Marrë nga libri “Plagët e Krishtit i puth çdo ditë”
- Llukan Serafim Stavro -
Kristian i vërtetë
Sado e mirë që të duket makina,
Pa motorin është si çdo hekurishtë.
Kështu janë kristianët nga origjina,
Që s’kanë brenda tyre Zotin Jisu Krisht.
Ata vërtet mund të quhen të krishterë,
Po, ja, u mungon Shpirti i Perëndisë;
Me Jisuin s’janë takuar asnjëherë
Dhe s’e njohin Atë si Mbret të Gjithësisë.
Kur për Gjakun e derdhur e falënderon,
Kur Krishtin si Zot e Shpëtimtar e thërret,
Kur në jetë Mësimet e Tij i zbaton,
Atëherë quhesh Kristian i Vërtetë.
U bëra i krishterë
U bëra i krishterë, kur Krishtit i besova
Dhe Atij pa ngurrim zemrën time ia dhashë,
Me besnikëri e përulje fort e adhurova;
Si Apostujt, dhe unë me sytë e mi e pashë.
Një dëshirë më vlon: ta kem gjithmonë pranë, Se e
di që pranë vetes kam Zotin Shpëtimtar, Fitoj
Përjetësinë, Qiellin e Paanë;
Bëhem bir i Perëndisë, me Të dal fitimtar.
Kur të më vijë fundi, as vdekjen s’do ta ndiej; Do të
dremit në Krahët e Jisuit Perëndi.
Shpirti im me dëshirë tek Ai do të vejë;
Atje do të pres i qetë, sa të kthehem përsëri.
Plagët e Krishtit i puth çdo ditë
Para Krishtit të gozhduar shkoj e rri, shkoj e rri.
Eh, ç’më dhemb në shpirt për Plagët e Tij, për Plagët e Tij!
Mirënjohja për Krishtin s’ka të mbaruar, s’ka të mbaruar;
Ia puth çdo ditë Plagët në duar, Plagët në duar.
Për mua mori dënimin më të rëndë, dënimin më të rëndë;
Ia puth çdo ditë Plagët në këmbë, Plagët në këmbë.
Dhimbjet s’i la që mbi mua të vijnë, mbi mua të vijnë;
Ia puth çdo ditë Plagën në brinjë, Plagën në brinjë.
Plagët e Jisuit i puth çdo ditë, i puth çdo ditë;
U bënë për mua jetë dhe dritë, jetë dhe dritë.
Satani nganjëherë më fut në lak, më fut në lak;
Nga Plagët e Krishtit fillon e rrjedh gjak, fillon e rrjedh gjak.
Kur para Krishtit qëndroj i penduar, qëndroj i penduar,
E shoh që Plagët ia kam shëruar, ia kam shëruar.
Nuk jam i përsosur e ndodh që gaboj, ndodh që gaboj;
Më fal, Zoti Krisht, që Plagët t’i lëndoj, Plagët t’i lëndoj!
Krijoni Kontakt