Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Skėnder Sallaku

    E morėt vesh kėtė tė fundit tė Skėnder Sallakut?


    Humor nė... fije tė perit


    ...e qeshura, apo humori ėshtė njė mjet apo si i thonė ndryshe, njė armė kundėr padrejtėsisė, ndrydhjes, shtypjes dhe egėrsisė sė tė fortėve. Si e tillė, e qeshura nga njė anė ėshtė e rrezikshme pėr ata qė bėhen qesharakė, pasi fillon tė bjerė pushteti i tyre, dhe nga ana tjetėr ėshtė e rrezikshme edhe pėr ata qė qeshin, pasi dėnohen ashpėr nga qesharakėt. Ai qė ka prodhuar tė qeshurėn e thjeshtė, shpesh ka pėrfunduar nė oborret e sundimtarėve, si njė klloun pėr tė zbavitur oborrtarėt. Skėnder Sallaku me personalitetin e tij artistik, nuk mund tė arrinte kėtu. I shquari Skėnder vėrtet i bėnte pėr tė qeshur njerėzit e pushtetit nė ndonjė mbrėmje feste, por po kėta qė qeshnin aty pėr aty, kur ktheheshin nė shtėpi ngrysnin vetullat: "More, ai Skėnderi me ē'kuptim i tha ato fjalė?" Me kėtė dua tė them se Skėnder Sallaku, duke mos e thjeshtėzuar humorin dhe duke i ruajtur anėn sociale dhe politike tė tij, e mbrojti veten nga kllounizmi oborrtar dhe u bė figurė tepėr e pėrhapur popullore. Njerėzit nė atė kohė, kur ai ishte nė kulmin e lulėzimit, kur dėgjonin ndonjė thėnie, flisnin "ja ēfarė i tha filan ministri Skėnder Sallaku". Kjo thėnie mund tė mos ishte e Skėnder Sallakut, por njerėzit ia atribuonin atij, pasi ai kishte marrė famėn e kėtyre lloj thėnieve. Njė dukuri e tillė ndodh edhe me qytetet. Sa barcaleta kemi dėgjuar qė mbajnė autorėsinė e Shkodrės! "Kėtė e kanė thėnė shkodranėt", pėshpėrisnin njerėzit... Dritėro Agolli


    Njė mbrėmje dhjetori, regjisori ishte duke punuar mbi njė skeē tė shkurtėr me disa personazhe, qė pėrgatitej pėr Koncertin e Natės sė Vitit tė Ri 1978, nė televizion. Aktorėt ishin kthyer nga njė pushim i shkurtėr. U ul nė tryezėn e drejtuesit dhe sa po bėhej gati tė pyeste pėrse po vonohej Skėnderi, ai u duk te dera. U fut me nxitim duke qeshur, pa edhe njė herė nė korridor para se tė mbyllte derėn mirė dhe u afrua tek shokėt, pa e ndalur gazin.

    - U vonova se po u tregoja dy shokėve, nuk di a ju a kam treguar dhe juve, atė pėr Plenumin e fundit tė Komitetit Qendror, filloi tė rrėfejė Sallaku. E vazhdoi: Nė mes tė punimeve tė Plenumit, shoku Enver e kishte ndjerė veten keq. Vrapuan mjekėt, e hoqėn me urgjencė dhe punimet e plenumit u ndėrprenė. Por asnjėri nuk largohej nga salla. Meraku pėr shėndetin e shokut Enver ishte i madh.

    Nė njė farė kohe hyri mjeku personal i shokut Enver dhe u vendos njė qetėsi absolute.

    - Vend pėr panik nuk ka, kishte njoftuar mjeku, - por shoku Enver ėshtė tepėr rėndė. Ekipi ynė i mjekėve, mendon se i duhet vėnė njė zemėr tjetėr. Tani ne atė zemėr nuk e kemi kėtu, por nga kartelat tuaja, e dijmė se qė tė gjitha zemrat tuaja janė tė pėrshtatshme. Kush del vullnetar e tė na japė zemrėn e tij pėr Komandantin?

    Si me sustė, gjithė anėtarėt e plenumit nė sallė kanė ngritur duart. Ishte nji shfaqje prekėse, emocionante. Byroja Politike e pėrlotur, kish bėrė njė konsultė dhe kish marrė njė vendim qė pat dalė ta komunikonte Mehmet Shehu.

    - Tė gjithė ne duam t'i japim zemrat tona. Tė gjithė duam tė vdesim pėr tė, - kish thėnė Mehmeti, - por vetėm njėra nga zemrat tona kėrkohet, se njė zemėr bėn punė. Ne si udhėheqje, mendojmė tė fikim dritat e sallės sė Plenumit dhe tė lėshojmė njė pėllumb, i cili ėshtė mėsuar qė kur tė lodhet t'u ulet njerėzve mbi supe. Hapim dritat, shohim mbi cilin sup ėshtė ulur pėllumbi, ai shok apo ajo shoqe, do tė ketė fatin, nderin, lavdinė, tė falė zemrėn dhe qė nga ky ēast, edhe jetėn pėr udhėheqėsin tonė tė ndritur.

    Shpėrthyen duartrokitjet. U fikėn dritat e u lėshua pėllumbi.

    Filluan tė dėgjohen llapashitjet e krahėve tė tij. Pastaj befas, kur pėllumbit i erdhi koha tė ulej e po kėrkonte ndonjė sup, nė errėsirė dėgjoheshin pėshpėrima tė ējerra e zėra tė ndryshėm:

    - "Shsh! Yha! ... Plaē!.. Hiqmu shejtan! ..Shshsh!... Ē'm'u qep mua, ky dreq!"


    Njė fėmijė bėri njė prapėsi dhe e ėma nuk duroi, por iu turr me tė shara dhe mallkime:

    - Oh ty tė qoftė harram qumėshti i nėnės!

    I ati qė ishte aty, desh ta ndreqte llafin:

    - Qumėshti i babės, i thuaj moj grua, ai ėshtė mallkim i fortė!

    E lanė djalin dhe nisėn prindėt tė zihen me njėri-tjetrin.

    - Tė qoftė harram qumėshti i nėnės thonė, - tha gruaja.

    - I kanė thėnė pėrpara, - tha i shoqi, - por tani ka ndryshuar. Nėna nėntė muaj qumėsht i jep fėmijės, kurse unė kam nėntė vjet qė zė rradhė pėr qumėsht pėr tė, qė mė dy tė mėngjesit!...


    * * *

    Ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, i kishte shtruar njė drekė pune, Shefit tė Shtabit tė Ushtrisė sė Kinės, Pao Y, qė kishte ardhur nė Shqipėri nė krye tė njė delegacioni.

    Balluku vė re se mysafiri kinez po mundohet prej njė gjysėm ore tė presė me thikė njėrėn nga copat e mishit nė tavėn e kosit.

    Nuk e pret dot, heq dorė, pret fare kollaj njė copė tjetėr dhe prapė me kėmbėngulje, kinezi i kthehet tė parės, qė as nuk i hyn piruni e as nuk e pret thika.

    Kur Shefi Pao i kthehet kokės sė mishit pėr herė tė tretė, Beqiri nuk duron mė dhe i thotė pėrkthyesit:

    -I thuaj shokut Pao, tė mos lodhet kot. Ajo copė nuk ėshtė mish. Ėshtė njė mikrofon qė e kanė vėnė ēunat e Kadri Hazbiut nga Ministria e Brendshme!..

    ..................................


    Njė muaj, asnjė letėr nuk sillnin postierėt! Hej dreq, ēfarė po ndodhte?!... U shqetėsua vetė i madhi dhe thirri drejtorin e postave, qė e kishte njeriun e vet dhe i tha:

    - Do tė mė thuash tė vėrtetėn. Mos nuk i blejnė njerėzit pullat me fytyrėn time?

    - I blejnė edhe shumė, o shoku Enver, - i tha drejtori, - por e do copė ti? Pullat nuk ngjitin, se njerėzit nė vend qė t'i pėshtyjnė ato nga prapa, nga kemi vėnė ngjitėsen, i pėshtyjnė kėtej nga tė kemi vėnė fytyrėn!...


    .............................


    Nė njė nga rajonet e Policisė tė Tiranės, janė mbledhur tė arrestuarit e mbrėmjes dhe presin pyetjet e para pėr shkeljet ligjore qė kanė bėrė: dikush ėshtė zėnė, duke vjedhur, njė i dehur ka zbrazur parrulla kundėr pushtetit, dikush ėshtė spiunuar pėr dėgjim radiostacionesh tė huaja.

    Njėri prej tyre ėshtė zėnė duke urinuar nė park. Ai nuk bėn shoqėri me asnjė nga ata qė ka mbledhur aty policia. (E sidomos nuk u afrohet hiē atyre qė janė thirrur pėr shkaqe politike e tani i ka zėnė llahtara qė kėtu, nė paradhomė).

    Ky bėn vetėm varavinga nė sallėn e grumbullimit tė shkelėsve tė rendit dhe mban tė nxjerrė nga e ēara e pantallonave....

    E mban atė pa turp jashtė, madje dhe kujdeset qė tė duket sa mė mirė, e sa mė qartė.

    - Pėrse tė kanė zėnė ty? -e pyet dikush.

    - Po bėja ujėt e hollė nė Parkun e Rinisė. Aty paskej qenė e ndaluar...

    - Po... atė mikun, pse po e mban jashtė?

    - Dua t'i kemi gjėrat aēik. Kėtu kanė sjellė plot tė arrestuar pėr vjedhje, pėr politikė, pėr agjitacion e propagandė kundėr qeverisė... Unė nuk dua tė ngatėrrohem. Me kėtė mė zunė, kėshtu po rri. Jashtė do ta mbaj! Atė krim kam bėrė e ky ėshtė mjeti i krimit!.. Ta marrin vesh tė tėrė qė nuk jam kėtu pėr politikė!...


    Njė kolegu i tij, gjithashtu i nderuar me titullin "Artist i Popullit", - njė shpikje e vjetėr ruse kjo, pėr tė ngopur me lugė tė zbrazur artistėt mė tė shquar, - mendoi nė mbarim tė shfaqjes tė njė premiere tė re, t'i jepte urime Skėnderit dhe shokėve tė tij. Ai kaloi nė prapaskenė nė mes tė punėtorėve qė hiqnin dekoret e mblidhnin litarėt pėr tė nesėrmen dhe pyeti pėr dhomat e zhveshjes.

    Skėnderi gjendej para pasqyrės, duke hequr makiazhin, ndėrsa plot kolegė tė tjerė qė ishin ndodhur nė premierė komentonin me zhurmė shfaqjen. Aktorė tė Estradės qė po hiqnin e rradhitnin kostumet, hynin e dilnin me zor nė kabinėn, ku nuk gjeje vend tė hidhje kokrėn e mollės. Artisti qė thamė, ēau me peshėn e titullit tė tij deri tek Skėnderi dhe e uroi. Ai desh qė nga lartėsia e titullit tė tij, tė bėnte flakė pėr flakė edhe dy-tri vėrejtje. Natyrisht nuk ia bėnte ato personalisht Skėnderit, qė ishte gjithashtu me tė njėjtin titull, por le tė dėgjonin tė gjithė me atė rast.

    Nė kabinė u vendos qetėsia dhe tė gjithė dėgjonin se si kolegu i lartė fliste pėr mangėsitė e pjesėve tė veēanta tė repertorit dhe nevojėn qė mė shumė shqetėsime tė jetės shoqėrore duhej tė ishin prekur. Tė pranishmit shihnin Skėnderin qė po i pranonte vėrejtjet, duke tundur kokėn si nxėnėsi para mėsuesit.

    - Unė, -tha kolegu i jashtėm, - flas pėr ato pak tė meta, qė ju vetė mund t'i keni njohur edhe do tė isha vėrtet i lumtur t'ju a kishte vėnė nė dukje edhe ndokush tjetėr, qė tė mos isha unė i pari.

    - Jo se ta bėj qefin, - i tha Skėnderi, - por ekzaktėsisht tė njėjtat vėrejtje na i ka vėnė nė dukje edhe shoku Enver!...

    "Artisti i Popullit" nuk po u besonte veshėve. I dukej e pamundur, qė i pari i vendit tė kish ardhur para premierės dhe ta kish parė kėtė shfaqje, ta zemė, nė njė provė gjenerale! Jo, natyrisht ishte e pabesueshme!

    - Kush, kush, ju a ka bėrė vėrejtjet e mia?!!

    - Shoku Enver, - ia pėrsėriti Skėnderi, duke ngulur kėmbė nė ato qė tha e kur u sigurua qė habija u kish rėnė tė gjithėve me tokmak nė kokė, nxitoi tė shtonte: - Enveri, Enveri! Kolegu ynė, shoku Enver, Bukri, qė e kemi kėtu kryetar tė Bashkimeve Profesionale tė Estradės!


    Ėshtė koha kur pas ndryshimeve nė vend, ethet e trashėgimive kishin zėnė milionat e shqiptarėve. Skėnderi, hap fjalėn se ka gjetur njė zarf tė lėnė nga i ati me mbishkrimin "Trashėgimia ime. Tė hapet 20 vjet mbas vdekjes". Arrin tė sajojė njė zarf tė zverdhur qė e nxjerr dy javė rresht, pėr ditė nga sirtari me kyē pėr t'ua treguar tė vėllezėrve qė duan ta shohin, duke i lutur ata tė ftohin orekset, se ja 20-vjetori mbushet me ditė, e nuk ėshtė mirė qė porosia e tė ndjerit, tė shkelet pėr pak gjė.

    Ditėn e 20 dhjetorit, motra dhe vėllezėrit, shoqėruar nga bashkėshortėt, tė gjithė veshur mė mirė se ndonjėherė, vijnė ta kujtojnė tė atin tek Skėnderi, i cili e le hapjen e zarfit pėr nė fund, pasi tė jenė shpenzuar tėrė psherėtimat dhe tė jenė zėnė nė gojė tėrė kujtimet e ėmbla pėr plakun Sallaku. Me duar qė i dridhen, nė mes tė qetėsisė solemne, Skėnderi hap letrėn e vjetėruar nga koha dhe fillon tė lexojė:

    "Unė Reshit Sallaku, me vullnet tė plotė nėnshkruaj para noterit Kristo Pėndavinji, dėshirėn time pėr tė lėnė pasuritė qė do tė shpėrndahen pas vdekjes. Vajzės, me qė ėshtė e martuar nuk i lė asgjė. Kurse shtatė djemve u lė shtatė brisqe qė tė rruajnė..."

    Solemniteti shkrihet menjėherė. Duke sharė Skėnderin pėr karagjozllėkun e tij, vėllezėrit marrin gratė dhe bėhen def. Skėnderi mban brinjėt nga gazi e u justifikohet mė pas, se tė mos kish qenė ai zarf i zverdhur, pėrvjetori i vdekjes sė Shit Sallakut as qė do tė ish kujtuar!...


    Ka qenė vigjilje e njė feste tė Bajramit qė binte nė dimėr. Njė nga tezet e Skėnderit, Timja, desh tė shkonte nė banjė e befas u kthye menjėherė qė andej me njė sapllake nė dorė, duke u ankuar se uji, me tė cilin ajo do tė duhej tė lahej pasi tė kryente nevojat, ishte i ftohtė akull. Midja e pat kėshilluar tė merrte nga ujrat e ngrohta qė ndodheshin nėpėr ibrikėt pėrmbi sobė. Skėnderi u ngrit vullnetarisht t'ia bėnte kėtė shėrbim tezes dhe, ndėrsa tė dyja gratė bisedonin, Skėnderi vendosi befas tė provonte tė hidhte nė sapllake njė lėndė tė re nė vend tė ujit: shėrbetin e bakllavasė, qė sapo kish filluar tė ftohej. E mbushi sapllaken plot dhe ia zgjati tezes. Ajo e mori dhe pasi i pėrkėdheli me ėmbėlsi kokėn kėtij ėngjėlli tė vogėl, u fut nė banjė. Nuk zgjati shumė dhe vėrshuan tė sharat dhe mallkimet... Teze Timja ishte larė mirė e bukur, por kur desh tė fshihej, nuk i shqitej peshqiri. Kur doli tezja dhe kallzoi se ēfarė e kishte gjetur, djali u shfajėsua se e pat bėrė atė gabim padashur, por aha!

    Tani jo vetėm Timja nuk pushonte sė mallkuari, por mė e padurueshme qe bėrė gjyshja e Skėnderit. Nuk i bėhej vonė pėr tezen e tij, por qante me pikė tė lotit sherbetin e humbur tė bakllavasė sė Bajramit, qė kish ėmbėlsuar prapanicat e tezes...


    Kėtė poshtėrsi teze Timja ia kujtonte gjithnjė e me mė shumė mėri, sa mė tepėr qė bindej se kėtij ēunaku kėto lloj prapėsirash kishin filluar t'i hynin pėr zemėr. Dhe qe e vėrtetė, se tė tilla ai nisi tė bėnte pėrditė.

    Po kjo teze, disa vite mė pas, ka dhe njė histori tjetėr jo vetėm me Skėnderin, por pėr dreq edhe me banjėn. Kėtė rradhė me banjėn nė shtėpinė e saj.

    Tezja, ca muaj mė parė, pat operuar zorrėn e verbėr dhe u ankohej grave, se e prera nė fundin e djathtė tė barkut kish qenė mė e madhe, se sa e bėnin kirurgėt zakonisht, kur hiqnin apendisitin. Gratė e qetėsonin, se e prera edhe pse le shėnjė, nė fund tė fundit, e le nė njė vėnd qė askush nuk do ta shihte, pėrveē njė njeriu qė e kish me ferman tė prekte deri nė ato anė... Ehu, ha, nė fund tė barkut, nė rėzė tė kofshės, ajo gjurmė edhe nė plazh mbetet gjithnjė e mbuluar, jo mė qė Timja nuk para shkonte nė rėrat e Durrėsit!

    Dy-tre muaj pas operimit, Skėnderi i pat ardhur asaj njė ditė nė shtėpi t'i sillte njė pako kafe dhe njerėzit e shtėpisė i thanė se tezja po lahej. Djali nuk kish kohė tė priste daljen e saj nga banja dhe shkoi ta pėrshėndeste qė prapa derės.

    Deri vonė banjat shqiptare, tė asaj kohe nė familje, kanė qenė primitive, pa vaska, dushe, perde plastmasi...

    Skėnderi dėgjoi sapllaken qė krokėllinte nėpėr buzėt e kazanit dhe pastaj ujin qė i zbriste Times mbi kokė, i rrėshqiste mbi trup e pėrplasej me bėrdaf, mbi pllakat e banjės.

    - Teze!-bėrtiti djali nga jashtė. Nė banjė ra qetėsia.

    - Kush o?

    - Skėnderi, jam Skėnderi!.. Tė pruna pak kafe e nuk rri dot ma shumė.

    - U mor' ēun mė rrofsh! Po prit se ja, mbarova!

    -Jo, jo. Po iki.

    Dhe aty ngatėrrestari vendosi ta bėnte tezen tė pėrdridhej lakuriq. Dera ishte e kuptosur mirė, dėrrasat e saj ishin tė puthitura dhe tė lyera me bojė tė trashė. Nuk kish nė to asnjė brimė ēelėsi, ku Skėnderi tė desh tė vinte syrin. Bile ai as nuk do ta merrte atė mundim, por vendosi t'ia shtinte nė punė tezes pėrfytyrimin.

    -Qyqja mi' teze!-klithi befas nipi me gojėn ngjitur tek dera e banjės. Ēfarė tė paskan punu kėshtu, ata kasapėt mi'?!

    - Kush me'?

    - Ata doktorat, qė tė hoqėn zorrėn qorre! Sa gjatė tė paskan pre!

    -Qyqja me' ēuno!... - Tezja brėnda dukej nė hutim tė plotė. Djali e pėrfytyronte tezen, duke mbuluar pjesėt e turpshme, por dy duar ishin pak pėr tė gjorėn grua.

    - Pri' ka po mshef t'i, mor maskara?

    - Uuuu, ēfarė vize! - vazhdoi Skėnderi djallėzinė, i mbėshtetur me kurriz tek dera e banjės vetėm, duke pėrfytyruar me siguri se ē'bėnte gruaja brenda.

    - Ik mor pis! - uluriti tezja.

    - Hiqi, mi'teze, duart prej andej, se unė ē'pata pėr tė parė, e pashė!

    Tezja brenda dukej e llahtarisur. Skėnderi dėgjonte pėrplasjet nė derė dhe me sytė e mendjes shihte se si duke hapur peshqirin e madh sa gjatė gjėrė, ajo pėrpiqej tė mbulonte derėn pėr tė zėnė ndonjė brimė, tė cilėn as ajo nuk e dinte saktėsisht ku ndodhej e si u paskej shpėtuar. E ashtu gjithė mornica, gruaja e gjorė gati po e ēante portėn me grushta, duke uluritur:

    - A ka njeri aty me ma hekė kėtė pisin e Shit Sallakut, se kam pėr ta vraaaaa!..


    Njė ēift po dilte nė qytet. Rruga ishte e gjatė, por edhe ditė vere e nxehtė. Para tyre ndodhej njė pemė dhe ata bashkė vendosin m'u ul nėn tė.

    Pas njė farė kohe gruaja ēon kryet lart me pa, kur shef dy zogj sqep mė sqep dhe i thotė tė shoqit:

    - Mor burrė ēa janė ka bajnė njata zogj atje lart?

    I shoqi: - Janė ka puthen.

    Gruaja: - Po pse nuk mė puth edhe t'i mua?

    Burri ia kthen: - Po kush dreqin hyp atje nalt.


    Njė ditė kishte Ajnshtajni konferencė pėr shtyp. Rrugės i thotė shoferi i vet:

    - A tė shkoj njė herė vetė, pasi gjatė kėsaj kohe qė kam ndejtur pranė teje, kam mėsuar ca gjėra nga fizika.

    -Mirė, - thotė Ajnshtajni, dhe bėhet vetė shofer.

    Minutat e para tė konferencės, shoferit po i ecte mirė, por mė pas, gazetarėt filluan tė bėjnė pyetje tė vėshtira. Pėr tė shpėtuar nga ky siklet, shoferi u thotė:

    - Kėto pyetje qenkan kaq tė lehta, sa po shkoj tė thėras shoferin tim t'ua shpegoj.




    Do djem, po gacmoshin nji vajzė, e cila kishte veshė ēorape me figura nė formė bakllave. Por kjo ishte e pėrditshme. Fjalėt ishin: "Ēdo tė hamė sonte? Bakllavė!..."

    Mirėpo vajza u mėrzit pėr ēdo ditė, i njėjti avaz. Njė ditė kur djemtė po i thoshin: "Ēdo tė hamė sonte bakllavė", ajo kthehet e u thotė:

    - Po mirė mor ēuna vetėm tek bakllava ju rri mendja?

    Djemtė: - Po.

    Vajza: - Ēfarė budadhenjsh?

    Djemtė: - Pse?...

    Vajza: - Se po tė ngjiteni ma nalt do hanit kadaif...


    Njė ditė nė klasė mėsuesja e vizatimit u thotė nxėnėsve:

    -Sot, do tė vizatoni diēka rreth natyrės dhe kush mbaron i pari do tė marrė dhjetė.

    Pas pesė minutash, njė djalė shkon te ajo dhe i tregon njė fletė bosh. Mėsuesja e nxehur i bėrtet dhe i thotė: Idiot! Pse tallesh? Ēfarė ke vizatuar?

    Nxėnėsi i pėrgjigjet:

    - Mėsuese kam vizatuar njė lopė nė njė lėndinė duke ngrėnė bar.

    Mėsuesja e pyet: -Po ku e ke?

    Nxėnėsi:-Lopa hėngri barin, u mėrzit dhe iku...



    Njė ēoban me bagėti ishte afėr nji prronit. Po binte shi pa masė. Mbas nji farė kohe prroni po fillon m'u shtu e me u shtu... Befas, ēobani ndin nji za:

    "- U mbyta, u mbyta..."

    Vrapon bariu nė drejtim tė zanit, kur shef nji vajzė qė kishte mbet nė prrua. E ndihmon atė dhe mbas pak vajza i thotė atij se si mund t'ia shpėrblente, pasi i shpėtoi jetėn.

    Bariu i thotė se nuk do asgja. Atėherė vajza fillon me u zhvesh e me u zhveshė. Kur shkon tek mbathjet vajza i thotė bariut:

    -Edhe ito kanė mbetė!,- dhe fillon me i heqė edhe ato...

    Por bariu shumė zemėr gjanė e ndėrpret, duke i thėnė: - A din ēa? Mos i heq fare se me bijnė tė mėdhaja...


    ...................................

    Ishte njė polic me shefin e tij, tė cilėt e kaluan natėn nė njė hotel. Polici donte tė zgjohej herėt nė mėngjes dhe e porosit pronarin e hotelit, ta zgjojė nė mėngjes herėt. Sapo zbardh drita, pronari i hotelit e zgjon policin, por nė atė moment nuk kishte drita dhe polici ngaqė ishte errėsirė, vesh rrobat e shefit tė vet.

    Kur hipėn nė tren shikon veten nė pasqyrė dhe thotė me vete:

    - Oh sa budalla, ky pronari i hotelit. Nė vend qė tė mė zgjojė mua nga gjumi, ka zgjuar shefin tim.


    Dy polica po ecnin nė njė rrugė. Nė njė moment shohin njė fėmijė, duke pirė cigare edhe e pyesin.

    - Nė ēfarė klase je?

    - Nė klasė tė dytė.

    Njeri nga ata fillon ta qortoj...kurse tjetri i thotė:

    - Po pse e qorton lėre... edhe ti mė ke thėnė qė pije cigare nė klasė tė dytė. Apo jo?

    - Po, po! Por unė isha 18 vjeē.




    Njė polic shkon nė farmaci dhe i thotė farmacistes mė bėj njė byrek me spinaq.

    Ajo, i thotė qė ėshtė farmaci dhe jo byrektore. Ai sikur tė mos dėgjonte nga veshėt kėmbėngul, duke i kėrkuar pėrsėri byrek me spinaq.

    Ajo e tronditur merr shefin e policisė dhe i thotė qė ka ardhur njė polic qė kėrkon byrek me spinaq.

    Ai i kthehet farmacistes dhe i thotė: "Po jepi njė byrek me gjizė se polic ėshtė..."


    Dy ēifte shkojnė nė hotel. Njėri prej ēifteve ishte shkurtabiq. Marrin dhomat pranė njėri-tjetrit dhe nė darkė shtrihen pėr tė fjetur. Kalon gjysėm ore dhe ēifti normal nė shtatlartėsi, dėgjon nga dhoma tjetėr:

    - O, o, o, o...

    Kaluam dy-tre ore dhe u bezdis shumė nga ato rėnkime. -Po shkoj andej, - i thotė gruas. Shkon nga dhoma tjetėr dhe gjithė inat i drejtohet:

    - O vėlla, mir bėn qef, po mos na shqetėso neve tė tjerėve!

    - Ēfarė qefi thua t'i ore, unė kam gjithė natėn e s'po ngjitem dot nė krevat...


    Njė taksist po qėndronte nė rrugė. I afrohet njė vajzė nudo dhe i kėrkon ta ēoj diku, nė njė vend.

    Gjithė rrugės taksisti, shihte vajzėn nga pasqyra.

    Vajza e nervozuar i thotė:

    - Ēfarė ke qė shikon xhaxha?! Demokraci ėshtė dhe bėj ē'tė dua!

    - Jo mi t'keqen jo! Po kam hallin ku i ke vėnė paratė pėr tė paguar taksinė.


    Njė dit treni ishte i mbushur plot e pėrplot dhe njė vajzė, u lodh nė kėmbė dhe i thotė njė ēuni:

    - Tė ulem pak nė prehrin tėnd se u lodha.

    Por, ēuni i tha qė ėshtė turp. Ndėrkohė, vajza ia kthehu qė s'kam unė turp, paske ti?! Ēuni pranoi, por mbas pak ēastesh, u vu nė siklet dhe i thotė:

    - Goce, ēohu pak, sa tė marr paketėn...

    Mbas pak, ēohu qė tė marr pak ēakmakun...

    Mbas pak, ēohu qė t'i fus pak nė xhep...

    Aty pėrballė ishte njė xhaje dhe ndėrhyn:

    - Oj goce, hajde ulu te xhaja, se kam dhjetė vjet qe se pi cigaren.


    Njė patriot ishte burgosur nė Tiranė pėr "faje politike". Aso kohe ishte ministėr i Punėve tė Brendeshme, Mehdi Frashėri.

    Njė ditė ky shkon tė vizitojė burgun. Patrioti as qė tundet nga vendi. Atėherė Mehdiu i drejtohet dhe i thotė:

    - Mos u merzit se do tė zgjidhet dhe puna jote.

    - Jo zoti ministėr - i thotė ky - vetėm mė vjen keq qė u kam zėnė vendin.


    U dėgjua qė firmat piramidale, do fillojnė tė ndajnė gjėra, nė vėnd tė lekėve qė kanė borxhe. Nė rradhė njėri pas tjetrit, njerėzit zgjidhnin ēfarė kishin dėshironin.

    Hyn i pari.? Ēfarė do? - e pyesin ata tė komisionit.

    -Shtėpi!

    OK! Shėnoja.

    Tė hyjė tjetri. Po ti ēfarė do?

    - Ju lutem, unė dua lesh pėr nė kokė se mė kanė rėnė krejt...

    - OK! Shėnoj dhe kėtij njė shtėpi.

    - O vėlla, po unė s'thashė shtėpi, tė thash lesh.

    - Po pse kėta tė tjerėt ēfarė do marrin?!


    Shkoi burri nė pazar dhe bleu dy kile mish qengji dhe ja shpuri sė shoqes pėr ta gatuar. Burri u kthye nė punėn e vet. E shoqja, qė paskish ndodhur llupėse, e poqi mirė e mirė mishin dhe e hėngri. Kur erdhi nė darkė i shoqi i tha:

    - Pa na e shtro atė mishin ta hamė.

    - U, mor burrė, atė e hėngri macja!

    - Mirė, ma sill macen kėtu ta peshoj.

    Gruaja e zuri macen dhe ja shpuri tė shoqit. Ky e peshoi macen dhe doli plot dy kile. Atėherė i thotė tė shoqes:

    - Mirė qė mishi na qenka kėtu, po macja ku ėshtė?


    Njė kaubojs ndaloi para njė bari, lidhi kalin dhe hyri brenda pėr tė shuar etjen me njė birė. Pasi mbaroi birėn doli jashtė pėr tė vazhduar rrugėn, por pėr ēudi pa se kali i tij ishte zhdukur. I tėrbuar u kthye nė bar nxori pistoletėn qėlloi nė ajėr dhe ju tha klientėve qė ndodheshin brenda:

    - Kush nga ju mė ka vjedhur kalin. Nėqoftese, pasi unė tė pij njė birrė tjetėr dhe kali nuk gjendet, unė do ta bėj siē e bėra nė Teksas.

    Tė shqetėsuar klientėt dhe kamarierėt dolėn jashtė dhe filluan tė kėrkonin dhe mė nė fund e gjetėn kalin dhe u kthyen tė lehtėsuar.

    Kaubojsi, pasi piu birrėn, i hipi kalit kur sapo nisej dėgjoi njė nga kamarierėt qė t'i thoshte:

    - Na e thuaj ēfarė bėre nė Teksas?

    Kaubojsi, duke ikur thotė:

    - U ktheva nė kėmbė nė shtėpi.

    Duke udhėtuar nė njė avion, kapiteni ju thotė udhėtarėve qė kemi njė difekt tė rėndė, kėshtu qė i kemi shpresat tė pakta pėr tė shpėtuar. Njė zonjė e vjetėr nxori nga ēanta tė gjitha bizhuteritė qė kishte dhe filloi t'i vendoste. Ēfarė po bėni kėshtu i thotė shoqja qė kishte pranė. Po kur tė shikojnė njerėzit gjithė ato bizhuteri do tė mė nxjerein mua tė parėn. Shoqja e saj qė ishte nė krah ishte zezake dhe filloi qė tė hiqte rrobat.

    Ēfarė po bėni kėshtu i thotė e tmerruar tjetra?.

    Po kur njerėzit tė mė shikojnė mua do tė mė nxjerin tė parėn, se gjithmonė nė fillim kėrkohet kutia e zezė e avionit.


    Njė doktor kishte zbuluar njė mėnyrė pėr tė pėrcaktuar se sa herė kishte bėre sex njė person vetėm duke parė atė nė fytyrė.

    Pėr ta demonstruar zbulimin e tij, ai mblodhi nė njė sallė tė madhe shumė njerėz dhe ju tha atyre tė qeshnin.

    Duke parė tė qeshurėn e tyre, ai po pėrcaktonte shumė saktė teorinė e tij. Ndalon para njė burri, i cili po qeshte aq shumė sa goja i kishte vajtur vesh mė vesh. T'i i thotė doktori bėn njė herė nė ditė seks.

    - Jo i thotė burri dhe vazhdon tė qeshė.

    - Njė herė nė javė, vazhdon doktori.

    - Jo bėn me kokė burri dhe qesh akoma mė shumė.

    - Njė herė nė muaj, thotė doktori i nervozuar.

    Prapė, jo bėn burri dhe qesh.

    - Njė herė nė vit? pyet doktori po pse je kaq i gėzuar.

    - E gjete i thotė burri, por jam i gėzuar se sot ėshtė dita.

    Suplementi u pėrgatit nga Agron Sejamini

    rd

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallaku

    TIRANE-Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallaku.

    Emri:  SallakuSkenderProfile.jpg

Shikime: 2515

Madhėsia:  32.9 KB

    I konsideruar si njė prej ikonave tė humorit shqiptar, aktor Sallaku vuante kohėt e fundit nga njė sėmundje e rėndė. Nė 10 ditėt e fundit gjendja e tij shėndetėsore u rėndua sė tepėrmi. Branda kėtij harku kohor ai kreu 3 ndėrhyrje kirurgjikale.

    Aktori i humorit mbylli sytė nė zbardhje tė ditės sė martė, sot mė 11 Shkurt.

    Skėnder Sallaku lindi nė Tiranė mė 25 janar 1935, dhe ėshtė konsideruar si njė nga aktorėt tanė tė humorit me skece dhe parodi tė ndryshme ai e ka bėrė publikun shqiptar tė qeshė me shpirt.

    Aktori ėshtė nderuar dhe me titullin e lartė ‘Artist i Popullit’.

    Sallaku, njihet dhe si ish-kampion kombėtar nė mundjen klasike. Ka mbaruar Institutin e Lartė tė Kulturės Fizike "Vojo Kushi" dhe ka kryer njė kualifikim njė vjeēar nė Kinė, pranė cirkut tė Pekinit. Fillimisht filloi punė si profesionist nė Estradėn e Kufirit, mė pas si klloun akrobatik nė cirk, duke dhėnė njė kontribut tė papėrsėritshėm nė ecurinė e kėtij profili sa tė vėshtirė aq edhe tė bukur.

    balkanweb/
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    ngushellime
    sa te rinj vdesin njerezit tek ne, kur shikoj ketu qe njerezit ne moshen 95 vjecare vazhdojne ti cojne ne reanimacion!!!!!
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak


    u rritem me humorin e ketij

    rip

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Oh, sa gjynah po me vjen! Iu prehte shpirti ne parajse dhe ngushellime familjes!

    Po Fransua Miteranin pse s'e cuan tek ER yt,Marya, qe t'ia shpetoje jeten, se edhe ai shume i ri vdiq.
    Mundohu te thuash ndonje gje te mencur, o gru!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anėtarėsuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Ngushellime familjes
    Me duket se po humbim te gjithe artistet e medhenj qe kemi.
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Ngushellime familjareve
    i mrekullueshem ka ken
    me bani pershtypje i madhi zef deda qe po qante dhe tha qe vetem kur vdesin kujtoheni per artistat
    e tmerrshme po e vertet asht
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    B@NeS@XhIe Maska e B@Ne
    Anėtarėsuar
    04-01-2010
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    4,338

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Ngushellime familjes/dashurve !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Citim Postuar mė parė nga Etna Etna Lexo Postimin
    Ngushellime familjes
    Me duket se po humbim te gjithe artistet e medhenj qe kemi.
    artista qe kane kenduar dhe recituar per shokun enver
    ah pika qe su bie juve

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Ndahet nga jeta nė moshėn 79-vjecare njė prej ikona tė humorit, z Skėnder Sallak

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    artista qe kane kenduar dhe recituar per shokun enver
    ah pika qe su bie juve
    Pika qė nuk ju bie juve , veni prapa doktorit qė mbante gjallė diktatorin tonė e nuk i fuste njė gjilpėrė. Turp tė kesh qė shprehesh nė kėtė mėnyrė pėr njė aktor kaq tė dashur pėr publikun ! Sa vjen dhe e kompletoj mendimin pėr ju tė Berishės...
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Prof. Skėnder Ēarēani
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 04:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •