Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 86
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Kriza energjitike shqiptare

    Duke menduar se problemi kryesor qe ka Shqiperia sot eshte zgjidhja e krizes elektroenergjitike mendova se ishte me vend te reflektohej mbi kete teme pasi dhe vete zhvillimi i ekonomise shqiptare eshte i varur ne menyre direkte me zgjidhjen e ketij problemi. Atehere mendimi dhe sygjerimet tuaja do te ishin te mirepritura mbi te metat e sistemit, pasojat qe shkaktojne, njerezit qe drejtojne si dhe zgjidhjet per te ardhmen...
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ja qe ku fillojne abuzimet. Metoda e thjeshte dhe kuptohet dhe nga me budallenjte. Gjendja lihet te degradohet, digjen transformatore, ska me energji dhe blerja e tyre behet me prokurim te drejtperdrjete e pa tender pasi eshte urgjente!!


    Qeveria autorizon Korporatėn pėr tė blerė tre autotransformatorė


    --------------------------------------------------------------------------------

    a.k.

    TIRANE

    Qeveria i dha leje KESH-it qė tė blejė tre autotransformatorė. Njė nga kėta autotransformatorė do tė pėrdoret pėr riparimin e defektit qė ka lėnė pa drita Tiranėn. Blerja e autotransformatorėve do tė bėhet me kėrkesė pėr kuotim dhe jo me tnder. Kjo blerje do bėhet pėr tė riparuar dėmin e shkaktuar nė nėnstacionin elektrik. KESH-i pas defektit tė autotransformatorit ka kontaktuar kompaninė Konēar Poėer Transformet LTD, prodhuese e kėtij autotransformatori, si dhe me Remontin elektrik Elbasan e cila merr pėrsipėr riparimin e tyre.

    Dėmtimi i kėtij autotransformatori nė Tiranė ka bėrė qė KESH dhe Ministria e Industrisė dhe Energjitikės tė kėrkojė nga ana e Kėshillit tė Ministrave leje pėr tė kryer njė blerje pėr tre autotransformatorė tė rinj pėr tė qenė gati nė raste tė tilla defektesh tė cilat kėrkojnė kohė qė tė riparohen dhe mund tė lėnė nė errėsirė qytete tė tėra. Sipas KESH pėrdorimi i procedurave me tenderim pėr blerjen e kėtyre autotransformatorėve do tė zgjaste, ndėrkohė qė kėto pajisje mė parė janė marrė nga firma kroate e cila ka bėrė prodhimin edhe tė autotransformatorit qė u dėmtua pak ditrė mė parė nė Tiranė.

    Perse nuk blihet ose riparohet vetem nje transrofmator me prokurim te drejtperdrejte dhe dy te tjeret te blihen me tender te hapur internacional ne menyre qe sistemi elektroenergjitik shqiptar te kete cilesine me optimale me nje ēmim sa me te ulet?!
    Si mund ta justifikoje kete gje ministri i industrise e energjitikes Viktor Doda dhe drejtori vogelush i KESH-it Andis Harasani?!
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Mbetet enigme shitesi i 5 miliarde kE/h energji
    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka shpallur ende firmen fituese te tenderit per blerjen e energjise per vitet 2003-2004. Megjithese ka tre dite qe jane publikuar ofertat financiare, keshilli drejtues i ketij tenderi mban ende peng fituesin. Anetaret e tij tregohen shume te rezervuar ne lidhje me informacionin per ecurine e tij. Nga ana tjeter, burimet zyrtare te KESH-it pohojne per median vetem faktin se specialistet jane duke punuar per te zgjedhur fituesen nga tre firmat pretendente te tenderit. Ata jane duke studiuar te gjitha ofertat e ofruara duke i krahasuar ato me njera-tjetern per te gjetur me te miren. Por keshilli drejtues i KESH-it nuk di te jape ende nje afat te percaktuar se kur do te perfundoje shqyrtimi i ofertave te tre firmave pretendente per shitjen e 5 miliardeve kE/h energji elektrike. Tani, nuk dihet me asgje se cfare ndodh me tenderin ne fjale. Mediat kane qene te pranishme vetem gjate procedures se hapjes se ofertave, ndersa per me pas ato nuk jane njofura per asgje. Procesi i transparences se Korporates Elektroenergjetike Shqiptare duket se mbaron me publikimin e ofertave dhe vetem kaq, me tej nuk dihet asgje. Tani pritet vetem qe ekspertet e keshillit drejtues te tenderit ne fjale te shpallin ne nje nga ditet e aferta emrin e firmes fituese. Duket se pikerisht fshehtesia e proceseve pas publikimit te ofertave te tenderit, po shfrytezohet nga ana e strukturave te Partise Deomkratike per te deklaruar se ky tender po zhvillohet ne menyre jo korrekte. Per nje fakt te tille, sekretari i pergjithshem i PD-se, Ridvan Bode ka publikuar dy dite me pare faktin se opozitaret i akne kerkuar organit te akuzes te fillojne hetimet per tenderin e blerjes se energjise nga ana e KESH-it. Sipas tyre, firma fituese eshte zgjedhur para se te zhvillohet tenderi. Ky tender parashikon blerjen e sasise totale te energjise elektrike prej 5 miliarde ke/h. Per kete sasi blerje eshte caktuar fondi limit prej 160 milione dollare nga ana e qeverise shqiptare. Kjo sasi do te jete e shperndare ne menyre te barabarte me nga 2.5 miliarde ke/h per secilin nga vitet 2003 dhe 2004. Importi i energjise elektrike eshte percaktuar nga ana e donatorit Banke Boterore si nje nga masat kryesore qe duhet te plotesoje qeveriashqiptare ne kuadrin e Programit te Masave gjate periudhes se viteve 2003-2004.

    Si ka mundesi qe ne proēeduren e nje tenderi te mos kete data per marrjen e vendimit?!
    Ne ēdo proēedure tenderimi normalisht jepen datat e dorezimit te dokumentave si dhe data e shpalljes se fituesit, keto percaktohen ne fillim e jo pasi jane marre ofertat!
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Re: Deri kur do te vazhdoje kriza elektroenergjitike shqiptare?

    Ky problem eshte dhe "thembra e Akilit" per ekonomine shqiptare. Pa sigurimin e energjise elektrike nuk ka se si te ecim para, pasi investimet mbesin ne vend numero. Me gjeneratore te prodhimit te energjise nuk shtyhet gjate... kane harxhe te shumta.

    Nje nga gjerat qe shqiptaret ne keto 10-12 vjet krize energjitike nuk kane mesuar (se mos ne te tjerat...) eshte fakti i te kundershtuarit apo i kerkeses se llogarise kundrejt organeve kompetente.

    Eshte e vertete qe nje pjese e papergjegjshme e popullates nuk paguan faturat e energjise, por duket se dhe ajo pjese qe eshte korrekte me KESH-in nuk ngre zerin e protestes.
    Popullata shqiptare ka nenshkruar kontrate me KESH-in dhe kjo kontrate eshte shkelur me te dyja kembet nga ky organ. Atehere perse nuk kerkohet respektimi i kontrates ? Pse mjaftohet vetem me ngritjen e duarve nga qielli ne kerkim te pak "dritave" ?

    Nuk them se shteti nuk ka faj ne kete mesele, madje eshte ai qe mban mbi shpatulla cdo pergjegjesi per mungesen e energjise elektrike ne Shqiperi, duke mos paraqitur asnje program te sakte per permisimin e gjendjes, por mjaftohet vetem me nderrimin e shefave te KESH-it dhe ngritjen e ēmimit te energjise elektrike vit pas viti.

    Ēka mua me shqeteson eshte reagimi amorf i shqiptareve. Ne s'jemi mesuar te shprehim pakenaqesite tona dhe ne ato raste kur kemi ēdo te drejte per ta bere nje gje te tille.

    50 vjet monizem, shtypje ndjenjash dhe mendimesh te lira na kane kthyer ne masa amorfe...

  5. #5
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    PA PRIVATIZIM nuk rregullohet gjo jo.
    Privatizim dhe konkurrenca midis dy - tre kompanive ngre cilesine dhe ul cmimet.

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Pergjegjesine kryesore e mban ne rradhe te pare Kryeministri pasi eshte ai qe emeron Ministrin e energjise dhe industrise dhe ne te njeten kohe drejtorin e pergjithshem te Kesh-it ( pavaresisht se me ligj eshte kopetence e keshillit mbikqyres te Kesh-it).
    Keshtu qe kryeministri ka fuqi te plote pet te rregulluar apo keqesuar gjendjen ne sektorin e energjise ne Shqiperi.
    Pa folur per te kaluraen ku te gjithe kryeministrat qe nga viti 1990 kane pergjegjesine e tyre per keqesimin e gjendjes, le te shohim ēfare ka bere Fatos Nano per problemin me te rendesishem te qeverise se tij.
    U bene 4 muaj qe ka marre qeverine ne dore dhe qe atehere perveē nderrimit te drejtorit te pergjithshem dhe si pasoje nderrimit te pothuaj gjithe stafit drejtues asnje gje tjeter nuk eshte bere.
    Drejtori i ri Harasani 30 vjeēar nuk ka dhene asnje prove tjeter perapara se ti besohej ndermarrja me e madhe, me e veshtire dhe me strategjike per ekonomine e vendit!
    Ka qene ne nje shoqate bamiresie ne Kosove perpara dhe qe aty i besohet korporata qe ka ne dore zhvillimin e ekonomise se Shqiperise! Gabim shume i rende per nje kryeminister qe siē dihet ka qene dhe profesor ekonomie!
    pothuajse te gjithe specialistet qe njihnin sistemin elektroenergjitik shqiptar, qe njihnin Kesh-in dhe problemet e korporates, ose kane dale ne pension ose u larguan nga puna pur tu hapur vendin shokeve te kalamajeve qe morren pushtetin dhe si rrjedhim morren ne te njeten kohe peng ekonomine shqiptare. Asnje strategji e qarte per daljen nga kriza nuk eshte perpiluar, asnje plan, projekte te ndryshme qe i jane paraqitur drejtpersedrejti Ministrit Doda si dhe Kryeministrit Nano jane lene pa pergjigje dhe pa dhene asnje shpjegim! qeveria po genjen popullin kur thote se kriza do te kalohet pasi asnje mase nuk eshte marre dhe ska ndermend te merret per te rregulluar diēka te tille.
    Le te jape llogari Nano perse nuk e ben projektin e shumefolur nga mediat per optimizimin e kaskades se Drinit ku rritja e prodhimit te energjise ishte mjaft e konsiderueshme dhe do te kryhej nga nje kompani gjigande evropiane Matra!!
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    KESH: Do fillojme eksportin e energjise

    Ministria e Industrise dhe Energjitikes po shikon mundesine se eksportit te energjise, me qellim shlyerjen e disa borxheve qe KESH ka marre ne vendet e huaja per furnizmin e popullates gjate dimrit te kaluar. Qe dje eshte ngritur nje grup pune ne KESH per te ndjekur situaten ne vijimesi kryesisht per uljen e nivelit te ujerave ne HEC-et e Vaut te Dejes, Komanit e Fierzes, te cilat ditet e fundit kane qene teper te larta. Sakaq, pothuajse te gjitha basenet e hidrocentaraleve kishin arritur nivelin kulmor te tyre gjate reshjeve te shtatorit te vitit te kaluar. Keshtu, sipas nje njoftimi te Ministrise se Industrise dhe Energjitikes furnizimi i konsumatoreve me energji do te behet deri ne nivelet qe lejon sistemi i shperndarjes, ndersa pjesa tjeter e energjise do te eksportohet. Keshtu KESH do te hyje keto dite ne kontakt me Maqedonine, Kosoven, Greqine per eksportin ose depozitimin e energjise. Ne te njeten kohe KESH do te marre masa per rregullimin e raporteve te importit dhe te prodhimit ne vend te energjise elektrike, duke i dhene prioritet furnizimit te konsumatoreve me energji te prodhuar ne vend. Sakaq, kufizimet e energjise elektrike ne vend arrijne nga 2 deri ne 18 ore dites, te cilat sipas KESH, jane te pashmangshme per shkak te defekteve ne rrjetin e shperndarjes se energjise elektrike dhe mospageses se detyrimeve ndaj koorporates nga ana e konsumatoreve.

    Ministri Doda para 2 javesh eshte shprehur kundra projektit te optimizimit te kaskades se Drinit (projekt te cilin ka me shume se nje vit qe ndodhet ne zyren e tij dhe financohet nga banka e detit te zi) dhe pse ky i fundit rrit prodhimin e energjise se kaskades me rreth 200 GW/ore ne vit (gati sa nje hidrocentral i ri).
    Po te lexojme ne artikullin e mesiperm eshte po Doda qe propozon ngritjen e nje grupi pune per te optimizuar prodhimin ne kaskaden e Drinit!!! KESH-i nga mosrealizimi i ketij projekti humbet ēdo muaj 400 mije dollare us pa folur per energjine qe u mungon konsumatoreve dhe ekonomise shqiptare.
    Rrofte Ministri Doda dhe kryeministri Nano qe po na rregullojne krizen enerhjitike dhe po u sjellin femijeve shqiptare drita e uje.
    Rrofte opozita me Salen ne krye qe mobilizon popullin dhe i kerkon llogari qeverise ne parlament per krizen ne te cilen ndodhet vendi.
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    po tallin b.then apo jane budallepsur njerezit ketu?!
    PAUCA SED MATURA

  9. #9
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ku po e shef budallepsjen e njerezve?!
    Just God Can Judge Me

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ne Tirane duket se pas ngritjes se cmimit te energjise elektrike s'po ka me prerje dritash.

    Per sa do te zgjase kjo faze e mosnderprerjes se dritave?

    Mendoni se me ngritjen e cmimit, kriza do kalohet ?

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •