Përshëndetje antarë,
Jam shumë kurioz të dij se cili është qëndrimi i juaj kundrejtë martesave, vrasjeve apo më konkretishtë jetës e cila bëhet në vendet Islamike. Vetë jam Musliman, por qëndrimi im kundrejtë martesave me të mitur (Një ... vjeçarë me një 12-... vjeçare) nuk është "
PRO", realisht dhe ndoshta gabimisht është "
ANTI", me të vërtetë jam kundër këtyre martesave, siç dhe jam kundër fjalës "
All-llahu e shkatërroftë" në kohën kur mund të përdoret "
All-llahu e udhëzoftë".
13 Vjecarja nga Jemeni vdes nga plaget e marra ne zonen gjenitale dhe hemorragjia e rende
Lajme të tilla si këto, si ju bëjnë të ndjeheni ?!
Ndërsa sa i përket zëvendësimit të fjalëve të lartëpërmedura për të cilën gjë unë jam "PRO", mendoj se do të ishte më mirë që në vend të një dënimi me vdekje të ipet një burg i përjetshëm, që ndoshta dhe mund të kemi dobi nga kjo, bëhet fjalë për një pendim.
Nuk po mundohem në asnjë form të ofendoj Islamin, sepse kështu ofendoj dhe vetveten, por thjesht dua të tregoj që unë jam kundër një
martese që për mua tingëllon "
e palogjikshme" dhe disa
fjalëve apo
veprave që gjithashtu tek unë tingëllojnë si "
të palogjikshme" dhe doja shumë që të dija dhe mendimet tuaja!
Krijoni Kontakt