-
Orari i Nanos per punonjeset e Administrates.
Nga Shekulli:
Nuset tona dhe oraret e reja nė shtet
Despina Nauni
Tiranė
Oraret e reja nė administratė janė shtypėse pėr gratė familjare. Po them pak (ose shumė) pėr lodhjen e vajzave e nuseve tona tė cilat qė nė mėngjes duhet tė pėrgatisin gjithēka, pėr ta lėnė shtėpinė nė rregull sepse kanė edhe tė moshuar nė shtėpi e tė vrapojnė pėr nė punė.
8 00-13 00.
Pastaj vrapojnė sėrish pėr tu kthyer nė shtėpi (kush e ka larg nuk ka fare mundėsi).
Ēfarė tė bėjnė mė parė, nė kėtė pushim?? Nė orėn 14.30 duhet tė jenė nė punė, kthehen nė 18.30. Pėr treg zarzavatesh aq qė bėhet fjalė.
Pra duhet tė pėrgatiten pėr tė nesėrmen deri nė orėt e vona tė natės, e kėshtu pėrditė ky ritual.
Ndėrsa pėr familjet qė i kanė fėmijėt nė ēerdhe e kopsht as qė mendohet fare.
Po pėr anėn financiare tė familjes?
Po tė jenė tė dy bashkėshortėt nė administratė, e dy fėmijėt nė shkollė larg sa para duhen nė ditė pėr furgona, llogaritni se sa para ikin nga buxheti i familjes ?
Pra kėtyre familjeve nuk i del tė bėjnė jetė shoqėrore se ēdo gjė ėshtė e shtrenjtė, kėtė e dimė mirė.
Janė dhjetėfishuar ēmimet.
Limuzina e motorė nuk kanė pėr tė shkuar nė punė tė gjithė. Mendoj se nuk janė probleme qė nuk vlejnė tė diskutohen, madje me shumė forcė.
---------------
Kete Orar e vuri Nano.
Nano i ka vene Xhoit nja 3 - 4 sherbyese dhe dy tre benxa dispozicionvet por per nepunset e thjeshta ky orar eshte nji Tmerr i vertete.
Plotesisht dakort jam me shqetsimin e ketyre grave.
-
-
Nuk e di po oraret nuk vihen tu shkojne per shtat "grave" te aadministrates, por shtetasve.
Nese qenka kaq problem, grate te thone shyqyr, po ngrihen burrat dhe qahen se nuk paska kohe gruaja e tyre, te beje gjellen, te laje e te shplaje, te kujdeset per femijet, etj, etj, se burrat kohen me lxu gazeten e me ik ne kafene do e gjejn.
Amon, se jena bo si Afganiston jena bo.
Kalamonin, o ta maj burri, ose ne cerdhe, sic u rritem te gjithe ne, burri po qe nevoja le ta pastroje shpin, le te laje rrobat le te gatuaj, qe ta ndihmoje gruan.
Ne gjithe boten ka cifte qe punojn te njejtat orare, ne Shqiperi e paska fajin Nano.
Popull dembel dhe xheloz!
Grate mos merren me Nanon po me ata qe po i shtypin e po i perdorin si skllave!
-
-
Ushtar..kur je ne mosh ushtari nuk e ke problem se vjen mami te shpija ne 2 ose 3 ose 6 ose 10 te darkes.
Per femijet e vegjel edhe ne se eshte babi i mire e aq me teper ne se babi eshte rrugac, per femijen duhet mami te jete ne shpi sa me shpejt te jet e mundur.
pra eshte e rende per nji 7 ose 10 ose 14 vjecar te vije nena ne shpi ne 7 te darkes.
Orari qe ka vene Nano eshte:
8.00------>13.00 paradite
14.30---->18.30 mbas dite.
Ai pushimi 1 ore e gjysem nuk mund te shfrytezohet nga grate vecse ne se i kane zyrat posht pallatit ku banojne.
Pra u bie qe grate te jene larg shtepise nga ora 7.30 deri ne 19.00 cdo dite.
Eshte e dhimbshme per femijet.
-
-
Brari!
E para e punes nuk kemi me socializem qe te jete babai rrugac pergjegjesi e shtetit.
Kapitalizmi kete ka.
Nuk te pelqen orai i punes, gjen nje pune tjeter.
Tashi, nje piste tjeter mendimi e pa eksploruar.
Pse ky orar administrate?
Mos valle ti sinqerisht mendon se NAno e ka vendosur kete orar me qellim qe te veshtiresoje jeten e femijeve te punonjesve te administrates?
Pra Nano ka arsyet e tija, cilado qofshin ato.
Dhe nje here kthehemi tek kapitalizmi. Ne kapitalizem mbizoteron ligji i xhungles. Keto zonjat te cilave nuk u vjen per shtat ky orar, mund te japin doreheqjen e te punojne kamariere apo ku e di une, se ka plot te tjera qe do jepnin gjithshka per te punuar ne administrate pamvaresisht nga oraret.
Kjo eshte ende nje e mete e ngelur nga Diktatura e Proletariatit, ku pritet qe shteti te kujdest per gjithshka.
Miresevjen KApitalizem!
-
-
i/e larguar
Une nuk jam shume i informuar rreth kesaj ceshtjeje, por mendoj se kjo reforme nuk eshte e keqe, nese inkuadrohet ne nje pakete masash qe kane per synim rritjen e aftesise se administrates dhe permiresimin e sherbimeve qe kjo ju ofron qytetareve.
Reforma e orarit e te punes ne administraten shteterore nuk ben gje tjeter vecse e rreshton edhe kete te fundit krahas qendrave te punes ne Europe e mbare boten dhe gjithashtu krahas sektorit privat ne Shqiperi.
Nuk duhet harruar ama se Shqiperia vazhdon te perjetoje nje situate te veshtire socio-ekonomike. Gjendjae mjerueshme aktuale e vendit tone eshte fatkeqesisht mese e mjaftueshme per ta vene ne krize familjen Shqiptare dhe mirefunksionimin e saj, pa patur nevoje per "ndihma" shtese te ketij lloji nga ana e shtetit.
Duke u nisur nga ky konsiderim i situates dhe nga parimi se asnje iniciative qeveritare nuk mund dhe nuk duhet ti shmanget vleresimit edhe te kostove sociale qe e shoqerojne une mendoj se "barazimi" i orarit te punes se administrates me ate te institucioneve te huaja dhe me sektorin privat Shqiptar duhet te shoqerohet se paku me nje rritje substanciale rrogash te buxhetoreve. Kjo edhe si mase nxitese, ne kuadrin e reformes per permiresimin e sherbimeve, edhe si mase rregulluese, ne tentativen per te ruajtur barazpeshen, te rrezikuar nga orari i zgjatur, mes detyrimeve familjare dhe atyre te punes.
Konkretisht, nje rol te rendesishem per ti dhene nje zgjidhje sa me te drejte ketij problemi luajne opozita dhe masmediat. Sepse keto dy institucione te shtetit demokratik mund ta veshtrojne me sy kritik evolimin e situates dhe ti bejne te ditur popullit/publikut bilancin e pasojave pozitive dhe negative te ketij vendimi. Mundesisht pa i politizuar rezultatet e kerkimeve te tyre, pasi politizimi, thuajse perhere i heq vertetesi dhe ngarkon me dyshim cdo lloj ceshtjeje te trajtuar.
-
-
i pavarur
E ashtuquajtura "reforme oraresh" per administraten shqiptare e kekruar nga kryeministri Nano do te thoja eshte nje absurditet i plote dhe eshte nje tregues i qarte i pa aftesise dhe mungeses se kompetences se stafit te Nanos si dhe paqartesise se strategjise se politikes aktuale.
Qe te detyrosh nenpunesit e administrates te punojne me orare te tilla ne fillim duhet te studjosh ne fillim dhe te besh sondazhe nese eshte e mundur te realizohet ( dhe kjo duke u nisur nga kerkesat elementare te jetes).
E para ne keto orare a ka ēerdhe, kopeshte apo shkolla ne Shqiperi ku femijet mund te rrijne deri ne oren 19 apo 19h30?
Mesa dime te gjithe nuk egzistojne te tille dhe qe ketu e ashtuquajtura reforme u hap probleme pjeses me te madhe te familjeve qe punojne per administraten shqiptare.
E dyta niveli i ulet i rrogave nuk u lejon nenpunesve te shtetit qe me 1 ore e gjysem pushim ne dreke te hane dreken neper lokale si homologet e tyre neper Evrope, mencat apo kantinat nuk egzistojne me, keshtu qe ngelet prape buka e mbeshtjelle me gazete ose kalimi i dites pa ngrene dhe drekimi ne oren 19h30!
E treta Ne asnje vend te Evropes administrata nuk punon me keto orare ( maksimumi eshte 16h30 apo 17 mbyllja e zyrave).
Te mos harrojme se pronari sa me shume probleme tu krijoje punonjesve te vete aq me pak efikasitet do te klete prej tyre ne pune pasi ata do te preokupohen me shume per zgjidhjen e problemeve te tyre e me pak per punen qe paguhen.
Dhe per te sqaruar Ushtarin, mesa di une Nano dhe qeveria e tij jane Socialiste e jo kapitaliste, dhe po te shohesh programin e tyre me ngritjen katastrofike te taksave qe bejne nuk kane shance ti afrohen kapitalizmit keshtu qe kjo pune ska lidhje fare me kapitalizmin.
Pershendetje
-
-
Perjashtuar
E ashtuquajtura "reforme oraresh" e Fatos Nanos eshte absurde.
Si ka mundesi qe ne mes te orarit te punes te besh nje ore e gjysem pushim?
Ku e gjeten kete lloj sistemi oraresh keta shqiptare bej pyetjen?
Perse pushim ne mes te punes?
Fillon puna ne 7 si ne gjithe Evropen, po
Mbaron atehere ne oren 15 dhe kushdo ka kohe te lire te beje cfare te doje.
Ctallin lesht me administraten keta pushtetare.
Eshte cudi ajo cka ndodh ne vendin tim dhe besoj e papare ose e padegjuar per mua.
Te lesh punen ne mes dhe te shkosh nj ore e gjysem ne shtepi?
Cudi se me ate nje ore e gjysem edhe seks te besh nuk te mjafton, ndaj me mire te kishin pyetur popullin.
Po thuaj ti cilin popull duhet te pyesin keta pushtetare?
Dine gje se si punohet neper bote.
E dine ata si punojne Evropa?
Dine gje si punojne emigrantet per buken e gojes?
Fajin e ka shteti dhe drejtuesit e tyre qe ja fusin kodra mbas bregut.
Ne vetem duhet te shkruajme keto lloj gjerash ne librin "gines"
-
-
Mirditor ke te drejte..
Ne pika te tjera ku ju diskutoni ne Forum jeni disi i vecante ne pikpamjet tuaja.
Keshtu qe ardhja juaj ne Forum i sherben debatit qe te kete me shume "lufte " idesh e konceptesh.
Mirdita, krahina juaj ka qene ne Shekuj simbol i varferise, i mungeses se rrugve, te infrastruktures, izolimit me boten etj.
Keshtu ishte ne kohe te Sulltanve, ne kohe te Zogit e po ashtu dhe te Enverit. Keshtu vazhdon te jete dhe sot.
A eshte kjo rezultat i intelektit te popullit te kesaj krahine?
Zor te thuash sepse mirditoret nga natyra jane inteligjente..
A eshte kjo rezultat i faktit se Mirdita eshte Katolike?
Katoliket Francen e kane cuar perpara.
Eshte Riliefi gjeografik?
Zvicra eshte me shume malore se Mirdita.
Ja keto gjera ti Mirditor ben ti diskutosh.
Une e kam pare dhe reshen e rubik ne kohe te PPSH-se dhe fukarallek ka pasur ashtu si gjithe provinca ne Shqiperi.
Rreshen, Tepelen, Gramsh, Bilisht, Puke, Tropoje, Shupenz, Bulqize, Burrel, Skrapar, Delvine...etj ishin njisoj.
Te kishin qene mire gjerat ne Shqiperi nuk kishin marre rruget e Botes.
Rubiku psh..kish goxha fabrik bakri aty matan lumit ku thonin nxirrej dhe AR por rubiku vete ishte si fshat kinez nga varferia.
Dallohej qe nuk ishte Kine..vetem se ...
diku me nji shkemb ndan rruges (Udhes)
Ku kalonin (shtrengatat..lol.)makinat e bakrit
Dhe BC-te e deges..
Lartohej mbi nji shkemb
Nji kishe e vjeter..
Kaq..
Mos ke qen furnitor per burgun e Spacit dhe Qafes barit e ke shti ne xhepin tand Sheqerin orizin e miellin e Shtetit dhe ke aq nostalgi per ato vite ??
Keshtu.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt