Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kujtimet e Teki Gjonzeneli

    Ka dhe Burra ne mesin e Shqiptareve..

    Teki Gjonzeneli eshte njeri nga keta..

    respekte per zotin Teki..

    --------




    OPINION

    Si e strehoi “armiku i popullit” nė shtėpinė e tij vajzėn e vogėl tė ish-anėtares sė Byrosė Politike, Liri Belishovės

    28-12-2008 /

    Nga Teki Gjonzeneli (Nju-Jork)


    Njė ėngjėll qė nuk e lanė tė fluturonte

    Nė kėtė letėr po i tregoj lexuesit dhe atyre qė ende s’janė tė bindur nė egėrsinė e regjimit komunist, njė rast fare tė zakonshėm kur Shqipėria sundohej prej baballarėve tė socialistėve tė sotėm, pa u ndalur tek historitė tashmė tė mirėnjohura tė torturave, pushkatimeve e varjeve nė litar, pėr burgjet e pėr kampet e internimit. Jo, po flas thjesht se si trajtohej njė fėmijė i armikut tė Partisė.
    Nė Hidrocentralin e Shkopetit/Ishte koha e diktaturės sė egėr komuniste. Po kryeja muajt e fundit tė shėrbimit tė detyruar ushtarak nė njė repart pune, ku dėrgoheshin vetėm djemtė e familjeve tė cilėsuara “armike tė popullit”, antikomunistė... Duke qenė teknik i specializuar pėr pėrdorimin e vinēave tė lartė, komanda e repartit mė urdhėroi tė punoja nė kėtė hidroēentral. Nė kėtė punė njoha disa inxhinjerė qė drejtonin punimet atje si: A.Meksi, B.Selenica, N.Muēo dhe nė fund me inxhinierin elektrik Z. Fatmir Belishova. Motrėn e Fatmir Belishovės, Liri Belishovėn dhe tė shoqin Maqo Ēomon i kishin shpalluar “armiq” tė Partisė dhe tė popullit dhe i patėn syrgjynosur dhe internuar.
    Nuk vonoi shumė dhe mua mė komunikuan lirimin nga ushtria. Ndėrsa isha duke pritur njė kamjon pėr tė udhėtuar pėr nė Vlorė nė shtėpinė time dėgjoj nga prapa njė zė tė njohur: Udhė tė mbarė o vlonjat! Ishte inxhinier Fatmir Belishova dhe unė u gėzova shumė se nė fakt nuk pretendoja tė mė pėrcillte njeri. E falenderova dhe u ndamė duke e pėrshėndetur njeri tjetrin me dorė deri sa kamjoni u zhduk pas njė kthese.
    Takim nė Vlorė/Kishte kaluar mė tepėr se njė muaj nga ajo ditė dhe pėr punė nuk ma vėrshėllente njeri. Si gjithnjė vazhdonin tė mė shikonin me sy tė shtrembėr.
    Njė tė shtunė pasdite shėtitjen me shokėt e vjetėr e zgjatėm deri nė Sheshin e Flamurit, nė qendėr tė qytetit. Pėrkarshi hotel “Sazanit” ulur nė anė tė tortuarit mė kapi syri inxhinier Fatmir Belishovėn me njė vajzė tė vogėl. U ndava nga shokėt dhe u drejtova pėr andej.U afrova afėr dhe fola me zė tė ulėt: Ē’e mirė ju solli nė Vlorėn tonė o inxhinier? Inxhinieri qė duket mė kishte ndjekur nga larg, u ngrit nė kėmbė dhe mė pėrshėndeti buzagas: - E di qė ėshtė juaja por nuk kam ardhur t`ua marr... Njė hall mė solli edhe mua nė kėto anė...
    U pėrqafuam duke i thėnė, po ndofta kemi mundėsi t`ju ndihmojmėsadopak pėr hallin tuaj, si jabanxhi qė jeni... Pa e zgjatur muhabetin, inxhinieri u kthye pas nga hyrja e hotelit dhe mė pyeti nėse njihja atė hotelxhiun tek hyrja? - E njoh nga larg, po si ėshtė puna? - i thashė. - Na duhet njė dhomė hoteli sa pėr tė fjetur sonte, po ai nuk e lejon mbesėn, e kam vajzėn e motrės kėtė kukullėn kėtu. E kemi tė ndaluar pėr fėmijėt mė tha. Na urinojnė nė dyshek! Kur unė u mundova ta bind se, vajza nuk bėn gjėra tė tilla, ai m’u kthye me tė egėr: Ajo vajzė nuk ėshtė juaja po e armikes sė popullit Liri Belishova. M’u duk sikur mė ra tavani mbi kokė. Mbeta si i shushatur jo nga sjellja ēnjerzore e tij por nga gatishmėria pėr tė mbledhur informacionin nė njė kohė rekord! Dukej sheshit se unė isha nėn ndjekjen e Sigurimit tė Shtetit. Po ėshtė oficer sigurimi ai, o i dashur inxhinier dhe nuk flet dot me tė, i thashė. E pashė qė u pre nė fytyrė por nuk e dha veten. I fėrkoi kokėn mbesės dhe i tha me ėmbėlsi: -Mos u mėrzit, bija e dajos, do bėjmė si do bėjmė se behar ėshtė...
    Kuptohej qartė nė tonin e atyre fjalėve jo vetėm brenga por edhe dhimbja qė ndiente pėr mbesėn,qė ishte si njė kukull dhe duhej tė pėrballohej qė nė atė moshė me luftėn e klasave...
    Ndjeva dhimbje pėr tė dy sidomos pėr sidomos pėr vajzėn e vogėl... Kalova nėpėr mend vite tė shkuara. Afėrsisht nė atė moshė isha edhe unė, kur nėna e kėsaj vajze Liri Belishova dhe babai i saj, Maqo Ēomo kishin arrestuar babanė tim duke e akuzuar si “armik populli”. Edhe sot, pas dhjetra vitesh, nė moshėn e thyer 70 vjeēare qė jam, njė gjė mė ka mbetur akoma e paqartė: E mendonte vallė nė atė pragmbrėmje inxhinieri se, burimi i gjith kėtyre vuajtjeve ishte diktatura e proletariatit pėr fitoren e sė cilės patėn luftuar dhe punuar edhe prindėrit e asaj vajzė tė vogėl? Fjala diktaturė edhe kur e artikulon tė duket sikur tė bluan dhėmbė e dhėmballė ... Ajo makinė ogurzezė nuk kursente as fėmijėt dhe as foshnjat e prindėrve qė shpalleshin armiq tė Partisė dhe tė popullit! E mblodha veten dhe i thashė inxhinierit: Vajzėn do ta marr unė nė shtėpinė time, paēka se kushtet nuk i kemi dhe aq tė mira. Do flejė me motrėn time tė vogės. Inxhinjeri qė nuk e pristė tė merrtė kėtė rrjedhė mgjarja,foli me gjysėm zėri kush po pyet pėr kushte tani ...
    Nesėr nė mėngjes do ta shpie tek i ati nė ishullin e Zvėrnecit ku ėshtė i internuar, prandaj tė lutem nė orėn tetė tė mėngjezit ma sill kėtu.
    E pyeta vajzėn e vogėl pėr emrin: Mė quajnė Drita, foli me gjysėmzėri, si duket nga mallėngjimi qė po ndahej me dajon. Duke u kthyer nė shtėpi mė shqetsonte mendimi nėse do t’i krijonim vajzės ngrohtėsinė qė ajo meritonte pėr moshėn qė kishte? Njė fėmijė si ajo nuk mund tė kuptonte gjendjen ku na kish katandisur lufta e klasave e shpalluar dhe e ekzekutuar prej prindėrve tė saj... Dielli kish marrė drejtimin pėr tė perėnduar mbi kanalin e Otrantos. Ishte njė diell i madh dhe i ndezuar qė pėrmbi ujėrat e Sazanit dhe Karaburunit krijonte njė hark me ngjyra tė mahnitėshme... Kjo pamje e pėrsėritur me mijėra herė para syve tė mi gjithnjė mė ngjallte njė frymėzim dhe ndjenjė njerzore.
    E pyeta Dritėn e vogėl, nė se i pėlqente vendi ku ndodheshim. -Shumė u pėrgjegj mikesha e vogėl si e hutuar nga ajo panje. Dukej me tė vėrtetė e emocionuar.
    Ndėrsa unė falnderoja si pėrherė Zotin pėr kėtė dhuratė madhėshtore tė tij.
    Kur kėmbėt tona prekėn rėrėn e plazhit tė vjetėr, vajza u shkėput nga unė dhe ja mori vrapit drejt bregut, ku dallgėt e detit tė qetė tė mbrėmjes mezi arrinin tė pėrplaseshin, duke lėnė pas njė shushurimė tė lehtė dehėse... Drita mbushi prehėrin e fustanit me xhixhivalle dhe u kthye tėrė gėzim tėk unė. Do ia shpiesh mamit e pyeta unė me ēiltėrsi, po e kuptova shpejt mungesėn e taktit dhe nuk vazhdova mė tej... -Jo mė tha, pa u keqkuptuar, tek mami isha dje midis ca maleve tė lartė, shumė larg. Mamin tim nuk e lejojnė tė vi nė shtėpi dhe, unė nuk e di kur do e shoh pėrsėri.Qamė shumė kur u ndamė. I prekur nga sinqeriteti i vajzės fillova ta marr me tė mirė... Tek “Aulona” u kthyem pėr ti marrė njė akullore. Nuk mė hiqej nga mėndja kjo vajzė dhe mė vinte shumė keq pėr tė, ndėrsa ajo me pafajsinė e vet shijonte akulloren.
    Pėrse vallė ky ėngjėll duhej tė paguante haraē vetėm pėr mendimet e prindėrve tė sajė ?
    Sa shumė armiq kishte kjo Parti! Familja ime filloi tė vuante qė mė 1945 –ėn efektin shkatėrrimtar tė diktaturės komuniste, dhe pas kėtyre vuajtjeve pa fund edhe vdekja na dukej asgjė! Drita e vogėl m’i shkėputi nga mendimet me pyetjen e saj: Ēfarė e keni ju dajon tim? Kam punuar bashkė me tė i thashė. Mirė tha Drita po unė si t`ju thėrras? Mė thirr si tė duash, i thashė. Afėr shtėpisė, njė shoku im pasi mori vesh pėr mysafiren e vogėl mė tha me zė tė ulėt dhe me frikė: Bėrė mirė qė e more vajzėn nė shtėpinė tėnde . Do tė ishte turp e mėkat qė ajo vajzė kėtu nė Vlorė tė flinte pėrjashta, por ki kujdes dhe ruaju se babai sapo ka dalė nga burgu, njė vėlla t’u arratis vjet, njė tjetėr t’u burgos pėr motive politike, Sigurimi i Shtetit tė pėrgjon dhe vetėm pėr kėtė akt pėr strehimin r vajzėz mund tė pėrfundosh edhe ti nė burg!?
    Nė shtėpinė tonė/Kur arritėm tek dera e shtėpisė motra ime e vogėl, Arrestimja, na doli pėrpara. Emrin sfidues dhe tė ēudiēėm, Arrestime, motra ime e kishte dhuratė prej babait tim tė cilin e kishin arrestuar 16 vite mė parė si antikomunist disa ditė pėrpara se motra tė vinte nė jetė. Motra nuk pyeti por e mori Dritėn e vogėl nė krah duke e pėrkėdhelur. Ajo nuk ju nda mikes sė vogėl deri ditėn e nesėrme kur na pėrcolli pėrsėri...
    Edhe nėna ime e shumėvuajtur e mbuloi vajzėn me pėrkėdheli sado qė e mėsoi nė ēast se e kujt ishte. Babai nuk u nddh nė shtėpi dhe unė prisja me shqetėsim reagimin e tij. Nuk vonoi shumė dhe babai u kthye nė shtėpi. Kur ia prezantova vajzėn nuk foli asnjė fjalė por u drejtua i heshtur nga guzhina. Kur nėnė i shpuri kafen ne dėgjuam kėtė bashkbizetim midis tyre: Kini hak ti dhe Tekiu se nuk e dini mirė se kush ka qėnė Liri Belishova dhe Maqo Ēomo. Po gjynah nga perėndia, i thosh nėna, ėshtė fėmijė i pafajshėm dhe nuk mund ta linim rrugėve tė Vlorės. Po pėr ty moj, kujt i erdhi gjynah mė 1945-ėn qė me barkun tek goja dhe me njė barrė fėmijė nė kurriz tė burgosėn burrin pa faj, tė morėn gjith pasurinė, tė nxorrėn nga shtėpia dhe tė lanė nė mes tė katėr rrugėve, a nuk ta bėnė kėtė Liri Belishova dhe Maqo Ēomo? Unė nuk ndėrhyra nė bisedėn e tyre se e kuptoja revoltėn e babait, por vetėm tė nesėrmen nė mėngjes u binda se ai i mbrėmėshmi kish qėnė vetėm njė shpėrthim i ēastit. Babai bėnte punė tė rėndė fizike dhe nėna tė vetmin privilegj qė i bėnte ishte njė vezė e skuqur pėr drekė. Nė mėngjes babaj para se tė ikte pėr nė punė e dėgjuam ti thosh nėnės: -Vezėn mos e pėrgatit pėr mua, zieja kėsaj vogėlushes,dhe pasi i fėrkoi kokėn me pėrkėdheli u largua pėr punėn e rėndė qė e priste nė fermė. Trupin tim e pėrshkroi njė ndjėnjė e ngrohtė dashurie pėr tim atė, pėr shpirtin njerzor tė tij. Pėr darkė nėna na pėrgatiti syltjash me oris tė bluar dhe qumėsht pluhur. Vėllai im i vogėl qė nuk ishte ndier deri nė atė ēast iu drejtua mamasė: -Racionin tim dhe tė Dritės na i hidh nė njė pjatė. Mamaja duke mos menduar pėr ndinjė prapėsi tė Muratit ashtu bėri. Duke ngrėnė orizin me qumėsht Murati iu drejtua Dritės sė vogėl duke i thėnė: -Mos u habit moj vajzė qė po hamė bashkė se “xhaxhi” Enver kėshtu na mėson,tė gjith Shqipėtarėt tė hanė nė njė sahan!... Arrestimja i shtroi vajzės sė vogėl pėr tė fjetur pranė divanit tė vet tek dritarja. Iu lut vajzėz pėr tė hequr fustanin por ajo nuk u bind. Pas mezit tė natės vajza u trėmb pėrgjumėsh, se e kish pickuar ndonjė insekt. U detyrua tė hiqte fustanin dhe ti nėnshtrohej mjekimit popullor me uthull dhe me ujė tė ftohtė. Me gjith se e kish hequr fustanin ajo e shtėrngonte fort nė duar dhe kur e pyeti nėna ime se pėrse nuk e lėshonte fustanin nga dora ajo u pėrgjegj: Kam orėn e babit. Ma qepi gjyshja nė fustan dhe do t`ia jap nesėr nė kohėn e takimit... E gjora vajzė... E mora nė krahėt e mi dhe duke e pėrkėdhelur me dhėmbshuri atrore e zuri gjumi. Nėna ime e ndjerė, duke fėrkuar kokėn me lot nė sy i thosh me zė tė butė: Zoti na e marrtė hakėn moj bijė!...
    Ndarja/Nė mėngjes para se tė ndaheshim, nėna e mori Dritėn e vogėl nė krah dhe duke e mbuluar me tė puthura e uroi: Diell t’u bėftė jeta moj bijė!... Arrestimja na pėrcolli deri jsht portės, kurse vėllai na shoqėroi deri nė qėndėr tė qytetit. Duke pritur autobuzin urban, vėllai iu lut Dritės sė vogėl ti tregonte ndonjė pėrrallė nga ato qė i kishin treguar prindėrit asaj. Unė di shume iu pėrgjegj vajza por njera me partizanė mė pėlqen shume dhe filloi tė tregonte me entuziazėm fėminor: Partizanėt ishin nė luftė me Gjermanėt. Midis tyre ndodhej njė pėrrua i thellė.Partizanėt filluan ti qėllojnė Gjermanėt me gurė. Nga ana e Gjermanėve nuk kishte gurė por ishte njė tokė ranishte. Ata filluan tė gėrmojnė nė rėrė me thonj, por nė vėnd tė gurėve gjenin patate dhe filluan tė qėllonin partizanėt me patate. Partizanėt e uritur u shqepėn sė ngrėni patate tė pjekura, ndėrsa Gjermanėt vdiqėn urije... Tė pėlqeu? e pyeti vajza vėllanė tim. Shumė ia ktheu vėllaj im, po bėhu gati moj Dritė e vogėl se kėshtu do na qėllojnė edhe mua edhe ty pasardhėsit e partizanėve... Nė fakt kėto fjalė tė vėllait tim Murat Gjonzeneli qėlluan profetike, pasi ai vuajti 19 vjet burg politik si “armik i popullit”!? ... Unė me Dritėn hipėm nė autobuzin e mbushur plot e pėrplotė. Njė grua me tė cilėn njiheshim pasi e pa vogėlushen e bukur, e mori nė prehėrin e vet dhe duke i fėrkuar kokėn me dashuri e pyeti se e kujt ishte? E Maqo Ēomos u pėrgjegj vajza pa droje. Gruaja sikur ta kish pickuar gjarpėri u hodh pėrpjetė e shtyti vajzėn larg vetes dhe mu drejtua mua me egėrsi: Merre Teki kėtė “armike” se qenka e sojit tėnd dhe na ktheu shpinėn me urrejtje.
    Ja pra, u tregova njė rast fare tė zakonshėm pėr atė kohė dhe sikur tė ishte vetėm njė rast as qė do merrja mundimin t`ua tregoja, e gjith jeta nė ferrin komunist qe e tillė ēnjerzore.
    Ē`u bė Drita Ēomo?/Drita e vogėl u rrit nė internim dhe nė tortura psikologjike. Gjithsesi prej shpirtit tė sajė tė bukur rridhnin vargje plotė dashuri njerzore. Vajza shkruaante poezi qė pas viteve 90-tė tėrhoqėn edhe vėmendjen e Ismail Kadaresė. Ajo ishte njė ėngjėll qė nuk e lanė tė fluturonte. Organizmin e saj tė dobėt e sulmoi kanceri dhe ajo vdiq pa mbushur 20 vjeēe, nė mjerim tė plotė,duke ju mohuar gjithēka edhe prania e nėnės sajė tė intėrnuar nė Cerrik dhe e babajt tė burgosur nė Burrel. Nga ajo kohė kanė kaluar dhjetra vjet aq sa mua mė ka mbetur nė kujtesė ai vegim i largėt, jo pa kuptim pėr kohėn e sotme.
    Le tė jetė kjo histori njerėzore njė homazh pėr Drita Ēomon dhe pėr tė gjithė fėmijėt e brezit tim dhe tė Dritės edhe pėr ata tė gjorė qė patėn njė jetė mė tė zezė se tė Dritės, ata qė vdiqėn nė kampet shfarosėse qė ngritėn baballarėt e socialistėve tė sotėm dhe qė u humbi varri pėrgjithmonė. Le tė jetė ky tregim edhe njė thirrje ndėrgjegjė pėr ambasadorin e nderuar tė Shteteve tė Bekuara tė Amerikės nė Tiranė, pėr tė ditur se nė cilėn anė ėshtė ky njeri nė anėn e Drita Ēomos dhe Teki Gjonzenelit, apo tė atij oficerit te Sigurimit tė Shtetit qė flaku nė mes tė katėr rrugėve nje fėmijė !?

    ...

    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION
    Enver Lepenica pėrballet me klithmat e korbave
    29-12-2008 / Nga Gėzim Llojdia


    Ujėt e vjetėr dhe zogoria e qenve tė diktaturės/Thonė se ujqėt e vjetėr e shqyejnė vėrtet hėnėn lehonė. Dhe qentė do ta bėnin copė, nėse u jepej mundėsia. Kėshtu ujqit dhe zogoria e qenve tė ligėsisė ishin gati duke shqyer ne vitin 97, atė qė quhej demokraci e brishtė e vendosur pas viteve ‘90 nė Shqipėri. Dhe kjo do tė kishte ngjarė mirė e bukur nėse njė forcė dhe shpirti popullor nuk do t’i pėrballonin shkėlqyeshėm sulmet e kėsaj aradhe tė tėrbuar, qė vinin nga nostalgjia e egėr, por jo mė pak nga regjimtarėt e fundit, qė sunduan vendin nė 50 vitet e fundit tė shekullit tė XX. Njė cifėl e kėsaj historie qė ende e kemi nė kujtesė gjendet nė botimin mė tė fundit tė studiuesit dhe publicistit tė mirėnjohur: Enver Memisha Lepenica: “Pėrballė klithmave tė korbave”. Mjegullina ka mbuluar nėpėr kohėra enigmėn e shumė vrasjeve mister.
    Nga zėri varet vdekja ose rrojtja e Shqipėrisė/Enver Lepenica ėshtė laureuar nė fakultetin ekonomik UT me rezultate tė lartė ka kryer kurse kualifikime pėr organizim dhe drejtim, ka qenė drejtor kabineti i Ministrit tė Kulturės, si dhe Inspektor i pėrgjithshėm i Ministrit tė Brendshėm me gradėn nėnkolonel. Ėshtė themelues i gazetės sė parė opozitare tė qytetit tė Flamurit “Zgjimi”, autor i librave historikė si: “Vetėvrasjet. Barbarėt zbresin nė Vlorė”, “Hysni Lepenica-Komandant i Pėrgjithshėm i Fuqive tė Ballit Kombėtar”, “Antologjia e plagėve nėn terrorin komunist”, “Pseudonimet e pėrdorura gjatė Lėvizjes antifashiste 1939-1944”, “Nėpėr greminat e pėrgjakura komuniste” deri tek Klithmat e Korbave, ose e shqyrtuar pak mė ndryshe njė pėrballje me klithmat e korbave ose korbzinjve. Penda e autorit Lepenica ėshtė njė ogur i mbarė nė historinė tonė por veēanėrisht nė publicistikėn shqiptare. Ėshtė njė zė i veēantė, i kthjelluar, serioz.Ėshtė njė ndėr zėrat qė mund tė pėrfshihet denjėsisht nė zėrin e atyre qė aktualisht sot po shkruajnė historinė kombit tonė. Askush nuk e kishte menduar se ai vit aq i mbrapshtė qė quhet 97, nuk do ta kalonte pa brengosjen deri nė dridhjen nga pikėllimi, nga atentatet dhe tmerret e luftės. Mirėpo zanafilla e hershme e tyre e ka nisur pak mė herėt. Nga zėri ynė varet vdekja ose rrojtja e Shqipėrisė shprehet Lepenica. Ėshtė njė kartė dėrguar PK tė Vlorės ku kėrkohet ndėrgjegjėsimi se zėri i atdheut na urdhėron tė flasim,tė flasim shumė, tė flasim ēdo ditė ėshtė zėri i demokratėve qė mjegullina nuk duhet ta mbuloi nėpėr kohėra enigmėn e kėsaj kohe duke zbuluar arkivin e komunistėve dhe mesazhet e tyre vrasėse autori i kėrkon qytetarit mė tė ndershėm qė ka qyteti atij qė ka ngjyer bukėn me shpresėn e tė nesėrmes se udha e komunizmit dhe pėrdorimi i armėve tė saj varroste shpirtrat tanė dhe ėndrrėn me shekuj. Ndodhte kjo qė tu bėhej thirrje nėpėrmjet njė zėri tė vetėm nė truallin e shqiptarėve, gazetės 55, me arsyetimin pėr tė lėnė nė harresėn e madhe, ngjarjet dhe rebelimin e Vlorės se vrasjet,mėrirat,inatet,urrjetja qė ngjau ne pranverėn e pėrgjakshme tė 1997 ishin posacėrisht, turpe qė u shkonin komunistėve, qė kėrkonin, kohė pėr mavrinė Baba Stalinin, njė vend lule komunizmi safi enverian. Autori Enver Memisha Lepenica ka sjellur edhe njė dokument origjinal qė tregon ose mė mirė njė dėshmi pėr mėnyrėn se do tė arrihej tė riktheje koha e atij mavrisė duke gjezdisur me armė, duke krijuar celula e ēeta duke rrėmbyer arkiva e duke bėrė zhurmė e plot zullume, pėr tė zhbėrė demokracinė etj, pra kė nuk mundoi ajo dreq ’97-e, por qė kishte nisur mė parė me aksionet e fshehta tė komunistėve. Veprimi mė i madh i tyre nė atė kohė mundej tė quhej vetėm si njė rebelim i armatosur. E gjithė qeverisja qė zbarkoi nga radhėt e ushtrive rebele,komitetet e shpėtimit qeverisėn me reprazalje duke mposhtnin qėndresėn me armė, plumba, burgje, gjyqe nuk besoj se tė ikurit nė natėn e prillit tė vitit 85 i ishte harruar emri,nuk kishte. Njihet ndėrkohė fakti tronditės - 97 u muar nga armėt e cetave rebele,ky ishte edhe parashikimi i zymtė,qė autori dhe tė tjerė i bėnėn kėsaj kohe pėrpara se ajo tė fillonte tė nxinte muret dhe krejt nga godina e saj flaka tė shpėrndahej.
    Unė do tė pėrqendrohem tek disa prej gjithė morisė sė shkrimeve qė Enver Lepenica ka hedhur nė kėtė publikim tė fundit. Si i pushkatuan komunistėt oficerėt e policisė nė vitin 1997. Orė e trishtuar. E kobshme orė. Orė e ’97. Fjalė kambanash binin nė erė. Morte. Plagė.Shenja tė thella nė trupin e Shqipėrisė. Mėrina tė fshehura ende nxinin. Ndėrkaq ky mot i zi mbrinte. Mbrinte me dy numėra pėrcaktues pėr lėvizjen e shpirtit. 9dhe 7. Ndonėse i tillė, ky mot, nga thellėsia e kraharorit mori mallkimin. Nga iride e syve:solli lotin. Nga buzėt dėshpėrimi. Nga zemra: rruzuj mallkimi. Mallkuar qofsh ’97.
    Kapitenin e parė Gjergj Mehmeti Lepenica e pėrshkruan tė kėtillė: Ku i jepje njė detyre Gjergj Mehmetit sado e vėshtirė tė ishte ai gjithnjė pėrgjigjej, Si urdhėron shef! Dhe fluturonte drejt detyrės. Ashtu fluturoi drejt detyrės pa kundėrshtime edhe me 4 mars 1997. Dhe nga ajo ditė nuk e pashė mė. Autori e pėrshkruan qė ky trim nuk e njihte frikėn, i lindur nė Tepelenė nė vitin 57 u godit pabesisht nė Qafė-Gjashtė prej bandave komuniste, ishte vetėm 40 vjeē kur e vranė dhe e dogjėn tė gjallė komunistėt. Ekspertiza nxori 5 plumba nė trup, derisa dorėzuan pushtetin tė majtėt asnjėherė nuk hodhėn dritė pėr vrasėsit e Gj.Mehmetit. Kapiteni i parė Viron Rapi, i inkuadruar nė vitin 1992 nė radhėt e policisė u vra mė 11 maj 97, kapiten Spiro Toshi ishte 45 vjeē kur ra dėshmor, shprehet Lepenica, i cili sjell tė dhėna edhe pėr dėshmorėt e rėnė nga radhėt e uniformave blu si Nėnoficerėt Gėzim Shabani, Besim Manoli, Jashar Zanaj, Albert Troqe, Valter Harizaj, Andrea Kanani, Bashkim Bita, Alket Muēa, Alfred Kanani, Edi Hasanaliaj pėr tė gjithė tė vrarėt nga hordhia e bandave. Major I..Kuēi me cilėsinė e shefit tė Policisė kriminale tė Vlorės u ka paraqitur tė gjitha tė dhėnat drejtuesve socialistė tė rendit, tė cilėt i hodhėn nė harresė figurat dhe gjakun qė derdhėn policėt nė luftė me bandat e tyre. Atmosfera atje brenda asaj ministrie socialiste i ngjante njė pragmorti tė pashpallur ende. Sidoqoftė pėr historinė e 97 mė tragjike mbetet vrasja e oficerėve tė SHIK, ditė e rrėmbimit tė armėve. Enver Memisha shkruan pėr kujtimin e veprės heroike tė tyre. Pėr Major Besnik Hidrin, lindur nė Durrės nė 7 shkurt 66, ishte vetėm 31 vjeē kur u vra nė 28 shkurt 1997, kapiten Lekė Qokun, lindur ne 13 prill 61 nė Tropojė, trupin e tė cilit e ēuan tek turmat e studentėve qė e copėtuan duke ia prere mishin copa-copa. Po njė fat tragjik ndoqi edhe ish-kreun e SHIK Vlorė Shkėlqim Agolli, nė Greqi.
    Historia siē ka qenė - Enver Memisha Lepenica nė 300 faqe libri nė pėrballje, tė klithmave e tė korbave ka siguruar dokumente origjinale pėr tė treguar arėn ku kanė punuar armiqtė e kėtij vendi dhe mė tepėr spiunėt e tij. Pėr cfarė mė akuzon mua dhe Fahri Ballliun komunisti Vasil Qesari,shkruan Lepenica duke sjellė argumente dhe fakte historike pėr Teleblu-nė, tė parin dhe tė fundit TV qė u printe me kameran e Qesarit turmave drejt rrugėve tė qytetit apo rrugėve pėrtej Vlorės. Gazeta 55 ka njė rol tė pamohueshėm kombėtar nė vitet kur qeverisja e majtė e kallashit siē e cilėson autori po zhbėnte gjithshka dhe ēdo gjė qė quhej histori, moral, shqiptarizėm. Kundėr kėsaj gazete u derdhėn qindra prokurorė, dhjetėra pushtetarė, kriminele ordinerė e mashtrues, qė me plumba kallashi kėrkonin t’i mbyllnin zėrin dhe kornizėn e vetme qė dritėsonte tė vėrtetėn e errėsuar nga pushtetmbajtėsit e majtė. Tė vertetėn historike qė janė gjithsesi drithėruese kur ca paloshqiptarė thėrrisnin “poshtė flamuri kombėtar”, kur ca palokolenela tė ushtrisė sė zabėrhanit mprehnin shpatėn pėr tė goditur figura si ajo e Hysni Lepenicės. Polemika me Odise Grillon, Xhafer Peēin, Xhemil Frashėrin dhe H.Maja, A.Mamani tregon se autori ka njohje dhe ka pėrdorur dokumente autentike pėr tė treguar pse jo dhe mėkatet e mekatarėve. Nė tė gjitha kėto polemika autori ka pėrdorur njė arsenal fjalėsh, qė shfaqen si njė det i thellė. Mirėpo zhbirimi i saj ėshtė punė e mundimshme pėr kritikėt, qė i bėnė rikonjicionin vetėm cekėtinės detare. Vetėm me njė kthjelltėsi tė admirueshme mund tė zbulosh perlat e fshehura nė kėtė thellėsi deti. Dhe kjo ėshtė njė natyrė e veēantė nė publicistikėn shqiptare. Kėtu nuk pėrsėriten fjalėt, por tregohen haptazi krimet dhe dosjet janė pėrvėluese pėr killerat. Jo vetėm dosjet por argumentimi i tyre ka sjellė heshtje te krimtarėt, pėrse ata nuk e vazhduan mė polemikėn, u mbaroi arsenali apo kufomat pak pėrpara se tė binte dielli i mbyllnin nė labirinte errėsire nė varrezat publike, ku binin ende erė nga dora e vrasėsve. Mėsohen fakte tė panjohura dhe mė mirė kėshtu. Kur kam zhbiruar publicistikėn e viteve ‘30 jam habitur me mėnyrėn e shkrimit dhe te fakteve qė rendisnin. Memishaj ecėn pikėrisht nėn kėtė tragė duke kėrkuar e gjetur fakte qė i mbėrthejnė me shpatulla pėr muri. Dihej vetėm se furia e saj ishte tejet e rrezikshme pėr autorin. Mbi dheun e butė, nė ditėt e asaj pranvere, vendoseshin lule. Derdheshin rruzuj lotėsh. Asgjė nga mbishkrimi dhe jetėshkrimi. Mirėpo Memisha guximshėm ecėn dhe pėrkorė gjen shtigje e rrugė pėr tė thyer heshtjen dhe frikėn qė ua mbyll gojėn dhe ua rėndon penėn kundėrshtarėve. Pa harruar se nė pushtet ishin pikėrisht mėsuesit e atyre bandave dhe frymėzuesit e tyre politikė. Por ka edhe dokumente tė tjera qė tashmė bėhen pjesė e historisė tonė, njė pjesė e saj filloi tė lėviz nga kėtu, por qė e lidh historinė tonė me realitetin e saj dhe vėrtetėsinė, ėshtė hequr llumi dhe ujėrat e tepėrta. Historianėt duhet tė mėsojnė historinė siē ka rrjedhur. Publicistėt duhet tė bėhen tė vėmendshėm karshi kėtyre artikujve publicistikė, qė kanė lėngė jete brenda. Asgjė s’mund t’u shtosh ,asgjė nuk mund tu heqėsh. Historia siē ka qenė,kjo ėshtė moto e historianeve ,mirėpo deri tanimė kemi pasur njė histori tė falsifikuar pėr 50 vitet e fundit. Dhe nėn kėtė ugar ende shkruesit e majtė pėrvijojnė rrugėn e shtrembėr brenda kėsaj guaske dhe kėtij shekulli qė ne jetojmė.
    Njė deputet me vizion evropian - analizė pas zgjedhjeve/Enveri shprehet qartazi se rebelimin mė 1997 bėmė ē’mundėm pėr tė shpėtuar Vlorėn pėr tė mos u djegur dhe tė shkatėrrohej por s’mundėm tė ndalnim barbarėt, qė kishin zbritur nė Vlorė. U detyruam tė iknim zemėrthyer, duke e lėnė atė nė tym e flakė dhe nė dorė te komunistėve qė e qeverisėn siē ua pati qejfi dhe ėndrra. Vitet kaluan shpejt dhe erdhi 2005 shkruan Lepenica. Por kishte edhe njė zė kaq tė fuqishėm, qė na shtynte drejt Vlorės. Ishte zėri i demokratit, qėndrestarit dhe profesorit tė universitetit, mikut tonė Bujar Leskaj. Lepenica ka sjellė njė publicistikė reale nė njė analizė kushtuar fitores sė deputetit Bujar Leskaj nė zonėn Nr 94 tė qytetit tė Vlorės pas 8 vitesh. Nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005 u vunė pėrballė dy botė. Bota komuniste me pėrfaqėsues Mezan Malaj dhe bota e re demokratike, e pėrfaqėsuar prej Bujar Leskaj. I pari vinte nė kėtė fushė pas udhe tė gjatė mashtrimesh 8-vjeēare tė partisė sė tij Malaj u premtoi vlonjateve paratė e firmave 100%, nė fushėn e sė drejtės ligji u shkel haptazi, aksidentet dhe plagosjet nė punė nuk regjistrohen nė statistikat zyrtare, raportet e paaftėsisė nė punė nuk paguhen,u mbyll dhe pavijoni i sėmundjeve profesionale. Pra M.Malaj shprehet Lepenica i gėnjeu vlonjatet, ai nuk krijoi njė Vlorė sociale, por pėrkundrazi vetė u majm duke vėnė pasuri. M.Malaj shprehet Lepenica me mburrje u paraqit nė TV se ishte komunist dhe se komunizmi nuk ka asgjė tė keqe. Nga ana tjetėr Bujar Leskaj siē vė re mė tė drejtė publicisti Fahri Balliu, “masa pėr peshėn e vlerave tė tij ėshtė dashuria pėr Vlorėn”. Kėshtu pra vlonjatėt duhet tė zgjidhnin njėrin prej dy ideologjive; atė komuniste qė mbi ēdo gjė vė Partinė dhe atė demokratike, qė mbi tė gjitha vė dashurinė pėr njeriun. Lepenica pėrmend se nė fitoren e Leskaj nė qytetin e Flamurit kontribuan edhe intelektualė me pėrmasa kombėtare si Dhori Kule, ai u mbėshtet nga artistėt Inva Mula, Ardit Gjebrea, Bujar Asqeriu, Afrim Agalliu, Agron Dine, Nestor Jonuzi etj....
    Figura vlonjate me emėr dhe besė/“Ditėn e premte mė 12 tetor 2001 shumė vlonjate kishin ardhur pėr tė hedhur njė dorė dhe Sefer Dautit .Kėshtu nis pėrshkrimin pėr kėtė demokrat tė pėrkushtuar tė kėtij qyteti. Seferi rrojti 73 vjet aq sa pa dhe kontribuoi nė demokraci,njeriu qė nuk pranoi tė shkollohej pėr spiunė, por shkoi nė Ēeki pėr t’u shkolluar pėr inxhinier. Njė njeri tė mirė ėshtė skica pėr Mimi Risilinė, kurse bujaria e Jaup Xhezos nga Tragjasi i Vlorės i arratisur nga vendi nė vitin 1952 u kthye nė ditėt edemokracisė, edhe Nestur Dhimė Todri nacionalisti.
    Kėto nuk mund tė quhen vetėm shkrime tė mirėfillta publicistike,por nė radhė njeherėshi pėr janė dėshmi autentike qė i duhen historisė tonė. Gjithmonė vėrtetėsia e saj ėshtė njė tempull i paprekshėm,por qė nė vitet e socializmit ishte e vėshtirė thyerja,u pėrdorė edhe falsifikimi,duke mos i qėndruar stoik tė vėrtetės. Nė periudhat e vėshtira tė rezistencės mė tė fortė tė saj, tė paktė kanė qenė ata ,qė kanė ruajtur pagabueshmėrinė me sakrificėn e tyre. Kush me shpirt, dikush me trup, kush me influencėn e tij, njė tjetėr me jetėn e tij e ruajti nga rreziqet, qė kanė qenė jo tė pakta dhe shumė kanosėse. Ėshtė koha qė historinė ta lexojmė siē ka ndodhur me tė vėrtetė. Nė kėtė pikėpamja ky libėr ėshtė njė pjesė pėrmbledhėse e kėsaj historisė tonė tė ndodhur nė njė distancė prej vetėm 10 vite larg. Prandaj autori i 7 librave Enver Memisha (Lepenica) duhet pėrgėzuar pėr kėtė kontribut serioz qė si sjell historisė tonė,njėkohėsisht i bėnė njė nder publicistikės shqiptare. .

    ...

    55

  3. #3
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Hej, heeeeeeeeejjjjj thone se ka Zot,po ku eshte ky Zot o njerez?????

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zot eshte vota..

    jepe atje ku duhet..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    e sa e sa femije te tjere si puna e Drites mori ne qafe regjimi i atehershem ...


    ndjej keqardhje dhe me prekin shume keto lloj ngjarje kur lexoj , por ta menosh thelle thelle keqardhje ndjej me shume per ate te verberit qe akoma e perkrahin kete regjim ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga jul-linda : 30-12-2008 mė 21:05

Tema tė Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo pėrjetimet mund edhe tė shlyhet nga truri!
    Nga Davius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •