė Turqishtėn e rėndomtė atė ēfarė Maulana kishte bėrė nė njė stil shumė tė lart tė Persishtės, duke ndihmuar nė pakėsimin e dhembjeve tė njerėzve dhe largimin e pėrēarjeve tė brendshme e armiqėsive nė mesin e tyre. Nasr el-Din Hoxha, figura e tretė nė mesin e atyre treve, ishte njeri i urtė, filozof i popullit dhe moralist i shquar. Megjithatė, i pajisur me njė sens shumė tė mirė tė humorit, ai nxori nė pah deformimet morale nė mesin e popullit dhe, pa i lėnduar ndjenjat e dikujt, ai kritikoi njerėzit pėr veset e tyre nė njė mėnyrė tė butė dhe tė menēur. Pėrgjigjet apo anekdotat e tija janė plot mendjemprehtėsi dhe urtėsi morale.
    Ėshtė e pa mundur tė pranohet se tė gjithė anekdotat qė i janė atribuuar Hoxhės i pėrkasin atij. Ėshtė fakt se fama zakonisht pėrvetėson edhe atė qė nuk i takon. Kjo do tė thotė, se ka tendenca tė zakonshme t’i atribuohet njė individi tė famshėm edhe diēka ēka nė tė vėrtet nuk i pėrket atij. Pėr kėtė arsye, njė pėrqindje e konsiderueshme e anekdotave qė i janė atribuuar Hoxhės nuk mund t’i takojnė atij. Pėr shembull, nė mesin e anekdotave tė tilla janė edhe ato qė thuhet tė kenė ndodhur mes Hoxhės dhe Amir Timurit, i cili mposhti sunduesin Osmanli Bajazitin I mė 1402 dhe invadoi Turqinė. Por, ėshtė e pa mundur qė Hoxha ta ketė takuar Timurin. Me kohė, imagjinata e popullit i ka atribuuar Hoxhės mjaft anekdota tė cilat i pėrngjanin atyre tė Hoxhės vetė.
    Anekdotat atribuuar Hoxhės janė paraqitur nė formė tė shkruar qė nga shekulli 16-tė e kėtej. Megjithatė, librat e para pėr tu hartuar rreth Hoxhės dhe anekdotave tė tij filluan tė publikohen nė ēerekun e dytė tė shekullit tė kaluar.[1] Pėrkthimet e para nė gjuhėt evropiane u duken gati njė ēerek shekulli pas publikimit nė Turqi. Nė mesin e mė tė famshmėve, qė ia vlen tė pėrmenden janė, La Litčrature Populaire Turque nga Edmond Saussay ( Paris, 1936) dhe Nassredin Hoca et ses histories Turques nga Jean-Paul Garnier (Paris !959).

  7. #7
    Pershendetje Bakudr

    Citim Postuar mė parė nga bakudr Lexo Postimin
    Sa per takimin midis ketyre te dyve nuk e di nese eshte dokumentuar ndonje gje por Nastradin Hoxha ka pas qene tallur me disa gjera qe Mevlana i besonte. .
    Nejse, pra nuk e di ne eshte dokumentuar kjo ndodhi, vetem thashethena!

    Ne fakt nuk e di nese Mevalana e ka pas besuar gjithcka qe shkruante
    Po, Mevlana ka besuar gjithcka qe ka shkruar, por ai nuk ka thene ate qe ti cuditesh apo mendon se ndoshta ai ka besuar, ne baze te asaj se c'fare ai ka shkruar. Poezit e tije nuk mund te mirren literalisht, ai gati gjithmone perdore metaforizma. Perafersisht si Nastradini.

    Mevlana kete histori e besonte ndersa Nastradin Hoxha tallej me Mevlanen per kete histori specifike.
    Do te ishte mire ta sjellesh kete perralle ne teresi ne menyre qe ta lexojme te gjithe.

    Gjithe keto fjalet me lart jane disa gjera qe pak a shume e mban Nastradinin larg ideve sufiste. Ndoshta ka qene por nga pjesa e shkrimit qe solle ti ne fillim nuk duket ndonje burim ku mund te thuhet se ka qene i tille.
    Po ta leme Nastradinin qe te flasi vete. Kemi mjaft perralla te tije. Une do te mundohem te sjelle disa.

    Nderkohe c'fare mendon ti i nderuar Bakudr, per tregimin qe solla me larte, (ne postimin e pare, humbjen e celesit), c'fare nuancash mund te kete?
    Mund ta komentosh domethenien e kesaj perralle te Nastradinit?

    Ju faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 01-06-2008 mė 04:50
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  8. #8
    Marr nje pjese nga http://en.wikipedia.org/wiki/Nasreddin

    Nastradin Hoxha eshte nje legjende dhe figure satirike Sufi qe jetoi gjate Kohes se Mesjetes (perafersisht shekulli 13), ne Aksehir, dhe me vone ne Kenia, nen udheheqjen Selgjuke.

    Shume kombe qe gjenden Afer Lindjes se Mesme dhe Azise Qendrore deklarojne se Nastradini eshte I tyre por shansat me te mira jane se ai ka qene Iranian sepse perrallat dhe humoret e tije ishin shkruar ne gjuhen Persiane (Farsi). Emri I tije shkruhet ndryshe, duke u varur nga kulturat e ndryshme. Shpeshehere emri I tije fillon me tituj si “Hoxha”, “Mullah”, apo “Efendi”. Nastradini ishte nje filozof popullor dhe njeri I zgjuar, kujtohet per tregimet e tija humoristike dhe anekdodad.

    Shume nga veprimet e Nastradinit mund te pershkruhen si te palogjikshme megjithate te logjikshme, racionale megjithate iracionale, absurde megjithate normale, budallalleqe por te mbrehta, te thjeshta megjithate te thella. Cka i shton edhe me shume vlere vecorise se tije eshte rruga se si ai deperton me mesazhin e tije me metoda te papershtatshme megjithate efektive me nje thjeshtesi te thelle.

    -------------------------------------

    Marre nga: http://www.nasruddin.org/pages/nasruddin.html

    Kush eshte Nastradini?

    Nastradini eshte I vjeter, vjeter, vjeter, shume me I vjeter sesa do te ishte praktike te thuhet, nje karakter I tregimeve Persiane. Ai ishte tema e shume, shume perrallave te menqurise siq ishin “Budallai I Shemtuar” per edukimin dhe keshillimin e popullates se asaj kohe. Ne rrugen Sufi, Sufi I shquar dhe dijetari Idriz Shah thote se gjendet nje komunitet Sufi ne vendin qe quhet sot Pakistan ne te cilin tregimet e Nastradinit jane materiali I vetem per mesim.

    Shahu thote per Nastradinin ne librin e tije Sufinjte, si ne vijim:

    Tregimet e Nastradinit, te njohura kudo ne Lindjen e Mesme, perbejnje nje prej te arriturave me misterioze ne historine e metafizikes. Siperfaqesisht, shumica e tregimeve te Nastradinit mund te perdoren per shaka. Ato tregohen dhe prap perseriten panderprere neper cajtore, ne shtepi, dhe ne valet e radios ne Azi. Por jane te qenesishme tregimet e Nastradinit qe te mund te kuptohen ne shume thellesi. Eshte shakaja, morali, - dhe dicka ekstra qe e sjell konshiencen e nje mistiku potenciale me tutje ne rrugen e realizimit.
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Nejse, pra nuk e di ne eshte dokumentuar kjo ndodhi, vetem thashethena!
    Nuk eshte thashethem, ata jane afersisht nje moshe, kane nje vit diference, kane lindur ne vende te ndryshme por kane jetuar me vone ne Konja te Turqise se sotme. Ata jane njohur dhe kane pasur ndryshime ne mendime.

    Po, Mevlana ka besuar gjithcka qe ka shkruar, por ai nuk ka thene ate qe ti cuditesh apo mendon se ndoshta ai ka besuar, ne baze te asaj se c'fare ai ka shkruar. Poezit e tije nuk mund te mirren literalisht, ai gati gjithmone perdore metaforizma. Perafersisht si Nastradini.
    E para si shembull mund te them se Iblisi nuk eshte engjell dhe per kete Mevlaa shkruan. E dyta eshte se edhe nese mendojme se ka metaforizma ne shkrimet e tij duhet ditur se ai perdor disa metaforizma te cilat te bejne te perzihet stomaku dhe nuk eshte mire ti degjone veshet dhe qe nuk duhet te perdoren.


    Do te ishte mire ta sjellesh kete perralle ne teresi ne menyre qe ta lexojme te gjithe.
    Qe kur jane bere perrallat argumenta? Perrallat i sjellim per te qeshur por jo per ti perdorur si argument. Ajo qe thashe une eshte e vertete.

    Po ta leme Nastradinin qe te flasi vete. Kemi mjaft perralla te tije. Une do te mundohem te sjelle disa.
    Nderkohe duhet pasur parasysh se bashke me zgjuarsine dhe fjalet e Nastradin Hoxhes ka edhe shume shtesa nga populli.

    Nderkohe c'fare mendon ti i nderuar Bakudr, per tregimin qe solla me larte, (ne postimin e pare, humbjen e celesit), c'fare nuancash mund te kete?
    Mund ta komentosh domethenien e kesaj perralle te Nastradinit?
    Une e shoh si:
    e para vetem si nje shaka per te qeshur.
    e dyta: per ti dhene mesim ai personi qe kishte afer. Ndoshta ai personi ka qene qe ne jeten e perditshme bente te njejten gje.
    beqar

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Citim Postuar mė parė nga ocean Lexo Postimin
    Nejse, pra nuk e di ne eshte dokumentuar kjo ndodhi, vetem thashethena!
    Ne lidhje me Nastradin Hoxhen dhe Mevlanen nje person qe ka bere shume kerkime eshte historiani Mikail Bajram, ky njeh mire gjuhen perse dhe ka studiuar shkrimet e vete Mevlanes. (Nuk duhet harruar se gjuha perse ka qene gjuha e poezise atehere, kjo eshte arsyeja se iranianet i konsiderojne keta si iraniane.) Ai ka punuar me shume se 30 vjet mbi keta personalitete. Gjithashtu ka edhe shkrime te kadive (gjykatesve) te asaj kohe.

    Ai thote se perplasjet midis ketyre te dyve acarohen shume pas pushtimit mongol. Mevlana taxhik eshte pro ketij pushtimi dhe ja kalon mire me mongolet dhe mongolet i japin edhe rroge ndersa Nastradini turkmenas eshte kundra pushtimit mongol. Ata njeri tjetrit shume here i pergjigjeshin me vargje, poezi.

    Mevlana shkruan per Nastardinin:
    O Hoxhe me duar e me kembe,
    me probleme e derte tu prene ato kembe,
    Ti ke thyer shume zemra,
    te doli denimi perpara dhe e gjete belane tende.


    Nastradini per Mevlanen:
    "O fytyre shtrembet. Degjova se me kishe perfolur nga mbrapa. Gojes tende gjithmone i vjen ere e piset " (per "e piset " eshte perdorur fjala nexhis)

    Kur Nastradini organizoi popullin kundra pushtimit mongol, per ta shtypur ate shkoi nje nxenesi i Mevlanes. Dhe ai vrau Nastradinin ne moshen 93 vjecare. Kur e morri vesh kete Mevlana ka shkruar nje pozi me 45 vargje.

    Vetem nga perrallat mesojme dicka me shume per kulturen e te folurit, alegorine popullore te asaj kohe. Per ti njohur si personalitete duhet pare pak se c'thone historianet.
    beqar

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •