Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Qeveria e bumit ekonomik ngrin akcizen e karburanteve.

    Ja dhe pako e vitit te ri qe na dha qeveria e deshtuar e Berishes
    Tani kjo akcize qe meret sot nga karburantet ku cmimi naftes eshte 1200 leke do te aplikohet njelloj edhe kur nafta te ulet ne burse.
    Me nje fjale naften e lire do ta paguajme me akcize te shrenjte.

    I ngecte ne fyt ky shpenzim i ri per shqiptaret kesaj qeverie me "taksa te uleta" e te bumit ekonomik nga poshte.

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Po buxheti!


    Dito.

  3. #3
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anėtarėsuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    [QUOTE=Dito;2112870]Po buxheti!


    Po xhepi thuaj!

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Berisha, ky “kapter” i Rezart Taēit
    Nga Mero Baze

    Qeveria shqiptare ka legalizuar dje politikėn monopol nė fushėn e naftės tė njė biznesmeni tė afėrt me familjen e kryeministrit. Rezart Taēi, i cili prej 27 nėntorit ėshtė pronar de facto dhe de jure i kompanisė shtetėrore ARMO dhe i kompanisė sė naftės “Taēi Oil”, ka marrė dje nga qeveria shqiptare ekskluzivitetin qė tė tregtojė i vetėm naftėn D2 nė tregun shqiptar. Sipas kėtij vendimi, Rezart Taēi prej datės 1 janar 2009 ka njė treg tė gatshėm, pa konkurrencė, duke shitur, sipas shoqatės sė karburanteve, potencialisht rreth 400 mijė tonė naftė, 300 mijė nga tė cilat ua ka marrė konkurrentėve dhe 100 mijė tonė i prodhon vetė. Shoqata, duke iu referuar ēmimeve tė tregut ndėrkombėtar, thotė se diferenca mes naftės Eurodiesel D1 dhe naftės Diesel D2, kuotuar nė bursė, ėshtė jo mė pak se 80 USD/ton. Nga mėnyra se si llogariten detyrimet fiskale pėr kėtė produkt (75% akcizė+20 % TVSH), ARMO pėrfiton edhe 80 USD/ton nga kjo llogaritje. Kjo shoqatė thotė se nė kėtė mėnyrė, qeveria, jo vetėm i jep monopol kėsaj kompanie ndaj konkurrentėve tė tjerė pėr rreth 400 mijė tonė Diesel D2, qė ka tė drejtė ta tregtojė vetėm ARMO, por i kursen kompanisė rreth 64 milionė dollarė taksa (400.000 tonė x 160 USD/ton = 64 milionė USD).

    Pra, nga kėto pėrfitime kompania e Rezart Taēit fiton rreth 140 milionė dollarė nė raport me kompanitė e tjera, ēka ėshtė e barabartė me shifrėn qė Rezart Taēi ka blerė pa i paguar ende paratė pėr kompaninė ARMO. Ky skandal shtetėror, ndoshta mė i frikshmi pėr nga guximi i qeverisė shqiptare, pėrveēse hedh dyshime tė forta mbi lidhjet personale dhe familjare tė kėtij biznesmeni me kryeministrin Berisha, fut nė qorrsokak detyrimet qė ka Shqipėria ndaj tregut tė lirė sipas detyrimeve qė rrjedhin nga OBT dhe nga Marrėveshja e Asociim-Stabilizimit.

    Vendimi i djeshėm ėshtė mė tepėr se cinik dhe pėr njė arsye tjetėr. Nė pėrpjekje pėr t’ia bėrė fitimin tė sigurt Rezart Taēit, kryeministri Berisha ka urdhėruar shpėrndarjen e naftės D2 te gjithė shitėsit e tjerė tė pakicės duke e kthyer me ligj Rezart Taēin nė furnitor me shumicė tė gjithė tregut shqiptar me D2. Pas kėsaj, tregu i naftės nė Shqipėri ėshtė seriozisht i falimentuar dhe pronar i vetėm i tij ėshtė Rezart Taēi, ai qė kryeministri Berisha tri vjet mė parė e ka quajtur kontrabandisti mė i madh i naftės nė Shqipėri dhe rajon.

    Kjo miqėsi e re e kryeministrit Berisha me kėtė “ish-kontrabandist” dhe privilegjet e forta financiare qė ai po i bėn me ligj, vėrtetojnė mė sė miri kapjen e shtetit nga elementėt mafiozė dhe kthimin e kryeministrit Berisha nė njė lodėr nė duart e trafikantėve.

    Kryeministri Berisha vendosi nė vitin 2007 qė tė mos tregtojė naftė D2 nė vitin 2009, por, pasi ARMO-n e fitoi Rezart Taēi, ai ndryshoi mendje dhe lejoi vetėm ARMO-n tė shiste naftė D2. Vendimi i sotėm e vulos kėtė kapje tė shtetit prej mafies, pasi prej sot jo vetėm qė naftė D2 do tė shesė vetėm klienti i Argita Berishės, dhe donatori i Liri Berishės, por do tė detyrojė dhe gjithė shitėsit e tjerė me pakicė tė tregtojnė naftėn e tij tė Ballshit mbushur me squfur dhe standard tė papranueshėm duke shkatėrruar tregun e naftės, cilėsinė e karburantit dhe duke hedhur nė erė lirinė ekonomike dhe konkurrencėn e lirė nė Shqipėri. Dhe tė mendosh qė nė fillim tė vitit 2009, ai qė nė vitin 2005 ishte kontrabandisti mė i madh, sot ėshtė i preferuari mė i madh i Sali Berishės, e kupton lehtė se nga kemi ardhur dhe ku kemi pėrfunduar.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ne kemi hallin e luftes palestine -izrael ju merreni me qeverine lol
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    TemA

    Berisha, ky “kapter” i Rezart Taēit
    Nga Mero Baze

    Qeveria shqiptare ka legalizuar .....

    WOW!!!
    Vetem ne Shqiperi!!!!

    Vertete i ka dhene monopol vetem nje firme?

    Per mua s'ka shume rendesi kush eshte ky personi apo lidhjet me Berishen, por ne 2009 te lejohet karburanti monopol?!



    Dua te them dy fjale dhe pse ndoshta jashte teme per dinamiken Baze - Berisha.

    Nje gazetar opinionist, nuk mund te kete aleanca, as me nje parti apo personalitet apo nje tjeter.

    Nese dje ai lavderonte Berishen, sot eshte detyrim per te te behet mbikqyres i punes se qeverise, dhe nese Berisha (apo kushdo) shkel ligjin, atehere gazetari e ka per detyre te ngreje zerin e te informoje publikun.

    Nuk i ka borxh asgje Berishes apo Rames apo Nanos nga ana profesionale. Ata mund te jene dhe miq personalisht, por puna dhe pikepamjet jane dicka tjeter.

    Kete dallim duhet te kuptojme ne Shqiptaret.

    Me falni per daljen jashte teme...
    Mesues pune me dru.

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqip

    ARMO ose privatizim me mashtrim
    Andrea Stefani

    Ka njė tendencė tė qeveritarėve tė sotėm qė tė justifikojnė praktikat korruptive me "patriotizėm" apo me interesat e "popullit". Kėshtu ndodhi me skandalin e rrugės Rrėshen-Kalimash dhe kėshtu po ndodh edhe me atė qė mund tė cilėsohet skandali i privatizimit tė kompanisė publike tė naftės ARMO. Por as deklarimet populiste tė Kryeministrit Berisha pėr "mbrojtjen e prodhimit vendas" as ato tė ministrit tė tij Ruli qė "merakoset" pėr 6500 punėtorėt e sektorit tė naftės, nuk e fshehin dot dhunimin qė vendimi i fundit i qeverisė pėr lejimin edhe njė vit tė tregtimit tė naftės D2, i ka bėrė parimit tė barazisė nė tenderimin e ARMO-s. Dhe aty ku nuk ka barazi konkurrence ka privilegjim. Dhe aty ku ka privilegjim, aty duhet kėrkuar korrupsioni qeveritar.

    ***

    Duket ėshtė duhma e korrupsionit qė do tė ndotė mė shumė mjedisin shqiptar sesa squfuri i D2-shit tė prodhuar nga ARMO. Dhe ja sepse: Nė maj tė vitit 2008, qeveria "Berisha" hapi ofertat pėr tenderin e privatizmit tė ARMO ku ishin ftuar investitorė vendas dhe tė huaj. Ndėrkohė, ishte bėrė publik edhe njė vendim i qeverisė, i marsit 2007, qė shpallte ndalimin nė tregun shqiptar (duke filluar nga 1 janari 2009) tė pėrdorimit tė naftės D2 pėr automjete dhe gjeneratorė. Njė vendim i tillė ka qenė pa koment, shumė i rėndėsishėm nė formulimin e ofertave pėr pjesėmarrėsit nė privatizimin e ARMO-s. Tjetėr ofertė bėhet kur produkti i objektit qė privatizohet ėshtė i shitshėm nė treg (pra qė mund tė kthejė shumė shpejt njė pjesė tė parave tė shpenzuara pėr blerjen e tij) dhe tjetėr ofertė (kuptohet shumė mė e vogėl) bėhet pėr njė objekt produkti i tė cilit ėshtė i ndaluar me vendim qeverie tė tregtohet. Kompanitė, konkurruese nė privatizim, duhet tė bėnin llogari qė nėse fitonin tė drejtėn e blerjes, duhet tė investonin pėr pėrmirėsimin e teknologjisė sė pėrpunimit tė naftės, pėr tė dalė mė pas nė treg me njė gazoil qė ndryshe nga D2-shi, pėrmbush mė mirė kėrkesat pėr ruajtjen e mjedisit.

    Eshtė e kuptueshme se kėta konkurrentė do ishin tė gatshėm tė investonim miliona euro apo dollarė mė shumė, nėse do ta kishin ditur se nė prag tė firmosjes sė kontratės e me fituesin e shpallur tė tenderit pėr privatizimin e ARMO, qeveria "Berisha" do tė merrte njė tjetėr vendim qė, ndryshe nga ai i vitit 2007, lejon pėrdorimin e D2-it tė prodhuar po nga ARMO. Padia e tė gjithė konkurrentėve mbi njė ndryshim tė pritshėm tė vendimit tė qeverisė lidhur me D2-shin, do tė fliste gjithsesi pėr barazi. Por kush siguron se informacioni nuk ka rrjedhur diku? Kush siguron se kompania fituese e tenderit, nuk ka pasur dijeni pėr njė ndryshim radikal tė rrethanave ekonomike tė ARMO-s pas privatizimit? Tė gjitha kompanitė, vendase apo tė huaja, konkurruese nė tenderin pėr privatizimin e ARMO-s, nuk kanė sesi tė mos ndihen tė mashtruara nga qeveria shqiptare.

    ***

    Vendimi i vonuar i qeverisė "Berisha", qė ndryshon njė vendim mė tė hershėm, gjithashtu tė qeverisė "Berisha" pėr ndalimin e gazoilit D2 nė tregun shqiptar, ka hedhur hije tė mėdha dyshimi pėr kapjen e gjithė procesit tė tenderimit tė ARMO-s. Nėse legjitimohet njė praktikė e tillė, atėherė ēdo qeveri mund tė pėrkeqėsojė artificialisht situatėn e njė objekti nė privatizim dhe mė pas, ta pėrmirėsojė atė duke lėnė kėshtu shtigje tė hapura pėr shkatėrrim tė barazisė sė konkurrimit, privilegjim dhe diskriminim tė subjekteve konkurruese, si dhe korrupsion. Ėshtė e vėrtetė se, sikundėr thotė edhe ministri Ruli, ta bllokoje pėrdorimin e D2-shit nga 1 janari, "do tė thotė tė bllokojė tė gjithė sektorin e nxjerrjes dhe pėrpunimit tė naftės, qė sot punėson 6500 punėtorė".

    Por mos vallė kjo ėshtė njė e vėrtetė qė ministri e zbuloi vetėm pasi u privatizua ARMO? Dhe kush na siguron se pas njė viti nuk do tė kemi njė vendim tjetėr qeverie qė po pėr interesat e "prodhimit vendas" dhe "popullit" nuk do ta shtynte pėrsėri ndalimin e gazoilit D2 edhe pėr mė tej? Gjithsesi, edhe nėse e pranojmė se Berishės apo Rulit u ndizen me vonesė llambat e inteligjencės apo "interesit publik", ka mjaft mėnyra tė tjera qė edhe punėtorėt e prodhimit vendas tė mbrohen, edhe privatizimi i ARMO-s tė mos komprometohej.

    Mjaftonte qė qeveria bashkė me vendimin e saj pėr lejimin e D2-it, tė anulonte edhe procesin e privatizimit tė ARMO-s. Aq mė tepėr qė kontrata me fituesin e shpallur (Taēi Oil) nuk ishte firmosur akoma. Qeveria pra, i kishte tė gjitha mundėsitė tė organizonte njė tjetėr proces privatizimi pėr ARMO-n ku tė gjithė pjesėmarrėsit nė tender, do ta dinin se D2-shi i ARMOS do tė vazhdojė tė tregtohet edhe nė 2009-ėn dhe pėr rrjedhojė, do tė bėnin ofertat pėr blerje tė ARMO-s mbi kėtė rrethanė ekonomike. Pas kėsaj, pa dyshim qė jo vetėm mė shumė miliona do tė derdheshin nė buxhet, por edhe duhmės sė squfurit nė atmosferė do t‘i shtohej mė pak nga duhma e njė korrupsioni qė po na mbyt.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte afer mendjes, qe qeveria shqiptare do te mbroje prodhimin vendas, naften e nxjerre ne Ballsh, nga fluksi i naftes se importit. Suksesi i ARMO tani qe eshte kompani private nuk mbush vetem buxhetin e shtetit me taksa dhe tarifa, por puneson edhe dhjetra punetore me te ardhurat e te cileve mbahet me buke familje te tera.

    Prodhimi i ARMO luan edhe nje efekt tjeter ne treg, konkurencen me cmimin e naftes se importit qe leviz perdite ne bursat nderkombetare. Ben qe edhe kur nafta shkon $140/fuci ne tregun boteror, shqiptaret vazhdojne te paguajne shume here me pak se cmimi qe paguajne tregjet e tjera qe nuk kane nje industri nafte ne vend.

    Kuptohet, privatizimi i ARMO dhe mbrojtja fiskale e qeverise per prodhimin e vendit, demtonin monopolin e naftes se Anastas Angjelit e kompani. Monopoli i Anastasit mbante me buke edhe disa gazeta e gazetare ne Tirane, qe me sa duket u eshte prekur direkt interesi.

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •