Përfundimet e deritanishme nga ana e specialistëve të kriminalistikës janë se foshnja ka lindur e gjallë, me peshë 3.7 kg”- thanë burimet policore.
Durrës- Foshnja pa jetë e gjetur mëngjesin e djeshëm në vendin e grumbullimit të plehrave në Porto Romano nuk ka lindur në maternitet. Madje, sipas policisë, ajo ka lindur e gjallë dhe ka humbur jetën, vetëm pasi është hedhur në vendin e mbeturinave.
Këto janë konkluzionet paraprake të hetimeve të nisura nga grupi i ekspertëve të policisë së Durrësit, fill pas gjetjes së foshnjës së seksit femër në plehrat e Porto Romanos. “Përfundimet e deritanishme nga ana e specialistëve të kriminalistikës janë se foshnja ka lindur e gjallë, me peshë 3.7 kg”- thanë burimet policore.
Grupi hetimor ka analizuar dhe kqyrjet e regjistrit të lindjeve në maternitetin e Durrësit ku ka rezultuar se kjo foshnje nuk ka lindur në maternitet.
Specialistët e policisë pasi kanë marrë në pyetje shoferin, se ku ka marrë koshat e plehrave kanë përcaktuar zonën ku është bërë hedhja dhe po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Foshnja u gjet dje nga disa fëmijë që rrëmonin mes plehrave, të cilët panë trupin pa jetë të një të sapolinduri. Pas kësaj, mbërriti policia, e cila nisi menjëherë hetimet për ngjarjen.
Krijoni Kontakt