Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Lightbulb Streha e fundit virtuale

    Na ishte njėherė njė forum shqiptar diskutimesh online, i quajtur Alb-Club, i cili qė prej themelimit nė 1999 e ndoshta deri nė fund tė 2005 ishte mė i ndriēuari, mė i gjalli dhe mė liberali i forumeve tė shqiptarėve nė Internet, ku u kultivuan fryma e lirisė sė fjalės dhe dialogut dhe ku pjesėmarrėsit u bėnė tė ndihen krejtėsisht tė lirė pėr tė shprehur vetveten.

    Alb-Club tani nuk funksionon mė prej muajsh dhe, nga pikėpamja praktike, mund tė quhet si i kallur nė dhé. Varrosja e njė institucioni dikur protagonist tė Internetit shqiptar fton gjithnjė pėr reflektim, sidomos pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes se ēfarė e shkatėrroi atė forum pikėrisht, ēfarė i shtyu njerėzit tė largohen e tė heshtin dhe nėse kolapsi i kėtyre vatrave virtuale tė komunikimit duhet konsideruar apo jo si dukuri e zakonshme nė Internet.

    Pėr mendimin tim, Alb-Clubin e shkatėrroi kalcifikimi i mendimit, identifikimi i pjesėmarrėsve me personazhet qė kishin krijuar, dhe sidomos konformizmi sipas emėruesit mė tė vogėl tė pėrbashkėt. Duket e natyrshme qė njė forum shqiptarėsh, kryesisht tė mėrgatės, tė anojė nga notat kombėtariste dhe atdhetariste; por nė rastin e Alb-Clubit kombėtarizmi me kohė u kthye nė ideologji asfiksuese, dhe ēdo kundėrvėnie ndaj katekizmit kombėtarist folkloristik qė qarkullon nė diasporėn shqiptare, do tė damkosej vetvetiu si antikombėtare dhe do tė dėnohej, ndonjėherė njėzėri.

    Kombėtarizmin e kanė quajtur streha e fundit e maskarenjve – dhe me shumė tė drejtė. Si pjesėmarrės nga mė aktivėt nė Alb-Club, kam pėrshtypjen se e keqja fatale qė e pllakosi kėtė forum nuk ka tė bėnte me dashurinė dhe pėrkushtimin pėr Shqipėrinė, shqiptarėt, gjuhėn shqipe dhe kulturėn shqiptare; por vjen nga konformizmi i shumė zėrave tė Internetit shqiptar, tė cilėt thjesht e kanė shfrytėzuar dhe e shfrytėzojnė kombėtarizmin pėr tė goditur tė gjitha ato mendime, refleksione dhe autorė qė ua vėnė nė krizė bindjet, siguritė e tyre tė vogla, sistemimin in extremis qė i kanė bėrė botės sė tyre, komplekset qė kanė zhvilluar pėr tė pėrligjur dėshtimin e tyre dhe sidomos tė filozofisė sė tyre nė luftėn pėr ekzistencė dhe pėr afirmim.

    Askujt nuk mund t’i kėrkohet tė provojė se e do atdheun, popullin dhe kulturėn e vet. Po ashtu, tė thuash se je kombėtarist dhe nuk tė ze gjumi natėn pėr fatet e shqiptarėve, nuk do tė thotė se je vėrtet kombėtarist dhe nuk tė ze gjumi natėn pėr fatet e shqiptarėve. Fare mirė mund tė jesh gėnjeshtar, hipokrit ose i marrė.

    Alb-Clubi shkėlqeu si forum diskutimesh, dialogu dhe shkėmbimi informacionesh mes shqiptarėve; jo si parti politike, as si shoqatė atdhetarėsh nė mėrgim, as si shkollė luftėtarėsh tė lirisė. Megjithatė, njė grup i madh njerėzish qė mblidhen bashkė, qoftė edhe virtualisht, pėr tė shkėmbyer mendime dhe pėr tė ndarė shqetėsimet e tyre pėr Shqipėrinė, shqiptarėt dhe kulturėn shqiptare herėt a vonė fitojnė edhe njė ndjesi tė bashkėsisė dhe fillojnė tė besojnė se i lidh mes tyre diēka mė tepėr sesa dėshira pėr tė komunikuar. Integrimi i grupit bazohet nė kėtė farė iluzioni dhe mishėrohet sipas parimit tė emėruesit mė tė vogėl tė pėrbashkėt; me kalimin e kohės, grupi ashtu i pėrftuar fillon tė identifikohet duke pėrjashtuar antikonformistėt, ose tė gjithė ata qė ia vėnė nė krizė integritetin. Nė rastin e Alb-Clubit, ēka nisi si njė tryezė dialogu dhe shkėmbimesh tė pasura intelektuale, pėrfundoi nė njė kult tė meskinitetit mendor, ku origjinaliteti dhe shpirti hulumtues gjithnjė do tė gjykoheshin dhe, sipas rastit dėnoheshin, nė pėrqasje me dekalogun atdhetarist tė kultit.

    Kultura shqiptare e komunikimit ėshtė kulturė e re, e njė populli tė vogėl, tė mbetur pėr shumė kohė jashtė shkėmbimeve tė mėdha emancipuese tė informacionit dhe tė dijes nė Europė. Si shoqėri, shqiptarėt janė formuar kryesisht nėpėrmjet integrimit tė komuniteteve fshatare, tė mbizotėruara nga konformizmi, konservatorizmi, frika ndaj sė huajės (ksenofobia), nėnshtrimi ndaj tė fortit, besnikėria brenda komunitetit dhe, mbi tė gjitha, autoritarizmi, nė rrafshin social dhe psikologjik. Tė gjitha kėto tipare vijojnė tė karakterizojnė komunikimin edhe brenda komuniteteve tė sotme shqiptare, reale ose virtuale qofshin – jetėn politike, parlamentin, marrėdhėniet midis institucioneve, jetėn e partive, jetėn kulturore, debatet madhore. Kombėtarizmi, nė format me tė cilat ekziston dhe riprodhohet sot e kėsaj dite brenda shoqėrisė shqiptare, ėshtė edhe ai produkt i kėsaj kulture konservatore dhe autoritariste, e cila nė thelb i druhet lirisė – sė mendimit, tė fjalės, tė individit; dhe si i tillė luan tė njėjtin rol ruajtės si feja nė shoqėrinė europiane nė Mesjetė.

    Dashuria pėr atdheun, popullin, gjuhėn, kombin dhe kulturėn tėnde ėshtė virtyt; prandaj problemi me kombėtarizmin e sotėm, nė trajtat qė ia sheh tė ketė marrė kudo, ka tė bėjė mė tepėr me rolin qė po kėrkon tė luajė, si qen roje i statu quo-sė intelektuale, pikėrisht nė njė kohė kur shqiptarėve u duhet njė pėrpjekje vėrtet e jashtėzakonshme pėr t’u emancipuar si shoqėri, nėse duan tė mbijetojnė kulturalisht nė njė botė qė po shkon duke u globalizuar.

    Mendimi ynė kombėtar ėshtė ende i papėrpunuar; ēka ofron Rilindja janė vetėm embrione projektesh romantike e tė vjershėruara, dėshira tė sistemuara nė trajta programesh, ngrehina tė cilat shpesh mbahen nė kėmbė vetėm e vetėm nga bindja e idealizuar e virtytit tė vetvetishėm tė shqiptarit. Faza e mendimit kritik, qė filloi tė kultivohej gjatė viteve tė mbretėrisė sė Zogut, zgjati shumė pak, pėr tė lėnė gjurmė tė trashėgueshme nė kulturėn kombėtare; nė njė kohė qė gjysmė shekulli totalitarizėm e gjymtuan kulturėn shqiptare aq rėndė, sa ende nuk ėshtė e sigurt nėse do tė rimėkėmbet dot. Pėr kėtė arsye, ēdo model autoritarist dhe konformist qė kėrkon t’i imponohet kėsaj kulture ėshtė vetvetiu asfiksues, sepse i kėrkon tė ruajė vlera tė paqena, fiktive, produkte dėshirash fėminore ose skizofrenike; nė njė kohė qė ēka lypet urgjentisht ėshtė krijimi i vlerave tė reja, nė tė gjitha fushat dhe aspektet, dhe nėpėrmjet dialogut, debatit dhe konfrontimit gjithėpėrfshirės.

    Pas perėndimit tė Alb-Clubit, u duk sikur Peshku pa Ujė – i cili funksionon sipas njė formati tjetėr, mė tė pėrshtatshėm pėr komunikim – do t’ia ruante frymėn dhe do t’ia ēonte pėrpara traditėn e dialogut tė hapur intelektual, jashtė skemave politike dhe, sidomos, larg fortifikimeve konformiste kombėtariste ose tjetėrlloj. Pėr fat tė keq, kam pėrshtypjen se edhe Peshku pa Ujė ka hyrė tashmė nė njė fazė tė re, ku pozicionimi kombėtarist ekstrem dhe refuzimi brutal i mendimit antikonformist po vijnė duke u konsoliduar, nė dėm tė krijimtarisė intelektuale dhe dialogut tė lirshėm.

    Rezultat i menjėhershėm i kėtij kalcifikimi ėshtė zbehja e debatit, sipas tė njėjtit mekanizėm pervers qė ēoi nė shpėrbėrjen e Alb-Clubit – sa kohė qė vendin e kuriozitetit intelektual dhe guximit tė shprehjes sė lirė e ka zėnė fryma verifikuese, gjykuese, pėrēmuese dhe poshtėruese, e mbėshtetur nė kriterin absolut tė kombėtarizmit. Pozicionimet populiste shpesh primitive bėhen edhe mė absurde, po tė kihet parasysh se e shumta e kontributorėve tė rregullt tė atij forumi janė njerėz me formim intelektual bashkėkohor, tė diplomuar nė universitetet mė tė mira tė Perėndimit e qė jetojnė tė zhytur nė kulturėn mė tė ndriēuar qė ka parė ndonjėherė historia – atė Perėndimoren.

    E megjithatė, njė vėshtrim i shpejtė i temave tė trajtuara dhe sidomos i frymės ose patosit tė diskutimeve mjafton pėr tė parė njėpolarizimin e mendimit dhe sidomos shndėrrimin e forumit nga tryezė e rrumbullakėt nė juri vleftėsuese, me atribute kualifikuese morale tė shkallės mė tė lartė. Praktikisht, Peshku pa Ujė tani ėshtė marrė peng nga njė klikė llafazanėsh tė pasionuar, tė cilėt nuk kanė asnjė interes ndaj dialogut dhe shkėmbimit tė mendimeve, por kėrkojnė vetėm tė konfirmojnė vlerat e identitetit tė tyre vetjak, nėpėrmjet pėrjashtimit tė mendimit ndryshe. Me fjalė tė tjera, edhe Alb-Clubi dje, edhe Peshku pa Ujė sot u asfiksuan nga e njėjta formė intolerante, populiste dhe arrogante e kombėtarizmit, e cila e identifikon dhe e disiplinon grupin duke ia pėrjashtuar elementin antikonformist, kryesisht nėpėrmjet dhunės verbale. Kjo ka bėrė edhe qė, nė pėrsėritje tė ēka ndodhi dy-tre vjet mė parė me Alb-Clubin, njė pjesė e madhe e kontribuesve mė tė vyer tė Peshkut pa Ujė largohen qė andej, tė neveritur ose ngaqė ndihen … si peshku pa ujė.

    Paradoksalisht, rezultati kryesor i histerisė konformiste tė kombėtaristėve nė forumet ėshtė kolapsi i forumeve vetė, ose shndėrrimi i diskutimeve nė teatėr komik pėrbetimesh se kush e do mė shumė atdheun, kush thėrret mė fort pėr bashkim kombėtar, kush ēirret mė shumė kundėr grekėve, kush e don mė fort Kosovėn, kush e tund mė bujshėm flamurin kuqezi, kush e kėndon mė bukur himnin kombėtar – ose nė njė liturgji mjerane tė kombėtarizmit si fé surrogato. Ēka del e dėmtuar nė kėtė mes ėshtė vetė kultura shqiptare, e cila nuk ka nevojė pėr kėto angullima, por pėr krijimtari, mendim intelektual, dialog dhe debat nė tė gjithė spektrin.

    A ka mundėsi qė tė ndalet kjo prirje dhe tė mos lejohet, bie fjala, qė Peshku pa Ujė tė pėsojė tė njėjtin kolaps si Alb-Clubi para tij? Pėr mendimin tim, e vetmja rrugė pėr tė parandaluar kolapsin ėshtė qė tė gjithė pėrdoruesit (lexuesit) e rregullt tė forumeve tė ngrenė zėrin dhe t’i kundėrshtojnė haptazi e me forcė orvatjet pėr t’i shndėrruar diskutimet nė gjyqe popullore dhe populiste ose pėr tė vėnė me shpatulla pas muri antikonformistėt, ose siē njihen ndryshe, “antishqiptarėt”. Nė kontekstin e komuniteteve shqiptare virtuale sot, nuk ka antishqiptarė mė tė mėdhenj sesa kėta tė vetėshpallur vigilantes kombėtaristė, sepse janė kėta qė, me hipokrizinė e tyre dhe me komplekset e tyre psikologjike, ēojnė detyrimisht nė kolapsin e komuniteteve qė duan tė ruajnė, riprodhojnė dhe disiplinojnė me hir a me pahir.

    Higjienizimi i komuniteteve, ose pastrimi i tyre nga parazitėt, do tė kryhet edhe ai, detyrimisht, nėpėrmjet dialogut.

    Adrian Vehbiu (Blogu i tij)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 31-12-2008 mė 05:34
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    ''''''Dashuria pėr atdheun, popullin, gjuhėn, kombin dhe kulturėn tėnde ėshtė virtyt; prandaj problemi me kombėtarizmin e sotėm, nė trajtat qė ia sheh tė ketė marrė kudo, ka tė bėjė mė tepėr me rolin qė po kėrkon tė luajė, si qen roje i statu quo-sė intelektuale, pikėrisht nė njė kohė kur shqiptarėve u duhet njė pėrpjekje vėrtet e jashtėzakonshme pėr t’u emancipuar si shoqėri, nėse duan tė mbijetojnė kulturalisht nė njė botė qė po shkon duke u globalizuar.''''''

    Globalizimi eshte proces ku kultura kombetare duhet te zhduket, per nje kulture nderkombetare mbareboterore, keshtu qe kombetarizmi i sotem nuk perben problem por sherben si mbrojtes nga globalizmi.
    Problemi eshte fals e kombetarizmi goditet pikerisht se eshte pengese ndaj globalizmit e zhdukjes se kultures kombetare. Neser femija te mos rritet me perrallat e legjendat shqiptare por me spider mena, Kaubojsa e me cfare ofron perendimi.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Ardian Vehbiu eshte merzitur qe nuk ka me "nje liste intelektualesh shqiptare", pasi e ka te veshtire pjesmarrjen ne forume shqiptaresh ku shkruajne e japin mendime te gjithe, qe nga ai shqiptari qe mezi shkruan shqip, edhe ai qe ka mbaruar disa universitete. Ardiani dhe nje sere intelektualesh shqiptare u pelqen qe "te diskutojne mes intelektualeve" ose te "publikojne neper revista e gazeta" si nje menyre per te ruajtur statusin e tyre klasor te "intelektualit". Dhe deri ne kete pike nuk ka asgje te keqe, pasi tek e fundit, secili ka preferencat e veta.

    Por ajo qe e ben qesharak Vehbiun me lart eshte kur ze ne goje "atdhedashurine" e "patriotizmin" si nje shtyse per te dhene mendime e marre pjese ne keto diskutime ne Internet. Eshte qesharake pasi ai insiston ne "higjenezimin e forumeve" ne menyre qe te behen te pranueshem edhe per te. Ardiani do te mesoje not por ka frike se mos i lagen kembet.

    Kam njohur dy lloje intelektualesh shqiptare: a) ata qe jane te impenjuar ne maksimum me karrieren e tyre personale dhe profesionale dhe nuk kane kohe per gje tjeter b) ata qe krahas karrieres se tyre profesionale gjejne kohe qe te marrin pjese ne forume si Forumi Shqiptar, duke dashur te japin mendimet e tyre per problematiken shqiptare. E shohin kete pjesmarrje jo vetem per te qene prane realitetit shqiptar por edhe per te kontribuar ne emancipimin e shoqerise shqiptare.

    Ardian Vehbiut duhe ti fryje dikush ne vesh se misioni i forumeve shqiptare si ky qe po viziton nuk eshte qe "te mbledhi inteligjencen shqiptare qe ti bejne pak qejfin vetvetes", por qe te emancipoje shoqerine shqiptare qe edhe ai shqiptari qe nuk ka shkollimin e duhur te lexoje e te mesoje nga ky lume informacioni.

    Nese intelektualet shqiptare nuk i lagin kembet e tyre per tu mesuar not bashkekombasve te tyre, atehere ata kane deshtuar ne testin e patriotizmit.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-02-2009 mė 03:52

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Vriten ekstremistėt e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 10:10
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Lamtumira fundit e Vath Koreshit
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 18:16
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •