Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 53
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Shen Albani

    Mendoj se kjo gjendje eshte krejt e tejkaluar Alban. Eshte e vertet se ka probleme emancipimi, por mendoj se keto probleme jane te nje karakteri krejt tjeter. Ne lidhje me trajtimin qe i behet femres shqiptare, problemet me te medha jane ne Shqiperi, e jo ne Kosove. Eshte fjala per trafikun e femres per qellime shume te ulta, c'njerzore. Ndersa kjo atmosfere qe ke sjell ketu, sinqerisht nuk me ngjane aspak rrealiste...ndoshta diku ne fillimet e ketij shekulli po.
    Shen Alban,
    Besoj se je edhe ti i ndergjegjshem se per shumicen e shqiptareve, dhe jo vetem te shqiptareve, nderi dhe virtytet jane vlera te larta morale dhe njerzore. Gjithandej ka ngjarje te dhimbeshme, ka tragjedi. Keto ndodhin edhe ne vende shume te zhvilluara. Ndersa kjo qe ke shkruar ti eshte mes nje reportazhi dhe tregimi. Nese do te jete vertet tregim, mund te lejohen shume gjera, por nese eshte reportazh...atehere mendoj se gaboheni. Ju keni vene data, vite. Nejse, kjo e fundit ka me shume qellim kritik per anen artistike, ndersa ne tersi mendoj se e gjitha duhet pare me syrin e vlerave sa artistike, aq edhe per ato ide qe sjell tek lexuesi. Me duket se gjithcka eshte krejtsisht ndryshe nga sa na pershkruani ju ketu. Emancipimi i shoqerise shqiptare ne Kosove per mua dhe shume vezhgues te holle eshte shume i larte, te pakten ne drejtim te trajtimit te grave dhe vajzave.
    Shtepia e vjeter

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Inderuar deti,

    sa per fillim nuk eshte reportazh, por me teper kujtime, reale te nje epoke qe nje menyre apo tejter ne lagjen time eshte edhe sot prezente. Ti mendon per fillimin e shekullit, une riperseris se edhe sot te ne ekziston kjo.
    Ti permend nderin dhe virtutin te ne, te dyja do te duhej te ishin te tejkaluara, ne vendet e qytetruara per nderin nuk mund te akuzohet askush, e as te burgoset, jo. Te ne per kete fjale te zbrazet vriteshin. Cka eshte nderi ne te vertete dhe si preket njeriu ne nder ? Me nje fjale!!!
    Por, nese nderi dhe virtuti konsiderohet jetesa dhe rehatia mbi supet e femrave tona, atehere ky nder duhet luftuar sepse demton kombin!
    Edhe nej here ne vendet demokratike per Nderin nuk mund te ndiqet askush juridkikisht , seps enderi eshte virtut i shoqerive te prapambetura! Keshtu e shpjegojne keta nderin!

    Mjellma tha nje fjali mjaft tragjike dhe askush nuk pa te nevojshme te alarmohet ndaj kesaj fjalie: Ja , kjo eshte :

    " Te gjitha femrat jan kurva me fal nene po edhe ti je femer..."

    Une dua ta luftoje kete qendrim antifemer...e ndjej si obligim ndaj femres tone shembullore dhe me e ndershmja ne Evrope, por njekohesisht edhe me e shtypura!!!!

    Une, te ne, ne lagjen time dhe me gjere kurve shqiptare nuk kam takuar kurre dhe as nuk kam njohur kurre. Por se jane trajtuar sikur te ishin te tilla, kam pare shume here!

    Kam njohur vazhdimisht nena te mira, vajza te mira dhe gra te sinqerta. Nje fjali e tille antifemrore hedhe te gjitha femrat ne nje thes, sikur te gjitha te ishin banore te shtepise publike. Dhe kjo nuk eshte e vertete, sepse nese femrat jane kurva, atehere ato kurva nuk behet vet, por me meshkujt!

    Nje fjali te tille si ajo mund ta thoje vetem nje urrejtes i femres ne pergjithesi, por nenat, motra dhe pergjithesisht femra shqiptare e ka deshmuar se nuk eshte e tille dhe se mosbesimi ndaj saj eshte ofendues. Ajo duhet ta kete lirine sic e ka mashkulli shqiptar dhe kur te vije kjo kohe, mund te flasim per ekulibrin kombetar!!! Madje edhe per integrime evropiane, por me nje shoqeri dy klasash, nuk mund te arrijme askund!

    Deti , shpresoj se i kam dhene disa sqarime te nevojshme, per ta kuptuar tae shkrim, lexo te lutem veshtrimet e tjereve me larte!
    Me respekt

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Shėn Albani
    shume e bukur lali. te perqafoj shume shume shume.

    Mjellma mendohu mire kur te shkruash se ka akoma qe jane nga njezet e ca vjec te virgjera dhe te ndershme. une jam nje nga ato dhe nese ti e thua ate kam pershtypjen qe ke humbur respektin mbi veten mbi te gjitha dhe nenen tende qe te ka falur jeten qe nuk do te te vij dy here. por ben mire te lutesh Zotit per ca ke thene dhe te kerkosh falje
    Shėn Albani te jap shume te drejte ne mendimin tend ne kete gje dhe qe keto gjera vazhdojne te besoj se une kam shoqen time kosovare eshte ketu ne amerike dhe si perfundim motren e saj qe eshte edhe ajo ketu akoma duan ta martojne prinderit dhe nderkohe qe sot e kesaj dite ne i kemi folur te tere ketu dhe ata vazhdojne me ato idete e kohes se pordhes me fal per shprehjen. eshte be goca me vra veten 22 vjec. une kaq kisha te pershendes shume shume per kete qe solle ketu ishte me te vertete e mrekullueshme. flm. te perqafoj edhe nje here shume.
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Sweete,

    gezohem shume qe te kane pelqyer ato shkrime, natyrisht se do te vazhdoje... Disa kane kuptuar gabimisht dhe terheqin verejtjen ne vertetesine e tyre ! Qellimi nuk ishte te shkruhet shkrim informativ gazetaresk, por ishte nje apel per te mendura, rimendura dhe per ta shqyrtuan gjendjen e femres tone. Them sinqerisht se nuk i kam pritur disa reagime te tilla.
    Kur dikush shkruan dicka, shkruan ose duke u bazuar dikund ose duke imagjinuar- letersia eshte krejt imagjinate- dhe eshte cmenduri te thuhet a ka ekzistuar kjo apo jo, eshte e vertetete apo imagjinata, nuk luan rol fare, me rendesi eshte se a ka raste te tilla te ne, a ka keqtrajtim te femres dhe a lavderohet vrasja dhe a ndalohet dashuria, ky eshte thelbi i nje perversioni qe ne e quajme Nder.
    Edhe une jam produkt i kesaj shoqerie , i ketij mentaliteti, por kete mentalitet dhe kete krenari boshe nuk dua ta percjelle tutje.
    Me keto shkrime nuk perpiqem t“i korrigjoje apo gjykoje martesat e kaluara, por sado pak tu hapen syte atyre vellezereve dhe prinderve qe martojne bijat pa dashuri, SOT. Ky eshte forum dhe efekti eshte modest, mirepo une e ndjej per obligim ta veje gishtin ne diagnoze dhe te provokoje te menduarit ne kete drejtim.

    Per rishqyrtim kemi nevoje, kete duhet ta bejme per nder te nenave tona dhe motrave tona qe jane te ndershme dhe do te jene te tille. Barazia per shovenistet mashkullor eshte e papranueshme, sepse ne kete rast ata humbin komandimin dhe disa nga kjo prepotence dhe ky plaf i huaj nuk dojne te hjekin dore. Nuk hjekin dore se keshtu jeten e kane me komode, se keta ne fakt jane burra tete marsi apo te Shen Valentinit.
    E burri i vertete eshte mirenjohes cdo dite dhe cdo dite me fjale apo me gjeste pushton te dashurin e tij dhe nuk e konsideron prone private dhe objekt seksual! Burri i vertete merr pjese edhe ne punet e shtepise, natyrisht nese punojne te dyte...dhe kjo harmoni krijohet ku martesat niset me gezim , me dashuri ku vajza gezohet si djali se po martohet.....

    mikesha yte nuk duhet te dorezohet, jeta me nje njeri qe nuk e don eshte e rende, ajo duhet te provoje te flase me nenen me vllezerit , dhe tua beje te qarte prinderve se nese ajo ka te drejte t“i zgjedh kepucet per vete, e ka te drejten hyjnore te zgjedh vet, se kend do te shtrihet ne shtrate gjate kesaj jete.
    I deshiroj fat te mire !
    Prindi mund te keshilloje si djalin si bijen, por nuk ka te drejte te vendose se me kend martohet as djali, e as e bija!!! Njerzit duhet te martohen sipas deshires se vet, e jo sipas deshires se huaj! Njeriu martohet nje here, e jo per dite!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Shėn Albani

    ajo nuk ka as vllezer ka vetem nje moter dhe une tani sapo e mora ne tel dhe me tha qe kishte vendosur te ikte nga shpia. i thashe te flasi nje here me ata se mbase ju mbushet mendja po tha qe kishte kohe qe e bente ate gje dhe si perfundim vendimi i saj qe te ikte nga shpia te jetonte me ate cunin qe do me dhe familjen e atij. do iknin fare ne europe ndoshta se nuk donte me ndenjur ne asnje vend afer atyre te shpise. flm qe i uron fat. edhe une te uroj ty fat kudo qe te jesh dhe pac suksese ne jeten tende. je vertet i madh bye ja kalofsh mire
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    ..........................................Kronikė nė kuj..................................


    "Ajo are me gunga nuk kishte varre, por ishte kronike kujėsh. "
    .................................................. ......................Sadriu, janar 1979



    Bora po vazhdonte dhe kishte arritur deri ne gjunj. Te gjithe kishin dalur ne rruge dhe me lopata po ēanin nje rrugice per tu lidhur me rrugen kryesore. Nje qerre me kale e ngarkuar me dru kishte ngelur ne rruge dhe pronari i saj therriste ne ndihme. Rete kishin mbuluar qiellin teresisht dhe nuk kishte shpresa se do te ndryshoje moti.
    -Ku je nisur Shaip ?, pyeti Sadriu qe po priste shokun e vet ne rruge.
    Ai ngriti koken ngadale e shikoi nje cope here dhe mblodhi buzet. Sadrija iu afrua dhe duke dashur te tallej e goditi lehtas ne bark, saqe Shaipi duke u larguar rreshqiti pertoke. Ai zgjati doren per ta ndihmuar, por Shaipi u ngrit vet duke rreshqitur disa here. Ashtu kokulur dhe pa pergjigje u nis drejt shitores.
    " C` dreqin ke qe nuk flet ...?, perseriti Sadriu me nje ze gati qortuese. Ai ktheu koken, shikoi shkarazi, futi dy duart ne xhep dhe vazhdoi rrugen, perseri pa pergjigje.
    Shaipi ishte i terhequr dhe fliste pak. Ishte ne klasen e tete. Kishte nje vella i cili punonte jasht shtetit dhe asgje nuk dihej me teper per te. Thuhej se ishte martuar, thuhej se kishte femije, por keto ishin thashethena, fakti ishte se ai kishte nente vite qe nuk ishte dukur ne lagjen tone. Ata kishin nje shtepi te vogel me dy dhoma. Shtepia perfaqe ishte e kusherinjeve te tyre, te cilet e ndihmonin materialisht Shaipin me nenen. Ajo jetonte e veēuar.
    Para dhjete viteve Shaipit ia paten vrare babain ne tregun e kafsheve. Ate e pate vrare Dauti pas nje zenke qe kishin pasur dhe pasiqe ai i paska ofenduar nderin. Ai i kishte thene : " Ma more fytyren ne midis te pazarit !"
    Babai i Shaipit ia kishte share edhe fytyren dhe akoma pa mundur te futeshin njerzit ne mesin e tyre, ai nga afer kishte shtire tri here dhe babai i tij kishte vdekur ne vend.
    Me kete ky lau fytyren, nxiu te pasardhesve dhe la nje nene shqiptare me dy femije bonjak. Kur vriteshin njerzit, te ne, nuk mendohej, per gruan dhe femijet. Zakonisht me hakmarrje mirreshin ata qe nuk donin as gruan e vet, e as femijet e vet. Ata me kete akt burreror nuk denonin kundershtarin, por familjen. Me cull e mull! Kjo mund te shihej cdo dite ne familjen e Dautit.
    Dauti qendroi ne burg tre vite, policia sllave per vrasjen e shqiptareve ne mes vete nuk ishte aq e ashper, dhe doli nga burgu gjoja i semure shpirterisht, por te gjithe e dinin se motra e tij qe ishte jasht kishte paguar nja 20 mije Franga zvicerane per nje certifikate te tille mjekesore.
    Kusherinjet e Shaipit flitej se kishin bere trysni mbi Sadikun per te ushtruar hakmarrje, vellaun e madh te Shaipit, prandja ai kishte ikur jasht. Per te flitej zi e me zi se si nuk ishte hakmarre per babain, por kishte ikur! E quanin tuc!
    Aty , nja dhejte minuta pas takimit ne mes Sadrise dhe Shaipit u degjuan tri krisma te revoles. Ca minuta me vone me revole ne dore po vraponte Shaipi rruges per ne stacion te policise.
    - Cka bere more ? Pse ...?, pyeti Sadriu pa ditur ta perfundoje pyetjen si duhet.
    - E paska vrare.... , shtoi Xhemi qe sapo ishte afruar prane Sadriut. Kur u afrua ne drejtim te shtepise se tij gjuajti edhe nje here ne ajer dhe vazhdoi rrugen. Sadriu dhe Xhemi vrapuan drejt shitores dhe pane disa njerez qe bertisnin:
    - " Autoambulancen, autoambulancen!"
    - -"Largoni femijet" bertit nje ze i nje plaku, "largoni menjehere! ", perseriti ai.
    Dy femijet e tij perafersisht te moshes tete dhe dhejte vjecare ishin hedhur mbi babain e tyre i cili i ishte i shtrire me koke jasht, pjesa tjeter e trupit brenda ne shitore.
    Te voglit i dridheshin kembet si thuper dhe bertiste: " Eja babi, ejaaaaaa te lutem, ngrituuu ....! I plagosuri rrotulloi shikimin sikur deshironte ta gjeje shikimin e te birit, si ne vegim. Dy pika loti iu perzine me gjakun qe dilte mbi balle!Gjesendet qe i kishin blere ne shitore ishin shperndare para deres. Nje liter vaj, nje pako me groshe dhe nje pule te ngrire dhe disa embelsira per femijet. Djali i vogel shtrengote nje ēokolate ne dore dhe nga shtrydhja e kishte ndare gati ne dysh. Ishte me ēizme, kishte nje shalle rreth qafe dhe lotet i rrokulliseshin pa pa pushim drejt e ne shall.
    Hunda dhe faqet iu kishin skuqur dhe ne koke mbante nje kapele me vija te kalterta te trasha, ne nje sfond te bardhe. Shikimi i tij ishte i humbur, i tretur, i hutuar dhe u kap per kemben e nje njeriu qe ishte prane. I ngriti dy duart perpjet dhe me ata sy te perlotur i lutej nje njeriu ta marre ne perqafim. Kur ai e vuri re i shtriu duart dhe e mori ne krahe. Syte e tij kerkonin babain. Ai nuk dinte se me lotet e tij por lante Nderin e dikujt. Ai nuk dinte se ne lagjen tone fytyra lahej me lotet e femijeve dhe te nenave. Thjesht ai nuk dinte asgje se derisa atij i rridhnin lotet, dikush krenohej me mjerimin e tij! Ai nuk dinte se po jetonte ne nje lagje ku do t“i mesoje keto gjera, deshi apo nuk deshi! Ai nuk dinte se lagjja jone ishte e cmendur, primitve dhe kur ishte ne pune nderi, denoheshin dy familje, dy nena dhe plot femije, edhe ate me krenari! Zemerpervluar , si nenat, poshtu edhe vasheria! Si pleqt, poashtu edhe djaleria!
    Plumbi i pare e kishte qelluar ne koke dhe i kishte dalur tejendan. Dy here te tjera nuk shiheshin mire sepse ishte kthyer anash dhe ishte mbuluar ne gjak. Pronari i shitores lajmeroi ndihmen e shpejt dhe i tregoi se ishte i shtrire nje njeri i cili akoma po mirrte fryme dhe se ishte qelluar tri here me revole. Turma e madhe ishte mbledhur para shitores dhe po pritej te vijne mjeket. Djali me i madh nuk ndahej nga babai i tij, i fshinte gjakun dhe deneste duke e shikuar here babain, here njerzit e hutuar dhe te shtangur rreth vetes. Nje plak u ule prane tij i vuri doren mbi sy dhe ofshani.
    - "Largoni femijet!", u degjua edhe nje here zeri i tij kercnues i cili ngriti shkopin e tij drejt njerzve qe i kishin zgurdulluar syte dhe nuk leviznin nga vendi. Ne djale i ri i mori femijet vrullshem i hipi ne veturen e tij dhe u largua me nxitimi. Njerzit ishin zbehur dhe stepur. Plaku e terhoqi Dautin brenda ne shitore dhe nen koken e tij vuri gjurin e vet. Kaluan nje cerek ore dhe ndihma e shpejt nuk po vinte. Shitesi mori telefonin edhe nje here ne dore dhe i shqetesuar tej mase filloi te bertase. Ata i premtuan se do te vijne menjehere.
    -" Nuk vijne fare", i tha Sadrija Xhemit.
    -Mendon ? Sadrija tundi koken ne shenje pohimi. "Ke te drejte,ata gezohen kur ne vritemi ne mes vete", shtoi Sadriu.
    " Kot!", tha plaku.
    Qyteti jone ishte me shumice shkie dhe kudo qe jetonin shqiptaret rruget ishin te paasfaltuara dhe nuk kishte kanalizim. Populli jetonte kryesisht nga puna ne shtetet e jashteme. Asnje polic shqiptar nuk kishte, as ne administrate jo, pos ndonje pastruesi apo rojtari.
    Pas nje ore u degjua sirena e ndihmes se shpejt. Ata nuk kishin mundur te nisen menjehere sepse ishin duke shikuar skijim ne televizor dhe kishin pasur pushim ne dreke. Ky ishte arsyetimi qe i ben njerzve te tubuar. Kur turma filloje t“i ofendoje dhe t“i kercnoje ia arriti policia.
    Ishin dy police . Njeri bertiti dhe te gjithe u davariten. Mjeku konstatoi vdekjen e tij.
    Nje grua me kater femijet te qepur pas vete dhe mantelin e hapur po vraponte pa fryme drejt shitores. Vinte nga pjesa e eperme e qytetit. Kater femije dhe me i madhi dhjete vjet! Ajo vajtonte, pas saj edhe femijet.duke piskatur. Gruaja e tij u ndal para , mbeti nje cast si e shituar dhe u hodh mbi kufomen. Ajo mallkoi, shau dhe here perplasej mbi gjoksin e burrit te saj, here ngritej duke i ngritur duart, here duke i shtrenguar grushtat drejt qiellit! Femijet mbanin duart para syve dhe qarja e tyre nuk i ngjate me nje vaji, por me teper nje shperthim deshprimi te skajshem saqe pre tyre verehej denesja , por jo edhe zeri. Njerzit i larguan femijet.
    Mjekete deshen ta marrin ne spital, gruaja e tij refuzoi. Turma ishte terhequr ne anen tjeter te rruges dhe po veshtronte. Kur ata deshen ta marrin me zor , atehere ajo iu drejtua njerzve perreth:
    -" A nuk ka ketu burra qe me ndihmojne, e Zotu ua prufte ment !?"
    -" Leshojeni posht!", berititi nje i ri .
    -" Zhdukuni, marroq!" piskati nje tjeter!
    -" Eja ta marrim,vllezer!" tha nje ze tjeter.Turma u nis ne drejtim te kufomes, ata e leshuan perdhe. Iku autoambulanca. Edhe policit u fut ne veture dhe u larguan. Qerrja me kale po kthehej ne shtepi dhe u ndal aty. E hipen ne qerre , me te u nisen edhe tre pleq , nderkaq, femijet u moren perseri me nje veture tjeter. Gruaja e tij i mori koken lendimthi, i perkdhelte floket dhe mbante koken e tij ndermjet duarve te saja, tashme te pergjakura.
    Nena e Shaipit nuk ishte martuar me askend dhe mbante zi per burrin e saj. Nenat shqiptare nuk martoheshin, kur u vdiste burri, apo u vritej, ato ndershmerisht rritnin femijet dhe jetonin te terhequra. Ajo sakrifikohej, por ne shtepine e saj ajo ruante nderin e burrit, pikerisht sepse ishte nene shqiptare. Pikerisht sepse kjo femer si ne te kaluaren, si ketyre diteve kurre nuk kishte dhene arsye te mos quhej femer shembullore dhe nene e perjetshme. Edhe gruaja e Dautit nuk u martua kurre.
    Ne lagjen tone kishte ckado, por gra te perdala nuk ka pasur kurre!
    Shaipi mori drejtesine ne dore te vet dhe ekzekutoi babain e kater femijeve. Nderi u soll ne vendin e vet, sipas tyre, por plandosi pertoke, zezoi kater femije te pafajshme dhe nje nene shqiptare.
    Sadrija dhe Xhemi u kthyen ne shtepi dhe pane kusherinjet e Shaipit. Ata i kumtuan lajmin e ri, por ky lajm atyre nuk u la mbrese sepse krisma me revole afer shtepise per ta ishte shenje se hakmarrja mbaroi me sukses!
    Ra gjema ne lagje. Gjendje e jashtzakonshme. Perplasje te dyerve pa pushim. Te gjitha grate shkuan ne shtepine e nenes se Shaipit qe duhej te varrosej sot. Shaipi mori gjakun e babait dhe me kete gjak mori edhe shpirtin e nenes. Me te degjuar lajmin ajo ishte rrezuar para shkalleve te shtepise dhe i kishte rene pika ne zemer!
    Te kerkonin bese nuk kishte nevoje sepse i vrari nuk kishte vllezer, dhe femijet ishin te vegjel. Ngjarja e Ferides u hodh ne harrese dhe tani lavderohej akti i Shaipit cili "nderplot" vrau Dautin. Ne lagjen tone vrasja e shqiptarit, pra, konsiderohej nder dhe rivendosje e nderit.
    Aty nga ora kater kufoma do te varrosej. U nisen njerzit, ashtu si kishin qene te veshur, me pallto te kuqe, te verdha te zeza, lara lara, ngjyra te hareshme,- shume te rinj po me ato veshje me te cilat shkonin ne mbremje gazmore apo ne diskoteke - po percillnin Dautin ne rrugen e fundit.
    Gropen e kishte hapur varremihesi qysh me pare. Shiheshin akoma shenjat e kazmes dhe te lopates. Ne fund te varrit kishte nja dy pellembe debore. Deri aty e sollen me arkivol, pastaj e nxorren nga arkivoli dhe e futen poshte me nje mbulese te bardhe. E kishin mbeshtjellur me nje pelhure te bardhe, te koka dhe kembet ishte i lidhur nyje dhe dukej si nje mumi. Aty nga gjysma e varrit vune derrasa pjerrtas dhe nisen te hedhin dhé mbi to. Pasi i dhane formen si duhej, ngulen nje kuj mbi te .
    Gruaja e tij nuk ishte aty, ajo e kishte te ndaluar te marre pjese ne deshprim, sic e kishte te ndaluar te marre pjese ne gezim, dmth. kur martohej. Derisa po braktisnin keta varret, mu ne hyrje u takuan me kortezhin tjeter qe po sillnin nenen e Shapiti. Ecnin te gjithe me hapa te rende dhe kokulur, ata qe po dilnin dhe keta qe po hynin per ta kryer te njejten ceremoni. Vetem hoxha qe po dilte dhe hoxha qe po hynte u pershendeten ne mes vete :
    -" Selam Alejkum!"
    -" Alejkum Selam!" ia ktheu tjetri.
    Qetesi varri. Degjohej vetem zhurma e kepuceve te tyre qe shaktonin mbi bore. Duke hyre dhe duke dale.
    Njerzit u larguan per tu mos kthyer kurrem me, sepse lagjja jone nuk kishte respekt ndaj te vdekurve, e as ndaj varreve. Pak varre kishin gure apo emer, gati te gjitha ishin me kuja, anonim! Te kalbur ose jo! Te rrezuar apo qendronin pjerrtas! Plot kuja dhe toke gunga gunga qe i ngjante cdo gjeje , por jo varreve. Ose u ngjante varreve te njerzve qe nuk kishin lene njeri pas vete! Kultura qe nuk ka respekt ndaj te gjalleve, nuk i cmon as te vdekurit!
    Vdiste femija, vellau ose motra, babai ose nėna dhe ashtu lakuriq, me nje carcafe futeshin ne grope, gati si qenin, dallimi ishte se per qenin nuk perdornin mbulese dhe nuk vinte hoxha.
    Babai apo nena kishin punuar tere jeten, kishin rritur femijet e vet dhe tani hidheshin lakuriq ne nje grope, pa respekt, pa dashuri dhe kurre, gati, askush nuk shkonte tķ veje nje tufe lule si shenje dashurie, respekti dhe miradije. Madje kishte prej tyre qe e kishin harruar varrin e prindit!!!
    -Ky eshte varrim barbar, tha Xhemi derisa po ktheheshin nga varrimi dhe po lakonin ne rrugen tone.
    - Ky nuk mund te quhet varrim , por menjanim, eliminim....", ia ktheu Sadriu dhe nxorri nje cigare nga xhepi. "Padashuri, mund te quhet kjo, lirisht, padashuri", perseriti ai.
    - Xhemi ngriti pallton mbi koke per t“i mbuluar veshet. "
    - " O Sadri, ajo arė nuk kishte varre, por ishte kronike kujesh. Para Skenderbeut i ndertonim shtepite me gure, pas tij me qerpiē. Para tij venim gure ne varre me emer e mbiemer, pas tij kuja!
    Vazhduan tutje deri ne shtepite e tyre ku edhe u ndane dhe nuk thane me asnje fjale. I shtrenguan doren njeri tjetrit dhe hyne ne shtepite e tyre.

    ****
    Shaipi qendroi ne nje burg per te miturit dhe aty mesoi profesionin e floktarit. Me te mbushur moshen 18 vjecare doli nga shtepia. Ky gjendet ende ne Zvicer, ka marre nje grua qe i kishte dy femije te vet, me Shapin i ka dy tjere, por qe te dy me te meta psiqike! Shtepia e tij ne lagjen tone nuk u shit kurre dhe xhamat jane te mbushura me merimanga, miza te ngordhura dhe pluhur. Ky , si edhe vellai i tij, provuan ta shesin shtepine, por askush nuk e bleu. Kjo ishte vrasja e fundit ne lagjen tone, deri ne kete dite. Ne kete bela, ndermjetsim nuk ka pasur kurre. Qe nga lufta e fundit , thuhet se femijet e Dautit kane hjekur dore nga gjakmarrja. Shaipi, mirepo, nuk ka guxim te kthehet! Vuan nga migrena dhe ka vite qe eshte ne kontroll te vazhdueshem mjeksor. Thojne se ishte traumatizuar dhe se dy femijet mbi kufome i shfaqen cdo nate ne enderr! Merr rregullisht medikamente qetesuese, sepse disa here ka dashur te beje vetevrasje. Kur e kishte vrare Dautin nuk e kishte ditur se femijet ishin me te, keshtu thonin kusherinjet e tij. Ai kishte shtire ne te ne prag te shitores, e femijet paskan qene pas tij, brenda ne shitore!

    *
    Erdhi vera me me pamjen e saj idilike, pastaj vjeshta me merzinte e saj. Shiu kishte nisur dhe nuk po prante si ne veprat e Kadares. Qerret me lakra, me drunj, thengjill po gjallonin ne rruget kryesore. Shkiet nuk blenin dru e thengjill sepse ata kishin nxemje qendrore, ne jo! Viti 80 e 81, ne lagje pos rrahjeve te rendomta dhe thashethenave nuk ndohi dicka me rendesi. Ne Prishtine po pergaditej rinia studentore, ne lagjen tone, jo! Pak me pare pat ngordhur Tito dhe iu kishte bashknagjitur Enverit.
    Po kete pranvere, u hodh lajmi tjeter ne lagjen tone. Dere me dere ne lagje po kerkohej Merita. Madje jo vetem dere me dere, por bertitej edhe ne rruge: " Meritaaaaaa!" Kjo ishte heroina e dyte ne lagjen tone. Gjylteni u fejua me procedure te shkurter dhe sipas informatave qe dilnin, e kishin shitur! Dikush kishte hedhur nje leter te Merites ne oborrin e prinderve te saj....


    vazhdon.


    31.12.02

  7. #17
    Kjo teme, u rihap perseri, pasi hoqa shkrimet te cilat kishin dale jashte temes se diskutimit.

    Cilido prej anetareve qe deshiron te diskutoje mbi fenomenet qe permend kjo teme, mund te lere nje shenim tek Forumi i Verejtjeve dhe Sugjerimeve dhe mund te diskutojme nese shkrimet e hequra ti dergojme ne nje forum tjeter ku te disktohet per ate qe flitet ne kete krijim.

    Ketu mund te vazhdoni te diskutoni e te debatoni, por JU LUTEM perbrenda rregullave normale te komunikimit.

    RESPEKTONI MENDIMIN E SECILIT.



    Ju faleminderit

  8. #18
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Mua ky tregim me pelqen, madje shume.
    E pergezoj autorin e pres krijime te tjera prej tij (le te jene si ky)
    Eshte apo nuk eshte e vertete ngjarja(ngjarjet me gjithe personazhet) tregimi mbetet shume i bukur dhe krejt shume i besueshem.

    ... Nuk kemi pse e mohojme te keqen qe nuk e luftojme dot, nga deshira per te qene ato qe duhet te jemi. A jemi?

    Redi, te falenderoj per rihapjen e temes (tregim) se shenjestruar, pa u kuptu aspak pse u be ashtu si u be.

    ........
    Edhe njehere pershendetje shen albanit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 04-01-2003 mė 23:36
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    8
    asd

    po te ishin emrat te krishtere a do ta pelqeje tregimin ?

    po rreshket nga kritika letrare ne lufte te shenjte fetare!!!!!!!!!!!

    c'rendesi ka perkatesia fetare kur ata jane po ashtu shqiptare dhe kur realiteti me gjasa nuk eshte aq larg nga c'pershkruhet ne tregimin e Shen Albanit.
    E ke lexuar 'Dasmen' e Kadarese ,botuar ne vitet '70 ? Eshte i njejti realitet me ate te S.Albanit me 1978.Apo edhe ti mendon si Deti se Shqiperia eshte mjaft e prapambetur nga Kosova.

    Artistikisht shkrimi eshte i kendshem; ndofta S.Albani ka hiperbolizuar pak per te terhequr vemendjen ndaj problemit,i cili sidoqofte qendron sepse eshte botkuptimor, dhe botkuptimet nuk ndryshojne aq lehte sa rregjimet.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2002
    Vendndodhja
    Kopenhagen
    Postime
    24
    Redit: Faleminderit per rihapjen e temes. Edhe nje here drejtuesit e forumit tregojne zgjuarsi dhe administrim te mire.
    Ku shkel turku, nuk mbin bari.

    (Thenie popullore shqiptare)

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •