Je ngrohtė nė mitrėn time?
“A mund te mbetemi miq Kris?” Miq… Miq… Hapat e saj perflaknin bujshem rrugen tere pluhur te buze – lumit…
Pluhuri i argjilte, dukej sikur po e vishte me tisin e vdekjes fytyren e saj te zbehte, anemike… Frrrrrrrrrrr… Nje feshferime e cuditshme u ndje ne te majte dhe u pasua nga frenimi i rende i nje makine te kuqe e nga e cila u degjua refreni i zakonshem i meshkujve te ketij shekulli: “Ah te te… nje here, une ty o yll…”
Capitjet e saj indiferente, dhe te renda, merrnin para cdo send te flakur prej kalimtareve. Dielli, digjte e ngrohte qiellin, pemet e tulatura nga i ftohti i nje nate me pare, mizat dhe insektet qe cuditerisht ishin kaq te shumta ate mengjes nentori.
“E dashur Kris, dua te me lexosh me kujdes .Une nuk kam asnje arsye per te te fyer dhe merzitur ty, asnje aresye per t'u treguar i pasjellshem me ty...Perkundrazi, une kam shume aresye per te te trajtuar ty si nje njeri te vecante...sepse t'i me fal prej disa muajsh gjene tende me te shrenjte dhe ma fal sic di ta falesh vetem ti, plot pasion dhe pasterti qe une nuk e kam dyshuar ne asnje cast.”
Hahahahahahaha…e dashur Kris… C’ironi… Kris, degjon c’thote ai? Ti je e vecante… Hahahahahaha… E vecante
Ja, nje mize e madhe, duke krijuar orbita te rrumbullaketa zukatjesh, me ne fund tere elegance, qendroi zonjerisht mbi faqen e saj. Mashkull a femer eshte?- mendoi duke ndier nje lloj lehtesimi. Femer, padyshim. Ku dine meshkujt te sillen kaq embel… Meshkujt… Sa keq qe ai eshte mashkull, sa keq qe edhe ajo eshte femer. E tmerrshme, dashuria nuk duhej te kishte sex. Ja ky sexi vetem te keqija i kish sjelle botes.
-Eh, ku u katandise moj vajze, iu be se degjoi nje ze brenda, jashte, anash vetes. Nje ze qe vinte nga kudo, i kudondodhur e i kudo gjendur e i kudo pjerdhur… E bere m… fare fjalorin Kris – ushtoi perseri “zeri”.
"Ta kam thene edhe here te tjera, mua kurre nuk me ka dashuruar ndonje femer sic me dashuron ti, me kaq zjarr dhe cmenduri, me kaq pasion dhe perkushtim...Nese eshte dikushi qe nuk duhet te ndjehet mire perballe teje ai jam une, jo se kam bere dicka te pandershme kundrejt teje, por thjeshte se nuk mund te te jap ate qe ti meriton...nuk mund te ta shperblej ndjenjen tende te vecante me te njejten cilesi ndjenje per aresye qe i kam thene shume here e qe nuk po i permend tani...”
-Po, zemer,ma ke thene miliona here. Ma ka thene, me beso, – i peshperiti ajo tek veshi "zerit" te cuditshem, bashkeudhetarit te saj ne kete shetitje te nxehte.
Ia kish thene ne distance sepse kur ishin gjendur prane, mes puthjesh te cmendura nuk ishin pasur kohe te bisedonin.
Ate mengjes ne barin apo diskon(nje dreq e di se c’ishte), ku ishin strukur, mes morise se puthjeve te lagura nga gllenjka Wiski qe dukej se buronin nga goja e saj drejt shpelles se tij peshperitese, ata, kishin deshmuar publikisht cmendurine e radhes. Puthje te pafundme, dridhje, padurim, etje, perseri puthje e puthje per ore te tera…Syte e etur te kamariereve qe kishin nisur me radhe te benin ritualin e spermederdhjes ne tualetin aty prane duke perfytyruar gjinjte e saj te fryre dhe gojen e lagesht…
Ate mengjes, asnje barriere nuk ekzistonte mes tyre. Ndersa tani, ai e-mail, kish nxjjerre ca dhembe te stermedhenj te cilet i mprihte me limen e diellit…gati per ta kafshuar.
"Pra une kaq mundem te te jap dhe mendoj se gjithsesi kjo qe mund te te jap une ty eshte e bukur, por jo e mjaftueshme per ty. Une e di kete. Por une kaq mundem te jap...rendesi ka qe ajo qe te jap eshte e sinqerte. Edhe ajo dashuri eshte, nje dashuri ku mbizoteron nje miqesi e thelle te cilen do doja ta pranoje sic ta jap une….”
Dy lote te nxehte ngrine akull mbi te zbehtat faqe te saj si per te deshmuar se edhe gjaku po i ftohej. U ndie reptile.Mbase neperke, sic e quante shpesh ai.
Neperke e ftohte qe digjte brenda saj nje dashuri te nxehte. Nje dashuri te cuditshme, pa kufij e pa permasa… Hahahahahaha, - u skermit paciperisht zeri, bashkeudhetari i atij mengjesi.
-Kris, ti je budallaqe. Ai nuk te do. Kris, ti meriton shume.
Zgjohu Kris, me degjon? Zgjohu moj vajze e cuditshme.- i peshperiti rreze veshit duke e gudulisur.
Ne sy, nje cipez e holle e levizshme i deshmonte here pas here se ende “Budallaqja” brenda saj vazhdonte te enderronte…! Dhe me cuditshmja ishte qe lumi, nuk kish pike uji… Hahahahahaha… pike uji… Sa do donte te kridhej tani ne kete cast. Te dridhej , te perdridhej nga i ftohti, te shuante diellin qe e digjte… Por kish nje ure aty.
Iu kujtua nje personazh i vobekte i nje filmi i cili u hodh nga nje ure madheshtore, me sa i kujtohej mbi Danub. Epo tere fat ai fukarai i gjore. Perendia kish qene doreshtrenguar me te ne jete por doreleshuar ne fundin e tij. Gjithe ai uje. Te mbytej per shtate pale qejfe… Hahahahaha…
"Me thua qe po tregohem i ftohte dhe mosperfilles ndaj teje...Ke te drejte...Por edhe une kaloj periudha jo fort te kendeshme ne jeten time...familjare dhe personale...halle dhe situata te cilat vertete me kane ashpersuar dhe ndonjehere me bejne ne syte e tu ashtu sic thua ti...te ftohte dhe mosperfilles...A mund te mbetemi miq Kris ? Dy miq te vecante dhe pa kushte? Une e di qe cdo ndjenje ka nevoje per reciprocitet qe te mbetet ashtu sic eshte..e bukur dhe e pa plagosur...Edhe miqesia ka nevoje per reciprocitet...te cilin une jam perpjekur te ta jap, pavaresisht se me hope...Duke perfunduar kete e-mail te them edhe nje here qe ti je nje person shume i vecante ne jeten time...Edhe une te dua dhe te vleresoj shume ne menyren time...Te perqafoj fort..."
Dielli shkelqente. Hapat e saj u ngadalesuan duke u zvarritur derisa nje cast u ndalen. “Zeri”, e kapi per krahu ne castin kur trupi i saj i renduar nga asgjeja, u plas pertoke si nje thes me qymyr. “Kurajo Kris!” Insektet, nisen te silleshin zhurmshem... Tashme duart e saj kishin nisur te lepinin dhe perqafonin me ngut gjunjte, duke u munduar te zvogelonin permasat dhe kontaktin e mundshem me hapesiren… Me kohen, kish shekuj qe ish divorcuar... Dukej si nje plake – vajze e vockel qe struket brenda asgjese se saj.
Nje makine kaloi aty prane por kesaj here zeri i shoferit harbut klithi: “Hej, plakushe, gjete kohe te bukur per te gjuajtur sot…” Brenda saj dicka levizi. C’te jete, - mendoi “Zeri”. Tashme gjunjte e saj, nuk perfshiheshin dot nga perqafimi i duarve. Majat e ftohta te gishterinjve arrinin deri tek barku. Sa i madhhhhhhhhh… Perseri dicka levizi. Poshte bluzes, u ravijezua nje forme koke… Pastaj, e pasuar nga nje ulerime e larget, nje levizje e haperdare u duk sikur i shqeu barkun dhe brenda nje sekonde, u gjend e nderur krejt mes pluhurit. Kris, celi syte zhbirues(e vetmja gje e gjalle ne ate katrahure mishrash, pluhuri e djerse) dhe buzeqeshi… Jam shtatzane…jam shtatzane degjon? – klithi brenda saj nje ulerime e forte qe e shurdhoi… U habit nga ai ze qe buroi nga te tera vrimat e mundshme te trupit te saj te deformuar.
-E mbarsur me veten – mendoi “zeri”…
U ngrit natyrshem. Me nje levizje te bukur, shkundi krahet e lehte pende dhe mori pozicionin klasik te nje fluture…
- Nuk fluturoj sot, mos u tremb...
- E di, - mermeriti "zeri", duke perpire me sy profilin e saj te mermerte qe mes pluhurit te argjilte, i ngjasonte nje perendeshe pjellore…te lashtesise. Emri si kujtohej por c’rendesi kish emri ne kete cast? Kris, duke u mbeshtetur teresisht tek ai, nisi te ecte duke zvarritur kembet tere qejf, duke kenduar neper dhembe nje refren te cuditshem kenge. Nje kenge ndoshta e sapokompozuar, ne pentagramet e qiellit…
“Le te mbetemi miq Kris…”
- Ne do mbetemi miq e me pas shohim e bejme pasi te te kem risjelle ne jete i dashur. Sot eshte dita e pare. Ji i duruar, te kane mbetur edhe 8 muaj, 29 dite, 59 minuta e ca sekonda… Je ngrohte aty ne mitren time?
S. Zisi
Krijoni Kontakt