Nėse edhe e sotmja...
Eh iku pa thėne e bėre shumė ēka. Sa e sa doja tė bėja, tė flisja, tė rrėfeja, tė qėndroja edhe pa fjalė, qoftė edhe veē meditim. Tė beja mė shumė, tė prisja, pėrcjellja nė ketė apo nė at mėnyrė...
Rrjedha qė si ndalojmė dot. Udhėtime tė pa ndalura nėpėr stacione, nuk mund ti shtysh as ti kthesh qoftė edhe pėr njė sekondė tė vetme. Atėherė, pse tė mos e bėjmė tė duhurėn nė momente tė caktuara? Ēka dhe kush na ndalon ?!
Nėse edhe sot ka aguar, falėnderohu, se ndoshta ke edhe njė ditė mė shumė, ke edhe njė rast pėr tu penduar e vetė-llogaritur. Ji i kėnaqur qė ke edhe njė mundėsi, pėr njė fillim tė mbarė, pėr njė rikthim...
Kuptoje qė je nė minierė, nga kėtu mund tė nxjerrėsh mė tė ēmuarėn. Nėse bėn durim dhe qėndron pėrballė udhėzimeve tė duhura, pa iu shmangur atyre nė asnjė moment. Nė te kundėrtėn do tė fundosesh nė humnerė. Beteja me e fuqishme je ti, vetja. Nėse arrin ta luftosh, mundesh atė, tė tjerėt janė veē zėra, asgjė mė shumė. Pėrballė qėndrueshmėrisė tėnde do tė zbehen. Nga zėra tė fuqishėm e jehona do tė ngelen psherėtima, deri sa arrin edhe tė mos i dėgjosh fare.
Mėso qė njėherė tė vetme, hyjmė dhe do tė gjendemi nė kėto miniera, mendoje mirė se si do dalim dhe me ēfare peshe do tė jemi.
Askush se ka thėnė se ėshtė e lehtė, pa pengesa, sfida e sakrifica. Vetėm se ato bėhen mė tė lehta kur e kupton se, i Dėrguari (salallahu alejhi ve selem) ka thėne Sa e mrekullueshme ėshtė puna e besimtarit! Ēdo gjė qė i ndodh ėshtė e mirė pėr tė dhe kjo nuk vlen pėr askėnd tjetėr, veēse pėr besimtarin. Nėse i ndodh njė gjė e mirė, ai ėshtė falėnderues dhe kjo ėshtė e mirė pėr tė. Nėse ndodh njė gjė e keqe, ai e bart kėtė me durim dhe kjo ėshtė e mirė pėr tė. Hadith (Transmeton Muslimi, )
Jo gjithkujt i ėshtė dhėne mundėsia e kuptimit, mėsimit te vėrtetės, falėndero shumė se je i privilegjuar.
I Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thėne: Allahu e ka ndarė qėndrimin tuaj mes jush, njėlloj siē e ka ndarė furnizimin tuaj. Allahu u jep furnizime tė kėsaj jete atyre qė i do dhe atyre qė nuk i do, por fenė ia jep vetėm atij qė e do, pra, kujt i ėshtė dhėnė feja, Allahu e do atė... (trasmenton Ahmedi, )
Mund tė pėrfitosh shumė me shumė se qė mendon, arrish mė tė shtrenjtėn, shpėtimin e premtuar.
Pėrse tju ndėshkojė Allahu, nėse ju e falėnderoni dhe e besoni ?! Allahu ėshtė Mirėnjohės dhe i Gjithėdijshėm. (En-Nisa,147)
Nė tė kundėrtėn nga minierat mund edhe tė mos nxjerrėsh gjė, eh sikur te ishte veē ashtu pa e llogaritur barrėn e rėnde, tė fundėrrinave tė dheut, peshėn e rendė tė mėkateve...
E nėse edhe sotmja ka pėrendur, e ti ende nuk je penduar, nuk ke filluar namazin, agjėrimin, apo veē ke menduar pėr mbulesėn e ende nuk e je plotėsuar, pėr fillimin dhe ndalimin e asaj apo kėsaj vepre. Mendo, kur mund tė jetė kohė ideale pėr kėtė? A tė garanton dikush pėr fundin e tė sotmes apo pėr fillimin e tė nesėrmes tjetėr ?! ...
Krijoni Kontakt