Albasoul.com [1998 - 2008]
25 dhjetori, nuk eshte vetem Dita e Lindjes se Krishtit, eshte edhe dita e lindjes se nje "projekti" ne Internet, 10 vjet me pare, ne dhjetorin e vitit 1998. Emri i projektit ishte "Albasoul" si nje shkurtim i "Albanian Soul", qe do te thote "Shpirti i Shqiptarit".
Ishte faqja e pare shqiptare ne Internet qe ishte ndertuar ne shqip dhe per shqiptaret. Ekzistonin edhe faqe te tjera shqiptare ne Internet, por ato kishin si qellim prezantimin e Shqiperise e shqiptareve per nje publik boteror joshqiptar. Shumica e ketyre faqeve ishin ne anglisht. Kjo edhe per faktin se prezenca e shqiptareve ne Internet ishte shume e vogel dhe Interneti ende nuk kishte shtrire rrenje ne Shqiperi e Kosove.
Ideja e projektit ishte e thjeshte dhe shume ambicioze:
Perse te mos publikojme ne Internet vlerat tona shqiptare per nje publik shqiptar ne mbare boten?
Ne ato vite, shumica e shqiptareve qe merrnin pjese ne Internet shpenzonin gjithe kohen dhe energjite e tyre "per te mbrojtur Shqiperine e shqiptaret ne debatet me te huajt e me popujt fqinje". Kjo ishte per ta menyra se si ata "kontribuonin dhe ndihmonin interesat shqiptare" ne median e re me shtrirje ne mbare boten me emrin Internet. Por kjo ishte nje humbje kohe dhe energjish qe shume mire mund te shkonin per publikimin e vlerave shqiptare ne Internet: histori, muzike, shoqeri me shqiptare te tjere.
Perse te mos krijojme mundesi qe keto vlera shqiptaret ti publikojne vete?
E vecanta e projektit nuk ishte vetem ajo qe pasqyronte ne faqet e veta, por edhe konceptimi i projektit si nje bashkepunim i te gjithe shqiptareve qe kane dicka per te publikuar mbi vlerat tona kombetare. Dhe keshtu lindi ideja e "Forumit Shqiptar" si nje kuvend ku vizitoret nuk jane vetem lexues apo degjues, por edhe pjesmarres ne diskutime dhe publikues te rregullt per nje publik te gjere shqiptar. Dhe ketu ndodhi ndryshimi i madh, ajo qe nisi si nje projekt, papritmas u kthye ne nje komunitet ku marrin pjese qindra shqiptare.
Dhe Forumi Shqiptar ishte ne vetvete edhe nje sfide e madhe per vizitoret tane qe ishin mesuar te zbatonin urdhra qe vinin nga lart, por nuk ishin mesuar te levronin lirine e fjales se lire. Nuk ishin mesuar as te merrnin pjese ne nje diskutim te mirefillte pasi shpesh diskutimet virtuale degjeneronin ne sharje dhe ofeza. Te ndrojtur ne fillim, por me kohen shqiptaret perqafuan lirine e tyre te fjales se lire duke pasuruar faqet e ketij forumi jo vetem me reagime dhe komente, por edhe me mendime origjinale, ide, krijime, muzike, humor e deri tek receta gatimi.
10 vjet ne sherbim te komunitetit
Ashtu si pa kuptuar kane kaluar plot 10 vjet qe nga dita e publikimit te projektit Albasoul ne Internet. Albasoul.com dhe forumi shqiptar vazhdojne te jene nder faqet me te vizituara shqiptare ne Internet. Plot forume dhe faqe te tjera shqiptare kane dale ne Internet ne keto 10 vjet, duke marre spunton nga suksesi i Albasoul. Prezenca shqiptare ne Internet eshte tashme solide jo vetem ne informacionin e bollshem qe gjen, por edhe ne numrin e madh te shqiptareve qe frekuentojne Internetin. Interneti po shtrihet gjithmone e me shume ne vendlindje, si ne Shqiperi, Kosove e Maqedon.
Ne kete 10 vjetor, ne kemi zgjedhur ta festojme ditelindjen ne nje menyre origjinale:
1. Ftojme te gjithe stafin e dedikuar ne vite te Albasoul, qe te japin mendimin e tyre se perse kane zgjedhur qe te kontribuojne vullnetarisht nga koha, energjite, kuleta e tyre per kete projekt e kete komunitet per vite te tera? Eshte merita e ketyre njerezve te perkushtuar qe mbajne kete komunitet jo-fitimprures ne kembe per plot 10 vjet.
2. Ftojme te gjithe anetaret dhe vizitoret e Albasoul.com dhe Forumishqiptar.com qe ti japin pergjigje pyetjes me poshte: Si e ka pasuruar apo varferuar jeten tuaj pjesmarrja ne kete komunitet shqiptar ne Internet?
Gezuar edhe per shume vjet!
Albo
Krijoni Kontakt