Si te behemi zemerbute?

1.Prej shkaqeve mė tė mėdha pėr zbutjen e zemrės sė robit ėshtė leximi i Librit tė Allahut,subhanehu ve teala.
Me asgjė tjetėr nuk mund tė zbutet zemra ashtu si zbutet me kėtė libėr madhėshtor,ēudirat dhe mirėsitė e tė cilit nuk kanė pėrfundim.

Andaj,prej mirėsive mė tė mėdha qė Allahu ia dhuron robit tė tij ėshtė inspirimi pėr lexim tė shumtė tė Kur’anit Famėlartė lexim me meditim dhe ndikim.
Thotė Allahu,subhanehu ve teala:

“Dhe atyre ua sollėm librin tė sqaruar me argumente”.(Araf-52)

Njeriu mė zemėrbutė ėshtė ai i cili kur lexon fjalėt e All-llahut, subhanehu ve teala,i dridhet zemra dhe i pėrmallohet pėr All-llahun e Lartė dhe i zgjerohet gjoksi.
I lexon ajetet e Kur’anit, tė cilat e nxjerrin prej ngushtisė sė kėsaj dunjaje nė gjėrėsinė e ahiretit, e afrojnė kah premtimi i All-llahut, pėr tė cilin premtim fluturon nga gėzimi i madh duke shpresuar mėshirėn e tė Gjithėmėshirshmit. Ato ajete, pastaj, e shėtisin ate nėpėr kėrcėnimet e All-llahut, derisa trishtimi i xhehenemit i parafytyrohet nė ato momente, ashtu qė, zemra i thyhet dhe i pėrulet All-llahut mė tepėr.
Mu pėr kėtė, mund tė vėresh se ata qė mė sė tepėrmi e lexojnė Kur’anin janė njerėzit mė zemėrbutė,sepse All-llahu,subhanehu ve teala, ua ka zbutur ate,Ai ka thėnė:

“Juve ju erdhi kėshilla prej Zotit tuaj,nė tė cilėn ka shėrim pėr atė qė fshihet nė gjoks”.(Junus-57)

Ngurtėsia e zemrės ėshtė sėmundje, dhe Allahu dėshmon se shėrimi i saj gjindet nė librin e Tij.
Pra, nuk mund qė zemra tė zbutet me asgjė ashtu si zbutet me librin e Allahut, subhanehu ve teala.
Ky ėshtė shkaku pse Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha Abdullah ibėn Mes’udit: “Mė lexo Kur’an”, tha: O i dėrguar, si tė tė lexoj ty, ndėrsa ty tė ka zbritur?
I tha: “Kam dėshirė qė ta dėgjoj prej tė tjerėve”.
Tha Ibėn Mes’udi radijallahu anhu: “Fillova t’ia lexoj suren en-Nisa derisa arrita te ajeti:

“Dhe si do tė jetė gjendja e atyre (qė nuk besuan), kur Ne do tė sjellim dėshmitarė pėr ēdo popull, e ty do tė sjellim dėshmitarė mbi ata (qė nuk tė besuan)? Atė ditė ata qė nuk besuan dhe kundėrshtuan tė dėrguarin, do tė dėshironin qė toka tė rrafshohej mbi ta, ngase nuk mund t'i fshehin All-llahut asgjė”. (Nisa-41,42) Te ky ajet mė tha: “Mjaft”, e shikova dhe pashė sytė e tij si kishin filluar tė lotojnė.”

Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu me devotshmėri mė tė plotė ndaj All-llahut, subhanehu ve teala, ndonjėherė, gjatė leximit tė Kur’anit nė namaz tė drekės, u dėgjonte njė zė sikurse vluarja e ujit nė kazan. Kjo ndodhte prej qajtjes sė tij dhe butėsisė sė zemrės qė kishte.

Gjeneratat e para (selefu salih) e lexonin Kur’anin me shumė devotshmėri dhe kjo ndikonte nė zbutjen e zemrės, nė shtimin e devotshmėrisė dhe nė zgjėrimin e gjoksit.
Ka ndodhur shpesh,kur ishin tė hidhėruar, lexonin ca ajete dhe menjėherė iu zbutej zemra, kur u vinin tė mira nga kjo dynja, lexonin ca ajete dhe menjėherė e jipnin atė pasuri nė rrugė tė All-llahut, subhanehu ve teala.

Pra,ai qė do lumturinė e plotė, tė jetė zemėrmirė dhe punėmirė, atėherė le ta zgjedh pėr udhėheqės tė tij Kur’anin Famėlartė nė ēdo gjė.

2.Prej shkaqeve ėshtė edhe duaja (lutja).Ta lutė All-llahun pėr zemėr tė butė e tė devotshme dhe tė kėrkojė mbrojtje nga zemra e ngurtė. Poashtu tė kėrkojė nga All-llahu, subhanehu ve teala, mbrojtje prej fitneve dhe sprovave tė ndryshme tė cilat ia ngurtėsojnė zemrėn.

3.Bamirėsia ndaj prindėrve.Ai i cili u bėnė mirė prindėrve dhe e futė gėzimin nė zemrat e tyre, All-llahu i zgjeron gjoksin, ia ndriēon zemrėn dhe ia bėnė ate tė butė.
Dhe ashtu bėhet meritor pėr xhenetin, banorėt e tė cilit u zbuten zemrat dhe u zgjerohen gjoksat ēdoherė kur bėjnė, shohin apo dėgjojnė pėr mirėsi e devotshmėri.

Kush ėshtė i lumtur?! I lumtur ėshtė ai i cili ėshtė bamirės ndaj prindėrve, i cili duke mos e harruar hakun dhe vlerėn e nėnės dhe babės u ka bėrė mirė sa ka mundur.
Kėtė njeri, mund ta vėresh se ēdoherė kur del prej shtėpisė sė prindėrve, prindėrit e tij i ngrisin duart pėr tė bėrė lutje pėr tė birin (bijėn).Ashtu qė e mbulon mėshira e All-llahut kudo qė tė gjindet.
Mund ta vėresh se ky njeri ka zemėr tė butė dhe ėshtė vepėrmirė.

Si dhe, e kundėrta me tė kundėrtėn.Prej shkaqeve mė tė mėdhaja qė e ngurtėsojnė zemrėn ėshtė mosrespektimi i prindėrve –All-llahu na ruajtė.

4.Vizita e farefisit. I viziton mixhallarėt,hallat,dajallarėt dhe tezet.
I viziton edhe nėse jetojnė larg.Hyn nė shtėpitė e farefisit duke qenė bamirės ndaj tyre,i kėnaqur me mikpritjen,dashamir i farefisit dhe i devotshėm ndaj All-llahut,subhanehu ve teala.

Pra,kush kujdeset pėr mbajtjen e lidhjeve farefisnore edhe All-llahu do tė kujdeset pėr tė, e kush nuk kujdeset pėr ato lidhje, edhe All-llahu nuk do tė kujdeset pėr atė njeri.
Kur All-llahu, subhanehu ve teala, do tė kujdeset pėr tė, atėherė ai do tė bėhet prej njerėzve mė zemėrmirė dhe zemėrbutė. Rrallėherė mund tė gjesh njeri zemėrbutė, e i cili nuk kujdeset pėr lidhjet farefisnore.

5.Dashuria e dijetarėve dhe njerėzve tė mirė. Poashtu edhe lutja pėr ta, qofshin tė gjallė apo jo.
Njeriu zemėrbutė i do dijetarėt, i do ndejet me ta dhe ka dėshirė tė dėgjojė fjalėt e tyre.
I do pėr shkak se ulematė janė njerėz tė All-llahut, njerėz qė i respektojnė urdhėrat e tij, njerėz tė cilėt i thirrin tė tjerėt nė praktikimin e ligjeve tė All-llahut dhe mundohen t’i largojnė prej gjėrave qė i ka ndaluar All-llahu, subhanehu ve teala.

All-llahu i ka mbivlerėsuar dijetarėt ndaj njerėzve tė thjeshtė, atyre ua ka besuar kėtė fe, sidomos imamėt e gjeneratave tė para, kolosėt nga koha e sahabėve, tabiinėve dhe etbau tabiinėve.
Ata i pėrmendim vetėm pėr tė mirė, lutemi pėr ta, pėrmendim veprat madhėshtore tė tyre dhe flasim rreth vlerės sė tyre.
Ndėrsa, dijetarėt qė i kemi gjallė, i vizitojmė, lutemi qė All-llahu t’u jep tė mira ashtu si lutemi pėr vete, e All-llahu di mė sė miri se ēka ėshtė e mirė dhe e dobishme pėr kėtė ummet.

6.Bamirėsia ndaj tė ngratėve. Thotė All-llahu, subhanehu ve teala:

“E ai nuk bėri gjė pėr tė kaluar udhėn e rrėpirėt. E ē'gjė tė mėsoi ty se ē'ėshtė rruga e rrėpirėt? Ėshtė lirimi i njė skllavi, ose dhėnia e ushqimit nė kohėn kur mbretėron uria.
Ndonjė jetimit qė ėshtė i afėrt, ose ndonjė tė varfėri qė e ka molisur varfėria. E pastaj tė bėhej prej atyre qė besuan, qė kėshilluan njėri-tjetrin pėr durim dhe qė kėshilluan pėr mėshirė”.
Shih mirė, se pas atyre ajeteve tha: “E pastaj tė bėhej prej atyre qė besuan, qė kėshilluan njėri-tjetrin pėr durim dhe qė kėshilluan pėr mėshirė”. Beled 11-17)

Pra,zemėrbutė ėshtė ai qė kėshillon tė tjerėt pėr mėshirė, por, kur? Kur e kaloi udhėn e rrėpirėt, e cila ėshtė shumė e vėshtirė d.m.th. lirimi i robit. Ndėrsa, ajetet: “ose dhėnia e ushqimit nė kohėn kur mbretėron uria.
Ndonjė jetimit qė ėshtė i afėrt, ose ndonjė tė varfėri qė e ka molisur varfėria”, ndonjėherė ėshtė mė madhėshtore sesa lirimi i robit, pėr shkak tė gėzimit tė madh qė futė te i ngrati (i varfuri). Paramendo njė vejushė muslimane e cila nėpėr mbeturina publike kėrkon diē pėr t’i veshur apo pėr t’i ushqyer fėmijėt e saj. Nė kėtė moment i afrohesh dhe i dhuron diēka qė ia plotėson nevojat e saja. Paramendo se ēfarė gėzimi dhe mėshire do tė pėrjetojė ajo nė kėto ēaste.

Vallahi, prej kėshillave mė tė mėdhaja qė i japin dijetarėt dhe qė mė sė tepėrmi u japin rėndėsi ėshtė:bamirėsia ndaj grave tė dobėta.
Andaj, dije se kur tė takosh ndonjė grua muslimane tė nevojshme dhe i ndihmon nė largimin e asaj nevoje, dije, se posa tė largohesh prej saj, do ta ndiesh butėsinė dhe devotshmėrinė e zemrės nė sasi qė vetėm All-llahu e din!

Njerėzit janė gradė-gradė, shumė njerėz e kanė arritur lumturinė e kėsaj bote dhe tė tjetrės, si rezultat i lutjes sė ndonjė gruas, qė e ka bėrė nė terrin e natės apo nė dritėn e ditės.
Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Ai qė kujdeset pėr vejushet dhe jetimat ka shpėrblimin sikurse ai qė falet pandėrperė dhe agjėron pandėrprerė”.

Lusim All-llahun e Madh,Zotin e Arshit tė madh tė na bėjė zemėrbutė e zemėrmirė.

Lutja jonė e fundit ėshtė:falėnderimi i takon Zotit tė botėrave,ndėrsa paqJa, mėshira dhe bekimi qoftė mbi Muhammedin,familjen dhe shokėt e tij.