Një ndërtesë kulti fetare që daton rreth vitit 1200 është shkrumbuar gati plotësisht nga flakët mëngjesin e sotëm. Ekspertë në vendgjarje nuk pohojnë version zyrtar të shkaqeve të zjarrit, por pohojnë paraprakisht se një shkak kanë qënë qirinjtë e ndezur
VLORË-Një kishë 800-vjeçare në Nartë të Vlorës është shkrumbuar plotësisht nga zjarri sot në mëngjes. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku po digjej kulti 800 vjecar, për të shpëtuar atë që ka mbetur nga përpirja e flakëve. Megjithë përpjekjet e zjarrfikëseve, pjesa më e madhe e kultit fetar dhe më e rëndësishmja është shkrumbuar plotësisht. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se ende nuk dihen shkaqet e sakta që shkaktuan zjarrin. Nga hetimet e para dyshohet që qirinjtë e ndezur në Kishë mund të kenë qënë një arsye. Gjithsesi vazhdojnë hetimet për të zbardhur e cila ishin arsyet përse ky organ kulti u shkrumbua.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt