Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 53
  1. #41
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te shtunen i bashkova pjeset e publikuara prej teje Shen alban per t’i lexuar te gjitha bashke. Me kane goditur me rradhe, njera pas tjetres. Ishte hera e pare qe e lexoja te shkruar urrejtjen e nje djali shqiptar mbi dhunen e ushtruar ndaj femres se mbyllur shqiptare.

    Ajo qe eshte me tronditesja per mua eshte, qe s’ke kursyer fjale pa thene dhe gjuha qe ke perdorur per t’u shprehur per personazhet e tu te ben ta dallosh se ku ti urren e ku dashuron, ku denon e ku ngre me kembe. Por ne teresi mund te them se e ndiej si nje urrejtje te shkronjezuar.

    Profilet e femrave ne kuptimin tim i ke denuar rende me fjalet e pershkrimet e pjeseve trupore dhe me ngjan deri diku si mungese respekti per gjinine tjeter.
    Ngjan sikur rrefyesi (nuk po e barazoj me njeriun shen alban) ka pesuar nje zhgenjim shume te madh, ndryshe nuk do te mund te pershkruante femren me ato fjale.



    Po trajton nje teme te rende per shoqerine shqiptare, nje teme qe kerkon hapjen e syve dhe pranimin e realitetit, nese pretendojme se duam te ecim perpara.

    Dhe fakti qe per te eshte shkruar nga nje mashkull ka rendesi. Pikerisht se nuk eshte e zakonshme nje gje e tille ze vend me shume. Nese do ta publikoje ne forme libri jam e sigurte qe do te shkaktoje polemika te jashtezakonshme.

    Nuk eshte thirrja e nje femre apo e disa femrave qe kane pasur mundesine dhe guximin te ngrihen e te kerkojne te drejten e tyre legjitime te dashurojne dhe te dashurohen, thirrje qe do te interpretohej apo keqinterpretohej apo te vihej ne loje nga gjinia tjeter si feministe te pandreqshme apo ndonje gje tjeter.
    Emancipimi i nje shoqerie kerkon nje bashkeveprim te perpjekjes se femrave duke mos pranuar gjendjen e tyre dhe kjo me nje mbeshtetje te pamohueshme nga gjinia tjeter, nga meshkujt qe nese nuk do te pranonin faktin se kane te drejta krejtesisht te barabarta me to, do t’u duhej te pranonin se ishin shtypes te tyre. E shtypja do te merrte forma nga me te lehtat e deri tek ato te tmerrshmet qe pershkruan ne tregimet e tua.
    Pra eshte deshira e meshkujve per te ndryshuar gjendjen ekzistente qe do te bente te zhdukeshin fenomene te tilla nga jeta shqiptare.

    Fenomene te ngjashme jane ekzistente edhe ne Shqiperine e sotshme. Si shembull te jap ekzistencen e nje mendesie te tille: "Une do te martohem kur te me vije mosha 30 vjec. Deri atehere do te bej qejf, e nusen do te ma sjellin te paketuar, sic e dua vete."

    Diferencimi grua per shtepi dhe grua qe ben vetem per dashnore eshte ai qe qendron akoma ngulitur fort ne mendesine shqiptare edhe ate te kryeqytetit.

    Si perfundim desha te shtoj se po pres per vazhdimin e ketij rrefimi te rende.

    Nderime!

  2. #42
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    ti demton kombin ne nje shkalle te pamatun!!!, kjo nuk te eshte e qarte.
    Tregime te tilla ne forme romani jane natyrisht nje e drejte e autorit, i cili si artist e ka ate liri te krijimtarise. Tregimi yt, po mos te njihte teje opinioni, do te kish edhe ate vleren e vet keshilluese. Ty nuk je i pari qe prek tema kaq te rendesishme, ky problem gati shfaqet ne krejt boten, ne shoqeri me rrenja te thella tradicionale. Ka edhe romane me vlere te larte mbi gjera te tilla, por nuk jane me prapashtese mizore, ata jane produkt qe rrjedhin nga nje domosdoshmeri kohore, mbi gjera qe krejt i dijne, e askush nuk flet. Ty flet, por me prapashtesa profitable, ti don nga kjo te profitosh, por nuk te bie ndermend se ja ngul popullit tend thiken ne shpine. Hakmarjen e permende, po de, eshte nje tradit e shemtuar shqiptare, nje tradit qe na ka rezuar dhe do te na rezoj ende simpatite, por, kush mund ta ndal?, dhe ne c'menyre mund te ndalet?, a nuk eshte bere c'mos?

    Eshte natyrisht e nevojshme qe keto gjera te dalen ne shesh, njerezit te bisedojn. Ish para nje dekade, jo me shume, e perditshme qe per nje nuse familja e dhendrit te paguaj nje shume deri ne 20 000 apo 30 000 marka gjermane (pare NDERI, netevertet i shitnin vajzat per INTERES financiar), keshtu sot eshte bere TURP per nje familje qe kerkon ende keto para te NDERIT.

    PSE O ALBAN????, TREGOM PERSE????, une te tregoj se ty NUK DON TA NDEGJOSH, sepse shqiptari i pseudosllavise emancipohet DITA DITES. Kete nuk ja ka ndaluar islami, por sistemi shkaterimtare pseudosllav, qe me cdo sakrifice mundohesh tja nxhesish islamit, por jo burr i dheut, MEHRI ende po paguhet, dhe ky eshte regull islam, e pse nuk braktiset??, nuk braktiset se ka rrendesi te madhe mu per vajzen, eshte nje sigurim financiar i saj, dhe mu ky MEHR ate e ben te pamvarur prej burrit, mu ki MEHR perkundrazi, po ta dije, do tja shterngonte burrit pak pejt, dhe mu ki MEHR, e emancipon gruan, i jep vullnet te mbrohet.

    POR KUSH I DIN KETA?, askush, nuk i din, se ai hoxha nuk va ka mesuar, sepse edhe VET nuk e ka dijtur. MEHRI nuk eshte TRADIT, por eshte nje mareveshje ekzistenciale per martesen, NJE KUSHT I PASHMANGSHEM.

    Po ta dijte vajza shqiptare kete, ajo do te ish larguar nga nje burr qe e terrorizon, sepse shkon kafehaneve e bordelave, e sheh si shkerdhehen bullgarkat e ukrainkat, e gruaja e tij nuk din si ata, dhe e rreh e e malltreton, ka raste te tilla qe LOPET te hane. I kujt eshte faji?, i ISLAMIT?, i kemi trashiguar ne bordelat?

    Sa here te kam thene se shoqeria jone ka pesuar nje devijim te madh nga regullativat shoqerore te shekullit te kaluar?, krejt kjo nga mungesa e arsimit, dhe asgje tjeter, nga torollakizmi, budallaizmi kollektiv. Se ke sot e kesaj dite shqiptare, qe nuk mund assesi ti bindish, se njeriu ka shkel mbi hene, jo, sipas llogjikes se tyre eshte e PAMUNDUR nje hje e tille.

    Keshtu qendrojn punet, dhe mjerimi me i madh eshte, te manipulosh me kete fakt, se keshtu nuk sillesh me shqiptaret aspak me mire, se si jan sjellur armiqet tane.

    Flm

    PS: kerkoj ndjese per turbullimin e temes, moderatori mund ta fshij shkrimin, kisha lutur vetem te qendroj nje kohe te shkurter.
    albanish by nature

  3. #43
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Postuar mė parė nga Shėn Albani
    Per mua ka vetem vellezer nga gjaku, se nuk dua t“i kem vllezer arabet, turqit, maxhupet dhe ashkalite!
    Ti me kete menyre te menduarit, aske nuk mund ta kesh vella. S'besoj se nje njeri qe mendon ne kete menyre (e qe flet edhe per emancipimin e femrave, cfare cudie!) do te pranohej ne rrethin e njerezve te tjere (te emancipuar dhe pa paragjykime) si vella i tyre, kur me urrejtjen me te madhe diskriminon, stereotipizon dhe denon te gjithe tjeret qe nuk jane si ti dhe si ata te cilet i pelqen ti.

    Mendimin tim per temen e di tashme, une vetem komentova mbi dic qe e the ti.

    Pershendetje,

    ASD

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Dita,

    mund te kene deshpruar pershkrimet, por une perpiqem te jem realist. Edhe femra ka te shemtuara, por viktima jane shume. Une nuk luftoje per bukurine, po per barazine , per vendin qe e kishte femra shqiptare, qe e ka dhe qe duhej ta kete. Perpiqem te mirrem me burimin-perjetimin-pasojen dhe prej ketyre duhet te dale nje mesazh. Nese del nje mesazh dhe provokon te menduarit, kam sukses, nese jo, atehere tregimet nuk e kane kryer detyren e vet. Mirepo se jam kunder femrave , ky konstatim me deshpron, se ne fakt qellimi im eshte ta paraqese vuajtjen e saj dhe mu ketu te provokoje mashkullin tone per rishqyrtim!
    me respekt Dite e dashur

    Nuhe,
    femra eshte shtypur ne te gjitha kulturat, edhe sot shtypet, madje edhe ne perendim, por dikund shtypet kolektivisht, dikund tak e tuk. Kunder shtypjes duhet te jete cdo mashkull! Perparesite qe na i jep dikush , jane perparesi diskriminuese dhe perverse. Ne familje nuk duhet te kete shtypes dhe te shtypur, por duhet te jetohet ne harmoni.
    Ne familje duhet te nise barazia /demokracia dhe te perfundoje ne shoqeri. Shtetet " demokratike" me femra te shtypura, jane perralla!!!
    Shtypja ndaj femrave behet aty ku mashkulli nuk ka vetebesim! Keshtu thojne psikologet.
    Ti konsideron demtim te flitet per gjerat ekzistuese, sepse parapelqen qe plaga te fshihet, por jo te sherohet. Une jam per sherim, ti je per kultivim plagesh, ne llogari te femrave dhe per perfitime tua se ke pasur fat te lindesh mashkull!
    Te me ndjekesh mua, pikesepari duhet te sqarohesh me veten. Ti e enderron kombin shqiptar ndryshe, une ndryshe. Ti drejtimin tend e konsideron patriotizem, timin te kunderten e saj. Une mendimin tim e konsideroj ardhmeri, tendin ne perendim e siper!

    Pra per te ndjekur mendimin tim duhet hjekur dore nga nga disa privilegje qe i ruan mashkulli jone:

    -Diskriminim i femijeve ne baze te gjinise
    -Diskriminimi ne ndarjen e pasurise ( pasuria duhet ndare si djalit si bijes )
    - Te gezohen prinderit kur vajza e tyre dashuron dikend, sic gezohen kur djali dashuron nje bije te huaj!
    -Ta pranosh dashurine dhe rrjedhen e saj te lire te cdo njeri, pa marre parasysh gjinine.
    -Ate qe i toleron vetes, t`ia tolerosh edhe botes femrore qe te rrethon...ne te gjitha fushat e jetes!
    -Te punosh edhe ne shtepi dhe te mos konsiderosh se pse je mashkull perendia te don me shume...dhe ta ka ndaluar punen ne shtepi!
    -T“i ndihmohet nenes ne punet e shtepise, t“i ndihmohet bashkeshortes, te mos shtypen ato pse kane lindur femra etj. Keto shkurtimisht per te mos dale nga tema. Te mos e perdorish forcen , se forca shtyp njerez, por nuk edukon njeri, pos se i ben ne genjeshtar te castit!

    Ti je mesuar me fjali te mira qe shkruajne ata qe na dojne dhe ata qe nuk na dojne , por deshirojne te mbetemi ashtu si nuk ben. Bota ecen para, tok me te edhe ne. Mashkulli shqiptar duhet te emancipohet, ky eshte qendrimi im thelbesor! Femra shqiptare nuk e meriton shtypjen, por shtypet. Ajo eshte emancipuar dhe eshte e ndershme, mashkulli jone shume here eshte kopje anadollake. Une jam kunder ketyre te fundit, qe sot ndoshta jane pakice, por nuk ishin ne kohen time!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Me Shpresen

    Aty ku shkojne syte vullnetarisht, atje shkon edhe zemra, as kembet nuk vonojne per t“iu bashkangjitur. (Carlo Dossi)


    U nisa per te shkuar ne shkolle. Ora shtate e tridhjete. Xhania, fqinja ime, me priste si cdo dite para deres. Ishim shoke te ngusht, por gojekeqinjet e interpretonin ndryshe. Ne lagjen time mjafton te shihen nje mashkull e nje femer duke bisduar dhe pastaj t“i vinin qindra bishta prapa! Ajo e kishte nje dashnor qe kishte nje punetori per ndreqjen e televizoreve, kete e dija vetem une.
    Gjethet e pemeve ishin akoma te lagura nga nje shi i merzitshem qe kishte rene tere naten. Neper trotuar ishte rreshti i gjate drejt gjimnazit. Disa i kishin syte akoma gjysme te mbyllur, te pergjumur tundeshin rruges, me cantat qe i hedhnin ne ajer. Ishim vetem dy klase shqiptare. Shkiet ne Maqedoni nuk lejuan te behem tri. Nuk u lejua edhe pas kerkesave te shumta edhe kercnimeve. Ne fund u perjashtuan disa profesore shqiptare, disa u burgosen dhe gjendja u qetesua perseri. Ne oren e pare na thane se ka pasur disa element nga kuadri arsimor qe kane dashur ta prishin vllazerim – bashkimin dhe t“i rrenojne themelt e veteqeverisjes jugosllave. Kete lajm e lexoi profesori i historise dhe ne fund tha :" Keshtu e shpjegojne ata!"Per ne ishte shume e qarte se kush ishin ata. Komiteti! Profesori dukej shume i deshpruar dhe na tha te lexonim dicka se nuk ndjehej mire. Ai doli jasht .
    "Shkenca" u paraqit si vullnetar per te lexuar dicka nga historia. Ky ishte gjeografi i klases i cili thoshte se e kishte matur peshen e tokes, por numrin qe kishte nxjerre nuk munden ta lexojne edhe profesoret e matematikes. Ne mes shume numrave i kishte edhe tridhjete zero. Ideja i kishte lindur duke hapur nje pus ne oborr . Shkenca ishte shume i afte ne marksizem dhe pat vendosur pas mbarimit te gjimnazit te vazhdonte ne Moske. Deshira e tij ishte ta shihte Leninin te ngrirė dhe te studjonte astronomine. Ai po lexonte nje mesim mbi luftrat ballkanike dhe une nisa t“i shkruaj pergjigjen Shpreses. Ne letren e fundit ajo me kishte shkruar se si do te dukej dasma jone.
    " Shume e dashura Shprese,
    pajtohem pjeserisht me mendimin tend per martesen tone, por ligjet qe nuk kane burim te shkoqitur shqiptar, nuk do t“i marrim parasysh! Ate dite qe te futesh ne shtepine time, poate dite do ta braktisim. Une nuk do te toleroje qe Ti te shndrrohesh ne dordolec dhe te ngritesh ne kembe e te ulesh sa here qe te hapet dera. Muajin e pare dua ta kalojme dikund , jasht shtepise. Gjyshja me ka premtuar se nga kursimet e saja qe me vite i ruan ne rast te vdekjes, te me jape dicka, dicka do te punoje vet veres dhe do t“ikim ne ndonje vend te bukur. Ti e din mendimin tim per femren. Une nuk do te martohem kurre nese nuk pranoj barabresine Tende ne te gjitha sferat e jetes. Assesi nuk dua te jem nje kopje Anadolli. Me mire do t“ishte te vazhdoshe shkollimin, sepse nje nene e padije nuk mund t“i edukoje femijet mire! Nje nene e padije, zakonisht shtypet lehte! Kombet qe i kane nėnat e paditura kalben si ne moēal. Per nderin tend kujdesesh Ti, jo une. Une mendoj vajza qe martohet eshte mjaft e pjekur per t“i kuptuar gjerat. Nese nje dite nuk te pelqeje me, pa te brere ndergjegja mund te ndahesh. Ti je dashnorja ime, por kurre nuk dua te shndrrohesh ne prone timen. Pronesine ne njerez e urrej. Jeta eshte e ytja dhe kete duhet ta jetosh Ti, sipas deshires tende...Nese une kujdesem per Ty, te mbikqyre, atehere domethene se ti je e pabese dhe e papjekur per kete jete! Une i besoj Dashurise, per mua ti je Dashuria!
    E kuptoj trysnine qe te bejne ne shtepi. Vellau qe te beri probleme per letrat e zena lute te te kuptoje; thuaj se edhe Ti je njeri mu si ai , edhe ti ke ndjenja, deshira dhe enderra, mu si ai. Nese ka pak tru te te kupton, nese jo atehere ...atehere thuaj se nuk shkruhemi me. Ah, po gati harrova. Dje profesori e ka rrahur gati gjysmen e klases. Disa paten ikur nga mesimi dhe profesori tjeter i kishte dhene listen me emrat e atyre qe mungonin. Me se keqi e rrahu Luten. E rrahu shum keq se Luta ia ktheu disa here. Ia shqeu pallton dhe ne fund e goditi edhe me kepuce ne koke. Kepuca iu hjeke derisa e godiste me shqelma. Fajet per nje rrahje te tille i pat edhe babai i Demes. Ai para nje jave kur erdhi t“i shohe notat e djalit i tha keshtu: " Nese nuk meson hidhe ne Dunav, keshtu e quante ai Danubin, dmth. si shkiet. E ke leje time ta rrahish dhe jo vetem timin. Shiko i tha, ne gati te gjithe punojme jasht dhe nuk e dijme se cka bejne keta, prandaj na ndihmo!" Nga keqardhja dhe bashkendiesia me shoket e rrahur tere klasa braktisem mesimin dhe shkuan ne park. Te shohim se si do te kalojme te henen.....
    PS: Me shtate korrik ora kater pasdite do te prese prane kinemase. Ke nje muaj kohe per ta pergaditur nje arsyetim...
    Te peqafoj me mall dhe te perkdhele qafen tende te gjate...Eja me ate fustanin qe ishe heren e fundit. Natyrisht nese ke deshire. Ti e din se kur je me pantalona dhe kemishe te mbyllur, manipulimi eshte tejte i veshtire...
    Adhuruesi dhe pushtuesi yt i perjetshem!


    Renia e ziles me zuri duke shenuar daten. Dolem ne pushimin e madh dhe filluam me bisedat tona te zakonshme. Kush me kend ishte se bashku. Kush ishte ndare dhe pse. Kush kishte marre njesh dhe gjera tjera te rendomta. Ditet nuk kalonin dhe isha penduar shume pse takimin kisha parapare pas nje kohe aq te gjate. Sot i morem hartimet qe i kishim bere para nje jave. Naza smirake qe ishte u ngrit dhe kundershtoi noten time. Ajo gjykoi ne kete menyre:
    " Ky hartim nuk eshte aq i mire sa mendoni sepse ne te ka mendime te vjedhura, plagjiature", i tha profesorit. " Ky thot se fryenete nje puhize e ngrohte dhe vashave ua tundte fustanat e lehte, gati te tejdukshem.
    " Fryente nje puhize " e ka thene nje shkrimtar tjeter. Ndoshta Balzaku, ndoshta Kadare nuk e di sakte, por sidoqofte kjo sintagme fjalesh " puhize e lehte " nuk eshte e tija" dhe u ul duke sjellur koken. Pas Nazes u ngrit edhe Limi, pastaj Fatimja dhe keshtu profesori me mori hartimin prapa, fshiu pescen dhe shkroi tresh.
    Une thash veten kete:" Nuk e kam ditur se keto fjale jane te patentuara!"
    Profesori me shikoi per nje cast dhe nuk tha asgje. Nazes i premtova se ne hartimin tjeter ajo do te jete personazh kryesor dhe se do ta pershkruaja si fatprere, dmth. sa me keq qe te jete e mundur. Do ta pershkruaja me kembet perpjete dhe do ta fusja ne tregimin tim edhe nese tema eshte krejtesisht dicka tjeter, si psh: " Lulezimi ekonomik ne Jugosllavi dhe barazite nacionale". Do ta beje kete edhe nese e marr njesh, i thash i pezmatuar! Edhe nese me perjashtojne nga shkolla. Babai i saj i saj ishte nepunes ne komune dhe kishte ndikim te madh. Cdo here pasdite vone e shihnim me shkiet duke pire kafe. Ishte e vetmja ne klase e cila dalldisej rruges me dashnorin e vet i cili vinte nga nje perzierje:nenen e kishte shkine, babain shqiptar.
    ...
    Akoma pa u ndalur autobusi pash Shpresen duke pritur prane kinemase. Me te ishte edhe motra e saj e vogel. Ate pas pak kohe e percollem te nje e aferme dhe keshtu mbetem vetem.U shtrime ne barė, ne parkun e qyetit. Kerkuam nje vend sa me shume te fshehur! Vura koken ne gjurin e saj dhe veshtroja fytyren e saj engjellore. Floket e saja te gjata i binin mbi gjoksine dhe zbritnin deri mbi koken time. Po ate fustan qe kishte heren fundit. Me dukej disi si flutur e lehte, e hareshme dhe qe fluturonte kendshem mbi nje ledine plot lule. Ngrita pak fustanin e saj dhe nisa ta fuse doren duke perkdhelur shume lehte dhe me plot durim kemben e saj te bardhe. Ajo mbylli syte hodhi koken pak prapa dhe ofshani. Ne fytyre u skuq teresisht. Me terhoqi kemishen nga posht , nga pantallonat, ngadale pa nxitim dhe leshoi doren e saj te ngrohte mbi trupin tim. Pata nje ndjenje se kishte leshuar nje hekur te skuqur, ashtu te skuqur sic i bejne farkatatret per t“i lakuar me lehte. Terhoqa kembet perpjet, nga befasia e castit dhe me kaploi nje dritherime. U perkul ngadal dhe i afroi buzet e saja te buta.Floket i mbante te ndara nga balli dhe pastaj te leshuara deri ne bel. I kishte syte e medhenje, te kafte dhe qerpiket e medhenje. Dy dhembe ne nofullen e siperme i kishte pak te ndare saq krijonte nje simpati qe nuk rezistohej. Buzet pak te trasha, te kuqe, aq te trasha sa mund te quheshin te perkryera dhe te krijuar enkas per puthje plot afsh. Hapa tri pulla nga kemisha e saj dhe leshova doren brenfda.Ajo ofshante dhe i kafshoi buzet. Cicerrima e zogjeve nuk prante.
    " Kjo eshte dasma jone "- me tha.
    "Po! Padyshim edhe ata i bashkangjiten gezimit tone.
    Ne fakt dukej se cdo gje ishte vene ne sherbim tone. Moti i mire, dielli percellues, kenget e zogjeve, hija e bredhit dhe gurgullima e lumit qe gjarperonte jo shume larg nesh.
    -Sa eshte ora ?
    -Njezet e pesembedhjete minuta:
    -Duhet te ecim.
    Po! Shtova me keqardhje. E dija se po ta vazhdonim do t“i krijoja probleme ne shtepi.
    I shtrengova doren dhe u nisem rruges. Cdo dy hapa putheshim sepse as vet nuk e dinim se kur do te ritakoheshim.
    -Ah, ju jeni ketu! Ti nuk qenke te tezja, po ne parqe!
    Ne mbetem te shtangur. Ai nxorri nga xhepi nje thike. Vellau i saj shikonte venger. Shpesh here mendoja se ai i smironte motrat sepse ato ishin me te bukura se ai. Me goditi me nje flakareshe sa mi hodhi syzat per toke dhe njeri xham u thye. Ula koken dhe nuk thash gje.
    Me afroi thiken ne fyt dhe shtoi:" Edhe nje here do ta prese koken si pules, kuptove?"
    Shpresaj dridhej ne anen tjeter dhe i lutej.
    -Mbylle gojen kurve , i tha ai gjersa i shtrengonte dhembet.
    U ndjeva shume i ofenduar. Shpresa nuk ishte e perdale. Ishte vajze e mire dhe kishte te njejtat deshira si i vellau. Ai kishte dashnore! Por ne jetonim ne nje kohe ku dashuria konsiderohej turp dhe ishte e satanizuar deri ne pakufi. Nuk ishte kjo tradite jona, ishte nje import i tmershem nga njerzit e prapambetur, diku ku kishte shume zallishte dhe ku burrat endeshin me fustana. Thuhej se vinte nga njerzit qe jetonin diku ne shpella dhe ku grate kane me pak te drejta se kafshet dhe respektohen me pak se ato. Djalit i lejohej te beje cdo gje, por jo edhe vajzave. Me ata djem qe kishin dashnore krenoheshin edhe priderit e tyre, por kur vajza kishte dashnor, jo qe nuk krenohej askush, por ndoshta ia prenin floket, e rrahnin apo e martonin pa e pyetur. Turpi ne kupe te qiellit! Tregohej se ne nje fshat vellau i kishte prere hunden motres, pse kishte guxuar t“i buzeqesh nje djali. Njeri ne qytet ia pat ndaluar motres martesen per dhjete vite dhe i kishte thene se duhet te jete sherbetore e shtepise se e kishte puthur Cenen. Pas pese viteve Cena e pat vjedhur dhe iken se bashku . Familja e tyre ndjehej me faj dhe e damkosur sepse bija e tyre kishte pasur guxim te dashuroje pa leje! Dmth. te shtrihet ne shtat me kend deshiron ajo, e jo me kend deshironin te tjeret! Per gjetjen e burrave nuk ishte kompetent personi qe martohej, por babai! Huh, sa tragjike!Ufffaaa! Sa barbare ishte ajo sjellje! Si denoni prinderit bijat e tyre....Keshtu mesonin mesimet e huaja. Ishte kohe dreqi dhe nuk i besohej dashurise, por urrejtjes. Shpesh here citoheshin vajzat e "mira " se si kishin ofenduar djalin qe kishte marre guximin t“i shpallte dashuri!
    " Mos ha *** .." i kishte thene.
    " Po,po, po ajo vjen nga familje e ndershme! Ajo ka edukate!!! , thonin te tjeret.
    Ne lagjen tone persritej pa pushim se vajzat i kane floket e gjata , por mendjen te shkurter. Kjo fjali bente pjese ne kuadrin e dreqfjalive. Cdo njeri e dinte dhe kushdo mund ta perdorte kunder dashnores, kunder motres etj... Faji ishte i vajzave qe nuk kishin shpikur nje fajli te tille:" Forceshume dhe koketul!"
    ....
    E terhoqi Shpresen per dore dhe me dha edhe nje shuplake ne faqen tjeter, kete here. Nuk thash asgje. U perpoqa t“i beje te kuptoj Shpreses se une e doja, pa marre parasysh se cka kishte ndodhur. Ajo i fshiu lotet dhe zbriten shkalleve qe conin ne rrugen kryesore. Vrapova pas tyre dhe u ndala para vellaut.
    -" Te lutem, mos e rrah ne shtepi dhe mos i trego babait..."
    "-Largohu nga rruga", tha ai prerazi dhe nxorri thiken perseri.
    -" Do ta lė te qete tere jeten, por te lutem mos e keqtrajtoni..."
    Kisha frike se do te merrnin aso masash qe kisha degjuar. Trishtohesha kur mendoja Shpresen pa hunde, apo me floke te prera, por ndoshta edhe dicka me keq...Shpreses i bera shenje me sy duke dashur t“i them se dashuria jone nuk mund te prishet me dy shuplaka dhe nje thike. Jo, nga nje njeri qe me dukej si ciklop, me at shikim te trishtuar saqe nuk e kapja dot shikimin e tij dhe nuk dija se c“qellim kishte, prandaj edhe befasisht i ngrena ato dy shuplaka sepse mendoja se ishte duke shikuar Shpresen, nderkaq ai me kishte fikesuar mua me njerin sy , e me tjetrin e ndoshta motren e vete.
    I rrahur po, por ndjehesha krenar. Ndjehesha pak hero. Vet guximi per te realizuar nje takim te tille ne dreqkohen mund te konsiderohej heroizem. Me takimin tone ne po luftonim barbarizmin dhe neshtrimin shpirteror qe na e kishin sjellur pushtuesit. Ne qysh heret patem marre nje vendim: as shuplakat, as revolet, as rrahjet nuk do te na bejne t“i respektojme djallezite e huaja, prandaj para! Kjo ishte rruga jone e lirise . Liria ishte vlere universale e cila vlente dhe ishte e deshirueshme si per meshkujt , poashtu edhe per femrat. Liri e seleksionuar, ishte ajo! Liri e shndrruar ne prone mashkullore , thash me vete! I futa syzat ne xhep dhe u nisa drejt stacionit te autobusave... Dielli po perendonte dhe njerzit po rralloheshin ne rruge.
    -Po nisem, a ka akoma kush vjen ne kete drejtim, ? bertiti shoferi i autobusit. Une u ula prapa ne nje karrige dhe ia nisa vajit. Ula koken dhe po denesja duke u munduar qe te mos degjoj kush.
    Pse qane ? -me tha nje plake.
    Te tregoje me vone, i thash duke denesur. Tani nuk mund te flase. Dhe me dy duarte i fshiva lotet qe me rridhnin faqeve ......

  6. #46
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Urime

    Po pres te mbaroje gjithe tregimi , ta printoj dhe ta lexoj ngadale. Letra ka tjeter shije.

    Edhe njehere urime
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  7. #47
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    SI TE PRODHOJME NDERGJEGJE ?!

    Letrat e harxhuara, te djerra, te ndrydhura me shenja thonjsh, letret e perdorura dekada me radhe ne lojerat e ndyshme publike te bixhozit hazard, sikur dalin ngadale nga perdorimi… jo pse nuk imponohen si te nevojshme, dhe, jo per shkak mungese te letrave te reja finese, po per shkak se shenjezimi nga thonjet dhe ndrydhejt e te perdorurit pa meshire te tyre, sikur i bejne te duken te hapura, me shenja, dhe si te tilla te dehura, si te shperlara perfare ! Nderkaq loja e hazardeve vazhdon gjithnje, gjithnje me e intensifikuar, dhe perdorimi i letareve behet gjithnje e me shume harxhues, me shterrues, gjithnje e me te mbyllura si jane duken te lexueshme sikur te ishin te shpluara, te dehura, te derdhura rastesisht mbi cohen e kuqe te tavolines se bixhozit. Domosdoja e vazhdimit te lojes hazarde dhe mungesa e letrave te reja qe do ta benin fer kete loje te mallkuar, imponon nevojen e te gjendet ne perdorim boksi i ri i letarev te paprekura dhe te pa hipotekizuara nga shenjat e tmerrit me te gervishura dhe ndrydhje nervoze. Po ku t’i gjejme te rejat… sikur mungon jo vetem disajnimi figurativ teknik i tyre, sikur mungon dhe makina shtypese grafike e tyre, sikur mungon ēdo lloj menyre fabrikate e te prodhuarit te tyre. Shkaku se, perjasht simbolikes se ketij teksti, nese lexohen figurat, atehere shume lehte do ta kuptojme se me teknologji fabrikate nuk mund ta prodhojme ndergjegjen tone, pa marre parasysh sa e moderuar mund te jete teknologjia e mjeteve te punes.

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2003
    Postime
    4
    S'e ka "Shėn" Albani hallin e femrave shqiptare e as tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. E ka hallin si ta shfryejė mllefin ndaj njė realiteti qė pėrbėn 80% tė realitetit shqiptar dhe i tmerruar nga mosfuqia e tij ta ndryshojė kėtė realitet, ia grah me tregime kilometėrshe pėr ta elaboruar impotencėn e vet intelektuale. Duke mos gjetur mbėshtetje nė faktet e tė sotmes, ai nxjerr ngjarje nga e kaluara pėr ta krijuar njė imazh tė rrejshėm, konform bindjeve tė tija religjioze dhe atė t'ia imponojė lexuesit. Duke ripėrtypur njė temė qė ka mbetur nėpėr fletat e zverdhura tė dekadave qė kanė ikur, ai tenton tė ringjallė disa argumente qė aspak nuk reflektojnė brengėn e tij pėr vuajtjet e femrės shqiptare, por qėllimin e tij pėr ta njollosur njė religjion. Natyrisht, pėr ta zbukuruar mllefin e tij qė vėshtirė fshehet dhe pėr ta bėrė mė tė tretshėm pėr lexuesit, ai e mbėshtjell idenė me ca dekore artistike, qė ta kamuflojė qėllimin e tij primar. Fenomeni i elaboruar natyrisht ėshtė pėr t'u kritikuar, por realiteti i sotėm qartas tregon se kjo ēėshtje ėshtė tejkaluar, qė aspak nuk e pengon njė njeri si "Shėn" Albani t'i marrė si argument. Pėr t'i mbajtur gjallė idetė e tij e duke mos gjetur mbėshtetje nė realitetin e sotėm, ai patjetėr duhet t'i kthehet sė kaluarės ku ndihet shumė i akomoduar, sepse asaj periudhe edhe i pėrket intelektualizmi i tij i kalbur.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Vendndodhja
    europe centrale
    Postime
    21
    E vertete e hidhur...
    Nuk eshte halli i femres shqiptare ne keto rrefime .Eshte ne pyetje nje mllef,po nuk e di nga vjen,s'e gjej arsyen dot.Ngado qe e rrotulloj vetem nje shpjegim gjej URREJTJEN FETARE.Autori rrefen te tashmen dhe thote se i takon te kaluares dhe prap deshmon per te sotmen.Flet per diskoteka,qe dmth se koha e tij nuk eshte e larget.
    Flet per vdekjen e TITOS qe shkoi dhe ju bashkangjit ENVERIT.Enveri paska vdeke para Titos?!

    Nuk e mohoj se raste te tilla te renda ka ende neper familjet shqiptare ne Kosove dhe ne Shqiperi.Jemi deshmitare te vrasjeve te shumta qe po ndodhin ne Shqiperi kohet e fundit per te kthyer "nderin e humbur".
    Po ka ne te gjitha religjionet dhe te jeni te bindur se te gjitha rastet kur dashurite jane ndaluar per shkak te fese,nga ato qe di une ne Kosove,jane familjet krishtere ato qe e kane bere kete .Ndaj ky 'shen DIKUSHI'ka mund te nderlidhe ndonje ngjarje te tille ketu per te mos shprehur kaq mprehte nje urrejtje ndaj popullates shqiptare muslimane ,qe nuk eshte edhe ne nje nivel Ēfare e paraqet ne rrefimet e tij: rrefimet i takojne kohes se Malesores se Nazmi Rrahmanit,apo Dijes se Haki Stermillit,por jo plotesisht realitetit te sotem KOSOVAR.
    DHe jam e bindur se flitet per Kosoven dhe jo per Maqedonine...
    Une i lexova me shume vemendje dhe mu desh kohe derisa te arrij te formuloj mendimin tim per keto shkrime.Ēeshtja e emrave te huaj turko-arab eshte nje realitet edhe sot ne Shqiperi.Vetem se sot Femijeve u vihen emra italian kryesisht .Me sa kam vene re per ta jane shume qesharak emrat e femijeve kosovare qe thirren BUTRINT,LIBURN,LABINOT e SHKUMBIN.Ndoshta do te duhej qe te gjithe t'i quajme femijet tane RAFAEL e GJOVANI,per qejfin e dikujt ,por une preferoj emrin Drite ,sado i perseritur te jete,preferoj emrin Yll,sepse tingellon shqip dhe me mbush zemren shqiptari .Dije SHEN AIKUSHI se emrat Ēfare i permend ti ne tregimet tua jane ne zhdukje e siper ne ato troje per te cilat ti flet,nese ke kontakt me ato troje...se aty nuk jeton me askush me ndjenjen se eshte turk ,ishte koha e stergjyshit tim ajo,nese nuk marrim nje shembull te keq per te identifikur nje popull te tere.
    Se po te bejme si ti ,dije se po veprojme si televizioni serb ne kohet e propagandes antishqiptare kur endej neper bjeshket me te pashkelura te kosoves per te gjetur ndonje injorant ,qe ta veje para kamerave dhe t'ia jape botes me te imazhin per shqiptarin,njeri me bisht...njejte po vepron edhe ti ketu...po fatmiresisht,ketu njerezit nuk hane kashte.
    Sado ta kesh maskuar idene tende baze me "deshiren "per te mbrojtur femren shqiptare dhe te drejtat e saj(Ēeshtje per te cilen edhe une jam plotesisht dakord se ka shume per t'u bere),qellimi i shkrimeve tua eshte shume me keqdashes se qe mund te paraqitet ne shikim te pare.
    Ndaj ,kujdes,urrejtja jote mund veĒ t'i kontribuoje te keqes,aspak te mires...
    ZANA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kubla khan : 19-02-2004 mė 21:40
    ...rose leaves when the rose is dead
    are heaped to the beloved's bed
    and so thy thoughts when thou art gone
    love itself will slumber on.....

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Urime per tregimet
    Une vecoj "KRONIKE NE KUJ"
    Lexova edhe komentet te gjithe kane te "drejte"
    Ketu behet fjale per nej tregim artistik dhe jo historik
    Nese ngjarja nuk i pershtatet realitetit kjo nuk do te thote asgje.
    Historia do duhej shkruar sa me afer.
    Nese fenomenet jane teper te hiperbolizuara aq me mire, nese ekzistojne le te sherbeje si thirrje nepermjet artit te zbuten sadopak.
    Une besoj qe jemi brezi i fundit qe po percjellim kete fenomen, femra do marri te drejtat e veta.
    Me keqardhje ve re se drama po ndrron portat.
    Meshkujt po vuajne "femren moderne" (Ah te mjeren ne boll keq dje e ma zi sot, e gjitha kjo per pak tru, hall me deke e gjygj me rr'nu) lol
    "TELASHET SKANE TE SOSUR"
    muzg i heshtur

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •