Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 154
  1. #21
    Kombi kurrsesi nuk mund te hidhet poshte per hir te besimit fetar. Besimi fetar eshte shpirteror dhe ai besim fetar qe del jashte kornizes shpirterore dhe arrin deri atje sa te detyron te hedhesh poshte kombesine, nuk eshte besim fetar por nje thjeshte nje kulture e huaj se ciles mund ti perkasesh vetem nese je trashgimi e asaj kulture.
    Personalisht kombin nuk do ta hidhja poshte per as nje lloj arsye e jo me per fene. Megjithate as besimi im nuk ma kerkon diçka te tille.

  2. #22
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lexoj se gati të gjithë jeni të të njejtit mendim, por unë shoh diçka tjetër tek disa anëtarë këtu që me anë të postimeve të tyre nëpër nënforumet e botës shpirtërore më bëjnë të dyshoj se për ata besimi vjen në rradhë të parë, gjë që është absurde!
    Sui generis

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2007
    Postime
    119
    Ne e kemi tradhetuar kombin po vetem se se kuptojm apo sduam ta kuptojm.
    Tek degjon disa anetar te (nderuar ) te forumit qe te thone Shqip me fene time kuptoj kombin , e ve ne dyshim jeten personale te ketyre njrezve , sbesoj se bejn nje jet normale kudo qe jane edhe pse nje pjese jane ne west ato jan dhe do mbeten shum te varfer..
    Ne si Shqiptar e kemi tradhetuar kombin ne mase te madhe dhe per kete duhet te kemi turp si komb jo vetem per tradhetaret por edhe per ato patriote te mir qe me inteligjencen e tyre i kane dhe kaq shum kombit nder vite , por qe skane bere nje pune te mire per ndergjgjesimin e klases tradhetare.
    Po marr vetem dy shembuj per te percaktuar thjesht kush e kan tradhetuar kombin apo jane njerez pa komb.
    E paraanullatosi . Pushtimi i kishes Ortodokse Shqiptare nga nje i huaj armik i betuar i kombit tone , nga nje njeri i cili eshte kunder pavaresise se Kosoves , kunder kthimit te pronave dhe mos njohjes se genocidit cam nga Greqia , njeriu pushtues i pare nder shekuj qe pagoi njerez per zhvarrimin e varreve ku te paret tane prehen perjetesisht gje qe se ka bere asnje pushtues qe ka shkelur ne vendin tone , njeriu i cili paguan agjente dhe qe po punon per ndarjen e Shqiperis . Po ku qendron tradhe tia do thoni ju i nje pjese te popullit tone pikerish kur ky quhet bariu yne nga disa dele, apo kur nje pjese e madhe i perulet ketij prifti tradhetar sesa nje prifti Shqipetar , sepse po nga keto dele ky quhet i derguari i zotit , ky i derguari i zotit ka mbi 15 vite ne krye te kishes Ortodokse Shqiptare dhe me fondet e tij per dashurin ndaj zotit ska cuar asnje student Shqiptar te diplomohet per prift po vetem sjell apo emeron prifterinj qe sflasin Shqip apo qe skane mbaruar ndonje shkoll brenda ne vendin tone.
    E dyta tek degjon disa musliman Shqiptar qe flasin keq per Skenderbeun te shtyr nga ndjenjat fetare sepse ky na paska sulmuar Turkun,apo tek degjon disa qe i thurin elozhe terroristeve ne lindjen e mesme dhe qe i kundervihen Izraelit vetem gjithmon nga ndjenjat fetare apo ne fund te fundit edhe vet Amerikes me propoganden e tyre.
    Apo tek lexon ketu ne forum tek po ne Shqiptaret qe i kundervihemi njeri tjetrit per ceshtje qe i takojn kombit vetem pse kemi fe te ndryshem dhe si marrim parasysh me pare interesat personale banale sesa ato kombetare , kjo pra zoterinj eshte tradheti.
    Nje studim Amerikan ne Shqiperi jo shum koh me pare doli ne perfundimin se ne Shqiperi nuk eshte se ka tolerance fetare , por harmonia midis feve ndodh ngaqe brenda popullit ka nje mos ineresim apo zhvleresim ndaj fese , dhe kjo eshte e vetmja gje pozitive qe kemi sepse sa per tolerance fetare dihet nder shekuj sa tolerim kemi ne per njeri tjetrin.
    Edhe dicka per besimtaret e verber , zoti ne te gjitha fet ka thene te njejti gje, nuk ka me keq kur ske komb apo qe i kthen shpinen dhe e mohon ate.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Do të tradhëtonit kombin për besimin tuaj?
    "Tradhtia" e shqiptarëve nga kombi bëhet për çdo ditë,por jo për shkak të besimit (religjionit) ,por për shkak të materializmit!
    Pjesa dërmuese e shqiptarëve që gjinden në UE,SHBA etj,tashmë veçse kanë hjekur (tradhtuar) dorë nga kombi/nacionaliteti i tyre,kanë kaluar në kombe/nacionalitet tjera,të paktën zyrtarisht!
    Pjesa dërmuese e shqiptarëve gjatë përmbushjes së formularëve të ndryshëm të institucioneve të shteteve ku jetojnë,në rubrikën nacionaliteti shënojnë:
    danez
    suedez
    amerikan
    grek
    etj
    ...derisa besimin mund t'a mbajë po të njëjtin qoftë i krishter,musliman...
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  5. #25
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Kjo nuk eshte pyetje, sepse (duke perjashtuar nje numer te vogel filo-besimtaresh) Shqiptarit kur vjen puna tek feja e ndryshon si ti teket dhe sipas interesit (i cili mund te jete kombetar, ekonomik, karriere etj)

    Pyetje do te ishte a jeni gati ta mbushim njehere Sheshin Skenderbej ne nje proteste madheshtore per zgjidhjen e Çeshtjes Çame dhe per Shkarkimin e Bollanos !


    Merrni shembuj qofte dhe nga greket, per nje te vrare protestojne me jave te tera. Ndersa kur vriten me dhjetra shqiptar nga Serbi, nga greku, nga maqedonasi ne rrime dhe fleme.

    Turp per ju dhe per familjet tuaja! (kjo nuk i referohet ndonje anetari te veçante, por i referohet pjese me te madhe te Shqipetareve)
    Ndryshuar për herë të fundit nga GeNi_25 : 28-12-2008 më 14:14
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Analistja
    Anëtarësuar
    14-08-2008
    Vendndodhja
    Hmmm...
    Postime
    47
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Ne asnje menyre jo!

    Nqs je tradhetar i kombit, do te thote qe je tradhetar i familjes tende, i fese tende dhe faqja e zeze e kujtdo. Nje njeri qe tradheton kombin e tij eshte i afte te beje çdo poshtersi ne bote!
    Jam dakord me kete qe ke thene madaber. Dhe per te mos perseritur ate qe tha shoku me lart nuk po e zgjas me.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    cfar pyetje egzagjeruse ncncnc Kombi do te jet gjithmon komb per mua ndersa besimi do te jet gjithmon personal per mua pra ooo njerz deri kur nuk do te mund te beni dallimin ne mes kombit dhe besimit
    We are all Aliens

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-12-2008
    Postime
    146
    selam alejkum ne si krijesa qe jemi dhe dikush na krijoi per nje qellim e ai qellim eshte qe t'i bejm sexhde All-llahut dhe ta Adhurojm vetem Te e duke u bazu ne te natyrisht qe njher eshte besimi se prej Zotit ushqeheni ky eshte furnizuesi i gjith njerzimit dhe ne kur te vdesim nuk do t;na pyet cila ka qen kombi yt apo te te pyes cila ka qen feja jote dhe vllaznit musliman shqiptar asnjeher skna qen kunder kombit te tyre kete e deshmon historia vlen ta ceki pushtimi i turqeve ne kemi pas lirin e gjuhes kemi pas njerzit tan ne parlamnet etjetj.por te rrezik per neve kan qen kryqalit ertodoks grek e serb ku kan dashtr me na shfarroos por syt ne lesh i keni shti me qellim vetem e vetem qe jeni kunder islamit po kot e keni o njerez se islamin ska kush ta ndal ne perparimin e saj te ne shqiptaret kjo ehste sikur nje lule kur fillon te qel ne pranver ajo veq lulezon klm.

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga ebu_abdulaziz Lexo Postimin
    vlen ta ceki pushtimi i turqeve ne kemi pas lirin e gjuhes kemi pas njerzit tan ne parlamnet etjetj.
    C'flet ore?! Turqit i paskan dhene lirine dhe te drejten e gjuhes shqiptareve?! Ku e ke bere shkollen, ne Anadoll?! Apo se ke bere fare?!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  10. #30
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    KURRE. S'ka besim aq te forte fetar dhe politik sa te me beje te urrej/tradhetoj kombin/bashkekomasit e mi.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Si ta forcojmë besimin !!!!!!
    Nga phyro në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2007, 08:58
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •