Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 86 prej 86
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    kriza zgjidhjet me investime, reforma qe te behen pagesat fiks, per energjine ashtu si deh per kartat e celularit, privatizimin e njesise shperndarese.
    Ajo sigurisht nuk zjidhet me veprime populiste, sic jane veprimet e shkodranve apo kuksianeve, per te mos shkuar me larg.
    ok

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    E cilat jane veprimet e shkodraneve e kuksianeve?
    Kriza zgjidhet me investime, po, por edhe tue mos e shite energjine jashte per me marre dollare qi duhen per me pague udhtimet e "sheikeve" shqiptare.
    KESH me qellim nuk ban cka asht elementare ne raportin me qytetaret, raportin kontraktual me individet. Sigurisht se dojne me e fute gjithcka ne nji rreth vicioz. Kur s'paguhet s'ka drita e kur s'respektohet kontrata e s'ka drita per 20 ore ne dite s'ka se si me u pague.
    Pse nji individ qi paguen duhet me ndeje ne terr se nuk paguen dikush tjeter? Ku jane pergjegjesite e te drejtat individuale, abc e demokracise?
    Pse edhe nji qi paguen duhet me ndeje ne terr e me u detyrue me u ndie i vjedhun kur paguen? A s'bahet me qellim?
    Pse tane e paguejne telefonin? Se tue mos pase se si me u shite impulset jashte si energjija, asht ba nji kontrate me perdoruesit, cka tentohet deri ne fund mos me u ba per energjine elektrike.
    Mandej ku jane investimet? E rrenat per burimet alternative?
    Thuej ma mire o krokodil se Sqipnija asht xhungel.

    Me qi shkodranet veprokan gabim, me thuej ti Krokodil cka do te ndodhte sikur energjija elektrike te prodhohej ne Terbac e te ishte burim i pasunise natyrore te asaj zone a kishte pase te njajtin reagim e durim si ky i shkodraneve? Shkodranet ala s'e kane djege Shqipnine as per ate cka kane te drejte e jo ma per me e vjedhe.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    krokodil73 shw tė gjithė toskėve krokodilė!

    Krokodil73.
    Ti qė je injorant nė enegjegjetikė nuk na prish punė! Por qė ke urrejtje toskėrane dhe mllef ndaj shkodranėve dhe kuksianėve, tregon vehten dhe justifikon NICK-un qė ke. Mos i fryj atij qulli krokodilso! Se asht ajo toskėni me ata udhėheqsa toskė qė e kanė lanė nė mjerim Veriun. Janė ata qė e shkatrruan sistemin energjetik dhe kunorėn mbi Drin. Por nėse banorėt e veriut nuk kanė rrymė elektrike prej vitesh, ti mos fol "nėna e Zeqos nė majė tė thanės!..." Mos harro qė edhe Zeqo toskė ka qėnė.
    Futu me mend nė kėtė temė dhe do shohėsh se unė e kam dhėnė zgjidhjen me studimin e dorzuar nė vitin 1994 dhe tok me mua bashkėpropozues Dr. Virgjil Stambolla dhe Docent Agim Ēiftja. Ndaj ti mos u pėrziej si pordha nepėr brekėt!
    Agim Doēi

  4. #84
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Energjetika

    Florian Papadhimitri - 22/04/2004

    Doda: Nė 2007, 24 orė energji

    Nė njė takim tė bėrė dje me pėrfaqėsues tė FMN-sė Doda ka bėrė njė analizė tė ministrisė qė drejton


    Zhvillimi i sektorit energjetik, industria e naftės, industria minerare dhe ajo joushqimore kanė qenė nė qendėr tė bisedės sė djeshme mes shefit tė misionit tė FMN-sė dhe ministrit tė Industrisė dhe Energjetikės. Julio Escolano, i cili ishte i shoqėruar nė kėtė takim nga pėrfaqėsuesi i misionit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Shqipėri Jan-Peter Olters ėshtė shprehur nė takimin me Viktor Dodėn
    se shenjat janė qė ky vit tė jetė i kėnaqshėm. Sipas tij, sektori energjetik gjatė kėtyre dy viteve ka shėnuar njė progres tė dukshėm falė rezervave ujore qė janė tė mira. Kėshtu me kėtė ecuri mund tė arrihet qė nė vitin 2007 popullsia tė furnizohet 24 orė pa ndėrprerje me energji elektrike. Ministri Doda ėshtė shprehur se qeveria shqiptare pėr sektorin energjetik ka operuar nė bazė tė tri dokumenteve bazė: Plani i Veprimit qė ėshtė detyrė vjetore, i realizuar nga Ministria dhe KESH, Politika Energjetike qė pėrmban disa detyra si privatizimi i sektorit tė shpėrndarjes dhe prodhimit tė energjisė, si dhe Strategjia Kombėtare e Energjisė.
    Ministri Doda ėshtė shprehur se ristrukturimi i KESH-it dhe ndarja sipas aktiviteteve, proces qė pėrfundon brenda kėtij viti, pėrbėn edhe hapin e parė drejt procesit tė privatizimit tė kėtij sektori. Si njė element tjetėr tė rėndėsishėm ministri Doda ka nėnvizuar reformėn tarifore qė ėshtė bėrė dhe qė po zbatohet gjatė kėtij viti, ku ēmimet janė vendosur nga institucioni i pavarur ERRE. Pėr sa i pėrket prodhimit tė energjisė, Doda ėshtė shprehur se rritja e burimeve gjeneruese tė energjisė i shėrben procesit tė fuqizimit tė sistemit energjetik shqiptar. Sipas Dodės, ėshtė nė proces tashmė TEC-i i Vlorės, si dhe janė nė proces afrimi investitorė nė burimet hidrike, ku HEC i Kalivaēit tashmė ka filluar nga ndėrtimi dhe po negociohet pėr ndėrtimin e HEC-eve tė tjera nė formė koncesionare. Para pėrfaqėsuesve tė FMN-sė Doda kė bėrė tė ditur se tashmė nė tregun e energjisė janė futur operatorėt vendas, pėr HEC tė vogla. Nė pėrfundim pėr kėtė sektor Doda kė deklaruar se brenda vitit 2007 Shqipėria do tė pėrmbushė tė gjitha nevojat pėr energji elektrike. Mė tej Doda ka informuar Escolano dhe Olters pėr ecurinė e sektorėve tė industrisė minerare dhe atė joushqimore.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri Berisha merr pjesė nė inagurimin e hidrocentralit tė Gjanēit, nė Korēė

    13/4/2007

    Sot, Kryeministri Berisha mori pjesė nė ceremoninė e inagurimit tė Hidrocentralit tė Gjanēit, i cili ndodhet 15 km nė jug tė Korēės. Ky hidrocentral ka njė kapacitet prej 3 megavat, me njė prodhim vjetor prej 6 deri nė 8 milion kW/h. Hidrocentrali ėshtė vepėr e dhėnė me koncension tė formės ROT (Rehabilitim, Operim dhe Transferim, me vlerė investimi prej 1 milion e 21 mijė euro.

    Nė takimin me drejtuesit, Kryeministri Berisha vlerėsoi teknologjinė e lartė tė sjellė nga investitorėt nė rehabilitimin e kėsaj vepre, duke bėrė tė mundur shfrytėzimin optimal tė burimeve hidrike.

    Kryeministri u shpreh se qeveria do tė inkurajojė dhe mbėshtesė investitorėt pėr ndėrtimin e hidrocentraleve tė vegjėl dhe tė mesėm, por edhe tė dhjetra HEC-ve tė mėdha, nėpėrmjet zbatimit sa mė tė favorshėm tė kuadrit ligjor pėr ta.

    Ndėr tė tjera, Kryeministri u shpreh:

    “Ėshtė njė kėnaqėsi e vecantė pėr mua qė tė inagurojmė sė bashku Hidrocentralin e Gjanēit, me tė cilin investitori sjell tekonologjinė mė tė mirė, pėr tė realizuar shfrytėzimin mė optimal tė burimeve. Me rehabilitimin e ketij HEC, prodhimit tė energjisė nė Shqipėri i shtohen edhe 3 megavat te tjerė. Me kėtė vepėr spikat, sė pari, suksesi i parteneritetit publik privat dhe ky sukses ėshtė garanci pėr suksese tė tjera tė hidrocentraleve tė kėtij kalibri. Vetem hidrocentralet nėn 10 megavat, tė marra sė bashku, shumė shpejt me kompletimin e tyre, nė mbarė vendin do tė mund tė prodhojnė energji sa njėri prej HEC mė tė mėdhenj tė vendit.

    Me kėtė dua tė theksoj se qeveria do tė inkurajojė dhe mbėshtesė ndėrtimin e qindra e qindra HEC-ve tė vegjėl dhe tė mesem, por edhe dhjetra hidrocentrale tė mėdha nė mbarė vendin. Dua tė garantoj zotin Spahiu dhe investitorėt e tjerė se KESH dhe Ministria e Ekonomisė dhe Energjitikės do tė krijojnė dhe do tė zbatojnė kuadrin mė tė favorshėm pėr koncesionarin.

    ERE (Enti Rregullator i Sektorit tė Energjisė Elektrike) do tė tregojė pėrkujdesje tė vecantė pėr ju si koncesionarė, si dhe pėr tė gjithė kolegėt tuaj. Energjia qė ju prodhoni kuotohet nė bursėn evropiane me pothuaj dyfishin e cmimit tė energjisė ndaj edhe ne do tė bėjmė cdo pėrpjekje qė nėpėrmjet importeve tu krijojmė mundėsi qė mallin tuaj ta shisni me ēmimin mė tė leverdisshėm. Nė kėtė mėnyrė, investimi do tė mund tu kthehet mė shpejt. Inkurajojmė investitorėt qė tė ndėrrmarrin nisma pėr tė ndėrtuar kudo HEC tė vogla, tė mesme dhe tė mėdha.

    Edhe njėherė uroj kompanine koncesionare, inxhinierėt, teknikėt, si dhe punonjėsit e talentuar qė kanė bėrė tė mundur kėtė rehabilitim tė mrekullueshėm.

    Nė pėrfundim, Kryeministri Berisha shtypi nė mėnyrė simbolike butonin e startimit tė punės pėr hidrocentralin e Gjanēit.

  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri Berisha merr pjesė nė konferencėn pėr zhvillimin e burimeve energjitike tė vendit

    12/4/2007

    Tė enjten paradite, kryeministri Berisha ishte i pranishėm nė konferencėn e organizuar nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės me temė “Zhvillimi i burimeve energjitike nė Shqipėri faktor kyē pėr zhvillimin ekonomik tė vendit”. Nė takim morėn pjesė Ministri i Ekonomisė dhe Energjitikės, Genc Ruli, Drejtori i KESH, Zoti Gjergj i Bojaxhi, pėrfaqėsues tė Instituteve kėrkimore-shkencore nė vend, pėrfaqėsues tė shoqatave tė prodhuesve tė energjisė elektrike, tė shoqatės sė ndėrtuesve si dhe specialistė tė fushės nga ministritė pėrkatėse.
    Takimi u organizua nė formėn e njė bashkėbisedimi me qėllim shkėmbimin e ideve ndėrmjet pjesėmarrėsve mbi problematikėn e burimeve hidrike.

    Kryeministri Berisha, duke marrė fjalėn nė konferencė, theksoi se qeveria do tė mbėshtesė me tė gjithė potencialin e saj, projektet e studiuesve vendas dhe tė huaj pėr shfrytėzimin sa mė optimal tė burimeve hidrike nė dobi tė konsumatorėve.

    Kryeministri garantoi se adaptimi i njė qėndrimi tė ri, aktiv, ndaj shfrytėzimit dhe pėrdorimit tė ujrave, do tė pėrbėjė njė nga pėrparėsitė mė madhore tė qeverisė.

    Duke vlerėsuar veēanėrisht ekspertizėn e grupeve tė specialistėve vendas, Kryeministri u shpreh se qeveria ėshtė e vendosur tė mbėshtesė dhe tė financojė pėr kompletimin e mėtejshėm tė studimeve tė bėra nė kėtė drejtim.

    Mė tej, nė fjalėn e tij, Kryeministri u shpreh:

    “Sė pari deshiroj tu pėrshėndes shumė pėrzemėrsisht, pėr pjesėmarrjen tuaj nė kėtė takim, si dhe tė shpreh vlerėsimin tim mė tė madh pėr projeket tuaja dhe tu siguroj se qeveria do tė mbėshtesė me tė gjithė potencialin e saj, pėrpjekjet tuaja, projektet tuaja, nė mėnyrė qė ujin ta shndėrrojmė nė njė pasuri kryesore kombėtare. Shqipėria ėshtė vendi i pasurive tė mėdha tė fjetura, pėr tė mos thėnė i pasurive tė cilat nuk ēlirojnė kapital dhe nė kėtė faktor qėndron dhe shkaku mė madhor mė themelor se pse ne jemi njė vend i varfėr duke patur pasuri tė jashtėzakonshme , masive tė tėra mineralesh qė sot ruajnė kuotat mė tė mira nė treguesit ndėrkombėtare. Brigjet mė tė bukura, duke patur Alpet, me pasuritė e tyre tė mėdha natyrore, por nė tė gjitha kėto pasuri unė kam qenė dhe mbetem i bindur se pasuria mė e madhe natyrore e shqiptarėve janė ujrat e Shqipėrisė. Ujrat e kėtij vendi pėrbėjne pasurinė mė tė madhe , mė tė cmuar, pėrbėjnė pasurinė e cila mund tė ndikojė mė shumė se tė gjitha tė tjerat nė tė ardhmen e kėtij vendi, tė kėtij kombi. Ndaj dhe ne duhet tė rivendosim, tė pėrshtasim , tė adaptojmė njė qėndrim tė ri aktiv, ndaj ujrave, shfrytėzimit, pėrdorimit tė tyre dhe kjo, dua tu grantoj se pėrbėn njė pėrparėsi madhore, absolute tė qeverisė sonė.

    Kjo pasuri e madhe tė cilėn unė sėrish e konsideroj tė parėn ėshtė injoruar vecanėrisht 25 vitet e fundit nė mėnyrėn mė tė pafalshme. Nė rast se kėto vite tė cerekshekulli, fokusi mbi ujėrat do tė kishte qenė ai qė meriton, me bindjen time mė tė thellė po u them se Shqipėri do tė ishte 2 apo 3 herė mė e mėkėmbur se sa sot. Nisur nga kjo, ne kemi vendosur tė pėrqėndrohemi fuqimisht tek ujėrat, nė studimet e tyre mė moderne, duke theksuar se studimet e bėra janė studimet mė serioze tė bazuara nė metoda tė kohės, por qė janė tė vlefshme edhe sot. Cfarėdo qė nevojitet pėr kompletimin e tyre qeveria ėshtė e vendosur tė investojė, tė mbėshtesė, tė financojė. Nė kėtė kontekst tė gjitha pėrpjekjet janė bėrė, po bėhen disa riorganizime, nė mėnyrėn qė ekspertiza e akumuluar tejet e cmuar tė mos e marrė e lumi dhe tė pėrfundojė bashkė me lumin nė letra, por tė shndėrrohet njė ekspertizė tė cmuar pėr shoqėrinė , pėr vendin, pėr kombin. Ndaj dhe thirrėm kėtė takim si njė stad, njė zhvillim nė drejtim tė njė qėndrimi krejtėsisht tė ri ndaj kėsaj pasurie tė parėn e vendit, burimeve, basenave . Ne vijmė nė kėtė moment pasi kemi pėrgatitur njė kuadėr ligjor, ende jo tė plotė por tė pėrshtatshėm, pėr tė ndėrmarrė projekte tė tė gjitha kalibrave nga mė tė vegjlit deri tek mė tė mėdhenjtė. Nė kėtė kontekst, ligji i partneritet publik privat ėshtė njė mundėsi e madhe. Ky ligj ka korrigjuar defektet e ligjit tė vjetėr posaēėrisht pėr fushėn e ujėrave dhe tė energjisė. Ne do inkurajojmė dhe do tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė 18 apo 20 miliard kilovat orė potencial hidrik i vendit tė shndėrrohen nė energji dhe e shpallim kėtė pėrparėsi absolute tė qeverisė qė unė kryesoj. Ne do tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė ēdo metėr kub tė shfrytėzohet nė mėnyrė optimale. Ne do tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė kapitali vendas dhe ai ndėrkombėtar tė angazhohet nė ndėrtimin e kėtyre veprave hidrike tė njė rėndėsie jetike pėr Shqipėrinė. Ne do tė bėjnė ēdo investim pėr tė rifreskuar dhe ripėrtėrirė studimet pėr ujėrat dhe ujin nė tėrėsi. Sikundėr mendoj se pranė universitetit tė funksionojė njė grup specialistėsh tė shquar tė kėsaj fushe, grup i cili t’i sjellė qeverisė skemėn mė tė mirė tė mundshme tė veprave hidroenergjetike dhe qė tė jetė njė lloj masterplani kushtėzues pėr qeverinė nė tė gjithė veprimtarinė e saj. Tashmė ekziston njė fillim, janė hedhur ose hidhen kėto ditė nė treg rreth 50 hidrocentrale tė vegjėl, tė tjerė projektues po punojnė pėr hidrocentrale tė kalibrave tė tjerė nga tė vegjėl deri tė mėdhenj. Ėshtė ende fillimi, sepse nuk mund tė fshehim stadin fillestar nė tė cilėn ne ndodhemi dhe kur them kėtė dua tė theksoj se duhet tė jemi shumė aktivė tė guximshėm, nė mėnyrė qė kėtė pėrparėsi ta konkretizojmė dhe kėtė pasuri tė madhe kombėtare, qė ushqen tenderat e kripura, ta shndėrrojnė nė energji, nė drita dhe nė pėrdorim tė qytetarėve shqiptarė.

    Qeveria ka ndjekur dhe ndjek me masa konkrete dhe hapa tė veēantė njė politikė tė qartė nė mbėshtetje tė biznesit dhe tė investimeve. Ėshtė shumė normale qė nė njė shoqėri tė lirė tė ketė diskutime tė ndryshme, por unė nuk mund tė mos theksoj njė moment. Nė filozofinė fiskale botėrore janė dy rryma: rryma marksiste e taksės progresive dhe e kundėrta e saj, rryma e taksės sė sheshtė. E para godet tė pasurin dhe synon goditjen e tyre. E dyta bazohet nė konceptin se njė shoqėri nuk mund tė pasurohet kurrė duke goditur tė pasurit, e kundėrta ndodh, ndaj dhe ėshtė e taksės sė sheshet, e taksės sė ulėt dhe jo e taksės progresive. Kjo ėshtė e kthjelltė sa ē’ėshtė uji i Semanit, Bistricės apo Valbonės. Vetėm ai qė noton nė ujėra tė turbullta nuk e ka tė qartė se kėto dy filozofi janė krejtėsisht tė kundėrta. Ndaj ju siguroj ju, projektuese dhe investitorėve, se qeveria do t’i pėrmbahet filozofisė sė saj tė taksave tė ulėta, se Enti Energjetik Shqiptar, sot publik, nesėr i privatizuar dhe disa funksione do t’i transferohen qeverisė, do tė nėnshkruajė me ju marrėveshjen e blerjes afatgjatė tė energjisė me kushtet e tregut tė lirė. Njė nga porositė mė tė prera qė i kam pėrcjellė drejtorit tė ri tė KESH-it ėshtė ndershmėria ndaj jush, kontrata tė rregullta me ju, jo injorim. Pėrkundrazi, i kam kėrkuar drejtorit tė KESH-it qė, nė kėtė nismė tė madhe qė ne ndėrmarrim, duhet tė jemi shembull. Ata qė kanė ndėrtuar, ata qė menaxhojnė duhet tė shohin tek ne jo borxhlinjtė, por partnerin, i cili i paguan me ēmimin e tregut dhe me korrektesėn mė tė madhe.
    Ju do tė shprehni kėtu mendimet si tė shfrytėzohen mė mirė edhe HEC-et ekzistuese, tė cilat edhe ato nė njė mėnyrė janė braktisur, janė bėrė disa ndėrhyrje nė turbina, por a kanė pasur ato menaxhim modern. Ne nisim sot dialogun me ju, nė mėnyrė qė kjo pasuri e madhe, e fjetur, qė shkon nė det, tė shndėrrohet nė vlerė dhe kapitalin mė tė ēmuar pėr Shqipėrinė e shqiptarėt”.

    Kryeministria

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •