Lavd-falendërimi I takon vetëm All-llahut, Zotit të botërave, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Muhamedin as dhe familjen e tij, shpëtimi qoftë mbi ashabët si dhe shpërblimi i Tij dhe shpëtimi qofshin mbi të gjithë ata që i frikësohen

1998-1419








“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgjoni njëri tjetrin,a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.”
(El Huxhuratë, 12)
“Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.”(El Kaf, 18)
Transmetohet nga Ebu Hurejreja r.a , se i Dërguari s.a.v.s ka thënë: “ Kush beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, le të flasë atë që është e mirë (e drejtë) ose le të heshtë.” (Buhariu dhe (Buhariu dhe Muslimi).
Nga ajetet dhe hadithet e lartëshënuara, shihet qartë se muslimani nuk guxon të shprehet me fjalë jo të mira. Fjalë të mira janë ato fjalë, nga të cilat muslimani dhe vëllezërit e tij, kanë dobi, në të kundërtën, atij nuk i lejohet të flasë. Transmetohet nga Ukbe ibn Amri, se e ka pyetur të Dërguarin s.a.v.s : “O, i Dërguar i All-llahut! Në çka është shpëtimi?”-“Ruaje gjuhën tënde, le të mjaftojë shtëpia jote, dhe qaj mbi mëkatin tënd.”- iu përgjigj i Dërguari i All-llahut (Tirmidhiu).
E pyeti Ebu Musa të Dërguarin e All-llahut xh.sh:
“O, i Dërguar i All-llahut, cili është muslimani më i mirë?”
“Ai, nga gjuha dhe dora e të cilit, muslimanët tjerë janë të qetë.”- iu përgjigj i Dërguari a.s (Buhariu dhe Muslimi).
Ibnul Kajjim r.a., e krahason e ruajtjen e gjuhës nga fjalët e kota dhe të dëmshme me muxhahedinin, i cili pret në armikun në istikamë, ndërsa dihet se ky istikam gjendet në kufi të shtetit islam dhe ushtrisë së kafirave, të cilët duan ta shkatërrojnë. Derisa këto istikame janë të forta dhe të sigurta, armiqtë e islamit nuk do të arrijnë t’i fëlliqin shenjtëritë dhe nderin e muslimanëve, dhe jeta e tyre do të jetë e sigurtë. Ky istikam dhe gjendja, në të cilën muxhahedini është në të, duhet të jenë shembull për ne se si duhet ruajtur gjuhën në kohë paqeje. D.m.th, ruajtjen e gjuhës, Ibnul Kajjimi, e ka krahasuar me qëndrimin e muxhahedinit në istikam, dhe nuk e ka bërë këtë që ta krahasojë xhihadin me ruajtjen e gjuhës, në të vërtetë, xhihadi është forma më e madhe dhe më e mirë e nënshtrimit (adhurimit) ndaj All-llahut, xh.sh, por nëpërmjet gjuhës mund të ndodhin gjëra që nxisin hidhërimin e All-llahut të Lartëmadhëruar. Kush e ruan gjuhën, do të ruhet nga dështimi dhe do të fitojë Xhennetin, siq edhe thotë i Dërguari i All-llahut : “Kush ma garanton ruajtjen e gjuhës dhe organit të jashtëm (nga zinaja, amoraliteti), unë ia garantoj Xhennetin. “ (Buhariu dhe Muslimi).
“Kur të zgjohet njeriu (në mëngjes), të gjitha gjymtyrët i nënshtrohen gjuhës dhe i thonë: -Kije frikë All-llahun për ne, sepse fati jonë mvarret prej teje, prandaj, nëse je në rrugë të drejtë, edhe ne poashtu jemi në rrugë të drejtë, nëse i largohesh asaj (devijon), edhe ne i shmangemi rrugës së drejtë.” (Tirmidhiu).
Të ruhet gjuha nga të gënjyerit, dhe të mos ruhet (kursehet) kur është e nevojshme që të flitet e vërteta, janë gjëra që shpëtojnë njeriun nga dënimi i All-llahut xh.sh. . Kush flet të pavërteta dhe i përkrah ato, ai është shejtani i cili flet, kush heshtë të vërtetën,ai është shejtani memec.
Njërëzit në Ditën e Gjykimit, do të hyjnë në Xhehenem, vetëm për shkak se nuk i kanë ruajtur gjuhët e tyre, siq është edhe sqaruar në hadithin e të Dërguarit a.s, kur e pyeti Muadh ibn Xhebeli r.a. :“A do të përgjigjemi edhe për atë që flasim?”.“ Mjerë ti, a thua njerëzit do të jenë me fytyra të kthyera në zjarr stërngul për diçka tjetër pos për atë që kanë folur gjuhët e tyre.”- iu përgjigj Muhamedi a.s. (Tirmidhiu).
Imam ibn Kethiri (All-llahu e mëshiroftë), në veprën e tij “El-Bidajetu Ve En-Nihajeh”, përcjell ngjarjen e Ijjasa ibn Muavijes El-Muzenijes, i cili ishte i njohur për modestinë dhe mendjeprehtësinë e tij. Një ditë një njeri, në prezencë të Ijjasës, fliste keq për një njeri tjetër. Atëherë Ijjasa e shiqoi dhe më pastaj e pyeti: “A ke marrë pjesë në luftën kundër Bizantiasve?”“Jo”- iu përgjigj njeriu.“Po, a ke marrë pjesë në betejat kundër Senedëve dhe Turqve?”.“Jo”-u përgjigj sërish njeriu.Atëherë Ijjasa i tha :
“Nga ti janë të sigurtë Bizantiasit, Senedët dhe Turqit, ndërsa vëllai yt musliman nuk mund të jetë i qetë nga ti !?” (në atë kohë Turqit nuk e kishin të pranuar islamin).
I Dërguari i All-llahut, Muhamedi a.s. ka thënë se musliman më i mirë është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit, muslimanët tjerë janë të qetë, por ky hadith, për fat të keq, sikur nuk gjen vend në jetën tonë të përditshme. Por, për kundrazi, muslimanët janë të preokupuar me të metat e njëri tjetrit, dhe çdoherë gjenden të kapur në kurthë të vëllezërve të vet. Nëse thonë apo veprojnë diçka të gabuar, menjëherë “kositen” nga vetë vëllezërit e tyre. Nuk munden të gjejnë arsye për gabimet e vëllezërve të vet, kanë mendim te keq për njëri tjetrin, dhe kur kritikojnë (përgojojnë), gjuhët i kanë më të mprehta edhe se shpatat. Që kjo të jetë edhe më e keqe, muslimanët iu ngërthejnë kurthe njëri tjetrit, dhe mezi presin rastin, të cilin për fat të keq, mirë dijnë ta shfrytëzojnë duke nxitur mosmarrëveshje edhe më të thella si dhe përçarje ndërmjet bijve të ummetit islam. Falendërim mostolerimit të ndërsjellë, ne jemi kafirë, munafikë, agresorë, therrtore dhe oranizata të ndryshme kundërislamike, që e kanë siguruar rezistencën dhe ballafaqimin tonë me të metat e veta. Vallë, edhe pas gjithë kësaj ne sulmojmë njëri tjetrin, vëllezërit tonë në islam?
Në një rast është pyetur Ibnul Mubareku:“Si mund ta ruash vehten nga përgojimi?”
Ja se si një mësues dhe një i devotshëm All-llahut, përgjigjet në këtë pyetje:“Kur do ta kisha përgojuar dikë, atëherë do t’i kisha përgojuar prindërit e mi, sepse ata janë më të merituar për punët e mia të mira.”
Mu ashtu, përgojimi ia merr njeriut, punët e tij të mira. Nuk është për t'iu habitur Hasan Basriut, i cili iu ka dhuruar atyre dhurata, për të cilët ka dëgjuar se e kanë përgojuar, përveç kësaj, ai, dhurata iu jepte në shtëpi dhe personalisht iu falendërohej për përgojimin drejtuar atij, për shkak se e ka ditur që në Ditën e Gjykimit, do ta kompenzon përgojimin me atë që do të iu merr nga veprat e tyre të mira.

Vëllezër dhe motra !

Ta ruajmë gjuhën dhe të flasim vetëm mirë, për shkak se kjo është qelësi i shpëtimit.
Transmetohet nga Ebu Hurejreja se i Dërguari i All-llahut, ka thënë: “Njeriu thotë fjalët që i janë të dashura All-llahut duke mos e vërejtur atë, dhe All-llahu xh.sh për ketë do ta ngritë në shkallë të larta, tjetri përmend fjalë që e hidhërojnë All-llahun xh.sh, duke mos u kujdesur për këtë, për çka do të jetë i hudhur në Xhehenem,” (Tirmidhiu)
Poashtu transmetohet nga Ebu Hurejreja se i Dërguari i All-llahut a.s ka pyetur: “A e dini se çka është përgojimi?”Ata që ishin prezentë thanë:“All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dijnë.”.“Përgojim është që vëllain tënd musliman ta përmendish në atë , të cilën ai nuk e don.” - tha ai.
“E çka nëse pranë tij është ajo që po e përmendim?”-pyetën ata.“Nëse pranë tij është ajo që po e përmendim, e ke përgojuar, dhe nëse ajo nuk është pranëtij,atëherë ke shpifur.” -iu përgjigj i Dërguari a.s. (Muslimi)

Vëllezër dhe motra !

Islami na mëson që ta duam njëri tjetrin, dhe ta respektojmë njëri tjetrin. I Dërguari a.s për mu’minët ka thënë:
“Shembulli i besimtarëve në kujdesin e ndërsjellë,mëshirimin dhe empatizimin, është sikur shembulli i një trupi. Kur sëmuret një organ, të gjithë organet tjera i pergjigjen dhe i bashkangjiten në dhimbje, pagjumësi dhe ethe.” (Buhariu dhe Muslimi).Muslimani i vërtetë duhet që patjetër t’i kursejë muslimanët tjerë nga gjuha dhe duartë e tij, nëse me të vertëte ka besim në iman dhe islam. Si munden muslimanët të urrejnë njëri tjetrin, pasiqë i Dërguari i All-llahut i ka krahasuar me një trup (organizëm)? Si është e mundur që organet e një trupi të sulmohen ndërmjet vehti? Kush sulmon vëllain apo motrën e tij, musliman apo muslimane, është sikur ta ketë sulmuar vehten e tij! Veti të vërteta të besimtarit janë:
“…ata (sahabët) që janë me të (Muhamedin a.s.) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete,…”(El Fet-h, 29)
“…(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve,…” (El Maide, 54).