Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 154
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Atdheu dhe kombi jane nje e te pandare.Atdheu e kombi kane fillesat nga nje familje.E per shqiptarin familja eshte e shenjte.Besimi ne fe eshte individual e shqiptari per besimin nuk hedh poshte familjen ,atdheun ,kombin.Per ShQIPTARIN feja e vertete eshte shqiptaria.

  2. #92
    agas.
    Per ShQIPTARIN feja e vertete eshte shqiptaria.
    ketu agas, vetem kisha shtuar dicka , qe eshte substanciale, pra: per Shqiptarin e vertete, feja e vertete eshte SHQIPTARIA.
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Citim Postuar më parë nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    ketu agas, vetem kisha shtuar dicka , qe eshte substanciale, pra: per Shqiptarin e vertete, feja e vertete eshte SHQIPTARIA.
    Po eshte e vertete ,por une jo me kot e kisha shkruajtur me germa kapitale emrin e shqiptarit.Kemi raste te shkeputura renegatesh qe nuk e meritojne emrin Shqiptar.

  4. #94
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    po mer jau do e beja ket gje se nuk e du gjermanin...

    as nuk kam shku deri ne ket grad qe ta pyes veten a do e trathtoja per fen dhe them as nuk do shkoj deri aty...prandaj nuk mundem te jap nji pergjigje 100%....por shqiperia nuk me ka dhen buke mua qe te beja shume per te dhe ket e mendoj prandaj nuk jam e sigurt si do veproja...as nuk dua ta ule shqiperin thjesht them ate qe si e shikoj une dhe si e mendoj ket gje...
    Nëse lojaliteti varësohet nga "bukëdhënia", atëherë vaj halli për gjithë ata ndoshta milionë shqiptarë (si unë) që jo vetëm bukë, por as ujë e ajër nuk kanë marrur ndonjëherë nga Shqipëria. Mirëpo nuk ndaj mendimin tënd. Edhe pse e pranoj dhe respektoj. Jam edukuar të varësoj lojalitetin tim në gjëra tjera. Nuk e di si ta shpjegoj më mirë, pos me një proverbë të cilin më tregonte babai kur isha fëmij: E kishte pyetur komandanti (serb) përderisa ishte në shërbim ushtarak jugosllav, se po të bëhej luftë në mes të Jugosllavisë dhe Shqipërise nga cila anë do luftonte ai, dhe prindi im më thoshte se ishte pëgjegjur: "Qeni leh, aty ku han" (duke i vënë intonacionin fjalës "qeni").


    *

  5. #95
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E vetmia menyre ne te cilen une do te tradhetoja kombin ishte po te hiqja dore nga besimi im ne Zot. Ashtu si Gjergj Kastrioti, une dua te ngelem deri ne vdekje mik i virtytit e jo i fatit. Besa dhe tradita e lashte orthodhokse eshte ajo qe me ben mua shqiptar jo vetem ne emer e sa per sy e faqe, por pasardhes te denje te te pareve tane.

    "Se Zoti vete e tha me goje
    se kombet shuhen permbi dhe,
    por Shqiperia do te rroje,
    per te, per te luftojme ne."

    Albo
    Si nuk hoqet dore nga kupa e helmit xhanem ! Po c'paskeni qene mer ?

    Virtyti, besa dhe tradita , kane pase qene ne fuqi shume e shume kohe kur "othodhoksia" jote nuk ishte projekt as ne ko.qet e "babait" te saj ?

    Cfare po na grin ketu ?

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    ahahah kukuuu mozamaKEQ o shqiptar spo di a pe shihni ju veten qelni more syt qelni , kombi osht tjeter sen feja osht tjeter sen . Kallxom diksuh qysh qysh qysh ka mundsi dikush me tradhtu kombin per besim/fe , a mos rasisht egziston dikun naj ligj qe kombi e ndalon fen/besimin ??

    Okej une jom Musliman po jom Shqiptar jo arab
    Okej Une jom Katolik Po jom Shqiptar jo izraelit as italian as gjerman
    Okej une jom Budist Po jom Shqiptar jo kinez as tibetian as indian
    Okej une jom Ateist Po jom Shqiptar jo asi , as asi , as asi po SHQIPTAR


    more edhe ni pytje e kom perj krejt juve qe po luftoni ktu , a veq une nuk jom Normal , a krejt ju nuk jeni Normal ????
    We are all Aliens

  7. #97
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    O Rapsoul qfare teme mer .

    Phaaa po besimi eshte personal per dallim nga kombi qe perfshin nje teresi me te madhe .

    Une mundem me qen musliman , katolik , atesit etj etj por une smundem me qen shqiptar , serb , amerikan etj .

    Pra dy gjera qe sbene te perzihen sepse vie deri te nje qeshtje jo shum e hijshme .

  8. #98
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çdo fëmijë 2 vjeçar e dinë atë që shkruan ti xhamia dhe extreme, faktin se Besimi dhe Kombi janë 2 gjëra shumë të ndryshme, por po ta lexonit me vëmendje temën kur e kam hapur dhe pyetjen që e kam parashtruar do të vëreni se bëhet fjalë pë diçka pak më ndryshe, bëhet fjalë për atë diçka që me sa duket se keni kuptuar. Pyetja është nëse vjen ndonjëher rasti (i cili nuk është e thën se do vij ndonjëher) për të vendosur se do të ruash besimin apo kombësinë, atëher si do vepronit ju? Kështu është pyetja dhe hiç më ndryshe.

    Me tmira.
    Sui generis

  9. #99
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Pyetja është nëse vjen ndonjëher rasti (i cili nuk është e thën se do vij ndonjëher) për të vendosur se do të ruash besimin apo kombësinë, atëher si do vepronit ju? Kështu është pyetja dhe hiç më ndryshe.
    Shqiptaret gjate shekujve jane vene shpesh perballe rrethanave te tilla qe u eshte dashur te zgjedhin:

    - Gjergj Kastriotit kur ishte gjalle, iu desh te zgjidhte midis fese islame ne Oborrin e Sulltanit dhe ofiqeve dhe pushtetit qe Sulltani i dha, dhe nderit te familjes e babait te tij ne Shqiperine Mesjetare. Gjergj Kastrioti hoqi dore nga ofiqet e Sulltanit dhe feja e oborrit, per tu kthyer ne vendlindje e per te luftuar deri ne vdekje ne mbrojtje te besimit te te atit dhe te te pareve te tij.

    - Ballaban Pasha nga ana tjeter ishte nje tjeter shqiptar bashkekohes i Gjergj Kastriotit, po aq trim e guximtar sa Gjergj Kastrioti. Por ky nuk zgjodhi luften ne mbrojtje te popullit dhe tradites se te pareve, ai zgjodhi luften nen flamurin e Sulltanit i cili i dha ofiqe e pushtet te madh. Ballaban Pasha nuk e kish per gje jo vetem te hiqte dore nga feja e tradita e te pareve te tij, por nuk e kish per gje as te vihej ne krye te ushtrise se Sulltanit ne lufte per te vrare e prere popullin e tij. Te gjithe kete e beri ne kembim te mireqenies se tij, ne kembim te pushtetit qe i jepte Sulltani.

    - Arbereshet e Italise dhe Arvanitasit e Greqise qe ndajne te njejtin identitet arberor/epirot, kur u duhet te zgjidhnin, zgjodhen besimin e tyre perpara atdheut te tyre. U larguan drejt Greqise e Italise per ti shpetuar pushtimit turk, me te cilin vinte jo vetem ndeshkimi per luften, por edhe konvertimi ne fene islame.

    - Ismail Bej Vlora ne 28 nentor 1912 kur shpalli ne Vlore pavaresine, per habine e te gjithe te pranishmeve, per habine e gjithe botes, ngriti ne Vlore nje flamur qe kishte plot 5 shekuj qe nuk ishte valevitur ne 4 vilajetet otomane ku banonin shqiptaret. Ngriti flamurin bizantin me dy krena te fisnikerise shqiptare te mesjetes, flamurin e Gjergj Kastriotit e Gjergj Arianitit. Edhe pse Shqiperia e 1912 nuk ishte me e krishtere por me nje shumice te padiskutueshme myslimane. Esat Pashe Toptani, Faik Konica e gjithe paria e pashallareve shqiptare e akuzuan ate si nje "tradhetar" pasi nuk ngriti ne Vlore flamurin e Bab Sulltanit, ngriti ne Vlore "flamurin e sllaveve dhe grekerve".

    - Ahmet Zogu ne prill 1939, zgjodhi te liroje fronin e mbretit e te largohet me familjen e tij nga Shqiperia. Iku me turp pasi nuk donte qe per hir te qendrimit ne pushtet, te shtynte popullin e tij ne lufte me Italine fashiste, qe ishte gati ti shpallte lufte botes. Iku gjithashtu pasi nuk donte te qendronte e te behej vegel qorre e Italise fashiste dhe planeve te tyre per Ballkanin.

    - Enver Hoxha ne 1967 u mundua te fshinte nga memoria kolektive historike mijera vjecare e shqiptareve, besimin e tyre ne Zot, traditen e tyre fetare qe edhe turqit nuk e fshine dot plotesisht. Dhe kete shkaterrim e denim me ligj te kujtdo qe praktikonte besimin ne Zot, Enver Hoxha e justifikuoi "per hir te unitetit kombetar". Per plot 35 komunistet kujtuan se ia arriten me sukses te fshijne nga zemra e shqiptareve besimin ne Zot, por ja qe liria e pare qe shqiptaret rifituan ne 1991 ishte liria e besimit. Ajo Shqiperia qe per 35 vjet hyri ne librat e rekordeve boterore si "shteti i vetem i veteshpallur ateist ne bote", sot eshte vendi ku 80% e shqiptareve besojne ne Zot.

    Ajo qe ju nuk arrini dot te kuptoni eshte se "transformimet ideologjike dhe politike" tek nje popull jane te perkohshme. Ato mund te lene gjurme ne histori, ne kujtesen apo ne kulturen e nje populli, por ato nuk mund te formojne shpirtin e nje populli. Besimi fetar, tradita fetare, ndryshe nga "transformimet ideologjike dhe politike" sjellin transformime shpirterore te perhershme.

    Nje popull me tradite e besim te lashte dallohet nga virtytet e veta. Nje populli qe i mungon tradita dhe besimi i lashte perkufizohet pikerisht nga transformimet ideologjike. Pardje ishim monarkise, dje ishim komuniste, sot jemi demokrate, neser do te jemi globaliste e humaniste.... Me pak fjale, nuk kemi asgje te shenjte e te pandryshueshme ne jetet tona qe do te mund tu leme trashegimi femijeve tane.

    Albo

  10. #100
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Mvaret se per cilen diskutohet, kombin si komb nuk e kisha tradhetuar kurre ne jete, por individ te kombit tim ( si puna e Mesia4ever dhe CO. ) keta tipa i kisha tradhetuar biles sikur te kisha pasur pak mundesi i kisha cuar te jetojne ne Mars.

    GV_USA

    P.S." Ata tipa nuk jane shqiptare, ata jane grek shqipfoles ose serb shqipfoles"
    Ti gosti, duhet ta ndash mendjen se na bere corbe.

    Ketu thua:

    Une jam, musliman, praktikoj fene islame cdo dite, marr fryme ne emer te fese islame, jetoj Per Allahun dhe krejt qenie time ia kam falur kesaj feje okay.
    Kurse me siper ja ke fal atdheut. Mos u bej hipokrit (megjithese dhe kete rol nuk e luan mire)
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Si ta forcojmë besimin !!!!!!
    Nga phyro në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2007, 08:58
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •