Te shtunen i bashkova pjeset e publikuara prej teje Shen alban per ti lexuar te gjitha bashke. Me kane goditur me rradhe, njera pas tjetres. Ishte hera e pare qe e lexoja te shkruar urrejtjen e nje djali shqiptar mbi dhunen e ushtruar ndaj femres se mbyllur shqiptare.
Ajo qe eshte me tronditesja per mua eshte, qe ske kursyer fjale pa thene dhe gjuha qe ke perdorur per tu shprehur per personazhet e tu te ben ta dallosh se ku ti urren e ku dashuron, ku denon e ku ngre me kembe. Por ne teresi mund te them se e ndiej si nje urrejtje te shkronjezuar.
Profilet e femrave ne kuptimin tim i ke denuar rende me fjalet e pershkrimet e pjeseve trupore dhe me ngjan deri diku si mungese respekti per gjinine tjeter.
Ngjan sikur rrefyesi (nuk po e barazoj me njeriun shen alban) ka pesuar nje zhgenjim shume te madh, ndryshe nuk do te mund te pershkruante femren me ato fjale.
Po trajton nje teme te rende per shoqerine shqiptare, nje teme qe kerkon hapjen e syve dhe pranimin e realitetit, nese pretendojme se duam te ecim perpara.
Dhe fakti qe per te eshte shkruar nga nje mashkull ka rendesi. Pikerisht se nuk eshte e zakonshme nje gje e tille ze vend me shume. Nese do ta publikoje ne forme libri jam e sigurte qe do te shkaktoje polemika te jashtezakonshme.
Nuk eshte thirrja e nje femre apo e disa femrave qe kane pasur mundesine dhe guximin te ngrihen e te kerkojne te drejten e tyre legjitime te dashurojne dhe te dashurohen, thirrje qe do te interpretohej apo keqinterpretohej apo te vihej ne loje nga gjinia tjeter si feministe te pandreqshme apo ndonje gje tjeter.
Emancipimi i nje shoqerie kerkon nje bashkeveprim te perpjekjes se femrave duke mos pranuar gjendjen e tyre dhe kjo me nje mbeshtetje te pamohueshme nga gjinia tjeter, nga meshkujt qe nese nuk do te pranonin faktin se kane te drejta krejtesisht te barabarta me to, do tu duhej te pranonin se ishin shtypes te tyre. E shtypja do te merrte forma nga me te lehtat e deri tek ato te tmerrshmet qe pershkruan ne tregimet e tua.
Pra eshte deshira e meshkujve per te ndryshuar gjendjen ekzistente qe do te bente te zhdukeshin fenomene te tilla nga jeta shqiptare.
Fenomene te ngjashme jane ekzistente edhe ne Shqiperine e sotshme. Si shembull te jap ekzistencen e nje mendesie te tille: "Une do te martohem kur te me vije mosha 30 vjec. Deri atehere do te bej qejf, e nusen do te ma sjellin te paketuar, sic e dua vete."
Diferencimi grua per shtepi dhe grua qe ben vetem per dashnore eshte ai qe qendron akoma ngulitur fort ne mendesine shqiptare edhe ate te kryeqytetit.
Si perfundim desha te shtoj se po pres per vazhdimin e ketij rrefimi te rende.
Nderime!
Krijoni Kontakt