Themelohet Shoqata “Korridori i Shqiptarëve”
Shqipëri/Kosovë, 25 dhjetor 2008(VushtrriaPRESS)-[/B]Komisioni Nismëtar i Shoqatës “Korridori i Shqiptarëve”, me drejtim të veprimtarisë së saj Rrugën Durrës-Prishtinë, njofton se më 26 janar 2009 do të mbajnë Kuvendin e saj të parë në Tiranë me pjesëmarrës inxhinierë, juristë, politikanë, gazetarë, historianë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga Diaspora Shqiptare në botë.Në këtë kuvend do të ketë kumtime, përshëndetje, diskutime, do të ndahen mirënjohje dhe do të dilet me një Promemorie për Rrugën Durrës-Prishtinë. Shoqata, në muajin janar, do të botojnë me tematikë për Rrugën Durrës-Prishtinë librin e Rexhep Shahut “Rruga e jetës sime” dhe të Ramiz Lushajt “Kryqëzata mbi Rrugën Durrës-Prishtinë” si dhe do të fillojnë botimin e gazetës së përmuajshme “Korridori i Shqiptarëve”.Shoqata po i ngrenë degët e saj në të gjitha rrethet ku shtrihet autostrada Durrës-Prishtinë dhe në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë dhe mbetet e hapur për të gjithë projektuesit, ndërtuesit, kontribuuesit e miqtë e kësaj rruge-kryevepër e shekullit shqiptar, një nga mrekullitë e tokës, historisë e jetës shqiptare në breza.
Hajdin ISLAMI
VushtrriaPRESS
Krijoni Kontakt