Gruevski: Marrėdhėniet me BDI-nė tė mira
Kryeministri Nikola Gruevski nė intervistėn ekskluzive pėr Alsat-M thotė se bastisjet e policisė nuk janė tė drejtuar kundėr shqiptarėve, por kundėr kriminelėve.
Alsat-M: Zoti kryeministėr pas aksionit tė ndėrruar nga ana e policisė nė Ēair dhe Haraēin, revolta tek shqiptarėt sa vjen e po rritet, vallė a bėhet fjalė pėr aksion tė vazhdueshėm, e cila dėshiron tė provokojė shqiptarėt apo bėhet fjalė pėr diēka tjetėr?
Gruevski: Dua t'u them se nė Qeveri kemi njė marrėveshje se pa marrė parasysh pėr cilėn bashkėsi etnike, fetare, kombėtare bėhet fjalė, nėse merren me krim, organet e shtetit duhet tė luftojnė kundėr tyre. Dhe nga ky aspekt kemi qėndrim tė pėrbashkėt tė gjitha partitė politike nė qeveri pėrfshirė VMRO –DPMNE –nė dhe BDI–nė dhe partnerėt mė tė vegjėl qė janė nė koalicionin qeveritar. Nė kėtė kontekst ishte edhe aksioni qė u ndėrmor para disa ditėsh pėr tė cilin mė pyetni dhe dua tė cek se nė atė aspekt Ministria e Punėve tė Brendshme ndėrmori aksione me urdhėr tė gjykatės. Pra, gjykata dha urdhėr pėr tė gjitha rastet pėr disa se duhet tė bėhet bastisje, pėr tė tjerė qė duhet tė dėrgohen nė stacion policor, pėr disa qė tė merren nė pyetje, pėr tė tjerėt qė duhet tė dalin para gjyqi. Dhe ashtu siē ishte e theksuar nė urdhrin nga ana e gjykatės deri te MPB-ja ashtu edhe veproi Ministria e Punėve tė Brendshme. Nė mesin e atyre qė ishin tė thirrur nė polici kishte edhe maqedonas. Personalisht bisedova me ministren e Punėve tė Brendshme, ajo mi tregoi urdhrat nga ana e gjykatės dhe me tė vėrtetė urdhra tė tillė nga ana e gjykatės ekzistojnė, mė tregoi se ka edhe pėr shqiptarė, ka edhe pėr maqedonas dhe kėtu nuk ka ngjyrime, nuk ka kombėsi. Kur bėhet fjalė pėr luftė kundėr krimit, njerėzit nuk mund tė ndahen. Aksioni nuk ka asnjė lidhje etnike dhe se ėshtė e drejtuar kundėr shqiptarėve, por ėshtė e drejtuar pėr tė kėrkuar kriminelė tė caktuar. Ndoshta nė disa raste kanė qenė tė thirrur njerėz tė cilėt nuk kanė qenė tė kyēur, megjithatė gjykata ka kėrkuar nga ana e policisė t'i thirrė dhe tė bisedojė me ta. Pėr disa nga ata ia kėrkuar madje qė tė dalin edhe para gjykatės, pėr disa nga ata ka kėrkuar qė tė bėhen bastisje dhe saktė ėshtė precizuar nė urdhrin e gjykatės se si duhet tė veprohet. Edhe njėherė dua tė theksoj se aksioni nuk ėshtė as me prapavijė politike as etnike ose cilado qoftė prapavijė, por thjeshtė si nė tė gjitha aksionet tjera MPB-ja pėrpiqet qė t'i zbatojė urdhrat gjykatės dhe tė luftojė kundėr krimit dhe korrupsionit.
Alsat-M: Mirėpo, aksioni zhvillohej vetėm nė familjet shqiptare?
Gruevski: Jo. Bastisje dhe thirrje nė bisedė kishte edhe te maqedonasit. Nė rast se kanė qenė tė pėrfshirė edhe maqedonasit, mund tė ketė situatė ku nuk ka maqedonas, por kjo nuk do tė thotė se nuk duhet tė bėhet aksion pėr njė njeri tė caktuar qė e shkel ligjin, vetėm e vetėm se janė shqiptar. Ngandonjėherė bėhen aksione ku ka vetėm maqedonas, ndonjėherė bėhen aksione ku ka vetėm turq, rom, serb etj. Kėshtu qė kėtu nuk mund tė punojmė nė parimin etnik. Ose e lufton krimin sa mundesh dhe nuk shikon asgjė tjetėr, ose fillon punėt t'i bėsh me seleksionime. Atėherė humbet i gjithė kuptimi luftės kundėr krimit dhe korrupsionit. Unė nė pėrgjithėsi jam i kėnaqur qė me atė kontekst si dhe se me ēfarė filozofie shikohen punėt, kemi mendim tė pėrbashkėt me tė gjitha partitė. Kuptohet se nėse diku dhe dikur ndodhin shkelje, gabime, nė tė kaluarėn ka ndodhur qė ndonjė polic tė bėjė ndonjė shkelje, ose tė tejkalojė normat e parapara, nė atė rast MPB ka kontrollin e saj tė brendshėm, ajo bėnė shqyrtimin e fakteve dhe nė bazė tė atij shqyrtimi, nėse me tė vėrtet ka pasur shkelje tė normave, pason dėnim pėr policin, i cili ka bėrė atė shkelje, por sė pari duhet tė vėrtetohet. Pasi qė ka shumė njerėz, tė cilėt kanė lidhje me krimin, dhe si rrėfim primar e kanė se polici ishte fajtor unė nuk jam fajtor, ai mė bėri kėtė - ma bėri atė. Prandaj ekzistojnė komisione tė brendshme qė bėjnė shqyrtimin e fakteve.
Alsat-M: Tė gjitha kėto aksione sa kanė tė bėjnė pėr ta minimizuar faktorin shqiptar nė Qeveri dhe tė dėshmohet se BDI-ja s'ka asnjėfarė lloj ndikimi?
E dini se ēfarė, ... personalisht do tė flas si njeri, ne nuk luajmė nė atė mėnyrė, veēanėrisht jo me bashkėpartiakėt tanė, tė cilėt i kemi partner nė koalicion. Unė si kryetar i VMRO- DPMNE –sė nė njė periudhė kam qenė partner me PDSH-nė tani jam BDI- nė. Edhe PDSH-ja edhe BDI-ja kėtė gjė e dinė, se kur jam me dikė nė partneritet, kur kemi marrėveshje, kur punėt i zgjedhim pėrmes dialogut, pėr mua personalisht dhe pėr bashkėpunėtorėt e mijė, nuk luhet mbas shpine, nuk luajmė ashtu. Nė skenėn politike ka edhe lojtarė tė tillė, tė cilėt gjithė jetėn luajnė ashtu, edhe ata tė cilėt merren me politikė, gazetarė, mediume, politikanė,analistė e dinė shumė mirė se stili ynė nuk ėshtė i tillė.
Stili jonė i punės nuk ėshtė i tillė, nuk ka qenė i tillė edhe kur kemi qenė me PDSH-nė, kėtė e dinė mirė edhe nė PDSH, nuk ėshtė as tani kur jemi me BDI-nė. Kur punojmė me dikė, kur kemi ndėrtuar partneritet, kur kemi ndėrtuar besim, punojmė me parime, me biseda, me komunikim, me bashkėpunim, me letra tė hapura dhe me bisedė tė sinqertė. Kėshtu qė mos u pėrpiqni tė kėrkoni tek ne lojėra tė tilla sepse nuk do tė gjeni. Ne nuk e luajmė atė lojė, ne jemi nė ligė tjetėr, ekzistojnė njerėz qė luajnė nė ligė tė tillė, ne nuk luajmė nė atė ligė, ne nuk e luajmė atė sport, ne merremi me tjetėr sport.
Alsat-M: Si i vlerėsoni raportet me BDI-nė? A janė nė krizė kėto raporte?
Unė mendoj se raportet me BDI-nė janė tė mira, tė mos them tė shkėlqyeshme. Kemi komunikim tė rregullt edhe me kryetarin e partisė Ali Ahmeti edhe me tė tjerėt, me Abdulaqim Ademin, i cili ėshtė nėnkryetar i Qeverisė kemi bashkėpunim tė shkėlqyeshėm. Ėshtė e natyrshme kur udhėhiqni qeveri, institucione, qė kohė pas kohe te keni probleme tė cilat duhet zgjidhur. Dhe deri mė tani ne tė gjitha problemet i kemi zgjidhur me dialog, duke mos ikur nga problemi por duke u pėrballuar dhe duke zgjidhur atė. Ēdoherė do tė ketė individė, tė cilėve u mungon diēka, nuk janė tė kėnaqur, por nė pėrgjithėsi si dy parti politike, nė nivelin nė tė cilin unė komunikoj nė Qeveri, kemi bashkėpunim tė shkėlqyeshėm me ministrat, kam bashkėpunim tė shkėlqyeshėm me zėvendės ministrat dhe me funksionarėt tjerė tė BDI-sė. Gjithashtu bashkėpunėtorėt e mi tė cilėt janė nga VMRO-DPMNE tregojnė se kanė komunikim tė mirė dhe gjithashtu edhe deputetėt e VMRO-DPMNE-sė nė Parlament, nuk kanė vėrejtje rreth bashkėpunimit me deputetėt e BDI-sė. Por, do tė pėrsėris edhe njė herė, ēdoherė do tė ketė individ qoftė nė partinė tjetėr, qoftė nė partinė tonė, i cili ka mendim tė ndryshėm. Megjithatė nė jetojmė nė demokraci dhe pėrfundimisht ēdo deputet, ēdo ministėr, ēdo funksionar shtetėror dhe pjesėtar i partisė ka tė drejtė ndonjėherė tė mendojė ndryshe, kjo ėshtė pjesė e demokracisė. Unė kur them se kemi bashkėpunim tė shkėlqyeshėm mendoj nė shumicėn e funksionarėve nė njėrėn ose tjetrėn parti tė cilėt kanė detyra tė rėndėsishme. Kemi ndėrtuar besim, tė cilin e ndėrtojmė me qasje tė sinqertė ndaj punėve, me bisedė tė sinqertė, me pėrballje me problemet e jo ikje nga to. Ēdoherė kėrkojmė qė problemet ti zgjidhim nė mėnyrė ligjore, me mirėkuptim dhe respekt ndaj njėri tjetrit. Ky ėshtė stili jonė i punės, kurse probleme ka pasur dhe do tė ketė. Pėr kėtė jemi nė kėto funksione, qė t'i zgjidhim problemet. Nuk ka qeveri dhe nuk ka koalicion pa probleme. Edhe sikurse tė kishim qenė vetėm nė Qeveri si VMRO –DPMNE, pėrsėri do tė kishim hasur nė probleme mes njėrės ose tjetrės rrymė, funksionarė tė pakėnaqur. Kur nė njė ekip punojnė shumė njerėz, ėshtė e natyrshme tė paraqiten pakėnaqėsi, tė cilat mund tė zgjidhen pėrmes dialogut. E ku mė kur ka aq shumė partnerė tė koalicionit. Unė edhe nė tė kaluarėn kam qenė nė koalicione, kam qenė ministėr i Financave nė njė qeveri tjetėr, gjithashtu isha kryeministėr nė qeverinė e shkuar dhe e di se ēfarė do tė thotė koalicion. E di se ajo asnjėherė nuk mund tė jetė ideale, por mund tė jetė e mirė, e vendosur mbi baza stabile me bisedė tė drejtpėrdrejtė, tė sinqertė dhe tė hapur. Tani pėr tani mund tė them se kemi njė raport tė tillė nė punėn me udhėheqėsinė e BDI-sė.
Alsat-M: A kanė ndikuar aksionet e fundit policore nė raportet e mira, sepse ju vetė cekėt se janė tė mira, jo tė shkėlqyeshme por tė mira. Dje kishte deklarata nga . siē i quajtėt ju, individė tė BDI-sė se ekzistojnė vėshtirėsi nė funksionimin. A ėshtė aksioni policor njė nga shkaqet ?
Gruevski: Edhe tek ne do tė hasni individė tė cilėt mendojnė se ajo qė kemi nuk ėshtė mė e mira. Ēdoherė do tė hasni nė njė gjė tė tillė dhe nėse nesėr shkoni nė parlament dhe pyesni disa njerėz, jam i sigurt se do tė hasni nė pakėnaqėsi, nga BDI, nga bashkėpunimi etj. Pra, diēka tjetėr ėshtė individ, kurse diēka tjetėr ėshtė komunikimi i kryesive tė partive pėr tė gjitha ēėshtjet tjera tė rėndėsishme. Pėrgjigja tjetėr ėshtė ajo qė thoni ju se aksioni policor i ka ftohur raportet mes nesh. Ne pėr kėtė kishim komunikim, u sqaruan paqartėsitė, kuptohet, vazhdojmė me atė komunikim dhe mund tė them se kjo nuk mund t'i dėmtoj raportet pėr shkak se kjo ėshtė pjesė e luftės kundėr krimit dhe korrupsionit. Nė kėtė luftė duhet tė jemi tė qėndrueshėm, duhet tė vazhdojmė, krimi nuk njeh as ngjyra, as bashkėsi etnike, as kombėsi. Dhe kėtu nuk mund tė bėjmė ndarje. Ne qysh tė nesėrmen kishim aksion policor ku u arrestuan 18 maqedonas dhe asnjė shqiptarė. Ēka duheshe tė bėjmė tani, tė na zemėrohen maqedonasit qė nė aksionin policor nuk ka pasur asnjė shqiptar ose turk? Ne aspak nuk i shikojmė ashtu gjėrat, thjesht nisemi nga dėshmitė dhe nga urdhrat e gjyqit se ku duhet tė bėjmė bastisje dhe MPB e bėnė kėtė. Pėrsėris, nėse ndonjė polic bėnė shkelje tė autorizimit, ai do tė pėrgjigjet pėr kėtė. Por kjo nuk mund tė jetė pasqyre e punės sė pėrgjithshme tė MPB-sė ose pėr punėn e pėrgjithshme tė Qeverisė.
Alsat-M: Edhe njė pyetje pėr nė fund. Lideri i PDSH-sė, Menduh Thaēi nė njė nga intervistat e fundit gjatė kėtyre ditėve nė Kumanovė, deklaroi se ėshtė e mundshme qė pas zgjedhjeve nė muajin mars tė jetė pjesė e qeverisė suaj si partner i vetėm nga blloku politik shqiptar?
Gruevski: Unė pėr herė tė parė dėgjoj kėtė deklaratė, nuk kemi pasur biseda tė tilla, kėshtu qė nuk mund tė pohoj njė gjė tė tillė pėr shkak se nuk ka pasur kurrfarė bisede nė kėtė aspekt dhe pėr momentin as qė ka iniciativė tė tillė.
Alsat-M: A do tė kishit pranuar?
Gruevski: Ne kemi partner tė koalicionit e ai ėshtė BDI. Me sa mbaj mend, PDSH as qė mendonte tė hyjė sė bashku me BDI-nė nė koalicion, kėshtu qė pėr momentin nuk ka iniciativė tė tillė.
Alsat
Krijoni Kontakt