DIZRAELËT E POLITIKËS SHQIPTARE

“Urra! Urra! U ngjita në majë të shtyllës së rrëshqitshme!”, brohoriti Benjamin Dizrael kur u bë Kryeministër i Anglisë në gjysmen e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë (ne vitin 1868). U ngjit në majat më të larta të politikës angleze një hebre, i cili edhe pse ishte i vetëdijshëm se do të përballet me përbuzjet më të ndryshme të politikanëve të kohës, përsëri në përballje me egon e tij, fitimtare doli dëshira për pushtet, edhe pse pa shtet e atdhe e shkrimtarit dhe novelistit të njohur të kohës-Dizrael!

Edhe pse u mundua me mish e shpirt të integrohej në mesin e politikanëve europjan, përsëri kudo në çdo mjedis të politikanëve ai quhej “çifut”, duke ia mohuar edhe atë për të cilën ai ishte i spikaturi i kohës-shkrimtar!

Morra si shembull Dizraelin që të vijmë deri në ditët tona, ku politika despotike dhe diskriminuese e një populli me gjenezë nga një klonim i dështuar, i cili me metodat makiaveliste mundohet të ironizojë dhe të luaj me fatin e tërë një populli me traditë të lashtë kulturore dhe historike në këto treva, të politikës maqedonase ndaj popullit shqiptar!
Nga kjo politikë linden edhe dizraelët e politikës shqiptare!

U dëgjua “Urra…” e partive politike të cilat thirren se prezantojnë shqiptarët përderisa nuk kanë përballë politikanët maqedonas që në vitet e `90 dhe u pa e vazhdon të shihet qartë rrëshqitja, duke lënë pas vetes duart e përgjakura të tyre gjatë rrëshqitjes, dhe trupin e molisur dhe të plagosur të kombit.

Dizraelët shqiptarë ende vazhdojnë me ngulm që të rrëzojnë njëri-tjetrin dhe të tentojnë të ngjiten në shtyllën rrëshqitëse pa pikë ndërgjegjeje dhe turpi!
Politikëbërja e partive politike shqiptare vazhdon të bëhet në kohën e shkuar, duke sharë e etiketuar paraardhësit e pushtetit, e jo duke bërë hapin për të dalë nga kllapia e cila na ka kapluar, dhe për të trasuar rrugën drejt të nesërmes! Politikanët shqiptarë vazhdojnë të mbeten të kontrolluar dhe të përbuzur politikisht nga pushteti, përpos në kampanjat parazgjedhore ku me lejen e pushtetit kërkojnë bekimin e popullit shqiptar!

Deri kur vallë…?

Nga përbuzja e Dizraelit dhe nga vuajtjet e kombit prej të cilit ai e kishte gjenezën, populli hebre mësonte dhe hartonte strategjinë e veprimit, përderisa një ditë atë dhe veprat e tij i shpallën plehër dhe mbeturinë kombëtare!

Këtu filloi e mbara e këtij populli të stërvuajtur, ky ishte hapi i parë drejt ndërgjegjësimit dhe mbarëvajtjes së politikës hebreje, me të cilën i thanë MJAFT përbuzjes dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzor të tyre!

Ç`bëjnë vallë shqiptarët e këtyre trevave, argat dhe jeniçerë në këto kohëra, ku si tagrambledhës forcojnë shqelmin e përbuzësve të kombit të tyre, i cili edhe pse me autoktoninë e vet shekullore ka ditur të jetë shembull pozitiv edhe për fisnikët mendjendritur të Evropës, por u tregoi rrugën edhe hienave të tërbuara të Ballkanit, përse vallë NE nuk e themi MJAFTIN përfundimtar…!?

Tani fjalën e kanë djemtë dhe vajzat më të mira të kombit, të cilët do tu thonë MJAFT dizraelëve shqiptar të këtyre trevave, do të gërshetojnë dijen, guximin dhe entuziazmin dhe do të bëjnë hapin e parë vendimtar drejt ardhmërisë tonë kombëtare!

Juve Ju gjejmë në diasporë, bashkëbisedojmë me Ju në heshtje, Ju takojmë aty ku është krenaria jonë kombëtare (në Universitete), kalojmë pranë Juve sikur te jeni kopshti ynë më i bukur, pra merreni situatën në dorë se vërtet do të Ju ngjaj kjo stoli e bukur!

Izet FEJZULLAI

--------------------------------------------------------------------------

Ç`bëjnë vallë shqiptarët e këtyre trevave, argat dhe jeniçerë në këto kohëra, ku si tagrambledhës forcojnë shqelmin e përbuzësve të kombit të tyre, i cili edhe pse me autoktoninë e vet shekullore ka ditur të jetë shembull pozitiv edhe për fisnikët mendjendritur të Evropës, por u tregoi rrugën edhe hienave të tërbuara të Ballkanit, përse vallë NE nuk e themi MJAFTIN përfundimtar…!?

Si thoni ju?! C'bejne shqiptaret??? Cfare duhet te bejne?