Axhencia e Lajmeve "SOT"
Topi: flasin pėr dosjet ata qė ishin tė lidhur me regjimin
Presidenti Topi ka ftuar mediat mė takimin me pėrfaqėsuesit e pronarėve, ku ėshtė shprehur tėrhorazi edhe pėr dosjet. "Ėshtė e njėjta histori: ēėshtja e pronės, e tha bukur zoti Mulleti, ėshtė analoge me ēėshtjen e dosjeve tė lustracionit"- tha Topi duke bėrė krahasimin mes dy ēėshtjeve tė ditės nė politikė. Shumė njerėz, vazhdoi ai,- janė persekutuar gjatė regjimit komunist edhe pėr pronat e tyre dhe merr nė konsideratė qė ata, qė kanė pasur mė shumė prona janė persekutuar mė shumė. I morėn pronėn, i futėn nė burg, i internuan, pra janė gjėra qė lidhen, gjėra qė lidhen nė mėnyrė reale, por edhe psikologjike. "Dhe akoma kjo psikologji vazhdon tė projektohet faktkeqėsisht edhe nė vitin 2009, kur bėhet fjalė pėr interesa pėr prona, sepse dėgjojmė edhe fjalė qė ata qė kanė mė shumė prona kanė mundėsi qė tė bėjnė mė shumė politikė. Qė tė bėsh politikė, natyrisht kėrkohet qė tė kesh njė potencial ekonomik, kėshtu dėgjohen fjalėt, nuk po them ndonjė gjė qė nuk besoj ta keni dėgjuar edhe ju. Por gjėja mė e papranueshme ėshtė kur deformohet realiteti, kur njerėz qė njihen me gisht si zaptues pronash sjellin nėn akuzė pikėrisht njerėzit dhe kontigjentin e njerėzve, qė janė mė tė ndershėm"-tha Topi. Presidenti gjen lidhje tė ngushtė mes dosjeve dhe pronave. "Keni parė kur them qė ēėshtja e pronave shumė e ngjashme me ēėshtjen e dosjeve tė lustracionit. Njerėz, qė mund tė kenė qenė tė lidhur nė njė mijė mėnyra me regjimin, ngrihen dhe akuzojnė tė tjerė qė skanė pasur asnjėlloj lidhje me regjimin"- akuzoi Topi.
Ai konstaton se ka mungesė morali nė shoqėri. Si shembull sjell rastin e tij me maxorancėn, nė pėrplasjen pėr dosjet. "Gjashtė muaj ėshtė sulmuar Presidenti pėr ēėshtjen e njė dekorate, qė skishte tė bėnte me vullnetin e Presidentit, njė ēėshtje totalisht sipėrfaqėsore, njė dekorim totalisht i kthyer e i marrė nė konsideratė pėr peshėn e moralit kundrejt tė pėrndjekurve politikė. Njė procedurė e anuluar, e kthyer dhe sot fatmirėsisht, edhe karshi kėsaj ēėshtjeje, jemi totalisht tė pastėr"-tha Topi duke risjellė nė fokus momentin kur PD akuzoi presidentin se dekoron prokurorėt e kohės sė regjimit komunist.
Kėshtu qė, vazhdoi presidenti, ambienti nuk duhet tė intoksikohet, nuk duhet tė inkiunohet, nuk duhet tė ndotet. Shqipėria mė shumė se kurrė, sot ėshtė nė prag tė sfidave shumė tė rėndėsishme.
Ndėrkaq Topi ka bėrė apel pėr sensibilizim tė mbarė shoqėrisė. Edhe unė mendoj, tha ai,- qė ju nuk duhet tė ndaloni thjesht me takimin me Presidentin. Topi pėrsėriti qėndrimin se do tė flasė nėpėrmjet dekretit. "Presidenti do tė bėjė punėn e vet brenda linjave kushtetuese"-tha Topi. "Jemi kėtu dhe tė gjithė zgjohemi nė mėngjes me njė ndjeshmėri pėr tė parė titujt e gazetave. Shikoni me kujdes, sepse aty projektohen interesat edhe politike edhe private! Ėshtė e papranueshme, qė ky problem shumė i rėndėsishėm mos tė trajtohet nė linjė tė pastėr e tė sinqertė nga tė gjithė njėsoj dhe ėshtė akoma mė e papranueshme, sepse jetojmė nė Shqipėri dhe pozicioni tė lejon tė marrėsh shumė informacione qė njerėz, tė cilėt i kanė zgjatur shumė duart nėpėr pronat shtetėrore dhe pronat e tė tjerėve, flasin pėr parimet dhe pėr legjitimitetin e pronės. Ėshtė e papranueshme, ėshtė paradoks i vėrtetė"-kėshtu e ka pėrshkruar Topi situatėn dhe paraqitjen mediatike tė saj.
Krijoni Kontakt