Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mitro Ēela, kujtime..

    Ditari i gazetarit ( 3 )


    Koha pezull, akuzė nė boshllėk?!

    Nga Mitro Ēela


    Dy ditė mė parė mė zunė "pritė". Mikrofonin e mbante nė dorė njė gazetare e "Vizion Plus". Pak a shumė bėmė kėtė debat.

    Ajo: - Nė parlament Spartak Ngjela tha: "Nė fillimet e Partisė Demokratike, takova njė ditė kryeredaktorin e 'RD'-sė. Mė propozoi tė bėj njė artikull pėr Sigurimin e Shtetit. U ula. Shkrova. E pėrfundova. Shkova nė redaksi. Kryeredaktori nuk ma botoi artikullin?!" Pse nuk u botua shkrimi i Avokatit?

    Unė: - Kėtė pyetje duhet t`ia drejtoni Frrok Ēupit. Ai ka qenė kryeredaktori i parė i gazetės.

    Ajo: - E takova Frrokun. Mė tha: "As i kam bėrė porosi dhe as nuk kam penguar botimin e ndonjė artikulli, tė shkruar nga Avokati, pėr Sigurimin e Shtetit".

    Unė: - Nė zanafillėn e saj "RD"-ja ka pasur tre personazhė kryesore. Frrok Ēupin- kryeredaktor. Preē Zogaj- kryetar i kėshillit botues. Mitro Ēela- i caktuar nga Komisioni Nismėtar i PD-sė. Nga tė tre, Frroku dhe unė, ishim rrogėtarė tė gazetės. Mos vallė Avokati ka biseduar me Preēin?

    Ajo: - E pyetėm edhe Preēin. Edha ai nuk dinte gjė.

    Unė - Frroku qėndroi gazetar nga janari deri nė korrik tė vitit 1991. Vendin e tij e zuri i ndjeri Napolon Roshi, i cili u largua nga gazeta pas disa muajve. Nuk besoj se Ngjela ka parasysh Napolon Roshin, sepse nė atė kohė ishte krijuar Qeveria e Stabilitetit dhe Sigurimit tė Shtetit i kishte humbur "vula".

    Ajo: - Mos vallė Avokati ka biseduar me ju?

    Unė: -Kur Frroku ishte kryeredaktor, shkoi dy herė me shėrbim nė Amerikė dhe Gjermani. Nė mungesė tė tij, me drejtimin e gazetės, kryesisht jam marrė unė, sidomos pas emėrimit tė Preēit, ministėr i Kulturės nė qeverinė e Stabilitetit (Qershor 1991). Me Spartak Ngjelėn kam pasur miqėsi tė vjetėr. Njė miqėsi e trashėguar. Unė kisha njohur nga afėr Kiēo Ngjelėn, babain e Avokatit. Unė i botova Avokatit njė cikėl me shkrime. Por kurrė nuk i kam porositur ndonjė shkrim pėr Sigurimin e Shtetit.

    Ajo: - Sipas bisedė sonė, mbetet qė Avokati ka gėnjyer nė Parlament?!

    Unė: - Filozofinė e muhabetit e gjejeni me Avokatin. Unė dua tė hap njė parantezė. Nė fillimet e saj, "RD"-ja ndoshta u bė gazeta mė e suksesshme e fundshekullit tė kaluar. Ishte gazeta qė vrau ēensurėn. Tirazhi arriti nga 70 mijė deri nė 100 mijė kopje. Nuk ishte ky kufiri. Tirazhi nuk pengohej nga shitja, por nga mungesa e letrės. Pėr lexuesin, kjo pengesė kapėrcehej, duke e kaluar gazetėn dorė mė dorė. Pse? Sepse gazeta ishte e hapur. Nuk kishte asnjė ēensurė. Nuk kishte ndėrhyrje nga Komisioni Nismėtar i PD. Unė, nuk di ndonjė asnjė rast, kur Sali Berisha, Gramoz Pashko, Eduart Selami a Aleksandėr Meksi tė kenė ndėrhyrė nė politikėn botuese tė gazetės. Artikuj kanė botuar Sali Berisha, Edi Rama (26 janar 1991), Gramoz Pashko, Neshat Tozaj, Blendi Fevziu, Genc Ruli, Ardian Klosi, Ylli Pango, Filip Ēakuli, Gavrosh Lubonja, Elca Ballauri, Ismail Kadare, Ben Blushi, Eduart Selami, Emin Baēi, Eduart Zaloshnja, Abdi Baleta, Kolė Jakova etj.


    Ta ka zėnė kokėn me derė Berisha?!


    Kohė moderne. Dikur anonimet bėheshin me kartė. Tani me postė elektronike. Ka ndryshuar teknologjia. Stili? Avaz i vjetėr, nė melodi tė re, llafos populli. Nė mėngjes hapa kompjuterin. "Shoku Mitro! I kėndova shkrimet. Marshalla! Ta ka zėnė Sala kokėn me derė, mo! Apo pret ndonjė "thelė" qė ke nisur tė shkruash nė "RD"?! Pse nuk shkruan, nė defterėt e t'u, qė anėtarėt e Komisionit Nismėtar tė PD-sė ishin njerėz anonimė?!" Letra mė vuri trurin nė lėvizje. Bėra prapa nė vite.

    Qėndrova nė vitet 1990. Dy intervista nga Gramoz Pashko nė "Zėrin e Amerikės", qarkullonin nė "Buletinin e Verdhė" tė ATSH-sė. Nė Byronė Politike ra "damllaja". U shqetėsua vetė shoku Ramiz Ali. Profesori kishte dalė nga "vatha". Pranverė 1990. Nė redaksinė e gazetės "Zėri i popullit" organizohet njė takim. Sebep ishte bėrė artikulli i njohur i Ylli Popės. Mes tė ftuarėve ishte edhe mjeku Sali Berisha. Ai kėrkoi qė nė Shqipėri tė lejoheshin organizatat shoqėrore pluraliste. Shkroi edhe njė artikull. Nuk e botoi "Zėri i populli". U botua nė faqet e gazetės "Bashkimi", pėr meritė edhe tė kryeredaktorit Qemal Sakajeva.

    Korrik 1990. Ramiz Alia takohet me njė grup intelektualėsh tė kohės. Mes tyre edhe Ismail Kadareja. Tronditėse ishte kėrkesa e Napolon Roshit: "Nė Shqipėri duhet tė lejohen partitė politike". Ramiz Alia u pėrdrodh… Behar 1990. Debat pėr poezinė nė Korēė. Kritika pėr realizmin socialist nga poeti dhe gazetari Preē Zogaj…Nė sallė... Heshtje varri!

    Nė vjeshtėn e vitit 1989, Genc Pollo ishte pėr studime nė Vjenė. Politikania e njohur Kristinė Fon Koll organizon njė debat televiziv me pyetje nga teleshikuesit. Tė ftuar intelektualė nga vendet e Evropės Lindore. Mes tyre edhe Genc Pollo. Befasuese pėrgjigjet e tė riut nga Shqipėria e panjohur. Ai i dha pėrgjigjet nė frėngjisht, anglisht, gjermanisht dhe italisht. Pas njė viti, Pollo u bė zėdhėnėsi i Komisionit Nismėtar tė PD-sė.

    Mė 5 janar doli numri i pare i "RD"-sė. Mes anėtarėve tė Kėshillit Botues ishin edhe Natasha Lako (poete), Kujtim Ēashku (regjizor), Teodor Keko (shkrimtar dhe gazetar)…


    Nė zyrėn e kryeredaktorit tė "ZP"-sė


    17 dhjetor. Ora 22.

    Nė atė kohė punoja na gazetėn "Bashkimi". Bie telefoni. Mė ftoi nė zyrė kryeredaktori i gazetės "ZP" Spiro Dede. Me Spiron jemi miq tė vjetėr. Kemi punuar disa vjet sė bashku nė "Zėrin e Popullit". Kur mė hoqėn nga "Zėri i popullit", nė vitin 1985, Spirua punonte nė Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Sipas zakonit, mė parė se tė mė jepej dėnimi, mė thirrėn nė aparatin e KQ tė Partisė. Fillimisht zbritėm nė kafe. Nė njė tavolinė qėndronte Spirua. Sa na pa, iu drejtua Miti Tonės, shefit tė sektorit tė shtypit nė KQ tė Partisė:

    -More Miti! Po ēfarė bėni kėshtu me Mitro Ēelėn! Latė nam pėr 40 kuintalė reēel fiku... Dy ditė mbledhje dhe tani do ta "internoni" nė Elbasan!... Korrespodent i gazetės "Bashkimi"…

    Disa instruktorė ulėn kokat, demek pėr tė rrufitur kafen. Shoku Miti Tona e kaloi "lumin" me njė buzėqeshje, refleks i punės sė gjatė si diplomat... Kėto mendoja, ndėrsa u futa nė dhomėn e kryeredaktorit.

    -Nuk kam ndonjė gjė tė veēantė, mė tha Spirua. - Qarkullojnė dy thashetheme. I pari, nė komisionin e PD-sė ėshtė edhe mjeku Isuf Kalo. Nė qoftė e vėrtetė, harram! Vetėm dollarėt qė ka harxhuar pėr udhėtime me aeroplan nuk peshohen!

    -Sė dyti, kam dėgjuar se edhe t'i je bashkuar me PD-nė. Sipas mendjes sime, t'i e ke me hak ta lėsh Partinė e Punės! Ajo tė ka njė borxh tė madh! Pėr njė tekė tė Vangjush Ēėrravės (sekretar i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės) tė vunė njė kryq tė madh nė gazetėn "Zėri i popullit".

    -I pari, ėshtė thashethem, i thashė, i dyti, i vėrtetė". Me kaq u ndamė.


    "Herojtė e heshtur"


    20 dhjetor. E enjte. Ora 14.

    Kafja e gazetarėve ishte e boshatisur. Unė bėja muhabet me Gonin, banakieren. Nė sallė hyri S.H., sekretar i parė, qė e ka nisur karrierėn si punėtor. Ishte novator dhe unė kisha shkruar pėr novacionet e tij. Kur ai u ngjit lart, ne e ruajtėm miqėsinė. U ulėm ballė pėr ballė. Qėndronte nė heshtje. Mos vallė ishte nė sėkėlldi pėr faktin se unė isha bashkuar me Partinė Demokratike?!

    -Dėgjo Mitro! Ramiz Alia do ta shkatėrrojė Shqipėrinė! Mendja e tij punon mbrapsht. Pjell vetėm helm. Zeher. E di ēfarė na bėri sot? Na thirri nė njė sallė. Ishim tė gjithė sekretarė tė parė. "E dėgjuat lajmin pėr legalizimin e PD-sė? Sigurisht. Ajo ėshtė parti djall, na tha, ėshtė mace e zezė qė do tė shkatėrrojė idealet socialiste. Por nuk do ta lejojmė. Partia e Punės ka dalė nga zjarri i luftės. Ka kockė tė fortė. Prandaj do tė hidhemi nė sulm, vazhdoi Ramiz Alia. Qė sot. Tė shkoni nė rrethe. Do tė keni punė me regjistrat. Jo tė gjendjes civile! Regjistrat e bashkėpunėtorėve tė sigurimit. Do t'i lexoni njė pėr njė. Pastaj do t'i thėrrisni. Kuptohet: nė mes tė natės. Me fshehtėsi. T'u jepni kėtė detyrė: tė futen nė radhėt e Partisė Demokratike. Tė mbėshtesin njėri-tjetrin. Informatorėt tanė duhet tė jenė nė komisionet drejtuese. Ata duhet tė mbushin listat e kandidatėve pėr deputetė.

    Nė qoftė se ky aksion pėrfundon me sukses - dhe suksesi varet nga puna juaj - atėherė Partia Demokratike do tė kthehet nė njė simotėr tė Partisė sė Punės..." O Zot, - mendova! Ku e gjen gjithė kėtė ligėsi ky njeri! Dėgjo Mitro? Diēka kam dėgjuar edhe pėr ty! Janė punėt e tua. Unė jam nė njė batak... nuk di si do dal!

    Iku sekretari i parė. Unė mbeta. Nė errėsirė, edhe pse ishte ditė... Isha tronditur. Ēfarė ishte kjo bisedė? Provokacion?! Dezinformim?! Paralajmėrim?!

    …Disa vite mė vonė. Fillimi i vitit 1996. Bėheshin konferencat e PD-sė nė rrethe. Unė isha i deleguar nė Patos dhe Ballsh. Listat e kandidatėve pėr nė kryesitė e degėve tė partisė verifikoheshin nė qendėr. Skandal: gjysma e kandidaturave ishin tė "sėmurė"...Kjo "sėmundje" ngjitėse kishte prekur edhe disa deputetė, qė nuk u futėn nė listat e kandidatėve pėr nė Kuvendin Popullor nė zgjedhjet e 26 majit '96.





    Turi i Ramės i thau buxhetin Bashkisė

    Basir Ēollaku


    Udhėtimet turistiko-politike tė Edi Ramės nė dialogjet e tij nėpėr gjithė vendin nuk kanė lėnė jashtė vėmendjes paratė e harxhuara. Me pak kujdes mund tė vėsh re qė buxheti i Bashkisė sė kryeqytetit po shkon drejt rrėzimit nė seanca tė pėrsėritura. I gjendur ngushtė, duke mos mundur tė mbajė nėn kontroll aksionet e tij nė rėnie, Rama, qė pas zgjedhjes kryetar, nuk drejton aspak pushtetin lokal, por ka bėrė njė fotokopje buxheti dhe e ka rishpėrndarė nė Parlamentin e qeverisjes lokale.

    Pėrse problemet janė shtuar dhe kanė nisur tė dalin kėtė herė edhe brenda konspiracionit, brenda llojit. Ka njė shpjegim qė nuk ėshtė aspak sekret, por qartėsisht janė marrė pak njerėz me tė, pasi mjeshtėrisht Rama mundet tė shesė mediatikisht. Prej shumė e shumė muajsh, Edi Rama ka ndėrmarrė rrugėtimin e njohjes me partinė e tij dhe tentativėn e krijimit tė partisė qė ėshtė vetėm e tij, ēka nuk po ia del. Askush nuk ka lodhur mendjen tė pyesė dhe harxhuar kohėn tė shohė e llogarisė se sa kosto financiare ka ky udhėtim mijėra kilometrash dhe ku janė marrė paratė. Asnjė nga partitė, sado tė mėdha qofshin, nuk kanė harxhuar fonde pėr dy vjet fushatė me atė qė kanė nė arkėn e subjektit politik qė drejtojnė. Por dualizmi i pushtetit tė Ramės i ka dhuruar atij mundėsi ekonomike qė kanė lindur jo ligjėrisht. Ēdo qytetar i kėtij vendi mundet tė masė lehtėsisht koston ekonomike dhe tė njė udhėtimi ditor nė Tiranė apo jashtė saj. Nėse nisesh i vetėm me makinėn tėnde, qoftė ajo edhe ekonomike, pra qė nuk harxhon fort, njė vajtje-ardhje nė njė distancė 100 kilometra harxhime tė tjera tė domosdoshme flasin pėr para qė ndoshta merren si asgjė. Por kur udhėton me njė grup deputetėsh, shoqėruesish, madje edhe "populli", furgona e autobusė, atėherė preventivi i kėtij shėrbimi politik ėshtė pėr t'u konsideruar. Pa e tjerrė mė gjatė, ndėrthurja mes partisė nė opozitė e Bashkisė nė pushtet, ideja forcohet mė shumė nė adresė tė Bashkisė, qė ka gjasa tė ketė para pėr tė mbuluar shpenzimet. A ka ndodhur qė biznese mike tė Edi Ramės tė paguajnė ndonjė taksė si shpėrblim? Ndoshta, por jo pa qenė mė parė njė kontratė, njė tendėr, njė rrugė, njė sipėrmarrje ekonomike, qė pėrsėri firmoset nga kryebashkiaku, qė pėrsėri kalon nėpėrmjet pushtetit tė tij dhe pėrqindja shkon nė mbulimin udhėtimor. Mund tė jenė 2N, 2K, 2F, 2S, 2V, 2S, 2...e pafund rastesh tė ngjashme miqėsitė financiare tė Ramės, por kjo pėrjashton vėrtetėsinė dhe transparencėn. Ky deformim taksash tė qytetarėve me njė transparencė tėrėsisht tė munguar duhet nė fakt tė ketė pasur mė tepėr kėrshėri kontrolluese, qė tė dalė nė pah ajo qė pėrfaqėson kryebashkiaku nė abuzime dhe mosmbajtje premtimesh. Duke ndjekur debatin nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės, kryetarė tė njėsive vendorė kundėrshtuan projektin dhe mė pas nė votim ai nuk u kalua. Kėtu nuk ka asgjė qė nuk shkon sepse ėshtė njė fazė diskutimi pėr sugjerime dhe plotėsime, duke marrė nė vėmendje dhe pretendimet e drejtuesve tė minibashkive.

    Nė Njėsinė Bashkiake nr 3, nr 10, nr 7, nr 8, pothuajse tė gjithė drejtuesit ishin kundėr asaj qė u thuhej tė votonin. Shqetėsues dhe befasues ishin faktet se nė projektin e vitit 2009, ishin pėrfshirė dhe projekte tė vitit 2008, njė pjesė e tė cilave tė realizuara. Ky rialokim fondesh, nė mėnyrė krejt tė dyshimtė, tė ēon nė mendimin se Edi Rama ka nevojė pėr para nė zgjedhjet e ardhshme dhe po pėrgatitet t'i marrė ato nė Bashki, ku ka ēelsat e deformimit dhe shkeljeve deri mė tani tė pahetuara qartė nga institucionet pėrkatėse tė drejtėsisė. Lėvizja Socialiste pėr Integrim, qė drejton Minibashkinė nr 6, sipas kryetares, ėshtė pėrjashtuar nga investimet e vitit 2009, harresa vazhdonte edhe pėr Minibashkinė nr 7. Gjithashtu, tė njėjtin fat ka pasur Minibashkia nr 3, qė ndonėse ka kryetar socialist, ėshtė lėnė jashtė kujtesės financiare pėr miratime projektesh nga Rama, pas zėnkės sė tij politike me Kokonėn. Kėshtu, kryetari i Partisė Socialiste po ndėshkon tė majtėt, qofshin tė partisė sė tij, apo tė LSI, pasi elektorati i minibashkive ėshtė socialist apo-ish socialist, qė ka votuar e besuar kryetarin e larguar Rama, qė drejton falė ndihmės sė komunikimit qė ofrojnė operatorėt celularė.

    Kjo ėshtė lufta politike qė Rama ka zbritur nga partia nė Bashki, duke shfrytėzuar mundėsitė pėr tė shkuar pėrtej ēdo gjėje qė tė pėrfitojė i vetėm. Dhe ajo qė deklaruan kryetarėt e shumė njėsive ishte fakti qė janė pėrfshirė nė projektbuxhetin e vitit 2009, tė njėjtat gjėra tė vitit tė mėparshėm, ku pjesa mė e madhe ėshtė nga ato qė janė bėrė shumė kohė mė parė. Dublimi teorik nė kėtė shpėrndarje parash pėrcjell mendimin se identifikohet lehtė burimi i parave qė kryebashkiaku harxhon nė tur-dialogjet e tij. Kjo saktėsisht ka provuar atė qė kreu i mazhorancės, Sali Berisha dhe Partia Demokratike u ka thėnė shqiptarėve, qė Rama nuk mban premtimet qė u ka thėnė kryeqytetasve, por ka ngjitur nė institucion trillimin dhe shpifjen. Pėrballja e buxhetit tė vitit 2009 tė Bashkisė, kundėrshtia e hapur e tė majtėve dhe tė djathtėve, tregoi qė slogani i Ramės pėrtej sė majtės dhe tė djathtės ėshtė frikshėm i vėrtetė vetėm kur ai abuzon me taksapaguesit shqiptarė. Vetėm atėherė ai merr nga paratė e tė majtėve dhe tė dhjathtėve pėr tė bėrė turin, dialogjet, bordet, vullnetarėt, pėr tė tentuar ardhjen nė pushtet. Kjo ėshtė njė dosje shumė e madhe qė i shtohet asaj tė Sigurimit tė Shtetit, ku kryesocialisti Edi Rama ka hijen e sė shkuarės, nga e cila nuk i ka mundėsitė qė tė ndahet. E kėshtu buxheti i Bashkisė sė Tiranės, qeverisjes ekonomike tė gjysmės sė popullsisė sė vendit ėshtė lėnė nė mėshirė tė fatit, duke pėrfshirė dhe turet e dialogjet nė financimet qė devijojnė. A duhen hetuar? Por kjo ėshtė punė e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit dhe tė institucionit tė pavarur tė Prokurorisė.





    Ditari i gazetarit (2)


    Azem Hajdari nė krye tė PD

    Nga Mitro Ēela


    Nė historinė e PD-sė, muajt e parė mbajnė mbi "supe" shumė ngjarje tė pa shkruara. Mitingje. Antimitingje. Kėrcėnime nga dora e ngrohtė e Partisė sė Punės-Sigurimi i Shtetit. Syrgjynosje. Buzėqeshje alla Ramiz Alia. "Thika". Guzim. Barrikada. Bryla. Stėrkėmbėsha. Njė revolucion i vėrtetė, pėr tė pėrmbysur njė diktaturė. Personazhe nė skenė e nė prapaskenė. Figura qė ngrihen ose shuhen brenda disa ditėve. Poltikanė qė u "ngjizėn" nė PD, pėr tė pėrfunduar nė parti tė tjera. A e dini se Ilir Meta dhe Pandeli Majko, e kanė nisur jetėn e tyre politike nė Sheshin "Demokracia" nė dhjetor 1990? Ben Blushi, shkrimet e para si gazetar i ka botuar nė "RD". Ishte po "RD"-ja qė botoi njė artikull kundra Ben Blushit. Deputeti socialist, Shpėtim Idrizi, ka qenė njė nga firmėtarėr e PD-sė?! Nuk ka asnjė suprizė, kur tė mėsoni mė vonė, se Adrian Klosi mblodhi njė "torbė" me firma, pėr tė qenė anėtar i Kėshillit Botues nė "RD". Nė shkurt tė vitit 1991, Sali Berisha dėrgoi nėnkryetarin e PD-sė, Neritan Ceka, tė bisedojė me Edi Ramėn. Sebepi? Ftesė pėr tė vėnė emrin nė listat pėr deputetė tė PD-sė?! Nė prill tė vitit 1991, Skėnder Gjinushi, shkoi nė zyrėn e Sali Berishės. Mes avujve tė kafesė, bėri kompromis pėr tė rrėzuar qeverinė e Fatos Nanos. Mė 22 mars 1992 u bė deputet me "bekimin" e PD-sė. Sa pėr kuriozitet: Partia Socialdemokrate mori pjesė nė qeverinė Meksi nga viti 1992 deri nė vitin 1994. Aktorėt e "Portokallisė, do tė habiten kur tė mėsojnė se Vangjel Kozma ka vendosur firmėn e tij, mė 12 dhjetor 1990, pėr themelimin e Partisė Demokratike. Po tė "fshish" pluhurin e kohės, mėson se Filip Ēakuli ka qenė zėvendės kryeredaktor i "RD"-sė nė vitin 1991 dhe dy herė kandidat pėr deputet nė listat e PD-sė.

    Personazhe tė tillė e bėjnė "skėterrė" tė shkruarit e historisė. Normale qė edhe ditari im, ėshtė bėrė objekt mėrie, sarkazme, sharje, telefonata. Do tė vijė koha kur tė tregoj disa nga kėto telefonata. Mė me "brumė" janė telefonatat anonime, qė mua kėta tė flamosura nuk mė janė ndarė, qė nga koha e Baba Enverit. Nė fillim le tė vazhdojmė me kujtime…


    Keqardhja e Nexhmie Hoxhės


    12 dhjetor 1990. E mėrkurė. Ora 9.00.

    Nė atė kohė isha shef i sektorit ekonomik nė gazetėn "Bashkimi". Mbledhje e tensionuar nė redaksinė e gazetės. Njė nga shefat e redaksisė, propozoi tė merrnim nė intervistė anėtarėt e Byrosė Politike qė u shkarkuan. Njė tjetėr tha tė bėjmė njė reportazh.

    - Dėrgojmė njė gazetar nė Qytetin "Studenti", u propozova unė. - Ai tė japė vetėm informacion. Artikullin, para botimit, ta dėrgojmė nė sektorin e shtypit tė KQ tė Partisė. Nė se ky informacion nuk botohet, atėherė unė do tė jap dorėheqje si shef i sektorit tė ekonomisė.

    I thashė kryeredaktorit, qė pėr kėtė vendim tė vėrė nė dijeni sektorin e shtypit nė KQ tė Partisė. Dolėm nga mbledhja. Nė korridor takova Sali Berishėn. (Shėnim. Berisha kishte miqėsi me kryeredaktorin e gazetės Qemal Sakajeva. Unė njihesha me Doktorin prej shumė vitesh. Disa herė kishim pirė kafe me disa miq dhe kishin diskutuar sė bashku, sidomos pėr probleme ekonomike tė kohės.)

    -Doktor! Po tė kini ndonjė problem me programin ekonomik nė statutin e partisė, unė mund t'ju ndihmoj.

    -Unė jam dakord! Por mos thotė gjė Gramoz Pashko...

    -Nuk besoj, sepse ai mė ftoi qė mbrėmė...

    Ora 11.30. Nė klubin e gazetarėve hyri njė djalė. M'u drejtua mua: "Tė kėrkon Sali Berisha!" Ngjita shkallėt e godinės 15, nė Qytetin e "Studentėve". Atje u njoha edhe me Eduard Selamin. "Kemi pėrgatitur programin e Partisė, mė tha Berisha. - Kemi ngecur nė njė paragraf. Ėshtė fjala pėr qėndrimin ndaj tokės. Cili ėshtė mendimi yt?" Nė dhomė hynė edhe disa gazetarė. Berisha, pasi pėrfundoi me mua iu drejtua gazetarėve:

    -Tani ju duhet tė shpėrndaheni kudo. Idetė e kėtij programi tė prekin mendjet e shqiptarėve. Nga shtypi nuk mund tė presim asgjė: Ka censurė! Kėtė punė mund ta bėni vetėm ju...

    -Problemi nuk ėshtė kaq i thjeshtė, ndėrhyra unė. Gazetarėt nuk mund ta bėjnė hapur kėtė mision. Ndryshe do tė humbasin vendet e punės!

    Pastaj i tregova pėr mbledhjen tonė nė gazetė dhe pėr presionin qė kishin bėrė tipografėt: "Nėse nuk botohej informacion nga Qyteti i "Studentėve", ata nuk do tė lejonin botimin e asnjė gazete, duke pėrfshirė edhe "Zėrin e popullit".

    -Lajm i mirė, tha Berisha...

    U ktheva nė shtėpi. Ra telefoni. Ishte kryeredaktori:

    -Mė mori nė telefon Sofo Lazri (Nė atė mot, dora e djathtė e Ramiz Alisė)... I tregova pėr vendimin e tipografėve. Pastaj pėr mbledhjen tonė.

    -Po kush ėshtė ky shefi, qė dashka tė largohet nga puna,- pyeti shoku Sofo...

    -Mitro Ēela...Nuk hezitova, sepse kjo ishte edhe kėrkesa jote.

    -Pse, me zor qėndron shef, ky Mitroja, -vazhdoi Sofo. -Nė se ka mall tė largohet, nuk e pengon njeri...

    Pas pak ra telefoni... Jam Nexhmie Hoxha: "Mė fal, shoku kryeredaktor! Po si ėshtė puna e tipografėve?... Po gazetarėt... diēka mė tha Sofo Lazri... Mitro Ēela? Po mė habit! Ne kishim menduar qė ai tė bėhej deputet, si kandidat i Frontit Demokratik..."


    Zanafilla e Partisė Demokratike


    13 dhjetor. E enjte. Ora 15.00.

    Nė shtėpi erdhi shoferi i gazetės "Bashkim". Je i arrestuar, tha ai me humor. Vishu! Nė makinė gjeta Luēie Doēin (sekretare e kolegjiumit tė gazetės), Genc Tiranėn, Gėzim Sinematin dhe Arben Rukėn. Tė tre gazetarė. Mė thanė se i kishte nisur kryeredaktori. Do tė bėhej njė mbledhje nė kinoteatrin "Studenti. Salla ishte plot. Nė presidium dallova Pashkon, Berishėn, Azemin, Imamin... Pashė edhe njė burrė me mustaqe, veshur me xhakavento. Mė shumė bėnte shenja sesa fliste. Mė thanė se ishte Aleksandėr Meksi. Unė u ula nė rreshtin e dytė. Nė krah kisha njė burrė me flokė tė lėpira. "Mė quajnė Rasim. Jam nga Tropoja. Vėlla i Azem Hajdarit. Mė nisėn nga Tropoja pėr tė ndryshuar Azemin. Ngeca nė Tiranė. Mė bindi Azemi tė bėhem pjesė e demokracisė".

    Ishin pėrgatitur dokumentet pėr nė Ministrinė e Drejtėsisė. Duheshin edhe 300 firma pėr tė legalizuar Partinė Demokratike. Nėpėr sallė u shpėrndanė disa fletore. Mes emrave qė firmosėn ishin Gramoz Pashko, Genc Pollo, Spiro Cura, Osman Stafa, Ilirian Peēo, Akli Fundo, Afrim Krasniqi, Edi Paloka, Bashkim Gazidede, Genc Ruli, Gazmend Oketa, Elsa Ballauri, Mimoza Pashko, Pal Serreqi, Ridvan Peshkėpia, Zenel Hoxha, Vangjel Kozma, Andi Krroqi etj.

    -Sa tė merren firmat nė sallė, tha dikush nga presidiumi, do tė zgjedhim njė komision nismėtar. Mendohet tė ketė 16 anėtarė: 7 studentė, po kaq intelektualė dhe dy do tė jenė nga klasa punėtore.

    Po lexoheshin emrat e intelektualėve, me njė karakteristikė tė shkurtėr. Kur pėrmendej emri, kandidati ngrihej nė kėmbė. Nė fillim studentėt: Azem Hajdari, Blendi Gonxhe, Edmond Budina, Shinasi Rama, Arben Lika, Alma Bendo, Arben Sula.

    Pas studentėve, intelektualėt. U ngritėn Berisha, Pashko, Selami, Meksi, Zogaj, Demeti... i fundit...

    -Mitro Ēela, gazetar dhe ekonomist i njohur. Punon nė gazetėn "Bashkimi"...

    Instiktivisht u ngrita nė kėmbė. Buzėqesha dhe u ula, duke ngritur supet. "Sa i fshehtė", tha Gėzim Sinemati, duke mė uruar. Mė shtrėnguan dorėn edhe tė tjerėt. Unė isha befasuar! Nuk dija gjė. Nuk mė kishin pyetur!?

    -Tani duhet tė zgjedhim dy pėrfaqėsues tė punonjėsve, tha dikush nga podiumi.

    Ra qetėsi. Nuk ishim mėsuar me kėtė lloj demokracie. Kandidatėt i gatuante piramida e Mihal Bishės, mjeshtri i madh i kuadrit. Kishte raste qė nuk fuste duart Sigurimi i Shtetit. E vėrteta ishte qė vendimin e merrnin masat: Ēdo partia bėn populli...

    U ngrit njė djalė i ri. Jam pedagog nė Institutin Bujqėsor. Quhem Eduard Zaloshnja. Unė do tė bėj njė propozim. Do tė duket jashtė logjike: propozoj tė zgjidhet motra ime, Merita Zaloshnja! Ėshtė ekonomiste nė ndėrmarrjen artistike "Migjeni". Shkollėn e ka mbaruar natėn...

    Pati ilaritet. Disa ngritėn supet. Diēka ngeci. Por akullin e theu presidiumi. Le tė vazhdojmė me kandidatura tė tjera. Nė fund janė votat ato qė vendosin...

    Motra fitoi. Sė bashku me tė edhe Ilir Myftari, inxhinieri nė minierėn e Valiasit...Njė ditė mė vonė, listės sė Komisionit Nismėtar iu shtua edhe Genc Ruli me Zenel Shehun.


    Pse Azem Hajdari kryetar?


    Mė parė kėrkon pėrgjigje pyetja: Kush ishte Azem Hajdari? Deri mė 8 dhjetor 1990-njeri i zakonshėm. Studentė si gjithė studentėt e tjerė. Ndoshta diēka mė pak: vinte nga Tropoja e largėt. Kur nisi shtrėngata: Azemi zgjohet. Ku ishte rreziku-printe Azemi. Dhe rreziku ishte Ramiz Alia - ndaj, nė tė dyja takimet, nė ballė tė studentėve, ishte Azemi. Ėshtė e habitshme, e pabesueshme, sesi njė student i zakonshėm tė kthehet nė hero. Me fjalėn e Azemit-studentėt vranė frikėn. Me fjalimet e tij u ndezėn qindra zemra. Ndoshta Azemi ishte pasardhėsi i fundit i njė plejade tė tėrė heronjsh, qė me idealin e lirisė, i shkon pėr shtat fjalės sė Fan Nolit: "Trimi i mirė duhet a tė rrojė si burrė, a tė vdesė si burrė".

    Tani le tė kthehemi tek pyetja: Pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar i parė i Partisė Demokratike? Sipas pikėpamjes sime, pėr dy arsye: Sė pari, e meritonte: ishte simboli i idealeve tė Dhjetorit. Sė dyti, ishte njė zgjedhje kompromisi (ku ka kompromis, ka demokraci). Kur nisi mbledhja e parė e komisionit nismėtar, zgjedhja e Azemit qetėsoi, pėrkohėsisht gjakrat e trazuara tė liderėve tė ardhshėm tė politikės shqiptare.


    Mbledhje memece


    14 dhjetor1990. E premte. Ora 11.00.

    Salla e estradės nė Tiranė. Aktiv partie. E bėnte rajoni nr. 3. Mė shumė se aktiv ishte njė mbledhje memece. Nė vend tė presidiumit: Njė magnetofon. Ishte incizuar fjala e shokut Ramiz nė Plenumin e Partisė sė Punės.

    Ishte njė fjalim tepėr i ashpėr. Partia Demokratike cilėsohej si "mace e zezė". Thirrje pėr vigjilencė. Kushtrim pėr tė mbrojtur idealet e Partisė dhe tė shokut Enver. Anėtarėt e PD-sė, vegla tė imperializmit... PD-ja- "mace e zezė"!


    Blendi Gonxhe dy gisht letėr


    15 dhjetor. E shtunė. Godina 15. Ora 21.00.

    Pritej tė fillonte mbledhja e Komisionit Nismėtar tė PD-sė. Berisha dhe Pashko ende nuk kishin ardhur. Hyn Blendi Gonxhe. "Mitro! Kam njė letėr. Mund t'ia dorėzosh Berishės?" Ishte njė format. Brenda, dy gisht tė shkruara: "Pėr arsye personale, do tė largohem nga komisioni nismėtar!"

    Ngrita kokėn. Blendi mė kėmbė. Mė pėrshėndeti dhe u largua.

    Zbatova porosinė. Berisha e lexoi letrėn. E palosi, pa thėnė asnjė fjalė. Nuk e di arsyen e dorėheqjes, as pse nuk u dha asnjė shpjegim pėr kėtė largim, duke u nisur nga fakti, se nė ato ditė, Blendi Gonxhe ishte ndėr personazhet mė tė spikatura tė lėvizjes studentore.


    Lajm historik


    19 dhjetor 1990. E mėrkurė. Ora 16.30.

    Salla e pallatit tė kulturės "Studenti". Konferencė shtypi. Nė podium Preē Zogaj dhe Genc Pollo. Ishte konferenca e parė dhe bėhej pėr organizimin e shtypit. Mendimet ishin nga mė tė ndryshmet. Brenda dhe jashtė kohe. Racionale dhe irracionale. U ngritėn edhe disa shkrimtarė.

    -Nuk kemi folur kurrė shqip, tha piktori i TVSH-sė, Rexhep Aliaj. Kemi folur nė tė gjitha gjuhėt, por shqip jo!

    Dikush u afrua nė presidium. Ishte Alfons Gurashi. "Mė falni, tha Preēi, kemi njė lajm tė gėzuar: Nė Ministrinė e Drejtėsisė u bė legalizimi i Partisė Demokratike".

    Zhurmė. Britma. Lotė. Pėrqafime. Parrulla. Pas tyre kėnga... Oratorė qė flisnin... Lajmi i madh i theu rregullat e demokracisė. Mbledhja u kthye nė anarki...


    Vijon





    Ditari i gazetarit

    Dhjetor'90, Olimpi i demokracisė


    Nga Mitro Ēela



    "Njė njeri i lirė nuk fajėson askėnd, nėse dėshton". Xhozef Brodski, poet rus, fitues i ēmimit "Nobel"


    Kėto ditė, tė gjithė flasin e shkruajnė pėr PD-nė. Normale. Ėshtė partia e parė qė "mbolli" pluralizmin nė Shqipėri… Por po tė ndjekėsh debatet, tė tėrheq vėmendjen njė fakt. Kujtimet vijnė vėrdallė brenda disa ditėve. Nisin mė 6 dhjetor (ditė e shtunė) 1990. Kulmohen nė takimin e studentėve me Ramiz Alinė nė natėn e 11 dhjetor (ditė e martė), 1990, debat i "kapriēos" pėr datėn 12 dhjetor kur u krijua Komisioni Nismėtar i PD-sė dhe u morėn 300 firma pėr legalizimin e PD-sė. Pa diskutim, kėto janė ditė tė stuhishme. Janė ditė qė bėnė epokė. Janė orė ku guximi i studentėve u mpleks me dėshirėn pėr liri, demokraci. Janė ditėt kur studentėt, pasi vranė frikėn, shpalosėn parrullėn: "Poshtė diktatura!" "E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa!" Por a fillon dhe mbaron historia e PD-sė nė kėtė javė? Sigurisht qė jo. Pėrpara ka shumė beteja. Tė vėshira. Tė dhimbshme. Ėshtė njė punė e heshtur, por e lavdishme pėr krijimin e degėve tė PD-sė nė rreth. Ėshtė njė punė titanike pėr zyrtarizimin e PD-sė. Nga data 6 dhjetor 1990 deri mė 5 janar 1991 kur doli gazeta "Rilindja Demokratike", ka shumė ngjarje, skena e mizaskena, biseda e takime qė i ka zėnė "pluhuri i kohės". Pėr fat tė keq, deri mė 5 janar, veē sulmeve tė "ZP", ka pak dokumente, pak informacion tė shkruar pėr tė hedhur dritė mbi kėto 32 ditė, nga mė tė stuhishmet nė historinė e demokracisė.

    Pėr tė qenė mė tė saktė. Pėr kėto ditė fund dhjetori, fillim janari 1991, ka disa filmime. Copėza tė tyre janė publikur nė kėto vite. Unė mendoj se filmimet mė tė mira dhe mė tė sakta i ka Agim Buxheli. Me kamer amatore nė dorė, ai kishte tė drejtė tė merrte pjesė nė mbledhjet e Komisionit Nismėtar. Ai ka ndjekur shumė takime, shumė biseda, mitingje. Por kėto filmime nuk janė pjesė e arkivit tė PD-sė. Herė pas here, copėza filmimesh janė pėrdorur jo pėr tė dhėnė tė plotė zanafillėn e PD-sė, por pėr tė zhgaravitur historinė e saj. Nga ana tjetėr, nė ato ditė dhjetori 1990, Komisioni Nismėtar bėnte mbledhje ēdo natė. Ēdo debat ėshtė shėnuar nė protokoll. Me kėto protokolle janė mbushur 10-15 fletore. Shumica e fletorėve, nuk gjenden nė arkivin e PD-sė. Kanė "humbur". Mė saktė janė "zhvatur". Fletė nga kėto protokolle, jo rrallė dalin nė faqet e shtypit tė pėrditshėm.

    Vendin e fakteve dhe dokumenteve, e ka zėnė fantazia e analistėve, politikanėve, sharlatanėve…Dhe ja ku doli kėto ditė Ramiz Alia nė ekran. Ruana zot! Ish-trashėgimtari i Enver Hoxhės i bėn hosona vetes, si njeriu qė solli demokracinė?!... Nė debat mer pjesė edhe vete Edi Rama, kryetar i dyfishtė. Parti e Bashki. Duke pasur shumė nishane, i lejon vetes tė bėhet pjesė e historisė, edhe atje ku historia e nxori nga dera, kur tentoi tė futet nga dritarja… Sikur tė bėjmė njė riplejė nga fjala e Ramės? Rikthen refleksionet e vitit 1990 nė sallėn e Akadamisė sė Arteve. Kujtime tė bukura. Nostalgji. Muzika e Bitėllsave. Ironi therėse me pushtetin e Partisė sė Punės. Guxim pėr kohėn. Por refleksionet, me gjithė bukurinė dhe kurajon, nuk janė pjesė e PD-sė. Edhe Rama e di kėtė fakt. Por e vėrteta nuk e pengon tė hedhė nė "treg", skicė-idenė si do tė ishte PD-ja sipas oreksit tė Ramės?! Mė e butė. Mė pak e sertė. Me mė shumė bojna. Por shumė lexues nuk e dinė se Edi Rama, 18 vjet mė parė, nė zanafillėn e themelimit tė PD-sė, ka bėrė pėrpjekje titanike, pėr tė qenė lider i kėsaj partie. Kur dėshtoi… dallėndyshe ktheje ndryshe…


    Partia Popullore Fetare e Edi Ramės


    Fati e desh qė Edi Rama, mė 6 dhjetor 1990 tė ishte nė Greqi. Nė Tiranė mbėrriti mė 13 dhjetor. Kur arriti nė Qytetin e Studentėve, ishte bėrė zgjedhja e Komisionit Nismėtar. I vonuar, u fut nė mbledhjen e parė tė Komisionit Nismėtar. Gjėja e parė qė bėri: sherr me tė gjithė. Sherr mbi sherr me Berishėn. Pas ndėrhyrjes me takt tė Pashkos, Edi Rama u largua nga mbledhja. Rama bėri edhe pėrpjekje tė tjera pėr t'u futur nė drejtimin e PD-sė. Kur dėshtoi, vendosi ta sfidojė PD-nė duke krijuar Partinė Popullore Fetare, nė bashkėpunim me Spartak Ngjelėn, Ardian Klosin, Kasėm Trebeshinėn dhe Gavrosh Lubonjėn.

    Sipas platformės Rama, partia do tė kishte disa fraksione, duke filluar me ballistė, zogistė, antikomunistė, demokristianė, ish-tė burgosur politikė etj. Pas shumė pėrpjekjesh, tė ndihmuar edhe nga Sejfi Protopapa, emigrant nė SHBA, nė qershor tė vitit 1991, u bė mbledhja e parė e partisė nė Pallatin e Kulturės nė Tiranė.

    Nė pranverėn 1991, ishte parashikuar qė Tiranėn do ta vizitonte Sekretari amerikan i Shtetit Bejker. Rama vendosi ta shfrytėzojė kėtė shans, pėr tė bėrė presion pėr legalizimin e partisė. Ai propozoi qė nė takim tė shkonte Ardian Klosi, si njohės i mirė i gjuhės angleze. Mirėpo Klosi rridhte nga njė familje e njohur komuniste. U ngritėn tė pėrndjekurit. Shaj tė shajmė... Normale. Jetonim nė demokraci. Dhe Ardian Klosi u "pėrjashtua" nga takimi. Nė kėmbė tė tij shkoi njė i pėrndjekur, qė bėri njė vėrė nė ujė…

    Pas kėtij dėshtimi erdhi goditja nė Parlament. Nė vjeshtėn e vitit 1991, nė Parlament u diskutua projektligji qė ndalonte krijimin e partive me baza fetare. Projektligji u miratua. Dhe ėndrra e Edi Ramės pėr tė krijuar dhe udhėhequr Partinė Popullore Fetare nuk u bė kurrė realitet…Pas kėsaj paranteze, mendoj tė botoj disa faqe nga ditari im.


    Errėsirė brenda errėsirės


    8 dhjetor 1990. E shtunė.

    Asgjė pėr tė shėnuar, pikėrisht nė ēastin kur pėr vendin kishin nisur tallazet qė do tė shembnin njė diktaturė.

    Pse?

    Pas krizės sė ambasadave. Pas arratisjes sė mijėra shqiptarėve drejt Evropės. Pas shembjes sė Murit tė Berlinit. Pas Gorbaēovit... Shqipėria nakatosej me ideologjinė marksiste. Errėsirė brenda errėsirės. Radio Tirana - memece. "Zėrin e Amerikės", - duke pasur lepurin nė bark, e dėgjoje, por nuk e pėrtypje. E dėgjoje, por nuk e komentoje...


    Liria mbi barrikadė


    11 dhjetor 1990. E martė.

    Nė mėngjes shkova nė Qyetetin e Studentėve. Grumbull djemsh e vajzash. Ishte improvizuar njė podium. Flisnin oratorė tė ndryshėm, secili pėr hesap tė vet. Dikush mė tregoi njė djalė me baluke, me xhakavento tė zezė: ėshtė Azem Hajdari... M'u afrua njė student. Profesor (unė jepja ekonomi nė kurset e gazetarisė), ju jeni me ne? Instiktivisht iu pėrgjigja:

    -Pėrderisa jam kėtu?! Ishte fjala mė pa kuptim qė mund tė thuhej.

    Pashė Spiro Deden. Ai ishte kryeredaktor i "Zėrit tė popullit" dhe sekretar i KQ tė Partisė. E kishin rrethuar studentė. Dukeshin armiqėsorė. U afrova.

    -Pse nuk botoni informacion pėr ne? Pse shqiptarėt duhet ta dėgjojnė tė vėrtetėn nga "Zėri i Amerikės"?

    Nė mikrofon u dėgjua njė zė. "Ėshtė Sali Berisha, - tha njė student. - E njoh doktorin se jam student nga Tropoja"…Pastaj foli Hamit Beqja. Njė fjalim i gjatė. Pa pika e presje. As mish, as peshk.

    ... "Xhaketė e kthyer, - tha dikush... ''Nuk u ngop sė foluri ky njeri, xhanėm..."

    Nė orėn 16 shkova pėrsėri nė Qytetin e Studentėve. Rrugės mora vesh se ishte mbledhur Plenumi i KQ tė Partisė. Kishte pasur debate tė forta. Nė fund Plenumi kishte hequr 7 anėtarė tė Byrosė Politike. Ishte ky kurbani i parė... Me dy vota kundėr - Spiro Koleka dhe Shefqet Peēi - Plenumi kishte vendosur tė lejohej pluralizmi politik nė Shqipėri. Dhe sė fundi nga radha, por jo nga rėndėsia: Shoku Ramiz Alia do tė takohej me njė pėrfaqėsi tė studentėve.


    Ramiz Alia pėrballė studentėve


    E njėjta natė. Ora 20.00

    Nė autobus hipėn pėrfaqėsuesit e studentėve. Para nisjes Arben Imami lexoi emrat: Azem Hajdari, Arben Broci, Shenasi Dragoti, Arben Demeti, Arben Meēe, Ilir Meta, Pandeli Majko, Skėnder Minxhozi, Blendi Gonxhe, Edmond Budina etj. Ne shikonim gjithė ankth rrugėn. Shoferi e preu timonin majtas. Nė turmė u shtua ankthi. Pas disa minutash, dikush tha: "Autobuzi u fut nė Pallatin e Brigadave".

    Natė. Errėsirė. Kallkan. Mijėra njerėz kodrave tė Qytetit tė Studentit. Shumica studentė. Bashkė me ta, prindėr. Kishte punėtorė nga Kombinati i Autotraktorėve "Enver Hoxha", tipografė, qytetarė nga Tirana, por edhe nga Durrėsi, Shkodra, Kavaja... Thirrje nė kor. Poshtė diktatura! Enver-Hitler! Poshtė dinastia! Nga parullat nė kėngė. Korale. Motive patriotike: "Se mjaft nė robėri, o e mjera Shqipėri"...

    Presidenti nė mes. Nė njė krah Skėnder Gjinushi. Nė anėn tjetėr Lisen Bashkurti. Pėrballė studentė e pedagogė. Qetėsi. Frymėmarrje tė tensionuara. Akullin e theu Presidenti. E nisi me doza humori:

    -Ju shkodranėt do tė mė kompromentoni, - tha duke takuar Arben Brocin dhe Arben Likėn. Dhe qeshi, ashtu siē di tė qeshė Sekretari i Parė i Partisė.

    Por gazi ngriu nė gojėn e Presidentit. Studentėt nuk qeshėn. Tė ulur. Tė rrethuar nga mure tė larta. Piktura. Korniza madhėshtore. Tapete tė trasha. Mbi tapete, balta e studentėve. U vendos qė biseda tė inēizohej...

    Kaluan rreth tre orė. Autobusi mori rrugėn pėr nė Qytetin e Studentėve. Nė podium u ngjitėn me radhė disa oratorė: Pashko, Azemi, Berisha, Imami etj. Kudo thirrje entuziazmi.


    Ishte pranuar pluralizmi


    Berisha iu drejtua turmės me passion, me fjalė ritmike. Shenja tė njė politikani karizmatik qė tėrheq si magnet turmat. Folėn edhe tė tjerė, studentė e pedagogė. Nė fund foli Pashko.

    -Nė magnetofon do tė vėmė kasetėn ku ėshtė inēizuar biseda me Ramiz Alinė. Ju dėgjojeni! - tha. - Ne do tė mblidhemi, sepse do tė hartojmė programin e Partisė...

    Ata kaluan para meje. Nė fillim urova Pashkon. "Mitro, hajde! Do tė punojmė pėr programin, - mė tha. - Mendoj se do tė na nevojitet pėrvoja jote". Pastaj takova Imamin, Berishėn etj.

    -Pse nuk shkon, - mė tha Gėzim Sinemati, - m'u duk sikur tė ftuan me gjithė zemėr.

    -Nuk kam tė drejtė tė shkoj! Kėta kanė tri ditė qė luftojnė. Ndėrsa unė kėto tri ditė kam rrufitur kafe tė ngrohtė...

    Ata zbritėn. U mblodhėn nė njė nga zyrat e drejtorisė sė Qytetit tė Studentėve. Debate, me bereqet dhe pa bereqet. Mbi tė gjitha shkėlqeu njė batutė e Aleksandėr Meksit:

    -Lėrini budallallėqet! Nė asnjė vend tė botės nuk ka parti studentėsh... Pastaj u vendos qė "i"-ja tė bėhej me pikė nė shtėpinė e Gramoz Pashkos

    Vijon

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ditari politik/Tri ditė pėr tė shėmbur tre buste


    Mitro ĒELA


    E Hėnė 18 shkurt. Studentėt e pedagogėt mbyllėn derėn e Pallatit tė Kulturės. Vetėngujim. Ēudia mė e madhe e kėtij fundshekulli. Ndoshta e paparė. Sakrificė 723 jetė tė rinjsh.

    Njė rast unikal. U ktheva nė shtėpi. Ndjenja njė trysni. Vendosa tė shfletoj skedat. Fillimisht pa ndonjė qėllim. Shėnimet i lexova jo duke ndjekur kronologjinė e ngjarjeve, por tė kundėrtėn e tyre. Nisa nga viti 1981 pėr tė arritur nė vitin 1989. Ja njė frazė e nėnvizuar. U pėrurua "Sheshi i Demokracisė". Sheshi: Diēka mė trumulloji kujtesėn. Njė shesh tjetėr. Njė shesh i largėt. U ktheva nė kohė. Sheshi Tjenanmen. Pranvera kineze. Mijėra studentė ato ditė qershori manifestuan pėr demokraci tė vėrtetė. Por kundėr tyre u drejtua njė forcė brutale. Sa u vranė! Statistikat zyrtare kineze janė memece. Njė manifestim i pėrgjakshėm pėr tė festuar 10-vjetorin e reformave kineze dhe 40-vjetorin e Republikės Popullore. Plumba mbi njė turmė tė paarmatosur. U trondit bota. Por u shqetėsua mė shumė Evropa. U shkrua nė shtyp, bėnė deklarata personalitetet e shteteve tė ndryshme.

    Andre Fonten, kryeredaktor i "Le Monde". Studentėt e kryeqytetit u masakruan nga armata qė mban emrin. Arma Popullore...! Fransua Miteran, President i Francės: "Njė regjim qė pėr tė mbijetuar qėllon mbi tė rinjtė, nuk ka tė ardhme". Theēer, kryeministre e Anglisė: "Tė qėllosh si i verbėr kundėr popullit! A nuk flet kjo pėr diferencat midis shoqėrisė demokratike perėndimore dhe shoqėrisė socialiste (Nė atė vit kampi i lavdishėm socialist jetonte muajt e tij tė fundit".

    Boris Elstin: "Krim kundėr popullit..."

    Ora 20.00. Njė kronikė televizive. Ndėrrova stacionin RAI. Nuk la pa pėrmendur njė lajm nga India. Ishte pėrmbysur njė autobuz. Pėr Shqipėrinė asgjė. Po pse mos vallė Sheshi i 'Demokracisė' mbarttėte mė pak tension se sa Sheshi "Tienanmen". Mora radion. Asgjė. Heshtje. Diēka pėrmendi jugosllavi. Por gjithmonė sipas bojrave tė tij. Reportazh mė tė plotė dha "Zėri i Amerikės". Nuk di pse, por sa nuk thirra Europa, Europa, njė putanė e vjetėr pėr Shqipėrinė!

    Ora 22.00 Bie telefoni. Alo...Kemi mbledhjen e Komisionit. Ju presim... Po pse?

    Partitė politike kishin kėrkuar njė takim me Presidentin, Saliu, Azemi, Eduardi dhe Preēi, ishin nisur qė nė ora 21.00. Po kalonte mesnata. Disa humbėn durimin dhe u larguan pėr tė shtėpi. Unė me Frrokun vendosėm tė presim tek dera e Presidiumit. Kur arritėm atje, shokėt kishin dalė. Po pse nuk nisemi! Presidenti kishte mbajtur mė pas Saliun!

    Mė habiti! Vėrtetė e pranoi nė mes tė bisedės idenė e njė referendumi pėr heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga Universiteti. Tani mė tha se, njė gjė e tillė nuk kishte bazė ligjore, Po tjetėr ēfarė u bisedua? Pothuaj asgjė. Kėshtu pra, dikush propozoi tė shkonim pėr tė biseduar me pėrfaqėsinė e studentėve dhe tė pedagogėve. Dakord. Ndėrkohė, ora kishte mbėrritur 02.00.

    Pėr shumė kohė mė mbeti e rregjistruar nė mendjen time pamja e korridoreve, e shkallėve dhe sallave ku kishin zėnė vend studentėt. Shumica flinin pėrtokė, duke shtruar nė ēimento nga njė batanie. Disa rrinin ende mbi karrike. Tė tjerė, luanin me letra. U futėm nė njė dhomė tė veēantė. U ulėm. Pėr disa ēaste ra qetėsia. Njė qetėsi mbytėse. Pėrfaqėsuesit e studentėve dhe tė pedagogėve edhe pse tė lodhur e tė cfilitur edhe pse tė pagjumė, mendjen e kishin tė kthjellėt. Tė gjithė kishin njė mendim. Nuk dalim nga ngujimi jonė pa lexuar vendimin e qeverisė. Universitetit tė Tiranės t'i hiqet emri i Enver Hoxhės. Ky ėshtė postulati i studentėve. Ēdo alternativė tjetėr ėshtė e pavlefshme. U larguam. Tek dera takova djalin e motrės, studentin Artan Myrtezai.

    -Mos bėni kompromis nė kurriz tė studentėve pėr tė fituar pikė nė fushatėn elektorale.

    E martė 19 shkurt.

    Gjithė ditėn asgjė pėr t'u shėnuar. Disa orė nė radhė pėr tė blerė artikuj ushqimorė. Kjo tablo edhe pse kishin kaluar katėr ditė nga 15 shkurti kur qeveria kishte premtuar stabilitet tė tregut.

    Ora 15.30. Nė radio jepet njė deklaratė e Plenumit tė KQ tė Partisė sė Punės. Njė deklaratė reale. Burokracia e partisė vazhdonte tė ecte me ritmin e saj 45-vjeēar.

    Ora 23.00 Bie dera... Ju presin nė selinė e Partisė Demokratike. Nga ora 21.00 pėrsėri Presidenti nė tavolinėn e rrumbullakėt me pėrqafėsuesit e partive. Orė tė tėra bisedimesh. Orė tė tėra duke pritur. Shumica ishin skeptikė. Por pėrsėri kishin njė fije shprese, jeta e tė rinvje vlente mė shumė se sa idopmat politike.

    Ora 01.30. Nė sallė hynė tė dėrguarit tanė. Dukeshin tė lodhur. Tė dėrrmuar. E mori fjalėn Sali Berisha.

    E ēuditshme, por fati i studentėve mund tė zgjidhet me njė formulė. Eshtė njė formulė qė ka pėr autorėsi Ministria e Arsimit, Skėnder Gjinushin. Edhe pse kemi tė bėjmė me njė formulė politike, mendoj qė pėr momentin mund tė jetė e diskutueshme (ishte ky mendimi i tė gjithėve). Mund tė shkojmė tek studentėt sė bashku me Skėnder Gjinushin, i cili po na pret pėrjashta.

    Ora 02.00. Pėrsėri midis pėrfaqėsuesve tė studentėve. Biseda ishte e ashpėr. Studentėt ishin tė acaruar. U lexua formula. Universiteti do tė ndahej nė katėr pjesė. Asnjė universitet i ri nuk do tė mbante emrin e Enver Hoxhės. Do tė nėnshkruhej njė kontratė midis pėrfaqėsuesve tė studentėve edhe ministrit tė Arsimit. "Jo, Jo. Dhe Joo! Pa lėshuar njė deklaratė qeveria ku tė shkruaj se ka vendosur t'i hiqet emri i Enver Hoxhės, Universitetit tė Tiranės, ne nuk heqim dorė nga greva e urisė", thanė studentėt. Folėn disa anėtarė tė Komisionit Ndėrtimtar tė Partisė Demokratike. Askush nuk u bind. Mė nė fund u vendos.

    -Pėrfaqėsuesit e Partisė Demokratike le tė largohen. Do tė bisedojmė vetėm me ministrin e Arsimit. Duke zbritur sallėn, ndėrsa gjarpėronim mdis kėmbėve tė studentėve qė flinin nė ēimenton e ftohtė, nė errėsirė u dėgjua njė zė: Kėta janė mjeshtra. E shndėrruan politikėn nė ekuacione e formula matematike. Lum kombi qė e ka ministrin e Arsimit profesor Matematike.

    E mėrkurė 20 shkurt.

    Qė nė mėngjes herėt nė Tiranė u dha kushtrimi. Mijėra punėtorė, nxėnės, pensionistė, fėmijė, studentė, morėn rrugėn drejt Sheshit tė "Demokracisė". Pėrmasat e sheshit nuk mund tė mbanin brenda njė kryeqytet tė tėrė. Nė shėrbim tė popullit u vunė taracat e dritaret e godinave. Ballkoni i njė godine u shndėrrua nė njė tribunė. Folėn shumė. Njė zė i kthjellėt u shpėrnda nė eter. Kush flet? Ēėshtė ky zė i njohur. Pa dėgjoni. Po flet Rajmonda Bulku! Po ēfarė tha se nuk e dėgjova mirė? U bėn thirrje grave, nėnave tiranase qė tė shkojnė e tė manifestojnė pėrpara godinave tė qeverisė e tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor.

    Turma u elektrizua dhe mori rrugėn e kthimit... Kėto skena tashmė i parafytyron ēdo shqiptar. Ekrani i televizorit mė nė fund u ēlirua nga censura e pėrshkoi me vėrtetėsi tė vėrtetėn. Por pati edhe shumė skena e mizanskena, qė nuk mund tė futeshin nė ekranin e vogėl.

    Ora 11.00. Pesėmbėdhjetė gra e vajza tė prira nga Afėrdita Havari, ngjitėn shkallėt e Presidiumit. Kėrkuan takim me Presidentin. Do ta njoftojmė, tha sekretari. Kaluan minutat. Gratė prisnin. Fluturuan 50 minuta. Presidenti nuk po dukej. Mos u mėrzisni, qetėsonte sekretari. Ai do tė vijė nga ēasti nė ēast. Nė kufijtė e pritjes prej njė ore u hap dera dhe u duk Lumturi Rexha me dy-tre tė tjerė. Po kėta ēfarė duan. Ne, nė emėr tė nėnave tiranase kėrkuam takim me Presidentin e jo me zonjėn Lumturi. Po Presidenti ėshtė i zėnė. Ka punė. Situata...

    Grupi i vogėl zbriti shkallėt e Presidiumit.

    Kujton Afėrdita. Pamė shumė gjėra. Shkopinj policėsh. Tė shtyra. Ndruajtje burokratėsh. Premtime. Por nga kujtesa nuk mė hiqet, zonja Lumturi Rexha. Kishte bėrė njė tualet aq tė rėndė, sa tė dukej sikur pėrjetonte njė banket zyrtar e jo njė nga ditėt qė mund tė kthehej nė tragjedi kombėtare...

    Ora 14.05. Disa lėkundje dhe busti i Enver Hoxhės u rrėzua pėr tokė. Qėndroi ai nė sheshin "Skėnderbej" vetėm 858 ditė. Nuk e ruajtėn dot bustin as policėt e as sambistėt, as dekreti special pėr mbrojtjen e monumenteve. Mė vonė erdhi lajmi se kėtė fat kishte pėsuar edhe busti i Enver Hoxhės nė Korēė, nė Durrės...

    Midis drekės dhe mbasdites, njė mbledhje urgjente nė Presidium. U mbodhėn rreth Presidentit pėrfaqėsuesit e partive politike dhe tė organizatave tė masave. Mbledhje e tensionuar.

    Mbasdite. Mora telefonin. Alo... Njė zė futet nė linjė. Pastaj njė tjetėr. Njėri informonte. Tjetri urdhėronte. I pari; Turma tėrheq monumentin e shokut Enver dhe ėshtė drejtuar nga Sheshi i Demokracisė. Ēfarė tė bėjmė? Asgjė. Ka zėra qė thonė se turma... Ēfarė tė bėjmė. Pėrsėri: Ēfarė tė bėjmė? Pastaj zėrat u zhdukėn.

    Ora 18.00 Nė selinė e Partisė Demokratike. Televizioni jep kronikat e ditės. Por mė shumė se imazhi i kronikės, objekt debati u bė deklarata e qeverisė. Nė agoni, ndėrsa pėrgatitej tė jepte dorėheqjen, qeveria bėri njė deklaratė pėr tė konfirmuar edhe njė herė paaftėsinė e saj. Studentėt i nxiti Partia Demokratike.

    Ora 18.30. Preē Zogaj po pėrgatit tekstin e deklaratės sė Partisė Demokratike pėr televizionin. Alo... U flasim nga dega e Partisė Demokratike nė Durrės. Dėgjuam deklaratėn e qeverisė. Nuk ėshtė e vėrtetė. Populli u ngrit dhe e rrėzoi bustin e Enverit pa patur nevojė tė nxitej nga askush. Ishte vetėdija qė e ngriti popullin. Si tė veprojmė se duam tė bėjmė njė pėrgėnjeshtrim...

    Alo... Ju flasim nga dega e Partisė Demokratike nė Korēė. Na habiti deklarata e qeverisė. Nuk ėshtė e vėrtetė... Ne ishin nė mbledhje. Nė orėn 15.30 nė radio u dhanė njoftime pėr ngjarjen nė Sheshin "Skėnderbe". Shėrbeu ku si njė sinjal qė populli tė dalė nė rrugė dhe tė drejtohet tek monumenti i Enver Hoxhės.

    E rrėzuan pėr tokė. Nuk e nxitėm ne popullin. Ai vetveproi. Ēfarė duhet bėrė pėr tė pėrgėnjeshtruar deklaratėn e qeverisė?

    Ora 21.00. Studentėt janė larguar nga kinoklubi i grevės sė urisė. Nė salla, nė korridore ka rėnė qetėsi. Greva e urisė, e para e kėtij lloji e njohur zyrtarisht brenda kufijve tė 45 vjetėve e kreu misionin e saj.

    "RD" '91





    ..

    rd

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Alfred Moisiu: Kujtimet e familjes sime
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-07-2009, 13:40
  3. Kujtime ....
    Nga e-v0gela nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2008, 13:59
  4. Kujtime Maturantėsh.!
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 15:50
  5. Ani - Kujtime
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-10-2004, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •