Ti qe je anti Islamike nuk e diskutoj as une e asnje antar sepse edhe je deklaru, por qe thua genjeshtra dhe gjera apstrakte dhe nga me injorante edhe kte nuk e diskuton askush sepse vet nga opinionet tua tregon qe nuk ke aftesi te sheh asgje me shum se hunden tende.
Kultur shqiptare, pyetje e thejsht ne shikim te par, por e veshtir te gjehet ne Shqiperi kjo kultur shqiptare. Ku ne nje periudh te regjimit se pari enveri ju ckombetarizoi dhe u mundua gjithqka te bente per kete ckombetarizim. Ai guxoi te nderhy edhe ne flamur duke e shtuar yllin. Ne kete periudh u be masaker ndaj Islamit u vran dijetar iu internuan familjet e tyre, u shkaterruan xhamit etj. Pra ketu shohim se nuk asnje nderhyrje Islami dhe asnje rrezik nga Islami sepse e crrenjoset ate. Erdhi peridha postkomuniste, u qelen kufit, pat boten perendimit etj. Nga kjo liri ju nuk ditet te ruani ate lujtur shqipetare, ju moret kultura te te huajve, duke fillu nga mediat qe cdo emision tani ne tv shqipetare eshte kopju nga te huajt dhe asgje nuk ka nga kultura, edukata jon kombetare. Dhe per dic te till mund te akuzoni gjithkend pervec Islamit. Nga ketu rrjedh edhe fenomeni i normalizimit per te cilin do te flasim ne vazhdim.
Dukuri e kohës
Besoj se nuk ka dikush që nuk do të pajtohet me vlerësimin se koha e sotme e cila vlon nga mediat, është kohë e cila dallohet me normalizimin e dukurive, apo thënë më qartë kohë kur përmes mediave çdo gjë e cila ndoshta për disa shoqëri mund të duket e huaj, e pa kapshme, e turpshme etj, për një kohë të shkurtër falë mediave bëhet normale, e natyrshme, e zakonshme për mjedisin përkatës, pa mos ekzistuar rregulla dhe kritere për atë se cilat gjëra mund të bëhen normale dhe të zakonshme për një shoqëri dhe cilat jo.
Shiquar në dioptrinë e rrjedhave globale botërore, kjo mund të komentohet lehtë me atë se paraqet një nga planet e globalizimit i cili nuk i njeh të vegjlit dhe tjerët, por globalizimi pretendon që platformën e vet t'ua imponon gjithëve pa i marrë në konsideratë dallimet ideo-kulturore dhe fetaro-tradicionale të tjerëve, për atë edhe falë malkinerisë së fortë të mediave, elementet që janë pjesë përbërëse e projektit të globalizimit bëhen dukuri normale dhe të zakonshme.
Kështu, nuk ka gajle pse jemi shumë larg, gjeografikisht, fetarisht, gjuhësisht, tradicionalisht etj, me popujt e amerikës latine, ne jemi bërë të mvarur nga kultura latino-amerikane dhe nuk mund të jetojmë pa e marrë dozën e duhur latino-amerikane, serialet e gjata dhe tërheqëse destruktive latino-amerikane. Emrat dhe personazhet e tyre janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, normale, bile edhe mbi normalen, sepse nuk flitet për histori fetare dhe kombtare sa flitet për historitë e dhimbshme të protagonistëve të serialeve latino-amerikane. Bukuria e femrave, peripecitë e dashnorëve, sjellja e prindërve, qëndrimi i shokëve, besnikëria de tradhtia në dashuri, janë bërë top temë e rinisë islamo-shqiptare bile edhe më gjërë nën trysninë dhe invazionin e serialeve latino-amerikane në botë.
Pra, normalizimi i dukurive pa marrë parasyshë se a përputhen me traditën dhe botëkuptimet e vendit dhe popullit përkatës janë dukuri më e theksuar e kësaj kohe.
Krijoni Kontakt