Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Sosana e Drejtë - E Diela e Paraetërve

    Sosana e Drejtë.

    (E Diela e Paraetërve sivjet më 14 dhjetor)

    Heroizmi i saj ngjan me atë të Josifit të Tërëbukur (e Hëna e Madhe). Pra, ishte një grua që preferoi më mirë të vdiste, se të mëkatonte “përpara Zotit”. Historia e saj është mjaft tërheqëse dhe është bashkë me librin e Danielit. Sosana, shumë e bukur, u rrit nga prindërit me shpresëtari. I ati e kishte emrin Helkia, ndoshta është po ai që gjejmë tek Jer. 36.3. Burri i saj, Joakimi, ishte i pasur dhe shumë i dëgjuar. Shtëpinë e tyre të madhe në Babiloni, ku ishin çuar judenjtë e skllavëruar, e lëshonin për nevojat e patriotëve të tyre të internuar (7-të - 6-të sh.), të cilët duke shijuar një farë autonomie, gjykoheshin nga dy presviterë (dy ofiqiarë). Pasi njerëzit largoheshin, Sosana, siç kishte emrin (hebraisht = zambak) ashtu ishte dhe në karakter, shëtiste në kopshtin e shtëpisë. Të dy presviterët e dëshiruan, por fshehtazi. Mirëpo, kur u zbuluan me njëri - tjetrin rastësisht, bashkëpunuan. Duke pritur rastin për të abuzuar me të, një ditë e panë që po përgatitej të lahej, sepse bënte shumë vapë. Pasi ajo i dërgoi larg shërbëtoret e saj, ata u shfaqën dhe i vunë lakun në fyt. D.m.th. ose do të bashkohej me ta, ose do të shpifnin se ajo do të bashkohej me një të dashur dhe prandaj i kishte larguar shërbëtoret. Duke pëshpëritur Sosana preferoi vdekjen dhe thirri. Thirrën edhe të pamoralshmit. U grumbulluan shumë njerëz. Shërbëtorëve të saj iu erdhi shumë rëndë, sepse asnjëherë nuk ishte dëgjuar një gjë të tillë për të. Të nesërmen prindërit, fëmijët dhe fisi i saj, të gjithë sa ishin aty, vajtonin kur ajo zbulonte fytyrën e saj të mrekullueshme sipas urdhrit të të pamoralshmëve që bënë be të rreme. Ajo duke qarë u lut me zë te Perëndia i tërëditur ndërsa çohej për ekzekutim, pra profeti Daniel (17 dhjetor) ende i ri, qortoi mendjelehtësinë e popullit dhe rishqyrtoi gjyqin. Pyeti më vete kriminelët se poshtë cilës pemë mëkatoi shenjtorja. Dëshmitë e tyre nuk përputheshin.
    “- Nën kulpër. - Do të të çajë engjëlli!. “-Nën përnar. - Do të të sharrojë engjëlli! Kështu bënin me izraelitet dhe ato nënshtroheshin nga frika”. (Në tekstin e shtatëdhjetë - greqisht kulpër dhe përnar tingëllojnë përkatësisht çaj dhe sharroj). Atëherë të gjithë lavdëruan të Shumëlartin dhe intrigantët pësuan çfarë komplotuan për të drejtën: u ekzekutuan. Danieli që nga atëherë filloi të përfitonte namin e të urtit.

    Atë Justini
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-12-2008 më 19:18

Tema të Ngjashme

  1. Perkthimi i librit "Jezusi ne Islam"
    Nga Maximus*_NY në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2015, 02:49
  2. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Roli i Akides së Selefëve në bashkimin e muslimanëve
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •