Mendoj se kjo gjendje eshte krejt e tejkaluar Alban. Eshte e vertet se ka probleme emancipimi, por mendoj se keto probleme jane te nje karakteri krejt tjeter. Ne lidhje me trajtimin qe i behet femres shqiptare, problemet me te medha jane ne Shqiperi, e jo ne Kosove. Eshte fjala per trafikun e femres per qellime shume te ulta, c'njerzore. Ndersa kjo atmosfere qe ke sjell ketu, sinqerisht nuk me ngjane aspak rrealiste...ndoshta diku ne fillimet e ketij shekulli po.
Shen Alban,
Besoj se je edhe ti i ndergjegjshem se per shumicen e shqiptareve, dhe jo vetem te shqiptareve, nderi dhe virtytet jane vlera te larta morale dhe njerzore. Gjithandej ka ngjarje te dhimbeshme, ka tragjedi. Keto ndodhin edhe ne vende shume te zhvilluara. Ndersa kjo qe ke shkruar ti eshte mes nje reportazhi dhe tregimi. Nese do te jete vertet tregim, mund te lejohen shume gjera, por nese eshte reportazh...atehere mendoj se gaboheni. Ju keni vene data, vite. Nejse, kjo e fundit ka me shume qellim kritik per anen artistike, ndersa ne tersi mendoj se e gjitha duhet pare me syrin e vlerave sa artistike, aq edhe per ato ide qe sjell tek lexuesi. Me duket se gjithcka eshte krejtsisht ndryshe nga sa na pershkruani ju ketu. Emancipimi i shoqerise shqiptare ne Kosove per mua dhe shume vezhgues te holle eshte shume i larte, te pakten ne drejtim te trajtimit te grave dhe vajzave.
Krijoni Kontakt