Po e botjmë të plotë letrën dërguar mediave të OJQ-së Konsumatori
Prishtinë, 25 dhjetor 2008(VushtrriaPRESS)-Kur Serbia vitin e kaluar shantazhonte tregun e Kosovës duke ia mbyllur furnizimin me grurë e miell OJQ KONSUMATORI kërkoi nga Qeveria e Kosovës që ky treg të shpallet treg jo i sigurt dhe joserioz. Kjo edhe ndodhi, anise me gjysmë gojë dhe vetëm deklarativisht. Sot, si duket Qeveria e Kosovës dhe ministritë relevante u binden se„ muhabet burrash „ me Serbinë nuk mund të behët, sepse ajo nuk din se ç’është burrëria.Shantazhimet me mbylljen e hyrje – daljes së mallrave nga / në Serbi por edhe “paradat, vasharishtet, inskenimet e llojllojshme të pranisë serbe dhe të Serbisë në Kosovë, teatrot ” diplomatike “, „ cirku „ në anën veriore dhe në „ enklava „ si dhe maskarada me kufirin verior e jug-lindor si dhe me doganat janë veprime të qëllimshme, të cilat Serbia i ben per te na denigruar, indinjuar e nençmuar, per ta bindur boten dhe neve se jemi te pa-afte „ per te mbajtur shtepi „ ( sic !!!) . Dhe vertet, Serbia eshte prore nje hap para nesh, duke deshmuar se eshte ne ofansive dhe se eshte duke na imponuar nje loje jo te ndershme politike-diplomatike defanzive / mbrojtese. Kur do te kalojme ne sulm politiko-diplomatik? Kemi ose nuk kemi strategji? Do te dime ose nuk do te dime te ballafaqohemi me Serbine? Valle, do te jemi gjithmone te varur nga Serbia duke pritur hapin e ardheshem te saj karshi Kosoves, karshi popullates, ne veçanti karshi pakices serbe e cila shtetin me monolit ne aspektin nacional ne Europe e shnderroi ne shtet multietnik? Konsumatori i Kosoves ndihet i indinjuar dhe insiston qe ne raport me Serbine Qeveria e Kosoves, mbi baza te reciprocitetit, te shpalle masa adekuate kunder Serbise, aq me pare se per mallra qe importohen nga Serbia ekzistojne tregje e mallra substitute te cilat ruajne dhe fuqizojne krenarine tone. Sepse, nevojat e deshirat tona ne i fuqizojme me parane tone valide e cila eshte e mireseardhur ne te gjitha tregjet. Ndaj, nuk lejojme qe Serbia vazhdimisht te shkele dinjitetin dhe krenarine tone. Kjo, Asaj ( Serbise pra ) duhet thene troç e fuqishem. Me vendosmeri te palekundur e te pa alternative t’ia bejme me dije se mundemi dhe duhet te zgjedhim tregje e mallra kudo ne Europe e ne Bote! Ndaj, i japim perkrahje te parezerve Ministrive te Tregtise e industrise dhe asaj te Ekonomise e finansave ne gadishmerine e tyre per te rishqyrtuar raportet tregtare me Serbine. Por, edhe institojme qe vendimi te merret menjehere nga Qeveria dhe vendimi te zbatohet me perpikeri! I japim perkrahje te parezerve prodhuesve qe furnizohen me repromaterial ne Serbi, tregtareve me shumice e pakice, te cilet tregun e Kosoves e furnizojne me te mira materiale, me produkte e mallra, i perkrahim ndermarrjet qe plasojne sherbime te ndryshme ne tregun e Kosoves ne fazen, ne procesin e hulumtimit dhe pergaditjes per startimin ne tregje te reja. Njeherit, ftojme organizatat per mbrojtjen e konsumatorit ne Serbi qe edhe ne raport me konsumatorin e Kosoves, te insistojne per masa te njejta nga Serbia. Ose, OJQ KONSUMATORI do te kerkoje nga Organizata per mbrojtjen e konsumatorit ne nivelin e Evropes dhe nga Organizata Nderkombetare per mbrojtjen e Konsumatorit, te denoncoje Serbine per shkeljen e te drejtave themelore te konsumatorit! Ose, OJQ KONSUMATORI do te kerkoje nga Organizatat simotra te Rajonit, ne veçanti nga ato te shteteve te CEFTA-s te aplikojne po te njejtat trajta te veprimit qe Serbia i aplikon ndaj produkteve e mallrave nga Kosova !*Ky shkrim është shkruar nga OJQ KOMSUMATORI
*Selatin Kaçaniku, kryetar
Prishtinë, 24. 12. 2008
_______________________________
VushtrriaPRESS
www.vushtrriapress.tk
www.vushtrriapress.shqipo.com
Krijoni Kontakt